E diele, 28.04.2024, 01:23 AM (GMT+1)

Faleminderit

Hasan Hasanramaj: Akademik Mark Krasniqi ishte dhe mbetet simbol kombëtar për shqiptaret kudo që janë

E marte, 07.11.2023, 08:56 PM


Nga përvjetori i vdekjes të Akademik Mark Krasniqit i cili ishte dhe mbetet simbol  kombëtar për shqiptaret kudo që janë

Se si duhet të punohet, të rezistohet për Kosovën dhe trojet stërgjyshore ...

Kjo figurë  historike ishte një legjendë, ishte një poet i ndjenjave të holla, prozator, realist, pedagog, edukator i urtë në shkollën Normale në Prishtinë, Universitetin, shkencëtar i  shkencave gjeografike, etnografike, historike, sociologjike si patriot i ushqyer me ndjenja të flakta atdhedashurie, politikan i rezistencës për çlirimin dhe bashkimin e trojeve stërgjyshore  të popullit shqiptar

Nga Hasan Hasanramaj

Profesor Mark Krasniqi  që nga ditët e hershme të jetës së tij e deri në momentin e fundit të jetesës ti për Kosovën dhe qytetaret e saj ka krye punë të mëdha në momentet me të vështira, kur ky popull është kacafyt me jetën apo vdekjen- për çka edhe është bërë emër i njohur i historisë, i luftës për liri, i dijës, i kulturës shqiptare ka lënë  gjurmë  shumë të vlefshme në shekullin XXI.  Profesor Marku ishte një legjendë e popullit shqiptar, ishte një poet i ndjenjave të holla, ishte një prozator, realist, pedagog, edukator i urtë, shkencëtar i një spektri të gjerë interesimesh në fushën e shkencave gjeografike e etnografike dhe historike e sociologjike, patriot i ushqyer me ndjenja të flakta atdhedashurie, politikan i mbathur i politikës në rrethana të luftës  për lirinë  e popullit shqiptar.

Prof. Krasniqi edhe pas vdekjes  mbetet luftëtar për realizimin e të drejtave të popullit dhe bashkimin e trojeve shqiptar

Kjo është vërejtur në çdo vepër të tij. Dekada me radhë punën e madhe të kësaj figure historike kanë vërejtur edhe armiqtë dhe pushtuesit shekullorë të trojeve stërgjyshore, prandaj edhe ishte gjithmonë i ndjekur dhe i persekutuar barbarisht, sidomos nga barbaret serb. Profesor  Krasniqin në fushën e letërsisë ishte dhe mbetet, para së gjithash, poet i ndjenjave të holla dhe shumë i dashur i poezisë për fëmijë. Poet me imagjinatë të pasur e aftësi për të gjetur format më të përshtatshme të shprehjes për fëmijë, me një gjuhë të pasur e humori të këndshëm. Profesor Krasniqi gjate gjithë jetë së tij ka shkrua dhe këndua me plot ngrohtësi për njeriun dhe jetën e tij, për natyrën, për shtazët  dhe për bimët. Edhe kur fliste për karakterin, virtytet e veset, fliste me plot dashuri, kurse porosia e tij që i ka lënë janë  përherë  intime, të bukur,a argëtuese, në një moment e imponuar.

Krasniqit nuk pati më shumë  kohë që të angazhohej në fushën e letërsisë, ku me ato që ka dhënë, ka realizimi të bukurat kushtua fëmijëve dhe  të rriturve, krijime të cilat kanë të mbeture  përherë të gjalla e të dashura në letërsinë dhe në kulturën shqiptare, si  një pasuri e vlefshme në thesarin dhe në trashëgiminë tonë kombëtare. Akademiku  Krasniqi  është marrë edhe me  studime të historisë, të kulturës  dhe  të letërsisë së shqiptarëve, të lashtësisë e të prejardhjes së tyre, të dokeve, zakoneve, të vlerave, të mitologjisë, të traditës dhe të thesarit shoqëror e kulturor të shqiptarëve. Kjo figurë e njohur historikisht ka dhënë  kontribut të madh edhe në studimin dhe prezantimin e luftës së qëndrueshme qindravjeçare të popullit shqiptar për liri, për pavarësi dhe për zbardhjen e të vërtetave për Kosovës, të drejtën e shqiptarëve dhe të  vetëvendosjes dhe vullnetit të lirë, për përcaktimin dhe vendosjen e fatit dhe të pozitës së Kosovës në rendin e vendeve dhe të popujve të përparuar të Evropës dhe të botës së përparuar.

Profesor Marku  ka lënë këtë porosi “Populli shqiptar  gjithmonë ka qenë dhe sot është i orientuar kah Amerika dhe Evropa për  çështjen të shqiptare”

Kjo peshe  nuk mund të tundej lehtë dhe as nga kundërshtari, por  edhe as nga armiku i përbetuar. Nuk është çudi së kjo figurë e mirënjohur e popullit shqiptar ishte dhe mbete  ndër të figurat me të përndjekura nga regjimi çetnik-komunist i ish Jugosllavisë, e sidomos nga ai serbe. Si pjesëmarrës aktiv i LNÇ-së në fillim të vitit 1945, u shkarkua nga detyra e sekretarit të komunës në fshatin Strellc të Epërm të komunës së Deçanit dhe nga ajo kohë u “strehua” në Redaksinë e gazetës  “Rilindja” në Prishtinë. Me vonë edhe në Fakultetin Filologjik si dekan, profesor ordinar e akademik i cili gjatë viteve  të rezistencës  shqiptare  u shpall si i pa dëshirueshëm, dhe në të njëjtën kohë u largua nga procesi edukativ-arsimor. Politika çetnike-komuniste e Beogradit gjatë vitit 1989  profesor  Krasniqin me shumë shokë të rezistencës i shpallen si “anëtar të shtabit kontra revolucionar” të Kosovës.

Ky intelektual i palodhshëm nëpërmjet shkrimeve të tij akademik ia ka tërhequr vërejtjen Evropës  së “duhet të përmirësojë gabimet dhe padrejtësinë historike të saj ndaj popullit të vuajtur shqiptar”, duke theksuar së “populli shqiptar gjithmonë ka qenë dhe sot  është i orientuar kah Amerika dhe Evropa, nga e cila kërkoi dhe kërkojnë  edhe sot që ta njohë “të drejtën e ë vetmen të  shqiptar” për realizimin e ëndrrës së tyre rreth bashkimin kombëtarë. E gjithë  veprimtaria letrare dhe shkencore e të Madhit Krasniqi i përshkon fija e kuqe e gjakut shqiptar  i cili si trim i vërtet  me gjithë forcën dhe mundësit që pati rezistoi për të drejtat e popullit shqiptar, për zbardhjen e të vërtetave dje, sot dhe nesër, për të kaluarën dhe të tashmen dhe perspektiven e tyre. Andej, duke shkoqitur disa momente nga jeta dhe veprimtaria e tij letrare dhe shkencore kemi mësua së  akademik  Krasniqit edhe pas vdekjes ka mbetur një prej intelektualeve me të shquar shqiptar në Kosovë dhe me larg i cili në momentet me të vështira, kur populli shqiptar u përballte me jetën apo vdekjen  pati guximin  dhe mprehtësinë shkencore dhe intelektuale të shkruajnë, të rezistoi,  të flas  dhe të kacafytet me argumente shkencore kundër elaboratit  të Akademisë së Shkencave serbë në Beograd. Në fund profesor Krasniqi në momentin e fundit të jetës së ti foli për zhgënjimin e tij rreth situatës politike në Kosovë, të një grupit njerëzish për ti mos lëshua kërrigat udhëheqëse, gabimet e votuesve ne Kosovë që votën  ua kanë dhënë dhe po u japin edhe tani atyre  që nuk e meritojnë, në vend që ti votojnë njerëzit e vyeshëm, të pastër, të guximshëm, të dijshëm, atdhetar, jo të korruptuar që nuk janë në shërbim të popullit dhe kombit...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Nue Oroshi: Profesor Ernest Koliqi dritëdhënesi i kombit shqiptar Mevlud Buci: Fran Gjoka, figurë e njohur e arsimit dhe gazetar i mirënjohur Nue Oroshi: Halil Alija, Zv. Komandant i Forcave të Armatosura Kombëtare që u flijua për Shqipërinë Etnike Gjekë Gjonaj: Në nderim të vlerave bamirëse të shenjtores së të varfërve dhe misionares shqiptare, Nënë Terezës Albert Vataj: Tefta Tashko Koço, këngëtarja e madhe lirike Albert Vataj: Simon Gjoni, kontributori i vlerave t’epërme krijuese dhe ekzekutuse muzikore Dorian Koçi: Si duhet ta vlerësojmë Nënë Terezën? Gjekë Gjonaj: Ndërroi jetë profesori i shquar universitar dhe kritiku letrar, Prof. Dr. Hyni Hoxha Sami Islami: Dy fjalë për luftëtarin, rapsodin dhe humanistin Arif Islamin Vlash Prendi: Shkelqimi dhe vrasja në tradhëti e një miti Albert Vataj: Mid'hat Frashëri, ndër shkreptimat më të dritshme të mendimit shqiptar Dorian Koçi: In memoriam për Robert Elsie Albert Vataj: Ndërmëndje dhe mirënjohje për t’pashoqin e dijes, fisnikun shkodran Gjon Shllaku Gjekë Gjonaj: Krijues e studiues serioz e i palodhur Dorian Koçi: Edhe 100 elektriçistit Lech Walessa që i ndrroi siguresat regjimit polak Albert Vataj: Parashqevi Simaku, këngëtarja që u shfaq si një shkëndi që na ndezi në ëndje Albert Vataj: Pjerin Ashiku, shëmbëllimi i një tradite vlerash krenuese, trokthi i “Djepit të Kulturës”, Shkodrës Hasan Hasanramaj: Legjenda ma madhështore e këtij shekulli... Gjekë Gjonaj: Trieshjani që u flijua për lirinë e Kosovës dhe bashkimin kombëtar Vahit Nasufi: 110 vjetori i rënies së Heroinës Sulltana Qafa

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora