Udhëpërshkrim
Bashkim Saliasi: Udhëtim në Nishovë
E merkure, 26.06.2024, 06:58 PM
UDHËTIM
NË NISHOVË
(Reportazh
pranveror)
Nga
Bashkim Saliasi
Në
datën 26. 05. 2024 vendosëm me Dritanin (djali i Agim Spahos), që të bënim
familjarishtë një vizitë në Nishovë, në vendin ku punuam si mësues dhe jetuam
disa vite. Ne të tre morëm rrugën për në Nishovë, në oën gjashtë të mëngjesit.
Rruga na eci për bukuri. Tani është një djalë i kujdesshëm në timon dhe njohës
i mirë i sinjalistikave të rrugëve të reja që janë ndërtuar këto vite në zonën
malore. Kur kaluam në Belsh të Elbasanit, imeshoqe e pyeti Tanin; - nga cila
rrugë po kalojmë ne, se nuk po e kuptoj?
-Në
këto vite, rrugët e Shqipërisë kanë ndryshuar, nuk është më si më parë, që
ishte vetëm një rrugë për të udhëtuar drejt Beratit. Unë i rash nga Belshi,
-tha Tani. Nga rruga që lidh Belshin me Kuçovën dhe më pas në qytetin e
Beratit. Këtej nga po kalojmë ne, është rruga më e shkurtër se nga Durrësi,
Kavaja, Rrogozhina e Lushnja.
-Do
qëndrojmë këtu në Belsh të pimë kafenë?
-pyeti Tani.
-Qëndrojmë
më mirë te fiqtë në Uznovë, -i thash unë Tanit. Lokali te fiqtë na pëlqen, se
ka ambjente të përshtatshme për shlodhje dhe kafeja me një gotë raki shijojnë
të shoqëruara me një gotë ujë Bogove. Kaluam Kuçovën dhe aerodromin që ishte
shtrirë deri anës rrugës, për në Berat. Me radhë kaluam qytetin e Dimalit dhe
iu afruam Beratit. Pasi kaluam Urën e Goricës, morëm rrugën e re, të ndërtuar
anës lumit Osum, për të dalë në Uznovë.
Imeshoqe
pyeti përsëri.
-Tani,
ajo rruga që i binte qytetit mespërmes, nuk funksionon më?!
-Po,
ajo rrugë funksionon, por tani përdoren rrugët jashtë qytetit dhe nuk lejohet lëvizja
me automjete brendapërbrenda qytetit. Kaluam Uznovën dhe ju afruam lokalit. Tani
ndaloi makinën dhe na ftoi të uleshim, për tu shlodhur në ambjentet e lokalit.
Kamarieri
erdhi shpejtë dhe pasi mori porositë, nuk vonoi ta sjell atë. Shërbimi në
qytetin e Beratit kudo që të ulesh është i shpejtë dhe i kulturuar.
Nuk
qendruam gjatë. Pasi bëmë pagesën morëm rrugën për në qytetin e Poliçanit. Në Qafë
të Shëmtodës, para syve tanë, u shfaq Mbrakulla dhe kodrat e qytetit të Poliçanit
dhe ato të Kapinovës. Kur iu afruam Prokucës, Tani drejtoi makinën në drejtim të
Kapinovës. Imeshoqe, pasi përshkruam pak rrugë, e pyeti përsëri Tanin me habi;
-Nga
po kalojmë tani? - se kjo rrugë nuk të çon në qytetin e Poliçanit?!
-Ke
të drejtë, ne qytetin e Poliçanit e lamë poshtë dhe po kalojmë nga rruga e re
sipër, që të çon në Kulmak. Rruga e re kalon nga fshati Kapinovë, del në
Bargullas dhe prej andej në Nishovë. Rruga
është shumë e ngushtë dhe plotë kthesa.
-Si
nuk bëmë një gjë për së mbari ne shqiptarët?! -i them Tanit.
-Në
gjithë botën “vjedhin” në ndërtimin e rrugëve me cm, por jo si këtu te ne, me
metër, të ngushta po, pa vend ndërrimi të dy makinave po, pa sinjalistikë po
etje…
Dalngadalë
u ngjitëm në fshatin Kapinovë. Në këtë fshat, të bie në sy puna e shkëlqyer që
bëjnë banorët e këtij fshati. Të gjitha arat ishin mbjellë me lloj-lloj
kulturash që nga qepët, hudhrat, fasulet, domatet, specat dhe gjithfarë
kulturash të tjera grurë e misër. Banorët e fshatit Kapinovë janë shumë punëtorë
dhe gjatë gjithë vitit shesin prodhimet e tyre në qytetin e Poliçanit dhe të
Beratit.
Kur
dolëm në krye të fshatit Bargullas, para syve tanë u shfaq një panoramë e
bukur. Lartë u duk Vitaleni, një vend i shenjtë, ku shkolla jonë çdo pranverë
organizonte ekskursionin pranveror. Më pas u shfaqën fshatrat Bargullas, Nishovë
e Novaj. Në horizontë dukeshin Dobrusha, Selani, Vëndreshat e Spathara,
Therepeli e Vala dhe deri te fshatrat e Beratit, që kufizohen me Përmetin dhe
Skraparin. Bargullasi është një fshat me shumë histori. Në kodër ndodhet lagja
Koron, poshtë nesh lagja Spaho, Xhamallati, Lulaj, Kondi, Ymeti, shtëpia e Sulo
Haxhillarit dhe ajo e Tefik Kalluçit dhe sipër lagja Keli. Shumica e mendimtarëve të arkeologjisë besojnë se Kalaja e
Bargullasit, daton rreth shekullit të III-të, përpara Krishtit. Kalaja e
Bargullasit, ka qenë e ndërtuar para se të ndërtohej kalaja e Beratit. Sot kanë
mbetur vetëm rrënojat e kalasë.
PAK
HISTORI PËR KALANË E BARGULLASIT (Marrë nga faqja e internetit)
Kalaja në
bregun e Koronit, Bargullas. Fortifikimi i Bargullasit ndodhet në një kodër dominuese në perëndim të
fshatit Bargullas. Prej kësaj kodre në horizont në veri ndodhet mali Tomor,
vargmali i të cilit vazhdon edhe në drejtimin verilindor. Kjo kodër ka një
pozicion dominues, duke krijuar marrëdhënie në hapësirë me një numër
fortifikimesh. Në veri ndodhet kalaja e Tomorit, në veriperëndim kalaja e
qytetit të Beratit, në po të njëjtin drejtim, me pak shmangie, në perëndim
ndodhet Gradishta e Peshtanit. Kodra e fortifikimit të Bargullasit njihet
ndryshe me emrin “Bregu i Koronit” ose “Kisha”. Fortifikimi rrethonte një
sipërfaqe prej rreth 600 m 2, dhe muri ka një trashësi që nuk i
kalonte 1,10 m. Sot gjurmët e mureve rrethuese ruhen vetëm në disa pjesë të
kodrës. Më tepër të dukshme ato janë në pjesën jugore e juglindore. Nga këto
mbetje shihet qartë se muret kanë qenë ndërtuar me gurë gëlqerorë kuadratikë të
përzierë më gurë shtufi, ku më tepër mbizotërojnë këta të fundit. Pjesët e
tjera të rrethimit të kodrës janë shkatërruar gjatë hapjes së llogoreve në
luftën italo-austriake, në vitet 1917-1918. Blloqet e gurëve të shtufit në
fragmentet e ruajtura të murit kanë përmasa mesatare me gjatësi 0,83m x gjerësi
0,50m x lartësi 0,26m; ndërsa ato gëlqerorë shkojnë nga gjatësi 0,36m x gjerësi
0,42m x lartësi 0,36m në gjatësi 0,36 x gjerësi 0,46 x lartësi 0,50m. Mbi
sipërfaqen e kodrës u gjetën fragmente qeramike, ku më tipik ishte një fund ene
prej qeramike fine. Në pjesën fundore të kodrës së fortifikuar, rreth 700 m
larg saj janë vënë re gjurmë varresh, dhe pranë tyre u gjetën disa fragmente
qeramike. Shënim: Materiali është marrë nga artikulli: “Ekspeditë përnjohëse në rrethin e Skraparit, Tetor 2008”
Ja pse këto vende kanë plotë histori në lashtësitë
e tyre…
-Ja,
-tha Tani, ato shtëpitë e rrëzuara atje poshtë, janë të lagjes Ballo, kurse atje
në kodër te qafa është Lapidari, që na sillnit ju me shkollën çdo pesë maji. Shkrepa
disa herë aparatin fotografik dhe më pas morëm rrugën për në Nishovë, te shtëpia
e Agimit, babait të Dritanit. Kaluam për krye të fshatit Bargullas dhe së bashku me timeshoqe takuam
disa banorë gjatë rrugës. Mbi fshatin Nishovë Tani mori kthesën dhe filloj të
eci me ngadalë në një rrugë të paasfaltuar.
Imeshoqe
pyeti Tanin; - përse nuk është shtruar me asfalt kjo rrugë që shkon në Nishovë?
-Mirë
dhe kaq, e bëri Adriatik Zotka, se ne për të zbritur për te shtëpia jonë, na
duhej të shkonim nga ajo rruga e keqe e Bargullasit, që ka qënë dikur në kohën
e kooperativës. Në zbritje takuam disa bonorë të Nishovës. Sapo ju afruam
shkollës, zbritëm nga makina dhe të parët që takuam ishin Beku dhe Tahiri. Hymë
në oborrin e shkollës.
Çdo
gjë nga ato që kishim ndërtuar ne me mund e djersë në vitet ’80-’88, ishte
shkatërruar krejt. Kishin mbetur gjurmë të dy portave, nga komunikonim për të
hyrë dhe për të dalë në ambjetet e shkollës.
Imeshoqe
pasi hodhi sytë në ambjentet e oborrit të jashtëm të shkollës u shpreh me keqardhje
dhe habi;- vetëm arra paska mbetur? !
-
I paskan prerë të gjitha pemët, qershitë, mollët, kumbullat, akacijet,
ligustrat dhe mozaikun në hyrje të shkollës, i ndërtuar me zajet e grumbulluara
me nxënësit nga lumi i Bogovës, kur zhvillonim orët e ekskursionit. Kanë mbetur
edhe banjat, -i them unë- të cilat i ndërtuam për të mbajtur veglat e punës dhe
më pas i kthyem në tualete brenda oborrit të rrethuar të shkollës.
U
ndamë me Tahirin dhe në shoqërinë e Besnikut, xhaxhait të Dritanit, shkuam te
shtëpia e Agim Spahos, ku na kishin ftuar për drekë. Në pamje të jashtëme, vila
e ndërtuar me një artikturë të kohës, na pëlqeu shumë. Në ambjentin e jshtëm të
binte në sy një çezëm me uji të ftohtë dhe muri i zbukuruar me pllaka guri të
malit Tomor. Në oborrin e vilës na pritën Agimi, Ollga dhe e shoqja e Besnikut,
Dyshja. U ngjitëm në katin e dytë. Kudo mbizotronte rregulli dhe pastërtia. Agimi
me Ollgën na pritën përzemërsishtë dhe na ftuan të uleshim në ambjentet e
brendshme të vilës.
Jemi
shumë të gëzuar,- tha në urimin e tij Agimi - si unë dhe Ollga që na solle Linën
për vizitë.
Urimet
i takojnë Tanit, - i them unë, sepse ai na mundësoi që të merrnim rrugën për te
ju, këtu në Nishovë, - i them Gimit.
Ollga
dhe imeshoqe u takuan me mall dhe të dyja kishin se çfarë të kujtonin.
Agimi
është nipi i Shefit Beut, që ishte martuar me hallën time, Feruzenë, dhe kishte
djal të jatin e Agimit, Ismail Benë. Gjatë kohës që unë banova në Nishovë halla
ime Feruzeja, vinte shpesh nga Bilça dhe qëndronte në familjen tonë. Në kohën që
unë jetova në Nishovë Agimi, ndërtoi shtëpitë afër nesh dhe shpesh qëndronim
bashkë në familjet e njëri-tjetrit.
Pasi
na uruan mirëseardhjes, Ollga shtroi petulla të ngrohta, të sapo bëra, në
tavolinë të shoqëruara me mjalt, salcë kosi, gjizë, gjalp, fruta etj dhe me nga një
gotë raki. Më pas solli dhe mish qëngj, të porsa pjekur në furrë. Mëngjesi na
shijojë shumë dhe nga atmosfera e ngrohtë që na krijuan në familjen e Gimit.
Agimi
na bëri me dije se, kafen ekspres, do ta pimë në Kulmak, te Dervish Iljazi. Imeshoqe
qëndroi në Nishovë me Ollgën dhe kunatën e saj, kurse unë, Agimi dhe Tani morëm
rrugën për në Kulmak. Porsa dolëm në Breg të Qamës u shfaq fshati im, Dobrusha.
Tani, sikur ma lexoi mendimin dhe ndaloi makinën. Zbrita dhe shkrepa disa herë
aparatin fotografik. Kur iu afruam Dërrasës së Qamës,- i them Gimit;
-Kur
isha pa shkuar në shkollë të mesme, çdo vit mblidhja me çunat sherebel dhe
vinim deri këtu, sepse sherebela ishte më e dëndur dhe më e rritur. Shpesh
shkonim dhe deri te Gjurma e Abaz Aliut. Rruga me asfalt dhe e mirëmbajtur bëri
që brenda një kohe të shkurtër të ndodhemi në Kulmak. Pasi parkuam makinën dhe
u përshëndetëm me punëtorët që punonin në ambjentet e Teqes, morëm rrugën për te
busti i Dervish Iljazit dhe më pas te vendi ku gjenden shenjtorët dhe në fund
ndezëm qirinj, për mirësi e mbarësi të familjeve tona. Në mbarim të riteve morëm
rrugën për te resorti i Adriatik Zotkës. Ambjentet e hotelit, që është ndërtuar
në Kulmak, janë ambjente që ia vlejnë të pushosh, por shërbimi ishte për të dëshiruar.
Qëndruam gati një orë dhe më pas morëm rrugën për në Nishovë, te shtëpia e
Agimit. Në shtëpinë e Agimit na priste një drekë me mishqëngji të pjekur dhe gjithë farë ushqimesh si salcë
kosi, djath, gjalp, sallat jeshile dhe plotë të tjera. Në bisedë me Agimin, mësova
se, çdo gjë që mbjell dhe vjel është bio pa spërkatje, ashtu sikundër i bënë nëna
natyrë. Në drekën e shtruar për nderin tonë merrnin pjesë dhe vëllezërit e
Agimit, Ladimiri, Besniku dhe e shoqja e tij Dashuria. Gjatë drekës folëm dhe
me vëllan e Agimit, Fitimin, që punon e jeton në Greqi. Dreka kaloi në një
atmosferë tepër gazmore dhe mbetëm të kënaqur të dy palët. Për ne ishte një pritje
përrallore me plotë të mira. Mbetëm shumë të kënaqur nga mikpritja, respekti që
ruanin akoma ndaj nesh, si mësues të viteve ’80, jo vetëm vëllezërit e Agimit,
por edhe gjithë banorët e fshatit Nishovë, që banonin aty. I falenderojmë nga
zemra dhe i ruajmë në kujtesën tonë me respekt dhe dashuri.
Pasi
u ndamë me familjarët, morëm rrugën e kthimit për në Tiranë. Këtë radhë Tani
plotësoi kërkesën e timeshoqe, e cila kërkoi që në kthim do të kalojmë nga rruga
e vjetër. Tani, eci ngadalë, sepse rruga ishte e prishur dhe nuk kishte vënë
njeri dorë për ta rregulluar. Më në fund zbritëm në Pronovikë dhe morëm rrugën
për në Tiranë. Kaluam qytetin e Poliçanit, Mbrakullën dhe arritëm në Berat.
-Këtë
radhë tha Tani do i biem nga Lushnja dhe do qendrojmë pak kohë në Durrës, të
takojmë mësues Asqeri Koxhan. Na pëlqeu shumë mendimi i Tanit dhe të dy me një
gojë aprovuam këtë mendim, pasi na kishte marrë malli për kolegun tonë. Tani, gjatë
rrugës na foli me shumë respekt për mësues Asqeriun, i cili tani është në moshë
madhore, në pension.
Dhe
ne, kemi kaluar shumë mirë me mësues Asqeriun, gjatë viteve që qendruam në
Nishovë, bile atij dhe familjes së tij, i jemi shumë mirënjohës, sepse më ka
shpëtuar jetën në një qershor të vitit 1984, kur u helmova pa dashje në
shtëpinë e Feritit.
Rruga
kaloi shpejtë dhe në fund qëndruam afër shtëpisë së mësues Asqeriut, që na
priste te lokali. U takuam gjithë mall dhe respekt me kolegun tone, që kishim punuar
bashkë disa vjet, në shkollën “Ilmi Koxhaj”, në Nishovë. Pasi pimë kafen dhe u shmallëm me njëri-tjetrin,
i kërkuam leje kolegut të nderuar dhe respektuar, Asqeri Koxhajt për tu larguar
drejtë Tiranës. U ndam nga kolegu ynë Asqeri Koxhaj të përmalluar dhe morëm rrugën
për në Tiranë. Gjatë rrugës, disa herë pyeta timeshoqe, nëse ndihej e lodhur
dhe ajo me sinqeritet u përgjigj që nuk e ndieva fare lodhjen, por u kënaqa
shumë nga ky udhëtim.
Më
në fund arritëm në shtëpi dhe falenderuam Tanin, për udhëtimin që na mundësoi
për në Nishovë, të planifikuar prej shumë vitesh dhe u bë realitet sot më
26.05.2024.
I
përshëndesim dhe i falenderojmë me shumë respekt dhe dashamirësi, gjithë banorët
e fshatrave Nishovë, Bargullas dhe Novaj që na takuan dhe respektuan.
Me
respekt dhe mirënjohje Bashkim dhe Angjelina Saliasi Tiranë, 24. 06. 2024
Angjelina Saliasi te lokali te Fiqtë Pamje
nga fshati Nishovë 26.06.2024 Dritani,
Angjelina dhe Bashkimi Maji 2024
Tahir
Çela, Angjelina dhe Besnik Spaho në ambjentin e shkollës Pamje
nga Dobrusha, marrë nga mali Tomor Bashkimi
dhe Agimi
Bashkimi dhe Dritani
Në Kulmak
Tavolinë me
ushqime bio, Nishovë 2024
Mikpritja shqiptare Çezma e Agim Spahos ne oborrin e shtepisë
Te Bregu Qamës Tani, Agimi dhe Bashkimi Në krye të Bargullasit Në Kulmak, te vendi shenjtë