E marte, 28.05.2024, 05:45 AM (GMT+1)

Editorial

Ndue Ukaj: Grandiozët e Grandit

“Sundimtarët shqiptarë janë kusarë të mirë”, shkruante Eqrem Bej Vlora, në një artikull të botuem me 1930. Nga ajo kohë kur u shkrua ky artikull, na ndanë afro një shekull, ndërkaq politikanët shqiptarë, kudo hapësirave shqiptare, përveç se janë ba musketarë më të fortë, po ashtu, shumica prej tyre, janë kusarë të mirë e ma të zotë, dhe grandioz të epshëm me realizua çdo gjë që i vetëplotëson interesat tyre egoiste...

Selim Nëngurra: Jo ma Sulltani, por Erdogani

Ditë e merkurë. 12 shtator 2012. Kisha disa punë në një institucion të komunës dhe kur u bana gati të dalë nga shtëpia, zonja ime më tha: - Të lutem më prit pak se po vi edhe unë me ty. Derisa ti kryen punët e tua unë do shetis pak në qendren afariste STORBYEN sepse po merzitem vetem në shtëpi. Së bashku dolëm nga shtëpia dhe unë rrugës deri në qendren e qytetit derisa ngitsha veturen, mendja më shkonte te shendeti im që papritmas u rrenue e ma shumë te ime shoqe e cila pas disa ditëve do i ...

Frank Shkreli: Fiton Mark Gjonaj - Fitore historike për komunitetin shqiptar në Nju Jork

Mark Gjonaj, me originë nga rrethi i Ulqinit - i cili për lexuesin është i njohur nga disa shkrime të mëparshme mbi kandidaturën dhe fushatën e tij - dhe kandidati shqiptaro-amerikan për Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut fitoi dje në zgjedhjet paraprake me 52 për qind të votave ndaj kundërshtares kryesore Naomi Rivera e cila siguroi vetëm 41 për qind të votave. Mark Gjonaj fitoi edhe në lagjet që mendohej se Naomi Rivera kishte mbështetje të fortë. Në fjalimin e tij mbrëmë pas njoftimit të fitores ...

Aurel Dasareti: Shqipëria - një vend në zemrën time

Të mendosh (pse e shkruaj këtë letër) është një trajtim eksperimental i sasive të vogla të energjisë, ashtu si një gjeneral që lëviz figura miniaturë mbi një hartë para se me vu trupat e tij në veprim.Afrohet 100 vjetori i”pavarësisë” së cunguar. Është fillimi i shtatorit 2012. Me miqtë e mi Delosh Kuqaziu, Margjel Kondo, Azis Seferi, Aranit Marzeku, Bamir Pollo, Gramoz Kodra, Guran Neritani, Kujtim Vlora dhe Eris Merseli afër 7 javë gjendemi në vendin e zemrave tona. Ne jemi ...

Edgar Frashëri: Shqipëria jashtë Evropës edhe për shkak të gjakmarrjes

Në fillimet e viteve nëntëdhjetë, bile para se të përmbysej sistemi dhe kur ai ishte në grahmën e fundit të një falimenti që zgjati një dekadë, në Shqipëri u duken afaristët e parë të thirrur nga shteti socialist, si përpjekje e dëshpëruar të shpëtonin anijen që po mbytej. Pra erdhën lloj lloj fytyrash të cilët sillnin përvojat personale nga një botë të cilën ne e kishim sikterisur për gati gjysëm shekulli dhe që tani i ketheshim si varkë shpëtimi. Ndërmjet emrash si ai i Hajdin Sejdisë, e te tjerë të pa dëgjuar ...

Frank Shkreli: Fjalët e një miku të vjetër

Javën që kaloi, zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker zhvilloi një vizitë katër ditëshe në Shqipëri, ku u takua me udhëheqsit më të lartë të shtetit dhe të qeverisë shqiptare si edhe me përfaqsues të opozitës.Vizita e diplomatit amerikan, i cili i njeh shumë mirë çeshtjet shqiptare në Ballkan, është edhe një shënjë tjetër e marrëdhënjeve ...

Gani Mehmetaj: A i duhet xhandar Ballkanit?

Serbët nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë e deri me 1999 ishin kombi më i përkëdhelur në Ballkan. Nga një Pashallëk i Beogradit, të mbështetur financiarisht, ushtarakisht e politikisht nga Rusia filluan të zgjeroheshin në jug, kryekëput në dëm të territoreve shqiptare. Mënyra e zgjerimit ishte mizore-masakrimi e dëbimi i popullatës shqiptare nga krahina e Toplicës me kryeqytet Nishin e famshëm ...

Entela Binjaku: Në ditën e parë të shkollës...

Më 10 shtator pritet të nisë mësimi në shkollat e arsimit parauniversitar në vendin tonë. Shoqëria në përgjithësi, me institucionet përkatëse, ka një ndjeshmëri të lartë ndaj kësaj dite gjë e cila reflektohet kryesisht tek përgatitjet intensive që bëhen deri në çastin e fundit për pajisjen e fëmijëve me bazën e nevojshme materiale. Përgatitja psikologjike për këtë ditë është ende një koncept pak i njohur, por edhe kur njihet,mbetet larg aplikimit në praktikë ...

Ymer Halimi: Oligarkia politike dhe privatizimi

Filozofi i antikës, Aristoteli, formimin e shtetit e përshkruante si “shkak të mbajtjes së jetës dhe ekzistencës për arsye të lumturisë”, ndërsa mundësinë për të punuar e quan “lumturi”. Ekzistencën e mbështeteste në siguri, dhe “veprat e njerëzve të drejtë, qëllimmira, për njeriun janë vlera që i çmon shteti”. Atëherë, cili do të ishte përkufizimi për shtetet shqiptare, Kosovë e Shqipëri, karshi këtyre mendimeve aristoteliane, që janë themel edhe i ...

Elvi Sidheri: 1912-a, pavarësi apo çfarë?

Më lindi natyrale kjo tematikë për të cilën po nis të shkruaj sot, për shkak të një sërë arsyesh dhe të dhënash mediatike e jo vetëm, të cilat të bëjnë të mendosh se sot për sot jemi vënë përballë një strategjie të mirfilltë që synon bastardimin e këtij përvjetori 100 vjeçar të pamvarësimit tonë nacional në atë vit të shenjtë për Shqipërinë dhe shqiptarët.Si për t’a ilustruar sa më mirë këtë arsyetim të timin, më qëlloi që këto ditë ...

Xhelal Zejneli: Degradimi i arsimit në Maqedoni

Rezultatet e maturës shtetërore në Maqedoni nga lënda e gjuhës shqipe dhe e letërsisë, për shkak të mënyrës se si realizohet provimi, as prej së largu nuk janë tregues objektivë dhe të saktë të cilësisë së arsimit shqiptar në Maqedoni. Në disa shtete të rajonit, provimi i maturës shtetërore zbatohet nën mbikëqyrjen e kamerave dhe pa telefona celularë. Përqindja e nxënësve që nuk e kalojnë maturën shtetërore, p.sh. në Shqipëri dhe në ...

Frank Shkreli: Të gjithë për Mark Gjonaj më 13 shtator

Siç dihet nga komuniteti shqiptaro-amerikan dhe më gjërë, Mark Gjonaj me origjinë nga rrethi i Ulqinit i lindur dhe i rritur në lagjën Bronks të Nju Jorkut, ka shpallur kandidaturën për anëtar të Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut. Si kandidat për në Asamble, muajtë e fundit ai ka bërë një fushatë intensive dhe të gjithëanshme për të bindur votuesit e lagjës elektorale numër 80 të Bronksit se ai është kandidati më i përshtatshëm dhe ...

Frank Shkreli: Kuvendi i PD-së së Amerikës

Këtë javë, Partia Demokrate e Shteteve të Bashkuara mban Kuvendin e saj për të ri-emëruar zyrtarisht si kandidat të saj edhe për një afat tjetër katër vjeçar, Presidentin Barak Obama dhe Zevëndës-Presidentin Xho Bajdën, për tu përballur në zgjedhjet e përgjithëshme për president në nëntor me kandidatët e Partisë Republikane Mit Romni dhe Pol Rajën, të cilët në ...

Ndue Ukaj: Nana shqiptare e dashunisë

Nëna Tereze ka trand themelet e një bote të egërsuar dhe egoiste, në të cilën dashuria është një nocion abstrakt. Madje, ajo ka dëshmuar të kundërtën, se bota mund të drejtohet me dashuri dhe se dashuria është fuqia më e madhe që mund ta transformon botën. Dhe pikërisht këtë nocion abstrakt, Nëna Tereze e ka konkretizuar më mirë se çdo kush në historinë e njerëzimit, duke dëshmuar me shumësi veprash të jashtëzakonshme, e të ...

Entela Binjaku: Impakti social i talk show-t

Në dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XX pushteti i medies u rrit ndjeshëm falë revolucionit teknologjik, i cili solli me vete një seri transformimesh në realitetin shoqëror dhe në atë ekonomik. Teorikisht media, duhet të përfaqësojë një ndërmarrje të vërtetë kulturore, në gjendje të zhvillojë një aktivitet të institucionalizuar, që pushton të gjitha shtresat shoqërore, duke arritur tek një publik i gjerë, dhe heterogjen ...

Frank Shkreli: Isa Boletini - Pishtari i bashkimit kombëtar

Në këtë 100-vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, kujtojmë njërin prej protagonistëve kryesorë të një Shqipërie të pavarur, atdhe i të gjithë atyre që e konsiderojnë veten mbesa të Teutës dhe stërnipa të Gjergj Kastriotit-Skendërbe - Isa Boletinin nga Mitrovica. Një figurë ndër më të ndriturat e kombit shqiptar, dorë e djathtë e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit me shokë, i cili gjithmonë kishte pushkën në dorë dhe dorën në pushkë, në mbrojtje të Atdheut...

Elvi Sidheri: Konflikti sllavo-helen për Maqedoninë dhe ç’vend kanë shqiptarët në të ??!!!

Po flas sot për një të ashtëquajtur “luftë të ftohtë” e cila zgjat prej së paku 20 vitesh, që nga shpallja referendare e pavarësisë së Republikës Fyromase të Maqedonisë nga Jugosllavia.Që në atë kohë, sllavët e shtetit të ri, një popullatë e njohur si grykëse (e uritur) dhe përherë në kërkim të një identiteti të qartë, ashtu siç gjenden vazhdimisht mes influencave bullgare, serbe e helene, ata pra gjetën të ...

Frank Shkreli: Kuvendi i Partisë Republikane të Amerikës

Partia Republikane këtu në Shtetet e Bashkuara po bën përgatitjet e fundit për kuvendin e saj në qytetin Tampa të shtetit Florida që pritet të fillojë punimet katërditëshe të hënën, megjithëse ekzistojnë shqetsime se një stuhi e madhe që parashikohet të godasë Floridën ekzaktërisht kur ajo do të kalojë nepër zonën ku gjëndet qyteti Tampa, mund të ndërhyjë me punimet e kuvendit të republikanëve ...

Alban Voka: Bajgat e vjetra të një islamisti të ri (Për kujtim kryekalit të përskitur, Muhamet Hoxhaj)

Një këngëtare e famshme rumune me belin lakuriq (Nicole) i drejtohet dashnorit të saj me fjalët„Kam energji për një milionë vjet”. Këtë energji për shpartallimin e fanatizmit islamik ndër shqiptarë e kanë edhe bashkëveprimtarët e panumërt të revistës më të famshme të blogosferës shqiptare, që mban një emër të bukur me domethënie metaforike: Zemra Shqiptare, e shfletuar nga mijëra vetë në ditë ...

Entela Binjaku: Disa zhvillime të familjes shqiptare

Stina e verës në shoqërinë tonë, veç pushimeve në plazh, aksidenteve rrugore, kthimit në Shqipëri të të afërmve emigrantë, dallon veçanërisht për numrin e lartë të dasmave. Rituali i dasmës shqiptare, i dashur dhe intensiv për të gjithë të përfshirët në të, nënkupton ndër të tjera, edhe krijimin e qelizave të reja familjare. Entuziazmi për këto celula shkon përherë bashkë me urimin për jetë të gjatë dhe të lumtur. Nëse familja ...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora