Udhëpërshkrim
Florim Zeqa: Ngjarje kulturore me ndjenja të përziera për shqiptarët!
E marte, 28.10.2025, 06:58 PM

Fotoreportazh nga Italia
Ngjarje kulturore me
ndjenja të përziera për shqiptarët!
Shkruan: Florim Zeqa
Në
pasditën e së dieles së 26 tetorit 2025, në Pieve Di Soligo (TV-Itali) u mbajt
Edicioni i Parë i festivalit kulturor “Mosaico Di Culture” (Mozaiku i
Kulturave), nën moton “Bellezza Della Conoscenza” (Bukuria e Njohjes). Sikurse ngjyrat e vjeshtës ishin mbledhur mërgimtarët nga mëse 20
vende të botës. Secili nacionalitet e kishte një bukuri të veçantë të veshjeve
tradicionale, të valleve, kulturës, traditës dhe historisë, ku të gjitha së
bashku e përbënin mozaikun e diversitetit kulturor. Bashkëjetesa dhe
diversiteti kulturor janë vlera të një bote të re që po e ndërtojmë.
Homazh
për artistin e madh Arif Musaj
Kësaj
radhe shqiptarët u përfaqësuan nga Grupi Artistik “Bajram Curri” me vallet
tradicionale nga trevat shqiptare! Tenda e përbashkët me mbishkrimin
‘Albania-Kosovo’, e zbukuruar për mrekulli me ngjyrat e flamurit kuq e zi dhe
simboleve tjera kombëtare. Nga largësia dalloheshin prej vizitorëve të shumtë
dy flamujt e dy shteteve shqiptare, një kolorit ky tashmë është i kthyer në
traditë në aktivitetet e mërgatës sonë.
Moderatori
i kësaj ngjarje, Andrea Borton me një simpati të madhe e ftojë në skenë grupin
e përbashkët artiastik Shqipëria-Kosova, duke paralajmëuar tingujt magjeps të
daulles shqiptare.
Moderatori
bashkë me grupin e ftojë edhe veprimtaren Etleva Petriti për të prezantuar në
gjuhën shqipe dhe italiane katër vallet e bukura tradicionale shqipe nga trevat
etnike: Vallja e Tropojes, Shqipet e Drenicës, Kërce moj çikë Tropoje, Valle
Came dhe këngën Shqipëri o nëna ime (kënduar me pasion nga këngëtarja e re, por
shumë e talentuar, Isabella Shabi).
Paraprakisht
moderatori e nderoj me disa fjalë udhëheqësin e grupit artistik “Bajram Curri”,
të ndjerin Arif Musaj, i cili para disa ditësh iku papritmas nga kjo botë, po
citoj: “Arifi i kishte filluar përgatitjet për këtë festë kulturore dhe kishte
premtuar që do t’i sjellë 18 valletare të mrekullueshme shqiptare dhe se kjo do
të jetë një festë e jashtëzakonshme. Por, Arifi sot nuk është në mesin tonë, Ai
vallëzon diku në qiell. Ta përshendesim të gjithë me duartrokitje, nuk do ta
harrojmë asnjëherë”!
Pas
përfundimit të përformancës së shkëlqyer në skenë të grupit artistik “Bajram
Curri”, moderatori e vendosi Plisin e Bardhë në kokë si shenjë nderimi për
shqiptarët.
Më
pas e ftojë në skenë, bashkëshorten e artistit Arif Musaj, zonjen Famire
(Hysenaj) Musaj për një paraqitje të shkurtër para të panishmëve. Ajo edhe pse
me zemër të thyer për mungesën e bashkudhëtarit të jetës, ndër të tjera i tha
këto fjalë: ”Faleminderit të gjithëve, ishte kjo një paraqitje e veçantë për
mua dhe familjen time, për grupin e valleve “Bajram Curri” dhe besoj për të
gjithë komunitetin shqiptarë në përgjithësi. Ne do ta vazhdojmë aty ku e ka
lënë Arifi, do të përpiqemi të bëjmë të njëjtën që e bëri Ai, për këtë do të
angazhohemi me tërë forcën shpirtërore”!
Pas
kësaj fjale emocionuese të Fatmires, moderatori e kërkojë një minutë heshtje
për Arif Musaj, duke thënë, se e kemi të vështirë në këso rastes ta bëjmë një
gjë të tillë shkaku prezencës së madhe, por këtë e kemi për obligim ta bëjmë
për mikun tonë të respektuar!
Arif
Musaj, shqiponjë në tokë dhe shqiponjë në qiell
Duhet
theksuar se Arif Musaj ishte prezent në të gjitha festat multietnike dhe ato
nacionale të mërgatës sonë.
Arif
Musaj ishte shqiponjë në tokë dhe tani shqiponjë në qiell!
Pak
rëndësi ka sa jetojmë në këtë botë, rëndësi kanë veprat që i lëmë pas!
Arifi
e ka lën pas një shekull me vepra në shërbim të mërgatës sonë!
Largimi
i parakohshëm tij lë një boshllëk të madh dhe të pakompensueshëm në aktivitetet
e mërgatës, por edhe në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan
me të.
Ishte
mjeshtër dhe koreograf i vallëzimit nga i cili kanë mësuar shumë gjeneratat e
reja kudo në shkollat shqipe dhe grupet e vallezimit, në eksplorimin e valleve
të bukura shqipe me motive nga të gjitha trevat shqiptare.
Arif
Musaj ishte një artist i madh, i paarritshëm dhe i papërseritshëm me stilin e
tij karakteristik të vallëzimit dhe jo vetëm, me një gamë të gjërë të
aktiviteve dhe veprimtarisë atdhetare gjithandej mërgatës shqiptare në Itali
dhe përtej kujijve të shtetit italian.
Në
këtë manifestim kulturor ishin të pranishëm shumë personalitete të njohura të
mërgatës sonë, si: afaristi i njohur Muharrem Salihu (President i Confimpresa
Italia- Venezia dhe kandidatë për Asamblenë Rajonale të Venetos), Edlira Cami
(po ashtu kandidate për Asamble Rajonale), Migena Hajdari, Florim Zeqa
(publicist), veprimtarët Hamdi Musaj, Veli Sinani, Ervin Ramaliu (këshilltar në
komunën Azzano Decimo) dhe prindërit e nxënesve (valletareve) të grupit “Bajram
Curri”.
Në fund ia vlenë për të
theksuar, se promotor të grupit artistik “Bajram Curri” ishin vëllëzërit Mumin
Brezaliu (koordinator) dhe Muamer Murtezani (koreograf), të cilët e kanë një
përvojë të gjatë në organizimin e eventeve dhe aktiviteteve kulturore në
mërgatën tonë.
Florim Zeqa, 27.10.2025

















