Udhëpërshkrim
Shefqet Dibrani: Takimi i tretë tradicional i një gjenerate
E hene, 05.08.2024, 09:02 PM
Foto
e Vitit shkollor 1976-1977
Reportazh:
TAKIMI
I TRETË TRADICIONAL I NJË GJENERATE
Shkolla
e Mesme Teknike, dega Kimi-Teknologji, në Obiliq, atëherë komuna e Prishtinës.
(Viti shkollor, 1978/’79)
Restoranti
“CALIFORNIA”, Milloshevë, komuna e Kastriotit.
E
shtunë, 03 gusht 2024. Temperatura 25°C.
Nga
Shefqet DIBRANI / shkrimtar
PJESA E PARË:
1.
Takimet
e kësaj Gjenerate janë bërë traditë për këtë brez. Sivjet për të tretën herë
radhazi janë bashkuar shoqet dhe shokët e klasës, gjeneratë kjo që mësimet i
kanë ndjekur në Shkollën e Mesme Teknike, dega Kimi-Teknologji, në
Obiliq, (gjatë viteve shkollore, 1975/’76 - 1978/’79). Përkatësisht
në Qendrën Shkollore Teknike “Nikolla Teslla”, tash me emrin e Heroit të
Kosovës “Ismail Dumoshi”.
Këto
takime të çdo vitshme, mbahën të shtunën e parë në muajin gusht. Sivjet nën një
mot të mirë dhe me temperaturë 25°C. Aty kishin ardhur nga komuna dhe vende të
ndryshme, e shumë sish nga shtetet e Evropës Perëndimore. E këta mërgimtarë për
çdo vit vijnë për pushime në vendlindjet e tyre, dhe për t’i takuar edhe shoqet
dhe shokët që nuk e kanë braktisur kurrë Kosovën.
Sot,
Restoranti 'California' ka festë, këtu po ndjehet atmosferë hareje dhe gëzimi,
respekt e dashuri për njëri-tjetrin, kujtime që ngjallin nostalgji dhe emocione
të shumta. Vërtetë atmosferë e mirë sa nuk bëhet ma bukur! Gjeneratë kjo,
tashmë e moshës rreth të 65-tave, por prapa shpatullave të tyre kanë lënë një
histori të tërë, bëma e ngjarje që nuk përsëriten sepse ndryshimet e mëdha
shoqërore e politike që kanë ndodhur gjatë këtyre dekadave në Kosovë, lidhen
edhe me këtë brez, të cilët janë edhe me fat sepse gëzojnë lirinë e ëndërruar,
prandaj kanë të drejt pse ndihen GJENERATË E ARTË! Ky slogan nuk është utopi,
por është real i një realiteti të përjetuar në lëkurën e tyre. Pikërisht kjo
gjeneratë, për më shumë se gjysmë shekulli nën pushtimin sërb, kanë bërë
gjallëri, pavarësisht se shpeshherë janë sfiduar e torturuar, për ta triumfi
dhe fitorja është e tyre, në këtë vend e mbi këtë tokë, fushë - pllajë e
bëmave, e betejave, e heroizmave dhe e rezistencës historike.
Gjatë
këtij gjysmë shekulli, Kosova ka kaluar nëpër disa etapa tejet të rëndësishme
në zhvillimet shoqërore e politike, që dashtë e pa dashur ato ngjarje lidhen me
jetën dhe përjetimet e këtij brezi. Kur ky brez, në vitin e largët 1968 ishte
vetëm 7-8 vjeç, në Kosovë patën plasur protestat e para shoqërore e politike të
cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt edhe në vetëdijen e tyre, sepse ishin në lulën
e fëmijërisë, atëherë kur niste bulëzimi i tyre, e ngjarjet e tilla zakonisht
lënë gjurmë në formimin e personalitetit qytetar, intelektual dhe patriotik.
Pastaj janë ndryshimet kushtetuese të vitit 1974, një moment tjetër shumë
entuziast që lidhej me kohën e rinisë së hershëm. Pa mëdyshje, koha dhe
rrethanat janë ndikuese dhe dedikuese në formimin e personalitetit individual.
Pra ajo kohë, ato rrethana, këtë brez edhe pa u pjekur dhe pa u rritur sa
duhet, i përgatiste dhe vetëdijesonte për sfida të reja, qofshin ato sfida të
natyrës sociale e arsimore për të mbijetuar ose duke ndikuar drejtpërdrejt në
formimin e intelektit për rezistencë dhe veprimtari politike, lëvizje këto që
nismën e kanë në ato kohë, nëpër ato vite.
Vitet
e shtatëdhjeta e ndryshuan edhe pozitën juridike të Kosovës, veçmas në raport
me kohën e kaluar, gjendja kulturore dhe ajo sociale përmirësohej dukshëm,
pikërish ato ngjarje që lidhen me zhvillimet shoqërore e politike kanë ushtruar
ndikimin e tyre duke u bërë shkollë e akademi për tu zhvilluar më mirë
pikpamjet nacionale dhe për tu ngulitur në personalitetin e tyre individual
patriotizmi dhe vetëdija e rezistimit dhe qëndrueshmërisë tek secili. Kjo
gjeneratë e mban mend mirë hapjen e Universitetit të Kosovës, (1970), po ashtu
mban mend kur Radio Televizioni i Prishtinës i nis programet e rregullta dhe
shumorëshe. Pa dyshim në kujtesën e tyre janë fiksuar edhe vitet e Rilindjes
Kulturor që i sillte gazeta “RILINDJA” dhe strukturat drejtuese të saj. Në
vitet e shtatëdhjeta nisin të funksionojnë si duhet të gjitha institucionet e
Kosovës që reflektonin perspektivë kulturor e arsimor, dhe bashkërisht të gjithë
bënë të pamundurën për tu mëkëmbur ekonomia e vendit dhe për tu përmirësuar
mirëqenia e shoqërisë, e me këtë u bë një lloj transformimi e vetëdijësimi i
strukturave udhëheqëse institucionale të atyre viteve.
Pavarësisht
sfidave dhe pengasave, sukseset ngjizen me rritën dhe zhvillimin e kësaj
gjenerate. Pra ishin vitet e tyre, të cilat lidhen me progresin e zhvillimeve
shoqërore e politike që ndryshonin Kosovën. Ky brez që po shtatonte, kjo
gjeneratë që po formësohej, fare mirë e mban mend burgosjen dhe dënimet e rënda
politike kundër Simbolit të Rezistencës Kombëtare Adem Demaçi dhe grupit të
tij, dhe jo vetëm kundër tij, ngjarje që kanë ndodhur pikërisht kur ky brez
kishte mësyrë shkollat e mesme. Dhe kur mësynë dyert e Universitetit të
Prishtinës, në vitin 1981, ndodhin Demonstratat masive të njohura si Pranvera
Kosovare, ngjarje këto që iu dhanë dimension tjetër të gjitha zhvillimeve
politike në vend dhe tejvendit tonë. Pastaj po ky brezë, herë herë kishte edhe
fat, sepse janë të parët që i kanë pritur dhe përcjellur me dashuri dhe
entuziazëm Grupet Artistike e Muzikore që filluan të vinin nga Shqipëria,
prandaj kjo gjeneratë ka arsye me u krenuar me vitet e tyre, të cilat tashmë
siç e theksuam më lartë, i kanë lënë mbrapa.
Gjithsesi
ato vite lidhen edhe me kundërshtimet e para kundër vëllazërim-bashkimit, po
sidomos formësohej një rezistencë patriotike kundër tendencës së unitarizmit
serb për ta dominuar a ripushtuar Kosovën. Historia tashmë e ka kryer misionin
e vet duke i vulosur ato bëma e ato ngjarje që kanë shënuar epokën, i ka
vulosur edhe përpjekjet e këtij brezi, të kësaj gjenerate, andaj gjithçka që ky
brez ka bërë dhe vepruar janë shndërruar në fakte historike, gjurmë të shënuara
si në Libër Historik, veprime këto largpamëse në shërbim të të tjerëve, të
gjeneratava që do të vijnë. Dhe kur ndodhi Lufta e Kosovës në vitet 1998/1999,
ky brez ishte në kohën e pjekurinë, qoftë për të luftuar në radhët e UÇK-së,
për të rezistuar me forma të ndryshme, dhe pas mbarimit të luftës për ta gëzuar
fitorën e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës.
Në
kuptimin ma të mirë të këtij nocioni, sa etik po aq patriotik, epiteti “Gjeneratë
e Artë”, më së miri i shkonë këtij brezi si mirënjohje për kauzën e tyre
jetësore, natyrisht në shërbim jo vetëm të fëmijve dhe familjeve të tyre, por
të shoqërisë dhe kombit në përgjithësi!...
2.
Tubimin
e hapi Avni Musliu, ekonomist i diplomuar dhe biznismen mjaftë i realizuar, i
cili për shumë vite ishte Kryetar i Klasës. Në fjalën e tij ai tha: Ky është
takimi i tretë i radhës, jemi shumë të kënaqur që patëm rast me u takuar
përsëri, andaj iu përshëndes të gjithëve që jeni të pranishëm. Veçanërisht dy
profesorët tanë që janë këtu me ne. Dy nga kolegët (Fatmiri dhe Agimi) janë
rrugës duke ardhur, ndërsa Zymeri paska anuluar fluturimin për një rast
familjar. Tash, edhe unë u informova dhe s’kam fjalë për tu shprehur, por ai
ndërkohë do t’na paraqitet drejtpërdrejt nga New Yorku, përmes rrjeteve
sociale, edhe në “Grupin tonë në Vibër”, do të nis një video-mesazh të cilin
keni rast të gjithë ta dëgjoni. Gjthsesi ne e përshëndesim nga këtu kurse
mosprezenca e tij për ne nuk është e lehtë, mirëpo ne ndajm dhembje me të.
Përshëndes edhe ata që për arsyenat e veta nuk kanë pasur mundësi me ardhur, me
shpresë se herave të tjera do të kenë mundësi për të ardhur dhe të takohemi të
gjithë së bashku. Juve që jeni shëndosh dhe me familje mirë ju përgëzoj. Pra
edhe një herë Zymerin e përshëndesim nga kjo distancë me urimin për t’i
tejkalur sfidat dhe anëtari i familjes së tij sa më shpekjt t’i shërohet.
Me
këtë e rast dëshiroj të theksoj se takimi është i hapur dhe pavarësisht vendit
ku jemi ulur të gjithë jemi njësoj dhe të barabart, andaj shpresoj se do ta
merrni edhe ju të tjetrët fjalën, tha pos të tjerash Kryetari Ynë i klasës Avni
Musliu, ekonomist i diplomuar.
Prof.
Shaip Fazliu në përshendetjen e tij: Ju përshëndes të gjithëve dhe më vjen mirë
që ky është viti i tretë i takimeve tuaja, por është mirë me ardhë edhe të
tjerët, sepse shoh disa nga nxënësit e mi që po mungojnë. Por juve që jeni këtu
dhe atyre që nuk kanë ardhur iu sugjeroj me vazhduar kështu së bashku. Nuk e di
nëse ju kam treguar edhe më parë se ne kolegët e Shkollës Normale të vitit
1956, kur jemi regjistruar në shkollë, që atëherë e deri tash jemi bashkë. Kemi
qenë 120 nxënës, jemi gjallë 27-28 veta. Prej tyre disa janë me sëmundje më të
rënda e nuk mund të dalin prandaj apeloj ju me vazhduar se një ditë edhe ju nuk
do të mbeteni kaq shumë. Ju dëshirojë të kaloni mirë! Edhe profesor Rizah Noka,
i cili jeton në Amerikë, pos disa barcoletave, i përshëndeti të pranishmit duke
e vlerësuar këtë takim të radhës.
Profesoret
e nderuar ishin të ulur në krye të tryezës, ndërsa nxënëset dhe nxënësit e tyre
bisedonin me ta me respekt e admirim, duke i falënderuar profesorët, (edhe
ata të tjerët që nuk ishin fare aty), për kontributin e madh që kanë dhënë
në edukimin dhe emancipimin e gjeneratave të tëra.
Nga
shoqet e klasës, fjalën e mori Selvije Ibrahimi - Çitaku, e cila tha sa isha në
Itali e pastaj në Gjermani, kur e kam pasur ëndërr një takim, kështu si ky i
sotit tha ajo, dhe këtë ia kam shprehur që moti edhe Sanijes. Andaj, lus Zotin
të na jep shëndet dhe të na falë jetën dhe përseri e përseri të takohemi edhe
herave të tjera.
Hyrije
Grajçevci, është juriste e diplomuar, por me familjen e vet ajo jeton në
Gjermani. Ajo rrëfeu një dëshirë të kamotshme: Para katër a pesë viteve kur e
kam pasur bisedë me bashkëshortin, a është e mundur edhe ne me u takuar, por
nuk dija. E dija se disa jetonin jashtë, Shefqetin si gazetar, e njihte edhe
ai. Pastaj e konsideroja se ishte më vështirë për ne shoqet të cilat pas
martesës i kanë ndërruar mbiemrat. Si të them, këtë dëshirë ia lash kohës. Për
fat të mirë, pas një apo dy vitesh, u nis inciativa dhe kështu ajo dëshirë e
imja u bë realitet. Unë jam shumë e lumtur më këto tre takime, për të kaluar
verës një pasdite së bashku, është një ndjenjë e mirë, një kujtim i mirë që ne
që jetojm jashtë do ta bartim me vete, tha pos të tjera Hyrije Grajçevci -
Krasniqi. Po këtë ndjenjë e patën edhe Hylkije Kica, Shpresë Gjonbalaj –
Hashani, dhe Sanije Dakaj - Ejupi.
Pastaj
diskutuan edhe Ramadan Hasani, Gani Krasniqi, Hamdi Morina, Agim Dakaj, e shumë
shumë të tjerë. Vlenë të thuhet se në mes këtyre diskutimeve, edhe Zymer
Gjonbalaj nga New Yorku i përshëndeti të pranishmit duke kërkuar falje për
mosprezencën e tij, dhe pas pak edhe në Grup e nisi një Video-Mesazh në të
cilin thuhej:
Të
dashura shoqe dhe shokë, si dhe profesor të nderuar,
fillimisht po ju uroj për Takimin e Tretë që tani është bërë Tradicional i
gjeneratës sonë, dhe njëherit ju uroj një pasdite të bukur, të këndshme dhe
vëllazërore, ashtu siç ju dini dhe e meritoni Gjenerata ime!
Ju kërkoj falje për këtë mungesë timen, ju e dini se une në shkollë kam qenë i
rregullt dhe me pak mungesa, për të mos thënë fare! Po ashtu ju kërkoj falje
pse po detyrohem t’iu përshëndes me këtë Video-mesazh dhe jo të jem fizikisht
prezent në mesin tuaj.
Jeta ka sfidat e veta gjithashtu, por kur ndodhin të pa priturat jemi të
detyruar ta sfidojmë vetveten edhe me vështirësi. Në këto rrethana të rënda, u
detyrova ta anuloj biletin e aeroplanit që e kisha rezervuar për 20 korrik
2024, dhe po ashtu edhe të gjitha aranzhimet tjera.
Jam tronditur pa masë, kur kam marrë një vendim të tillë për të mos udhëtuar,
dhe kështu po përpiqem ta përmbush edhe premtimin e dhënë para jush. Kam një
rast familjar dhe në këto rrethana nuk mund të mos jem pran saj.
Ju përqafoj të gjithëve, një nga një, dhe më besoni me shpirt e zemër jam me
juve. Unë pres me padurim publikimin e fotografive dhe Reportazhin të cilin do
ta bëjë shoku ynë i klasës Shefqet Dibrani, të cilit shfrytëzoj rastin t’ia
uroj ditëlindjen të cilën po e feston me Juve!
Ju përqafoj edhe një herë të gjithëve!
New York, 03.08.2024.
Zymer Gjonbalaj
***
Kësaj
radhe në Takimin e Tretë, kishin ardhur: Agim Dakaj, Gjermani; Agim
Grajqevci, Kosovë; Agim Muhaxheri, Kosovë; Avni Musliu, Kosovë;
Destan Hashani, Kosovë; Ejup Kurshumliu, Kosovë; Fatmir
Sogojeva, Suedi; Gani Krasniqi, Francë; Halil Gashi, Zvicër; Hamdi
Morina, Gjermani; Hylkije Kicaj, Kosovë; Hyrije Grajqevci,
Gjermani; Ramadan Hasani, Kosovë; Sabit Ademi, Gjermani; Sabit
Kostanica, Kosovë; Sami Leci, Kosovë; Sanije Dakaj, Gjermani; Selvije
Ibrahimi, Gjermani; Shefqet Dibrani, Zvicër; Shpresa Gjonbalaj, Kosovë;
Xhemdush Mjeku (Xhemajl Mjekiqi), Kosovë
3.
Në
këtë takim, nga “Gjenerata e Artë”, kishin ardhë mjaftueshëm, dhe
mjaftueshëm të rinjohur nga dy takimet paraprake, të gjithë të gëzuar dhe të hareshëm,
që përsëri e përsëri po takoheshin për të shkëmbyer biseda, rrëfime e tregime
të jetës, parë e përjetuar nga këndvështrime të ndryshme dhe gjithëfarshe. As
kalimi i kohës nuk i kishte zbehur kujtimet e bukura, kujtime këto që po
rinonin edhe moshën e tyre. Është e vërtetë se koha bënë ndryshime, por nga
pamja, sidomos nga përjetimet emocionale dhe ato shpirtërore, të gjithë
dukeshin të mbajtur, të hareshëm dhe tejet gazmor.
Natyrisht,
edhe kësaj radhe disa nga shoqët dhe shokët nuk morën pjesë, shumica për arsyet
e tyre personale, janë edhe disa që nuk janë lajmëruar fare?! Edhe ata i kanë
arsyet e veta, i kanë hallët e tyre, andaj këta që ishin këtu thoshin, nuk
duhet ta marrim për hidhërim, sepse janë plot katër dekada të futura si pykë
ndërmjet jetës sonë, pastaj janë familjet, sfidat e jetës dhe ndoshta edhe
gjendja ekonomik, që do të kenë ndikuar për ta “harruar premtimin” e lënë peng
para katër dekadash, për t’mos u harruar, kurse ajo vazhdimësi që ka rinisë
para tre vitesh, për t’mos u shkëputur më kurrë.
As
ky takim, (njëjt si ata dy të tjerët më parë), nuk kaloi pa i kujtuar
disa nga shoqet dhe shokët e klasës të cilët që moti i kanë dhënë lamtumirën
kësaj bote, siç janë: Sabrije Gjoshi - Namani dhe shoku tjetër Isa
Sh. Istogu, nga Polluzha e Drenicës, inxhinier dhe profesor i teknologjisë,
vrarë në Luftën e Kosovës. U përkujtua edhe Zymer Bekteshi i cili ka
vdekur pas takimit të parë të kësaj gjenerate. Ata u nderuan dhe u kujtuan me
pietet!
Me
mallë të pashuar, u kujtuan edhe shoqet dhe shokët e tjerë që janë gjallë, por
nuk kanë ardhur, shpaloseshin kujtime për ta, ndonjë barcoletë tregohej, dhe
dikush tregonte se kënd, ku e paskan takuar?!... Në këtë klasë të mrekullueshme
ka qenë shoqja Xhevahire Ujkani, e martuar në Prishtinë, dhe shoqja tjetër
Minire Maxhuni, e cila jeton në Gjermani, ndërsa Sanije Mujolli, prej shumë
vitesh ka emigruar bashkë me familjen e saj në Amerikë. E, Sanija si atëherë e
dashur dhe respektuese që ishte, është bërë pjesë e Grupit të Klasës në rrjetin
social “Viber”, aty ajo komunikon dhe mban kontakte gati me gjithë të
pranishmit.
Nga
shokët e kësaj gjenerate, që nuk kanë ardhur, janë edhe Isak Qolli, që jeton në
kosovë, si dhe Sabit Konstanica. Kurse Ramadan Ujkani, mr. Shefqet Emini dhe
Ymer Brestovci e Sabit Ademi, jetojnë në Gjermani, kurse në Finlandë,
bibliotekisti Hysni Krasniqi, ndërsa në Britani të Madhe, ekonomisti Kadri
Fazliu, kurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë profesorët e kimisë:
Fazli Qosja dhe Zymer Gjonbalaj, ky i fundit promotori kryesor i këtyre
takimeve, që sivjet për arsy familjare nuk arriti të vinte, të pranishmëve iu
drejtua me një Video-Mesazh.
4.
Gjithsesi,
sivjet kaluam një ditë të bukur, e cila të paktën për autorin e këtij
reportazhi do të mbetet simbolikë e rrallë, tepër e rrallë dhe emocionues pa
dyshim, pasi ky takim rezultoi pikërisht në ditëlindjen e tij. Me këtë rast
shoqet dhe shokët e klasës, atij i uruan ditëlindjen duke i dëshiruar shëndet
dhe suksese. Madje Ramadan Hasani, shoku ma i mirë, ia solli atij një orë dore,
prej atyre nga marakt më të njohura zvicerane. Sigurisht ishte kjo një arsye
shtesë për të pranishmit që u grishën me ëmbëlsirën e ditëlindjes së tij.
Pastaj Sh. Dibrani, i falënderoi përzemërsisht shoqet dhe shokët e klasës, të
cilët Takimin e Tretë të tyre e kishin sinkronizuar pikërisht me ditëlindjen e
tij, duke e përjetuar si njërin nga momentet më shembëlluese (dhe nuk mbeti pa
i tejkaluar emocionet në raste të tilla, sepse ai i përjetoi si vlerësim për
gjithë punën e tij publike në fushën e letërsisë dhe të publicistikës
shqiptare. Vërtetë, (të shprehem në vetën e parë), si autor i shumë e
shumë librave dhe artikujve publik, sot në këtë përvjetor timin jam ndjerë
tepër i vlerësuar dhe shumë i respektuar, për urimet dhe përgëzimet që mora nga
shoqet dhe shokët e klasës, prandaj si shumëherë të tjera, u ndjeva krenar me
këtë gjeneratë, e cila edhe këtë ditëlindje timen e shndërruan në festë të
klasës e të kësaj gjenerate!... prandaj me shumë emocione tërë karrierën e vet
letrare e publicistike ua dedikoi si kontribut i tyre, sepse siç tha ai, ju nuk
jeni të vetdijshëm sa keni ndikuar ju e familjet e juaja në emancipimin dhe në
vetdijen krijuese, prandaj çdo gjë e imja, çdo fjalë e juaja, më besoni se
është frymëzim i marrë nga ju, andaj ju dua dhe admiroj pa fund.
5.
Edhe
gjatë këtij takimi, nuk mbeti pa u shprehur dëshira e shoqeve dhe shokëve, që
në takimet e radhës, me ardhë edhe ato shoqe dhe ata shokë të cilët janë
gjallë, pasi këto takime tashmë janë duke u shndërruar në “Manifestim Tradicional”
të kësaj gjenerate.
Si
çdo nismë që ka fillimin e vet, edhe takimi i sotëm pati fundin dhe çastin e
ndarjes, që nuk kaloi pa emocione mellëngjimi. Natyrisht kjo pasdite e 3
gushtit 2024, kaloi më shpejt se sa që mendohej, andaj të gjithë u ndanë të
kënaqur, që arritën edhe sivjet të takoheshin me këtë përbërje, me shpresë se
takimi tjetër do të bëhet edhe më i kompletuar.
Dhe
si çdo brez tjetër, edhe kjo gjeneratë, vitet më të bukura të rinisë, i kanë
kaluar në Shkollën e Mesme në Obiliq, andaj nga ajo kohë ka kaluar gati gjysmë
shekulli, as koha nuk i paska zbehur kujtimet, krysisht të bukura dhe të
natyrave të ndryshme. E bashkë me këto vlera është ruajtur me fanatizëm kodi i
mirësjelljes i respektit, dhe kodi i falënderimit i cili iu dedikohet organizatorëve
kryesor, prof. Zymer Gjonbalajt, kimist dhe Avni Musliut,
ekonomisti i diplomuar, i pari në Amerikë dhe i dyti në Atdhe,
natyrisht si gjeneratë e kimisë, proceseve iu duhet një katalizator, në këtë
rast, një i tillë padyshim ishte ndërmarrësi i suksesshëm që jeton prej shumë
vitesh në Gjermani, Agim Dakaj, laboranti i dikurshëm në Fakultetin e
Kimisë, i cili bashkë me motrën e tij Sanijen, dhe të tjerët së bashku, bënë që
takimi i svjetmë te jetë kaq i bukur dhe në këtë nivel.
Krejt
në fund, duhet të theksohet se gjatë gjithë kohës, të pranishmit kanë bërë edhe
fotografi të shumta e të ndryshme, sigurisht për t’i pasur si kujtim në albumet
e tyre personale e familjare.
Milloshevë, 03.08.2024.
Shefqet DIBRANI
PJESA E DYTË:
PËRSIATJE
RRETH NOCIONIT “GJENERATË E ARTË”
Prologu:
Këtë
shpjegim, përkatësisht këtë përsiatje, paraprakisht e kam publikuar brenda
Grupit të Klasës në rrjetin e mbyllur social “Viber”, aty ku komunikojmë, urojm
e bëjmë gallata të shumta. Duke menduar se si shpjegim ka një rëndësi edhe më
të gjerë, kuptohet me disa plotësime, po ia bashkëngjes këtij reportazhi, i
cili është i rregullt nga takimet e rregullta të këtij brezi, të kësaj
gjenerate, të shoqeve dhe shokëve të klasës, i vetëdijshëm, pa të cilët, si
autor, por edhe si njeri, nuk do të isha ky që jam, jo vetëm pse jam
falënderuar kur i kam shkruar reportazhet dhe disa skica të publikuara për këtë
gjeneratë, aty-këtu nëpër rrjetet sociale, por respekti im ka të bëjë edhe me
një falënderim të largët, për gjithë atë afri e dashuri që ma patën krijuar e
dhuruar sa ishim s’bëshku me ta në shkollë, prandaj vitet dhe dekadat e ndarjes
asnjëherë tek unë nuk e kanë zbehur dashurinë, kujtimin dhe admirimin tim që
kam për të gjithë!...
1. “E Arta” si nocion
gjuhësor:
Shprehja
“E ARTË”, në gramatikë është mbiemër, i cili kryesisht përdoret për një send i
bërë prej ari ose që është larë (flakëruar) me ari. Po ashtu thuhet për një
mjet, a vegël metali që është e punuar prej ari, siç janë unazat, orët, lugët
dhe enët e ndryshme etj. “E artë”, thuhet edhe për diçka e qëndisur me fije
ari, si jelekët, xhamadanët, xhubletat etj. Shembuj të tjerë i kemi edhe për
monedhat, stolitë dhe medaljet e arta, si “pena e artë” dhe zinxhirët e stolit
tjera prej ari ose “Ylli i artë”, që jepej për titullin ”Hero i Popullit” ose
“Hero i Punës Socialiste” dikur në sistemin e diktaturës së proletariatit
socialist, kurse tash ky “YLL”, po ashtu “Yll i artë”, jepet për “Heronjtë e
Demokracisë”, “Luftëtarët e Lirisë“, ndërsa për arritje në fusha të caktuara,
jepet: “Medalja e Artë e Pavarësisë”, “Medalja Presidenciale”, etj.
2. Flakërimi i të
Artës:
Shprehja
“E artë” ose i “flakëruar”, thuhet edhe për njeriun që ka shkëlqyer, dhe
njeriut që ka marrë ngjyrën sikur të ishte prej ari. Pamje që duket i zverdhur
por i shkëlqyeshëm. Shembuj: Flokë artë. Grurë i artë. Rreze të arta etj.
3. Brezi i Artë:
Figurativisht
- GJENERATË E ARTË, thuhet për shoqet dhe shokët e një klase a të një
gjenerate, shoqet dhe shokët e studimeve, të punës a specializimit, ose
gjenerata e parë, e dytë, e tretë e emigracionit dhe shpërnguljeve masive.
Thuhet “Gjeneratë e Artë”, për atë gjeneratë që ka vlera të mëdha, që ka veti
dhe aftësi të çmueshme. Që kanë rezistuar e kanë mbijetuar. Që kanë vepruar e
nuk janë dorëzuar. Që kanë duruar e janë vetmohuar. Që kanë luftuar dhe kanë
triumfuar. Që janë shkolluar, kanë zhvilluar e ndryshuar veten, vendin e
shoqërinë. Thuhet për atë gjeneratë e cila ka Zemër të artë. Zemër të mirë dhe
veti ose sjellje të arta. Për një brez a gjeneratë punëtore e përparimtare që
kanë mendime të arta, duar të arta, krijime artizane të arta. Për ata që kanë
fjalë a shprehje të arta, që kanë porosi dhe këshilla me përmbajtje
përparimtare, progresive e të sakta, dhe kanë një mesazh të caktuar, të saktë e
të vërtetë dhe me vlerë humane e progresive. Fjalë e artë, porosi e artë,
shprehje e artë letrare, shprehje a fjalë për të zgjidhur çdo gjë si me shkop
magjik.
Po
ashtu tek ky nocion ndeshim edhe shprehjen “Mesi i Artë”, që ka të bëjë
me ndërmjetësim në mes të flakëruerës dhe të shëmtuerës, së këndejmi kemi edhe
atë mesin e artë që duket të jetë: Qëndrim, pozicion i mesëm, që i bie as andej
as këtej; qëndrim neutral që nuk zgjidh problem, nuk të kryen punë ose veprim
interesi që nuk të çon (të futë) në telashe, në konflikt, a në ngatërresë, në
mes dy palëve të kundërta dhe që shpeshherë krijon mundësi për vete për të
përfituar nga të dyja palët, anët, etj. etj.
Pastaj
kemi edhe moshën e artë të cilën ne e kemi kaluar. Që ishte koha më e bukur në
jetën tonë, e cila bashkë me vitet e rinisë na shkoi nëpër luftën e klasave,
fërkime që prodhuan burgosje politike, nëpër gaz lotësjellës, nëpër tym armësh,
nëpër furtuna e erëra ideologjike, nëpër orë policore, nëpër rrahje e bastisje,
dhunë fizike e psikike, helmime e dhunime poshtruese, prandaj nëpër këto
rrethana NE e kemi ndërtuar “Shekullin Tonë të Artë”, dhe kjo gjë s’ka
dyshim, sepse NE arritëm ta përjetojmë lirinë dhe të presim Kohën e Artë të
Pavarësisë së Kosovës, kohë e cila ka shënuar lulëzimin më të madh, në
fushën e zhvillimit ekonomik dhe të përparimit të vendit tonë, dhe në kohën kur
shkenca dhe teknologjia kanë mundësi për tu zhvilluar e përparuar më shumë e më
shpejt, dhe bashkë me to edhe zhvillimi i sportit, muzikës dhe kulturës, duke
bërë zhvillimin e atyre arteve që e kanë bërë “Të Artë” historinë e re
të vendit tonë dhe Gjenratën Tonë kaq të Artë dhe kaq krenare!...
4. Gjeneratë e
shndërruar si në Libër të Artë:
Gjenerata
jonë, pa dyshim është NJË LIBËR I ARTË, (jo ata që i kam shkruar unë), por
Libër në të cilin janë shënuar rezultatet dhe arritjet e mëdha, aty ku janë
shënuar emrat e njerëzve, fëmijëve dhe familjarëve tanë me suksese dhe
rezultate të shquara, e disa janë Heronjë të Lirisë të cilën ne po e gëzojmë!
Prandaj për këtë GJENERATË - Pra për Juve Shoqe dhe Shokë, duhet
shkruajtur me shkronja të arta, ju meritoni shumë, andaj shumë prej jush merrni
falënderime e përqafime nga pasardhësit tuaj, si mirënjohje për atë që keni
bërë për vete dhe brezat pas nesh, andaj kontributi Ynë i përbashkët, do
të përjetohet si diçka e bukur dhe e shënuar që është e lavdishme dhe e
levërdishme për fëmijët tanë, për shoqërinë dhe vendin tonë. Në cilësinë e
shokut të klasës, dhe si autor, lutem që Juve “GJENERATË E ARTË”, Zoti t’iu
bekojë!…
Epilogu:
Këto
përsiatje teorike janë vetëm disa shprehje të cilat, unë që ua njoha sfidat e
kaluara, u përpoqa t’i artikuloj si mendime për nocionin shumë të përfolur këtu
në Grupin Tonë se ne jemi “GJENERATË E ARTË”, dhe kemi shërbyer me devotshmëri,
në parim për ruajtjen dhe vazhdimësinë etnike, etike e kulturore, mesazh ky për
brezat tjerë, se si duhet edhe ato e ata, për t’i ruajtur e kultivuar traditat,
dhe si duhet për tu vlerësuar e kaluara e ndritshme!...
Kjo
përpjekje e madhe, e Treta me Radhë u materializua, në saje të punës e
përpjekjes dhe të qëndresës së vazhdueshme që keni bërë gjatë tërë jetës suaj
për të mbijetuar. Prandaj edhe këtë herë më 03 gusht 2024, “Takimi ynë i Artë”,
shëmbëlleu e flakëroi nga fjalët dhe urimet tuaja të bukura. Mbase Ju patët të
drejtë kur vjet luteshi që edhe takimi i radhës për të ardhë i bardhë siç erdhi
edhe Liria e Kosovës! Zoti ju bekoftë të gjithëve, Juve shoqe dhe shokë të
Gjeneratës sime të Artë, e bashkë me Juve, Zoti e bekoftë edhe Lirinë dhe
Pavarësinë e Kosovës!...