E enjte, 09.05.2024, 09:20 AM (GMT+1)

Editorial

Xhelal Zejneli: Zgjedhjet Presidenciale në RMV - 24 prill 2024

Zgjedhjet presidenciale të datës 24 prill 2024 janë të shtatat me radhë që nga pavarësimi i Maqedonisë (RMV-së).Në zgjedhjet presidenciale nuk pati probleme. Me ndonjë përjashtim të papërfillshëm, ato u realizuan sipas rregullave demokratike...

Xhelal Zejneli: Kosova në prag të pranimit në Këshillin e Europës

Më 16 prill 2024, deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me shumicën e dy të tretave  e aprovoi raportin e deputetes greke Dora Bakojani (Dora Bakoyannis, 1954- ) me të cilin Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës i rekomandohet që ta pranojë aplikimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e kësaj organizate...

Gani Mehmetaj: Pse u refuzua projekti kapital “Rugova-rilindasi i fundit”?

Juria e Qendrës Kinematografike të Kosovës me ktheu përgjigjen negative për projektin kapital “Rugova-rilindasi i fundit”!Kam punuar dy vjet me regjisorin Artur Tahiraj dhe bashkëpunëtorët për këtë projekt; kemi konsultuar arkivat filmike të disa qendrave ndërkombëtare e kombëtare, kemi shfletuar literaturë dhe kemi biseduar me...

Nikë Gashaj: Kosova dhe Këshilli i Europës

Në Strazburg, më 16. Prill 2024. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka pranuar rekomandimin që Kosova të marrë dritën jeshile për anëtarsimin në Këshillin e Evropës, më 16 maj, kur do të duhej që përfundimisht të vendosi Komiteti i Ministrave, nëse mbledhja nuk shtyhet...

Frank Shkreli: Një reflektim për paqe e pajtim ndër shqiptarë!

Ishte viti 1979, viti kur Çmimi prestigjoz Nobel për Paqë iu dorëzua në Oslo të Norvegjisë, Nënë Terezës, sot Shën Nënë Tereza – e para dhe e vetmja figurë shqiptare në histori me një Çmim Nobel për paqë, një njohje botërore dhe shpërblim për veprat dhe veprimtarinë e saj jetësore...

Ndue Ukaj: Shoqëria jonë sillet në vorbullën e një përçudnie të habitshme

Kultura dhe arti, për një popull, e kanë atë kuptim, që kanë tabelat orientuese në komunikacion, prandaj te ne zotëron kaosi i plotë, sepse këto tabela i kemi hequr.Hanah Arend, diku shkruan se vetëm në shoqëritë e pacivilizuara, ku raporti i politikës me kulturën është negativ, një gram pushtet peshon më shumë sa një tonelatë intelekt...

Xhelal Zejneli: Xhorxh Gordon Bajroni

Xhorxh Gordon Bajroni (George Gordon Noël Byron, Londër, 1788 – Missolonghi/Greqi, 1824), ose shkurtimisht Lordi Bajron, është poet anglez, me prejardhje skoceze. Rrjedh nga një familje aristokrate. U shkollua në shkolla elite. Në moshën 24-vjeçare trashëgoi titullin e lordit dhe hyri në Dhomën...

Frank Shkreli: Nikki Haley i bashkohet Institutit Hudson

Në një njoftim për media ditën e henë, Instituti i njohur konservativ, Hudson, në Washington tha se Nikki Haley, ish-governatore e shtetit Karolina e Jugut dhe ish-ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranë Kombeve të Bashkuara, do i bashkohet këtij instituti amerikan në zë si promovues i politikave...

Florim Zeqa: Jo femicid, por gjenocid në familjet tona!

Kohëve të fundit është shtuar numri i vrasjeve të grave, të nënave dhe motrave tona shqiptare. Kjo është pasojë e mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë, kurse mosfunksionimi i sistemit të drejësisë është i lidhur ngusht me mosfunksionimin e sistemit qeverisës në vend, përkatësisht i keqeverisjes së vendit...

Ndue Dedaj: Kaçakët e malit dhe KÇK-të e bulevardit

Kaçakët kanë qenë gjithmonë problem i pushteteve, qeverive, tash së voni dhe i biznesit politik. Ata, me pushkë në krah, bam këtu e bam atje, nga Shahin Matraku e këndej…Nuk durohen cubat atje në mal, skërkave të thepisura ka ha pula gurë, le pastaj të zbresin në fushë e të bëjnë prokopi...

Ndue Ukaj: Dhuna dhe vrasja e grave

Janë do raste, kur në vend të fjalëve të mëdha e retorikës boshe, shumë më mirë do të ishte të kthenim dorën kah vetvetja e të thoshim: "për fajin tim."Sepse, duke jetuar në një mjedis të ndotur moralisht, kemi punuar pak ose apsak, për ta ajrosë këtë mjedis nga duhma e keqe e ideve të këqija e të dhunshme...

Frank Shkreli: Një shikim 30-Vjet Prapa

Ishte viti 1994. Ashtu siç kishte ndodhur me shembjen e komunizmit në vendet ish-komuniste anë e mbanë Evropës Lindore e Qendrore, edhe në Shqipëri, më në fund, kishin filluar proceset demokratike. Me ndryshimet politike në vend në fillim të 1990-ave, vihej re edhe hapja e kishave, teqeve dhe xhamive...

Ndue Ukaj: Kriza e njeriut me identitet të humbur

Në kohë të amështa si kjo e jona, kur asgjë nuk duket se ka kuptim, arti mund të shërbejë si një udhërrëfyes për të mposhtë ligështinë, për t’i dhënë oksigjen mendjes njerëzore dhe për t’i qetësuar sadopak trazimet e mëdha shpirtërore të brezisë sonë.Shkrimtari Albert Camus te “Artisti dhe koha e tij” flet për...

Blerim Latifi: Enveri ynë imagjinar

Shqipërinë e përfytyronim si  një parajsë të vërtetë mbi tokë, krijimi i të cilës ishte vepër e një njeriu, Enver Hoxhës. Në familjen time, si në mijëra e mijëra familje tjera kosovare, dashuria e pafundme për Shqipërinë dhe udhëheqësin e saj bashkëjetonte me bindjen e palëkundur se edhe Shqipëria...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora