| E marte, 07.11.2023, 08:56 PM |
Nga përvjetori i vdekjes të Akademik Mark Krasniqit i cili ishte dhe mbetet simbol kombëtar për shqiptaret kudo që janë
Se
si duhet të punohet, të rezistohet për Kosovën dhe trojet stërgjyshore ...
Kjo
figurë historike ishte një legjendë,
ishte një poet i ndjenjave të holla, prozator, realist, pedagog, edukator i
urtë në shkollën Normale në Prishtinë, Universitetin, shkencëtar i shkencave gjeografike, etnografike,
historike, sociologjike si patriot i ushqyer me ndjenja të flakta
atdhedashurie, politikan i rezistencës për çlirimin dhe bashkimin e trojeve
stërgjyshore të popullit shqiptar
Nga
Hasan Hasanramaj
Profesor
Mark Krasniqi që nga ditët e hershme të
jetës së tij e deri në momentin e fundit të jetesës ti për Kosovën dhe
qytetaret e saj ka krye punë të mëdha në momentet me të vështira, kur ky popull
është kacafyt me jetën apo vdekjen- për çka edhe është bërë emër i njohur i
historisë, i luftës për liri, i dijës, i kulturës shqiptare ka lënë gjurmë
shumë të vlefshme në shekullin XXI.
Profesor Marku ishte një legjendë e popullit shqiptar, ishte një poet i
ndjenjave të holla, ishte një prozator, realist, pedagog, edukator i urtë,
shkencëtar i një spektri të gjerë interesimesh në fushën e shkencave
gjeografike e etnografike dhe historike e sociologjike, patriot i ushqyer me
ndjenja të flakta atdhedashurie, politikan i mbathur i politikës në rrethana të
luftës për lirinë e popullit shqiptar.
Prof. Krasniqi edhe pas
vdekjes mbetet luftëtar për realizimin e
të drejtave të popullit dhe bashkimin e trojeve shqiptar
Kjo
është vërejtur në çdo vepër të tij. Dekada me radhë punën e madhe të kësaj
figure historike kanë vërejtur edhe armiqtë dhe pushtuesit shekullorë të
trojeve stërgjyshore, prandaj edhe ishte gjithmonë i ndjekur dhe i persekutuar
barbarisht, sidomos nga barbaret serb. Profesor
Krasniqin në fushën e letërsisë ishte dhe mbetet, para së gjithash, poet
i ndjenjave të holla dhe shumë i dashur i poezisë për fëmijë. Poet me
imagjinatë të pasur e aftësi për të gjetur format më të përshtatshme të
shprehjes për fëmijë, me një gjuhë të pasur e humori të këndshëm. Profesor
Krasniqi gjate gjithë jetë së tij ka shkrua dhe këndua me plot ngrohtësi për
njeriun dhe jetën e tij, për natyrën, për shtazët dhe për bimët. Edhe kur fliste për
karakterin, virtytet e veset, fliste me plot dashuri, kurse porosia e tij që i
ka lënë janë përherë intime, të bukur,a argëtuese, në një moment e
imponuar.
Krasniqit
nuk pati më shumë kohë që të angazhohej
në fushën e letërsisë, ku me ato që ka dhënë, ka realizimi të bukurat kushtua
fëmijëve dhe të rriturve, krijime të
cilat kanë të mbeture përherë të gjalla
e të dashura në letërsinë dhe në kulturën shqiptare, si një pasuri e vlefshme në thesarin dhe në
trashëgiminë tonë kombëtare. Akademiku
Krasniqi është marrë edhe me studime të historisë, të kulturës dhe të
letërsisë së shqiptarëve, të lashtësisë e të prejardhjes së tyre, të dokeve,
zakoneve, të vlerave, të mitologjisë, të traditës dhe të thesarit shoqëror e
kulturor të shqiptarëve. Kjo figurë e njohur historikisht ka dhënë kontribut të madh edhe në studimin dhe prezantimin
e luftës së qëndrueshme qindravjeçare të popullit shqiptar për liri, për
pavarësi dhe për zbardhjen e të vërtetave për Kosovës, të drejtën e shqiptarëve
dhe të vetëvendosjes dhe vullnetit të
lirë, për përcaktimin dhe vendosjen e fatit dhe të pozitës së Kosovës në rendin
e vendeve dhe të popujve të përparuar të Evropës dhe të botës së përparuar.
Profesor Marku ka lënë këtë porosi “Populli shqiptar gjithmonë ka qenë dhe sot është i orientuar
kah Amerika dhe Evropa për çështjen të
shqiptare”
Kjo
peshe nuk mund të tundej lehtë dhe as
nga kundërshtari, por edhe as nga armiku
i përbetuar. Nuk është çudi së kjo figurë e mirënjohur e popullit shqiptar
ishte dhe mbete ndër të figurat me të
përndjekura nga regjimi çetnik-komunist i ish Jugosllavisë, e sidomos nga ai
serbe. Si pjesëmarrës aktiv i LNÇ-së në fillim të vitit 1945, u shkarkua nga
detyra e sekretarit të komunës në fshatin Strellc të Epërm të komunës së
Deçanit dhe nga ajo kohë u “strehua” në Redaksinë e gazetës “Rilindja” në Prishtinë. Me vonë edhe në
Fakultetin Filologjik si dekan, profesor ordinar e akademik i cili gjatë viteve të rezistencës shqiptare
u shpall si i pa dëshirueshëm, dhe në të njëjtën kohë u largua nga
procesi edukativ-arsimor. Politika çetnike-komuniste e Beogradit gjatë vitit
1989 profesor Krasniqin me shumë shokë të rezistencës i
shpallen si “anëtar të shtabit kontra revolucionar” të Kosovës.
Ky intelektual i palodhshëm nëpërmjet shkrimeve të tij akademik ia ka tërhequr vërejtjen Evropës së “duhet të përmirësojë gabimet dhe padrejtësinë historike të saj ndaj popullit të vuajtur shqiptar”, duke theksuar së “populli shqiptar gjithmonë ka qenë dhe sot është i orientuar kah Amerika dhe Evropa, nga e cila kërkoi dhe kërkojnë edhe sot që ta njohë “të drejtën e ë vetmen të shqiptar” për realizimin e ëndrrës së tyre rreth bashkimin kombëtarë. E gjithë veprimtaria letrare dhe shkencore e të Madhit Krasniqi i përshkon fija e kuqe e gjakut shqiptar i cili si trim i vërtet me gjithë forcën dhe mundësit që pati rezistoi për të drejtat e popullit shqiptar, për zbardhjen e të vërtetave dje, sot dhe nesër, për të kaluarën dhe të tashmen dhe perspektiven e tyre. Andej, duke shkoqitur disa momente nga jeta dhe veprimtaria e tij letrare dhe shkencore kemi mësua së akademik Krasniqit edhe pas vdekjes ka mbetur një prej intelektualeve me të shquar shqiptar në Kosovë dhe me larg i cili në momentet me të vështira, kur populli shqiptar u përballte me jetën apo vdekjen pati guximin dhe mprehtësinë shkencore dhe intelektuale të shkruajnë, të rezistoi, të flas dhe të kacafytet me argumente shkencore kundër elaboratit të Akademisë së Shkencave serbë në Beograd. Në fund profesor Krasniqi në momentin e fundit të jetës së ti foli për zhgënjimin e tij rreth situatës politike në Kosovë, të një grupit njerëzish për ti mos lëshua kërrigat udhëheqëse, gabimet e votuesve ne Kosovë që votën ua kanë dhënë dhe po u japin edhe tani atyre që nuk e meritojnë, në vend që ti votojnë njerëzit e vyeshëm, të pastër, të guximshëm, të dijshëm, atdhetar, jo të korruptuar që nuk janë në shërbim të popullit dhe kombit...