Faleminderit
Lekë Mrijaj: Tetëmbëdhjetë vjet më parë kaloi në amshim Imzot Mark Sopi
E enjte, 11.01.2024, 08:57 PM
SOT, TETËMBËDHJETË VJET ME PARË KALOI NË AMSHIM I PËRNDRITSHMI IMZOT MARK SOPI, IPESHKV I IPESHKËVISË SË KOSOVËS
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Shkëlqesia
e tij - i përndritshmi, Imzot Mark Sopi, vërtetë do të mbetet përgjithmonë në
historinë e lavdishme kombëtare dhe në zemrat e të gjithë atyre që e njohën pra
edhe të grigjës së tij dioçeziane, famullitarëve të të gjitha famullive të
Dioçezës së Kosovës. Ai, jetoi, interpretoi dhe dëshmoi në plotësi me shumë
dashuri mesazhin e ungjillit, pra si një misionar i kompletuar me zemër të
bardhë dhe me gëzim të pafund gjatë gjithë jetës së tij reflektoi dhe gjeti
gëzim dhe entuziazëm në besimin e tij universal dhe kuptimin e vërtetë të jetës
dhe misionit të tij qoft shpirtëror, kulturor dhe në atë kombëtar.
Mark
Sopi, qysh si seminarist, e më vonë si meshtar dhe teolog në shërbesa të
ndryshme shpirtërore e liturgjike, fillet e para të meshtarisë i ka nisur në
famullinë e Ferizajt (si ish sekretar i imzot Nikë Prela, ipeshkv i Ipeshkëvisë
Shkup Prizren) me pas si famullitar në famullinë e Kishës së Zllakuqanit (nga
1974 deri në vitin 1991), me vonë apo pas rënies së komunizmit në Shqipëri (në
Milot dhe Durrës), me ç'rast edhe u emrua ipeshkv i Ipeshkvisë së Kosovës nga
Selia e Shenjt-Papa Gjon Pali II.
Imzot
Mark Sopi, njihet edhe si një ndërmjetsues aktiv gjatë faljeve të gjaqeve në
Zllakuqan dhe rrethinë, me konkret ishte bashkëpuntor i përafërt i prof. Anton
Çettës dhe elitës së pajtimit të gjaqeve në Kosovë.
Qysh
nga shugurimi i tij ipeshkvnor (me 23 nëntor 1995 deri kalimin në amshim 11
janar 2006), ishin momentet më historike të imz. Markut, i cili bëri kthese të
ndryshimeve epokale karshi kombit, duke lobuar për kauzën kombëtare në
senzibilizim të çështjes së Kosovës nëpër ambasadat e zyrët akredituara në Prishtinë,
Evropë dhe në mbarë botën demokratike.
Në
periudhën e luftës së Kosovës veproi si një ambasador shqiptarë dhe një bari i
mirë, jo vetëm për katolikët shqiptarë, por për mbarë popullatën tonë (pa
dallim feje) pra mbështetur nën moton e Pjetër Bogdanit: “Fati i popullit tim,
është fati im”, te cilën moto e përcolli edhe atë në të gjitha ditët e luftës
që do të thotë se e mbrojti fjalën e lirë, lirinë, demokracinë, qënien tonë
njerëzore, kulturore dhe kombëtare nga dhuna, persekutimi dhe vrasjet mesjetare
nga okupatori serbian.
Më
26 Gusht të vitit 2005, ishte projekti më kapital apo një vepër jetësore e
ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopit, i cili veq tjerash
projekte , ishte ai që e vendosi gurëthemelin e Katedrales që bartë emrin e Shën
Nënë Terezës Shqiptare në Prishtinë. Imzot Markut, i mbahet mend fjalimi i tij
monumental para senatorëve në Kongresin Amerikan më 18 maj 2005 (ku kishin
marrë pjesë edhe kongresmeni Joseph J. DioGuardi, vikari special dioçezian, dr.
dom Shan Zefi, dr. mons. Lush Gjergji, Faton Bislimi etj.) i cili pati thënë
se: "Pavarësia e Kosovës është zgjidhja që prodhon vetëm paqe e siguri dhe
stabilitet jo vetëm për Kosovën, por për rajonin dhe mbarë Evropë e botën mbarë
dhe se Evropa e ka të pamundur t'i jap paqe të qëndrueshme Kosovës pra është
Amerika e cila i siguron stabilitet të qëndrueshëm Kosovës" kishte thanë
imz. Marku para Kongresistëve Amerikan. Ishte një shembull i bukur i një mënyre
shpirtërore për të jetuar ungjillin dhe për t'u dhënë plotësisht, pa orë pune,
për t'u shërbyer njerëzve. Nuk kishte kohë të mendonte për veten e tij, ai
ishte gjithmonë i gatshëm që përmes eukaristisë, devotshmërisë dhe katekizmit
t'i ofronte njerëzit me çdo kusht tek Ati, Biri dhe Shpirti Shënjtë.
Vlen
të potencohet se ai nga natyra ishte tejet i maturuar i sojit të një filozofi,
madje edhe një dashamirës i drejtpërdrejtë, këmbëngulës dhe i afërt me çdo
person i cili përherë sa ishte gjallë i shpërfaqi tiparet më të bukura të Jezu
Krishtit, se nuk erdhi për t'u shërbyer nga të tjerët, por për të shërbyer dhe
për të dhënë jetën për vëllezërit dhe motrat e tij.
Imzot
Mark Sopi, përveq se ishte studiues e lexues i zellshëm, ai ishte edhe
bashkëpunëtor i zellshëm i revistës fetaro-kulturore “Drita”pastaj në Durrës i
revistës “Vegim Drite” siq thotë dr. don Shan Zefi ka botuar artikuj të
ndryshëm, siç do të bashkëpunojë njëkohësisht edhe me revistën “Kumbona e se
Dielës”, që botohej në Shkodër. Ka shkruar edhe artikuj tjerë të çmueshëm në
“Lajmtarin Ipeshkvor”, gazetën zyrtare të Ordinariatit ipeshkvor që e drejtonim
ne “ad usum internum” etj.
Botoi
edhe këto vëllime: Baca Kolë dhe famullitari (1995), Martirët e Karadakut
(1996), Koncilët ekumenike (2000), Shën Luçia (2001). Lavdi veprës së tij
shpirtërore dhe kombëtare.
Pushoftë
në paqe imzot Mark Sopi!