Udhëpërshkrim
Florim Zeqa: Me Plis të bardhë në UNESCO
E diele, 22.06.2025, 02:56 PM
Fotoreportazh nga Bllaca
Me
Plis të bardhë në UNESCO
Nderime Kullës legjendare të Ramë Bllacës
Të
shtunën e 21 qershorit në Bllacë të Suharekës me moton 'Me Plis në UNESCO' u
mbajt manifestimi tradicinal mbarëkombëtarë, i 12-ti më radhë, 'DITA E PLISIT'.
Shkruan:
Florim Zeqa
Manifestimi
filloi tek Kulla e Ramë Bllaces me një foto të përbashkët të plisbardhëve të
ardhur nga të gjitha trevat etnike.
Më
pasë nga ballkoni i Kullës së Ramë Bllacës, rapsodi Nazmi Hajdari ua kushtoj një
këngë malsie të gjithë plisbardhëve të ardhur në këtë manifestim.
Manifestimin
e hapi organizatori Ismet Krasniqi-Lala, i cili fillimisht i përshendeti të
gjithë të pranishmit, I falenderoj për pjesëmarrjen dhe ju uroj 'Ditën e
Plisit', për të vazhduar më fjalët: "Kjo kullë e Ramë Bllacës asnjëherë
nuk ka pasur më shumë plisbardhë sesa sot, andaj lutem që të ketë gjithmonë
plisbardhë në këto troje arbërore.
Më
pas fjala ju dha profesorit Jahja Lluka i cili e mbajti një fjalë të shkurtër
rasti, ku i përshendeti të gjithë të pranishmit. Fillimisht e përshendeti
familjen e Ramë Bllacës për qëndresën herorike. E përshendeti organizatorin
Ismet Krasniqi dhe Intelektualët e Klinës për punën vlerëmadhe me mbajtjen e 12
edicioneve të 'Ditës së Plisit', më qëllim të afirmimit të vlerave tona
kombëtare dhe të dërgimit të Plisit në UNESCO.
"Kjo
punë nuk është e Ismetit, por është e shtetit, por fatkeqësisht shteti e ka
harruar veprimtarinë atdhetare të Ramë Bllacës dhe kullës së tij", theksoi
Jahja Lluka.
Dëshminë
e harresës institucionale ndaj veprës atdhetare të Ramë Bllacës e tregon Kulla
e tij, e mbetur në gjendje të mjerueshme në mëshirën e kohës pa asnjë
përkujdesje shtetërore!
Pas
tij, me një fjalë të shkurtër përshendetëse prezantoj nipi i Ramë Bllacës,
Afrimi: "Mirë se keni ardhur o ju plisat e bardhë në kullën e qëndresës së
Ramë Bllacës dhe popullit shqiptar. Sot po shënohet 'Dita e Plisit' e një
simboli të përjetshëm të identitetit dhe qëndresës shiptare. Në këtë vend të
shenjt, ku Ramë Bllaca u bë zë dhe mburojë kundër shpërnguljes së shqiptarëve
nga trojet e tyre etnike, sot Plisi po shkëlqen si dëshmi e krenarisë sonë
kombëtare, që nuk u nënshtrua as në kohërat më të renda dhe as në vështirësit
më të mëdha".
Organizatori
'Dita e Plisit' për Kullën e Ramë Bllacës e ndau një mirënjohje, të cilën Jahja
Lluka i ndau nipit të tij, Afrimit.
Pjesa
e parë e manifestimit tek kulla legjendare u përmbyllë me një këngë për Ramë
Bllacën nga Naim Kransiqi dhe Sali Bytyqi si dhe me një valle tupana.
Më
pas u bënë nderime tek lapidari i Ramë Bllacës në qëndër të fshatit.
Atmosferë
e zjarrtë festive të 'Kulla e Qëndresës' Pjesa qendrore e manifestimit 'Dita e
Plisit' tek Kulla e Qëndresës filloj me intonimin e himnit kombëtar. Më pas
organizatori Ismet Krasniqi i pëshendeti të gjithë plisbardhët e pranishëm duke
ju uruar Ditën e Plisit dhe i falenderoj nikoqirët për mikëpritjen e ngrohtë
vëllazërore.
Me
fjalë rasti prezantuan: Destan Zekolli e Muhamet Bajraktari të cilët në emër të
5 mijë banorëve të fshatit i përshendeten të gjithë plisbardhët, pastaj
kryetari I Therandës, Bali Muharremaj në emër të komunës ju uroj mirëseardhjen
të pranishmëve në këtë aktivitet.
Programi
artistik fillojë me valle të larmishme, të përgatitura nga nxënësit e shkollës
"Ramë Bllaca" të fshatit Bllacë nën koreografinë e Ardita Lumit.
Sadik
Maxharraj Baca dhe Naim Rugova ekzekutuan për mrekulli vallen e Rugovës. Pas
valltarëve dhe Grupit të Tupanave nga Peja, me një monolog prezentoj Shaban
Lajçi i ardhur nga Amerika, i cili përformoj në mënyrë të shkëlqyer dhe
artistike. Por, ky nuk ishte i vetmi i ardhur nga Amerika, ishte edhe Bahri
Ramadani nga Kosova Lindore i ardhur enkas për këtë manifestim.
Poashtu
prezent ishte edhe Shaban Fangu i sapo riatdhesuari pas 55 viteve nga
Australia, i cili ka ardhur për të jetuar në Kosovë.
Me
kumtesa u paraqiten, Prof. Prend Buzhala, penë e artë e krijimtarisë letrare,
kushtuar Ditës së Plisit.
Pastaj
me nga një fjalë rasti prezantuan krijuesit letrar Jahja Lluka dhe Naxhije
Doçi. Ndërsa Bedri Tahiri
recensent
bëri një vlersim për librin "Dita e Plisit"edicioni XI, vëllimi XI.
Pas
përfundimit të pjesës artistike radha i erdhi shtrimit të Sofres Dardane në
Kullën e Qëndresës, të përgatitur me ushqime të shijshme tradicionale nga nënat
dhe motrat bllaciane.
Gjatë
drekës nuk munguan as pikat muzikore dhe në përfundim të këtij manifestimi në
Kullën e Qëndresës, organizatori i ndau edhe disa mirënjohje për ata që kanë
kontribuar në promovimin e vlerave kombëtare, si: Mark Berisha (pleqnarë), i
cili sot e kishte edhe 88 vjetorin e lindjes, Rrahman Lajçi, Hasan Shaban
Iballi, Shaban Fangu, Desatn Zekollit për Kullën e Qëndresës, Naim Krasniqi,
Halil Krasniqi, Rasim Beqa, Shaban Lajçi, dhe Sali Bytyqi.
Lënja
në harresë të plotë nga shteti e Kullës së Ramë Bllacës nga të gjitha qeveritë
e deritanishme është papërgjegjësi e lartë shtetërore. Këtë e dëshmon gjendja
mjeruese e kësaj shtëpie të qëndresës popullore në këto troje.
Falenderim
për Lena Graphic me pronar Hajdar Fejzullahu pë shtypjen e bexhave e panove si
dhe për ndihmë në botimin e librit "Dita e Plisit".
Poashtu,
duhet përshendetur edhe kontributin e Klina Info dhe Studio 4K Diaspora nga
Zvicëra për mbulimin e kësaj ngjarje krejtësisht në baza vullnetare.
Do
të mbetej i mangët ky shkrim pa i permendur anëtarët e Grupit të Tupanave:
Sherif Zabelaj, Driton Bujupi, Petrit
Gashi dhe Fatjon Bujupi.
Krejt
në fund, duhet përshendetur organizatorët e këtij manifestimi
tradicional-Intelektualët e Klinës në krye me artistin e madh, Prof. Ismet
Krasniqi-Lala, i cili, edhe pse në moshë të shtyer, me vullnetin e madh dhe
përkushtimin ndaj vlerave kombëtare, është kthyer në sinonim dashurie për
vendin dhe kombin për gjeneratat e reja.
Lales
i dëshirojmë ta ketë shëndetin dhe për shumë dekada t'na bashkoj në 'Ditën e
Plisit' si dhe t'na dhuroj kënaqësi shpirtërore me vlerat e tij artistike.
P.S: Këshilli Organizativ
Qendror 'Dita e Plisit' ishte në këtë përbërje: Ismet Krasniqi nismtar i
manifestimit, Prend Buzhala, Idriz Berisha, Gjon Gjergjaj, Alban Gashi e Fazli
Ferati. Kurse Këshilli Lokal në këtë përbërje: Destan Zekolli, Muhamet
Bajraktari, Afrim Bllaca dhe Murtez Zekolli.
Ndërsa koordinator mes dy Këshillave Organizative ishin Nuhi Bytyqi dhe Bajram H. Bytyqi.
Florim Zeqa, 22 Qershor
2025
Fotografitë u realizuan nga Alban Gashi.