E merkure, 11.12.2024, 01:11 PM (GMT)

Faleminderit

Gëzim Loka: 80 vjetori i rënies së Heroit të Popullit Gjok Doçi të mos mbetet në kalendat e harrimit

E enjte, 16.11.2023, 07:50 PM


80 vjetori i rënies së Heroit të Popullit Gjok Doçi të mos mbetet në kalendat e harrimit

Nga Gëzim Loka

Edhe disa ditë na ndajnë nga tetëdhjetëvjetori i rënies së Heroit të Popullit Gjok Doçi, në atë vit të largët të nëntorit të vitit dyzet e tre, me 20 nentor, në Symyzë të Mallakastrës. Por asnjë project përkujtimor nuk është ndërmarrë për të përkujtuar përvjetorin e rënies së Heroit.

Që në rininë time të hershme kam kërkuar në jetën e Heroit, kam mbajtur shënime, gjersa në vitet e mëvonëshme të burrërisë së plotë ia dola që të shkruaja dhe të botoja një libër kushtuar jetës dhe veprës së Heroit.

Jeta e tij është ajo e një qnëdrestari të pathyeshëm, që kur mori armët e doli malit, si shumë njerëz të asaj kohe të shtresave të varfra të shoqërisë, që më së shumti u ngritën në revoltë qëndrestare kundër okupimit nazifashist,

Hordhitë e këmishëzinjve erdhën në Shqipëri me zjarr e hekur në njërën dorë, dhe me premtime e joshje në dorën tjetër; emisarët e Musolinit i propozuan Gjokës të vishte rrobat e fashistit, por ai refuzoi me neveri dhe iu kundërvu me guxim e kurajë planeve diabolike fashiste për të helmuar rinë shqiptare.

Pa mbaruar ende shkollën, vihet në shënjestër të autoriteteve për "qëndrim të papajtueshëm me rendin e ri" dhe përjashtohet nga shkolla. Tani Gjoka do të përfshihej aktivisht në gjirin e punëtorëve, ku nga njëra anë provonte në kurriz peshën e shfrytëzimit, nga ana tjetër ndiente të piqej në shpirtin e tij fara e urrejtjes kundër okupatorit dhe veglave të tij.

I radhitur në njësitin gueril të qytetit të Elbasanit, ai do të merrte pjesë në një sërë aksionesh luftarake si: në stamposjen e yllit në fabrikën e tullave, në aksionin e 2 korrikut 1942 për prerjen e linjave telefonike, në djegien e kuesturës fashiste dhe në demonstratën e bukës të gushtit 1942. Njëkohësisht ai merrte pjesë në veprimtari e gara sportive, sidomos shfaqte një pasion të madh për futbollin, si dhe ishte pjesëtar i bandës muzikore "Afërdita" të Elbasanit, por kur pa se në gjirin e saj kishte elementë që pranonin të ekzekutonin himne fashiste, iku me neveri e urrejtje prej saj.

Në dhjetor të vitit 1942, shkon në Elbasan dhe për të propaganduar përmbajtjen dhe qëllimet e Konferencës së Pezës vetë lideri komunist dhe udhëheqësi i Luftës Enver Hoxha dhe Gjoka do të ngarkohet nga Qarkori i Elbasanit për ruajtjen personale të "Tarasit". Vetëm pak ditë më pas, ai inkuadrohet në çetën partizane të Dumresë, ku si luftëtar trim e besnik ndaj kauzës së lirisë, do të dallohej luftëtar i paepur e kurajoz në aksionin e Kuçovës, në atë të Bishqemit, në goditjen kundër shoqërisë "Mediteran", në aksion për hapjen e depove të drithit në Gjyralë, në Dëshiran, në Shalës e në Grekan.

Për këto merita, kur formohet Brigada I Sulmuese, Shtabi i Përgjithshëm e emëron Gjok Doçin zv/komandant të batalionit IV në përbërje të saj. Prirjet e tij ushtarake, zotësia në luftë ku printe me shembullin e tij, bëjnë që të shkëlqejë në pritën e Barmashit, në Qafën e Qarrit, më 5 shtator 1943, në aksionin e Dervenit, më 20 tetor dhe më 9 nëntor në Kalanë e Mërgëlliçit.

Më 17 nëntor 1943, emërohet komandant i batalionit IV të Brigadës së Parë Sulmuese. Rishtas shfaqet, akoma më me kurajë e shpirt qëndrese, karakteri i tij luftarak, forca, dinamizmi, vrulli i aksioneve, shpirti i paepur i djaloshit lurian, që e vështronte vdekjen në sy, pa i ulur sytë nga frika.

Kur valët e Operacionit armik të Dimrit po përfshinin me shpejtësi trevat e jugut, ai dhe batalioni i tij ndodheshin në Mallakastër, kur forcat e armikut kishin ndërmarrë një mësymje të përgjithshme kundër forcave partizane në këtë zonë. Ai do të dilte vullnetar për të çliruar Brigadën nga një situatë e vështirë luftarake, në një operacion ushtarak që kërkonte trimëri të pashoqe dhe kuraje heroike.

Në këtë aksion, trimi nga Lura, djaloshi plot ëndrra për jetën dhe dashurinë njerëzore, që ishte rritur jetim dhe me shumë mund e sakrifica, i riu që kishte besim se e ardhmja njerëzore në Lurën e tij, në tokën e tij, në vendin e tij, do të ishte më e mirë, mbeti përgjithmonë në një copë tokë mallakastriote, në një lëndinë, ku ende sot ka dhe lapidarin në përkujtim të tij.

Duke ndjekur këto gjurmë të një titaniku të lirisë, e ndiej se për të nuk është bërë asgjë nga asnjë institucion shtetëror, siç është bashkia Dibër, njësia teritoriale Lurë, Komitetit i Veteranëve, etj. Pas librit që unë e botova me financimin e lurasit human, biznesmenit aq të dashur për lurasit e tij, Dodë Doçi, po me ndihmën e Dodë Doçit ia dola që së bashku me lurasit e mi të përkujtonim 100 vjetorin e Lindjes së tij. Pra, vetëm biznesmeni Dodë Doçi ka bërë disa gjëra dhe i ka bërë me zemër në dorë për Gjokë Doçin dhe askush tjetër. Lurasit duhet t'i jenë mirënjohës birit të tyre, Dodës, që ka bërë e do të bëjë dhe në të ardhmen për Gjokë Doçin, që lurasit, dibranët dhe gjithë shqiptarët të përkujtojnë madhështinë e një heroi dhe të ecin në gjurmët e tij.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ramazan Bekteshi: Lista e hebrejve amerikanë që e ndihmuan Kosovën Albert Vataj: Fikja e një ylli që shpërthen në shkëlqimime malli Hasan Hasanramaj: Akademik Mark Krasniqi ishte dhe mbetet simbol kombëtar për shqiptaret kudo që janë Nue Oroshi: Profesor Ernest Koliqi dritëdhënesi i kombit shqiptar Mevlud Buci: Fran Gjoka, figurë e njohur e arsimit dhe gazetar i mirënjohur Nue Oroshi: Halil Alija, Zv. Komandant i Forcave të Armatosura Kombëtare që u flijua për Shqipërinë Etnike Gjekë Gjonaj: Në nderim të vlerave bamirëse të shenjtores së të varfërve dhe misionares shqiptare, Nënë Terezës Albert Vataj: Tefta Tashko Koço, këngëtarja e madhe lirike Albert Vataj: Simon Gjoni, kontributori i vlerave t’epërme krijuese dhe ekzekutuse muzikore Dorian Koçi: Si duhet ta vlerësojmë Nënë Terezën? Gjekë Gjonaj: Ndërroi jetë profesori i shquar universitar dhe kritiku letrar, Prof. Dr. Hyni Hoxha Sami Islami: Dy fjalë për luftëtarin, rapsodin dhe humanistin Arif Islamin Vlash Prendi: Shkelqimi dhe vrasja në tradhëti e një miti Albert Vataj: Mid'hat Frashëri, ndër shkreptimat më të dritshme të mendimit shqiptar Dorian Koçi: In memoriam për Robert Elsie Albert Vataj: Ndërmëndje dhe mirënjohje për t’pashoqin e dijes, fisnikun shkodran Gjon Shllaku Gjekë Gjonaj: Krijues e studiues serioz e i palodhur Dorian Koçi: Edhe 100 elektriçistit Lech Walessa që i ndrroi siguresat regjimit polak Albert Vataj: Parashqevi Simaku, këngëtarja që u shfaq si një shkëndi që na ndezi në ëndje Albert Vataj: Pjerin Ashiku, shëmbëllimi i një tradite vlerash krenuese, trokthi i “Djepit të Kulturës”, Shkodrës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora