Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (61)
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe konsolidimit të pushtetit sllavo-komunist në trevat shqiptare, një segment i rëndësishëm i elitës ushtarake dhe politike nacionaliste të Kosovës zgjodhi të mos e braktiste vendin. Në vend të mërgimit, këta individë vendosën t’i qëndronin besnikë programit ideor dhe objektivave politike të Lidhjes së Dytë të Prizrenit...


























