E marte, 23.07.2024, 08:42 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Bashkim Saliasi: Mbresa nga udhëtimi turistik në Regensburg

E diele, 07.07.2024, 07:52 PM


MBRESA NGA UDHËTIMI TURISTIK NË REGENSBURG

Nga Bashkim Saliasi

Data shënoi 03 Maji 2024. Një udhëtim turistik një javor, drejt Gjermanisë.

U bënë vite që vajza së bashku me familjen e saj, jetojnë në qytetin e Regensburgut, në Gjermani. Regensburg-u, është qyteti i katërt më i madh, në shtetin e Bavarisë pas Mynihut, Nurembergut dhe Augsburgut. Biletat e udhëtimit vajtje - ardhje u prenë herët, me shoqërinë e udhëtimeve Matias Travel & Turus. Nuk ishte hera e pare, që udhëtonim me avion, por përsëri stresi na mundonte, sepse lëvizja jonë nëpër aeroporte, nuk është kaq e thjeshtë. Përsëri i jepja kurajo timeshoqeje, se në çdo aeroport, tani gjen shqiptarë, që udhëtojnë çdo ditë drejtë vendeve të Evropës, pasi kanë fëmijët dhe shumë të rinjë studiojnë në universitetet e vendeve evropiane. Përveç kësaj, imebijë më sqaroi se biletat i kemi prerë me asistencë. Ditët kalonin shpejtë dhe pa e kuptuar afroj data e udhëtimit tone, për në shtetin Gjerman.

Pasi siguruam çantat e shpinës dhe porositëm taksi, për të shkuar në aeroport, qendruam në pritje të nisjes për në Rinas. Në orën 12 e 30 taksisti mbrriti para portës tonë. Shoferi i taksisë banon në një lagje me ne dhe kishte vajzën në Nurenberg. Në bisedë gjatë rrugës, na sugjeroi që të mos viheshim në siklet, se aeroporti i Nurenbergut është më i vogël se ai i Rinasit. Në aeroportin e Rinasit mbërritëm shpejtë, pasi rruga nuk kishte shumë trafik si dikur.

Hym në terminal gjithë ankth dhe stres. Aeroporti i Rinasit nuk ishte si dikur, disa vite më parë. Në të gjitha ambjentet ishte i mbushur plot me pasagjerë, që udhetonin në linja të ndryshme, si drejt Romës, vendeve Arabe, Beograd, Athinës, Anglisë, Francës, Amerikës, etje. Hera-herës në magnetofonë lajmëroheshin pasagjerët, se në cilën portë duhet të paraqiteshin për te linjat përkatëse.

Në orën14 e 30 në magnetofon spikerija lajmëronte pasagjerët, që udhëtojnë në linjën Rinas-Nureberg, të paraqiten në sportel. Në një moment shikoj një grup udhëtarësh, që ju afrua sportelit të parë, në krahun e majtë. Iu afrova grupit që ishte vënë në radhë dhe pyeta një djal, për ku udhëtonte. Përgjigja e tij ishte; - në linjën Rinas-Nurenberg. Së bashku me timeshoqe, u rreshtuam në radhë dhe pasi bëmë çekinin morëm konfirmimin nga sportelistja, ajo na porositi, që të uleshim në stol dhe të prisnim, se do vinte të na merrte shoqëruesi, për të na çuar në avion.

Biletat tona ishin prerë me asistencë. Nuk vonoi dhe një djal simpatik, me një karrocë dore, erdhi pranë nesh dhe afroi karrocën. Mori çantën e timeshoqe dhe e vendosi pas karrocës. Ftoi timeshoqe të ulej në karrocë. Kaluam kontrollin dhe dolëm në holl, në pritje të afrimit të orarit për nisjen e avionit. Djali që na shoqëroi në sallën e pritjes na porositi që të mos lëviznim nga vendi pritjes, se në kohën që do nisej avioni, do vinte të na merrte shoqëruesi tjetër.

Në aeroport erdhëm gati tre orë para nisjes së avionit. Dalngadalë stresi u largua dhe iu drejtova sportelit, për të marrë një shishe uji dhe dy korosan. Në sportel, porosita dy korosan dhe një shishe uji. Për habin time, çmimet brenda në sallën e aeroportit, ishin shumë të larta. Dy korosan 700 lekë të reja dhe një bidon uji 180 lekë të reja…Në orën 15 e 30 shoqërusi na çoi në avion. U ulëm sipas vendeve, që shënonte bileta, në fund të avionit, nga dera e pasme, në vendet 36 dhe 37. Ishim njëri pas tjetrit dhe nuk i shqetësuam udhëtarët, që të ndërronim vendet. Në ora 16 e 15 minuta avioni filloi të lëviz në pistë. Vura në diejni Melianin, në Tiranë dhe vajzën, në Gjermani, për nisjen e avionit në drejtimin e duhur, për në Nureberg. Pas një pause të shkurtër, gjatë lëvizjes së avionit në pistë, imeshoqe, sikur u zgjua nga gjumi.

-Ja shkolla jote, -foli ajo, kur avioni mori drejtimin drejt Valiasit. Pasi bëri kthesën dhe mori startin e duhur, u shkëput nga toka, me një zhurmë karakteristike. Avioni filloj të marr lartësinë e duhur dhe poshtë shihja fushat dhe kodrat që jeshilonin. Jemi në muajit e pranverës dhe poshtë nesh gjithçka jeshilon. Koha ishte e kthjellët dhe lartë kishte re puplore. Nuk kaloi shumë kohë dhe avioni doli mbi re. Më dukej vetja sikur po udhëtoja mbi oqean. Poshtë nesh retë shtëllunga – shtëllunga, të jepnin ndiesin, sikur udhëtonim në një botë e mrekullueshme gri me gjithfarë figurash, si pemë e kafshë të madhësive të ndryshme etj. Në mjediset e avionit stjuardezat jepnin këshillat e duhura, sesi duhet të vendosim rripin e sigurimit, të mos trembemi nga turbulencat, të sigurojmë frymëmarrjen etje, etje. Pyeta timeshoqe, nëse ishte e qetë për vendosjen e rripit dhe mora përgjigje pozitive. E vendosa rripin dhe nuk kam problem.

-Jam mirë, mos u shqetëso për mua. Mbi re bëra tre foto ku pasqyrohet bishti avionit dhe retë puplore, që lëviznin qetësisht poshtë nesh. Pasi avioni kaloi mbi re stjuardrezat filluan të lëviznin në avion, duke u afruar udhëtarëve kafe, pije si kokakola, fanta, uji etj. Udhëtimi qe i këndshëm dhe pas dy orësh, kapiteneria lajmëroi se, po i afrohemi aeroportit të Nurenbergut. Stjuardezat porositnin vazhdimisht, që të mos hiqnim rripat e sigurimit, pa u ulur avioni në pistë dhe të ishim të vëmendshëm të ndiqnim urdhërat që jepeshin nga kapitenaria e drejtimit të avionit. Gjatë rrugës për në Nurenberg, nuk pati turbulence dhe nuk ndiem vështirësi në frymëmarrje.

Më në fund avioni frenoi dhe të gjithë pasagjerët u çuan më këmbë. Mos lëviz, porosita timeshoqe, se ne hipëm të fundit dhe do zbresim përsëri në fund. Pasi u lirua dera e pasme e avionit morëm çantat dhe dolëm te shkallët e avionit. Një djal simpatik na urdhëroi të prisnim sa të vinte makina për të na marrë. Nuk vonoi dhe ne gjashtë pasagjerët, që kishim prerë biletat me asistencë hipëm në makinën me ashensor, që na transportoi drejt hyrjes së terminalit të Nurenbergut. Aeroporti Nurenbergut ishte më i vogël se aeroporti i Rinasit. Shoqëruesi na zbriti në tokë afër hyrjes dhe u largua. Mbetëm të gjashtë ne pasgjerët që kishim prerë biletat me asistencë në hyrje të sallës dhe po nguronim të futeshim në radhë.

Një zonjë që shoqëronte nënën e saj tetëdhjetëvjeçare, na qetësoi që të mos mërziteshim, se shoqërusit vijnë përsëri dhe ne dalim më parë se këta që janë në radhë. Po prisnim në heshtje dhe pak të shqetësuar, kur na u afrua një burrë gjerman, pak i vjetër në moshë, punonjës i aeroportit dhe na pyeti në gjuhën e tij, por ne nuk mundëm të komunikonim me të. Atëherë ai foli në radio me personelin dhe nuk kaloi shumë kohë dhe solli një karrocë për gjyshen, që nuk ecte dot asnjë hap. Ndoqëm pas punonjësin, që shtynte karrocën para dhe ne pas tij. Pasi kaluam të gjitha kontrollet, dolën në holl ku na prisnin dhëndëri, vajza dhe mbesa e vogël, Aura me një buqetë me lule në dorë. U takuam gjithë mall dhe ndoqëm pas dhëndërrin drejtë makinës së tij.

UDHËTIMI NGA NURENBERGU DREJT REGENSBURGUT

Pasi u çmallëm me dhëndërin, vajzën dhe mbesën, morëm rrugën drejt makinës. Zumë vend në makinë dhe vendosëm rripat e sigurimit. E nisëm udhëtimin në token gjermane në drejtim të qytetit Regensburgut. Vajza më sqaroi se, do të udhëtojm rreth dy orë, për të mbrritur në banesën e tyre. Unë dhe imeshoqe nuk e kishim për herë të parë që udhëtonim jashtë shtetit, por çdo udhëtim ka mbresat dhe sikletet e veta.

Udhëtimi që kishim bërë për në Athinë vajtje, me makinë dhe kthimi me avion, na kishte stërvitur synë me panoramat e bukura të natyrës në viset e Greqisë, por çdo udhëtim jashtë kufijve të shtetit tënd, ka emocionet dhe mbresat e veta. Udhëtimi me makinë drejt qytetit Regensburg, zgjati rreth dy orë. Në të dy anët e rrugës mbizotëronte gjelbërimi dhe kudo syri të rrokte toka të mbjella dhe të punuara bukur. Ajo që më la më teper mbresa, ishte se kudo mbizotronte një florë e përbërë nga bima e lisit, shkoza dhe bimë barishtore të shumëllojta.

Para se të nisesha, për në Gjermani lexova disa botime në Google, për tu njohur me qytetet në të cilët do qëndroja. Për Nurenbergun dhe Regensburgun, dy qytete që do shkelja me këmbë, gjendeshin në landin e Bavarisë. Nuremberg është qyteti i dytë më i madh në Bavari dhe është i njohur për qytetin e tij të vjetër mesjetar, kështjellën madhështore të ngritur mbi një kodër, shtëpitë e famshme plotë ngjyra gjysmë prej druri, ushqimin e shijshëm, tregun e Krishtlindjeve dhe shumë më tepër!

Gjatë bisedës vajza më shpjegoi, se rrugët janë të paisura me sinjalistikë shumë të rregullt dhe tani në lëvizje na ndihmon shumë dhe nevigatori që kemi në makinë. Mbesa fillimisht na përshëndeti me dashamirësi, por më pas po qendronte indiferente. Hera-herës i thoshte të ëmës që ti përkthente bisedën tonë. Nuk kishte faj, ajo po rritej në kushte të tjera dhe njihte dy gjuhë të huaja gjermanisht dhe anglisht, kurse ne vetëm shqip. Na kuptonte shumë mirë në gjuhën shqipe, por nuk na jepte përgjigjen e duhur.  Më në fund mbritëm në qytetin e Regensburgut dhe anashkaluam atë për të shkuar në lagjen universitare ku banonte familja e dhëndërrit.

Zbritëm nga makina dhe pasi morëm çantat e shpinës iu drejtuam banesës së tyre ku na priste mbesa e madhe, Sila. Mbesa porsa na vuri re nga dritarja, doli me vrap dhe na përqafoi me mall. S’kish faj kishin kaluar disa vjet, që nuk ishim takuar dhe malli bren dhe gurin thotë populli. Pasi bëmë shërbimet e nevojshme, u ulëm në verandë dhe bisedat ndiqnin njëra-tjetrën. Në një moment shoh mbesën e vogël, që në dorë mbante një kupë, të mbushur me bombone dhe na qerasi duke na uruar mirëseardhjen. Kaluam një mbrëmje të qetë dhe të lumtur pasi u shmallëm me mbesat, vajzën dhe dhëndrin.

NJOHJA ME RRETHINAT E LAGJES UNIVERSITARE KU BANONTE FAMILJA E VAJËZS DHE QYTETIN E REGENSBURGUT

Nën shoqërinë e dhëndrit dhe të vajzës së bashku me vajzën e vogël Aurën ditën e dytë dolëm në rethinat e lagjes universitare. Banesat kishin një planimetri të rregullt dhe të baraslarguara nga njëra tjetra. Rrugët të disiplinuara dhe të populluara me pemë, kryesishtë me qershi dhe pemë dekorative. Tokat ishin të mbjella, ose të përgatitura për mbjelljet e pranverës. Në të dy anët e rrugës mbizotronin bimët e thanës, kumbullave dhe mollëve.

Vende -vende kishte vatra të populluara nga bima, e hithrës. Në vendet e hijezuara mblodha disa bimë hithëre, me të cilat imebijë përgatiti një byrek me to. Koha ishte e kthjellët dhe pa re. Kudo mbretëronte qetësia. Banorët kryesishtë pasditeve qendronin pranë familjes dhe kujdeseshin për fëmijët e tyre. Bëmë disa fotografi kujtim me vajzën dhe mbesën, Aura. Morëm rrugën e kthimit për në banesë.

Imebijë më tregoj se, do nxirte Aurën te parku për të luajtur me top dhe nëse dëshiroja mund të shkoja me to. Dolëm së bashku te parku me Aurën dhe Julin. Me Aurën luajtëm futboll dhe më pas u argëtuam në këndin e lojrave. Në baçen e vogël, që kishte imebijë, na prisnin dy lepurush shumë të bukur. Rreth një orë e kaluam duke shijuar të ushqyerit e lepurushave, me barin e njomë dhe kërcimin e tyre karakteristik.

Në 5 maji dolën në qytetin e Regensburgut me dhëndrin, vajzën e vogël, Aurën dhe ne të dy. Vizituam disa supermarket ku dhëndri me vajzën psonisën prodhimet e mishit për ti pjekur në Barbiky. Dreka kaloi këndshëm dhe dita qe shumë e bukur. Ditën tjetër dhëndri me vajzën na bënë suprizën e radhës. Vizituam qytetin e Regensburgut cep më cep. Që nga katedralja, Ura e gurt mbi lumin Danub, qytetin e vjetër të ndërtuar me gur dhe në fund një park të vogël, por me një florë mjaftë të pasur, ku në ambjentin e ujit mbizotronin zambakët dhe rikat, që ishin të rralla në atë kohë që shkuam ne.

Supriza e radhës ditën e enjte në 09 maji. Gjumi më doli herët në mëngjes. Macja me emrin Boni po gricte derën për të dalë jashtë në oborr. U ngrita dhe i hapa derën maces dhe pas saj dola edhe unë. Kudo mbretëronte qetësia. Vetëm cicërimat e zogjve, që të joshnin me këngën e tyre, dëgjoheshin herët në mëngjes. Mëngjesi i freskët. Qielli pa re. Koha shumë e bukur. Në orën 7 e 30 u ngritën nga gjumi të gjithë.

Imebijë më bëri me dije se sot do dalim në ekskursion bashkë me vajzat, kurse Miri ka punë dhe do udhëtojmë me autobuz. Pasi hëngrëm mëngjesin dhe u përgatitëm për rrugë, morëm drejtimin drejt stacionit të autobuzit, që ishte shumë afër për në qendër të qytetit Regensburg. Te stacioni autobuzit imebijë më shpjegoj orarin e lëvizjes së autobuzave të afishuar për çdo ditë të javës. Ne do zbresim në stacionin e pesëmbdhjetë dhe autobuzi ndalon pas çdo stacioni, në çdo një minut. Pra rruga prej këtu deri në qendër të qytetit zgjat pesëmbdhjetë minuta, më sqaroi vajza.

Nuk vonoi dhe erdhi autobuzi i linjës. Imebijë preu biletat dhe foli me drejtuesin e autobuzit për praninë tonë. Zbritëm në stacionin e autobuzit pranë ankorimit të anijeve që qendronin të parkuar në lumin Danub. Në biletarinë e udhëtimit me trget në lumin Danub, imebijë preu biletat vajtje ardhje. Qëndruam në pritje të ardhjes së tragetit dhe shikonim sesi lëvizte ajo masë e madhe njerëzish dhe askush nuk i ngacmonte roast që silleshin nëpër këmbët e pasagjerëve në kërkim të ushqimit.

Nuk vonoi dhe trageti pasi shkarkoi pasagjerët, hapi portat për turnin e radhës. Zumë vend në guvertë. Koha shumë e bukur dhe qyteti këtë ditë gumzhinte nga zërat e njerëzve që lëviznin turma-turma nëpër rrugët e gurta dhe pasi kalonin urën dilnin në bregun tjetër të lumit Danub. Në afërsi dëgjoheshin tingujt e bandës së qytetit. Sot është ditë pushimi babi. Qyteti ka festë, prandaj ka kaq shumë njerëz, kurse ditët e tjera të javës sikundër e patë ditët e para, që vizituam qytetin, ai pothuajse është bosh, me përjashtim të turistëve, që vijnë për vizitë çdo ditë.

Trageti mori drejtimin drejt urës së gurtë dhe pasi përshkoi një distancë jo shumë të gjatë u kthye përsëri poshtë rrjedhës së lumit Danub. Në traget nuk kishte shumë pasagjerë. Aty bëmë shumë foto të bukura me natyrën piktoreske të lumit Danub. Në një moment, ciceroni filloi të shpjegoi historikun e qytetit Regensburg. Vajza që njeh shumë mirë gjuhën gjermane, gjatë gjithë kohës që ciceroni fliste, na përktheu shpjegimin e tij rreth historikut të formimit të qytetit Regensburg.

Në memorjen time ruaj në kujtesë: Regensburg-u shtrihet në pikën më veriore, në rrjedhën e Danubit, ku është bashkuar me lumin Regen, që derdhen në Detin e Zi. Ka me më shumë se 150,000 mijë banorë, Lumi piktoresk, në të dy brigjet e tij, afron pamje piktoreske me një gjelbërim të mrekullueshëm. Sapo të mbërrini në qytet, nuk mund t'i shmangni dy kullat madhështore të katedrales.

Katedralja e shekullit të 13-të e Shën Pjetrit (Regensburger Dom), me dy kupat e saj, 105 metra të larta, që daton nga 1395-1440, është Kisha më e mirë gotike në Bavari. Katedralja është e hapur çdo ditë nga ora 6:30 deri në orën 17:00. Çdokush që vjen të dielave mund të dëgjojë edhe Regensburger Domspatzen, një kor legjendar me mbi 1000 vjet të këndimit të historisë.

Pamjet më të mira të Regensburgut janë nga Ura e Vjetër e Gurit (Steinerne Brücke) prej 310 metrash, një strukturë impresionuese e shekullit të 12-të që ka mbërthyer Danubin për më shumë se 900 vjet. Bismarckplatz, në zemër të qytetit të vjetër të Regensburgut, është një kulm absolut i qytetit. Prej këtu mund të eksploroni shkëlqyeshëm qytetin e vjetër, i cili është i mbushur me sheshe.

Muzeu i Historisë Bavareze (Historisches Museum) ndodhet në brigjet e Danubit. Muzeu gjurmon historinë e Bavarisë nga vitet 1800 deri në kohët më moderne. Pikat kryesore përfshijnë përvojat multimediale më të fundit që tregojnë historinë e brezave të bavarezëve gjatë kësaj periudhe, së bashku me shfaqjet e artefakteve dhe dokumenteve që lidhen me kulturën, gjuhën dhe sportin. Theksi vihet në aktivitetet arsimore dhe të mësuarit, duke përfshirë seminare dhe ligjërata. Për fat të keq atë ditë muzeu qendronte i mbyllur. Në përfundim të xhiros me anije në lumin Danub morëm rrugën për te Ura e gurtë. Të gjitha rrugët e qytetit dhe Ura e gurtë gumëzhinte nga zërat e njerëzve që kalonin nga njëri breg në tjetrin. Shënim: Këtë material e lexova dhe në Wikipedia, në internet.

Në fund të urës gjendej një piceri ku njerëzit mbanin radhën në këmbë, kurse disa të tjerë kishin mbushur tavolinat. Vajza porositi pica dhe dolëm në bregun e lumit Danub. Koha ishte shumë e bukur dhe me diell. Të rinjtë grupe-grupe ishin xhveshur dhe bënin plazh, dikush pinte birrë apo hante akullore. U ulëm në një stol përballë Katedrales dhe shijuam picat e ngrohta.

Në kthim vizituam edhe një herë qytetin e gurtë, ku të binin në sy rrugicat e ngushta, por të mirëmbajtura pastër. Ecëm nëpër qytet duke kujtuar vendet që kishim vizituar dy ditë më parë. Më në fund dolëm në stacionin e autobuzit dhe pritëm disa minuta. Me mbrritjen e autobuzit në stacion zum vend dhe pas pesëmbdhjetë minutash zbritëm në stacionin, që morëm në mëngjes.

E falenderuam vajzën për këtë ditë të veçantë të kalimit bukur në ekskursionin në qendrën e qytetit Regensburg. Ishte një ditë mbresëlënëse për ne. Ruajmë në kujtesë kujdesin, që treguan dhëndri e vajza për të na njohur me çdo detaj të vendbanimit të tyre, që nga shkolla që ndiqnin vajzat dhe deri te vendi i punës së tyre. Në shtëpi na priti dhëndri me dashamirësi dhe pasi i treguam se kaluam një ditë të mrekullueshme sot, në qytet, atij ju bë qejfi dhe na përgatiti kafet e mbasdites.

E PREMTE 10 MAJI, DITA E KTHIMIT NË ATDHE

Në mëngjes më doli gjumi herët. Si gjithmonë i hapa derën maces, që nuk bezdiste njeri. Pas saj dola dhe unë në verandë. Koha ishte shumë e bukur. Mëngjesi i freskët dhe cicërimat e zogjve të jepnin një farë ndiesie çlodhëse. Në orën 7, u ngrit vajza dhe më përgatiti mëngjesin dhe kafenë.

-Ti babë çohesh herët në mëngjes!

-Po aprovova, nuk qendroj dot shtrirë, se kam dhimbje mesi. Nuk vonoi dhe u ngritën me radhë dhëndri, mbesat dhe imeshoqe. Pasi hëngrëm mëngjesin, vajza me dhëndrin dolën, se kishin punë.

-Mos u mërzisni na thanë ata se kemi disa punë për të kryer dhe nga ora dy po nisemi për në aeroport, - na porositën vajza me dhëndrin. Mbetëm vetëm me mbesat. Ato filluan të luajnë së bashku. I ulur në kolltuk jashtë në verandë, kalova në kujtesë ditën e djeshme, ekskursionin në qytetin e Regensburgut. Ishte një ditë e mrekullueshme për ne dhe mbresat e mia Silën dhe Aurën. Udhëtimi me urban, prerja e biletave për në anije, rosat që vinin vërdallë nëpër këmbët e njerëzve dhe askush nuk i ngacmonte, por përkundrazi u hidhnin ushqim. Në një letër hodha disa shënime, të cilat i përdora gjatë shkrimit të këtij reportazhi.

-Nga ora një erdhën dhëndri me vajzën dhe pasi hëngrëm drekën morëm çantat dhe iu drejtuam makinës. Me ne erdhi dhe mbesa e vogël, Aura, të cilën gjatë rrugës e zuri gjumi. U përcollëm me Silën dhe në mendje na mbetën kujtime, të cilat do ruhen për një kohë të gjatë. Gjatë rrugës më ngacmoi dhëndri dhe pa dashje më rrëshqitën disa pika loti. Kjo nënkupton se do vini përsëri, - tha me shaka dhëndri. Të jeni mirë me shëndet dhe të keni mirë vajzat, por ne jemi shumë të kënaqur, që erdhëm dhe u pam, u çmallëm me ju, pa për herë tjetër, të jemi shëndoshë. Këtë radhë erdhëm ne në aeroport, por radhën tjetër do vini vet, se tani e mësuat rrugën, bëri shaka dhëndri. Tu kemi mirë me shëndet pa shohim e bëjmë…

-Ajo që mua më tërhiqte më shumë ishte flora e pasur, rrugët e sistemuara dhe me një sinjalistikë ultra, apo dhe arat e mbjella me kultura pranverore.

-Më në fund arritëm në aeroportin e Nurenbergut. Vajza me mbesën dhe dhëndrin na përcollën deri te porta hyrëse dhe pasi komunikuan me një grua, që rrinte te kontrolli pasaportave në hyrje në anbjentet e brenshme, u ndamë me ta të përmalluar dhe pa dashje na rrëshqitën lotë nga sytë tanë. Gruaja që qendronte e ulur në kontrollin e pasaportave na porositi që të uleshim në stol dhe të prisnim shoqërusin, për të na transportuar brenda ambjenteve të aeroportit.

-Gjatë gjithë kohës komunikova me vajzën në telefon dhe vetëm kur u nis avioni, ata u larguan nga aeroporti. Pothuajse shumica e pasagjerve në avion në kthim ishin turist gjerman, që udhëtonin për në vendin tonë.

-Gjatë ngritjes së avionit, bëra disa foto kujtim nga aeroporti i Nurenbergut dhe më pas edhe kur avioni u gjend sipër reve. Në kthim vura re se, poshtë nesh dalloheshin qartë qytetet, fshatrat, lumenjtë, liqenet e tje. Nuk ngurova, shkrepa disa herë celularin dhe të gjitha fotot i stampova dhe i vendosa në një album. Gjatë rrugës nuk pati turbulence, por kur hymë në teritorin e vendit tone, avioni disa herë u zhutë në boshllëk, gjë që trembi pasagjerët, që udhëtonin për herë të parë.

Më në fund arritëm në Rinas. Pasi bëmë kontrollin dhe vulosjen e pasaportave, dolëm në holl për të pritur shoferin e taksisë. Na u desh rreth dhjetë pesëmbdhjetë minuta të merreshim vesh me të, se ku duhet të na merrte, sepse vendi para aeroportit është i zënë nga taksitë e veta. Udhëtimi për në shtëpi, nuk zgjati shumë, pasi dhe trafiku ishte i rrallë. Falenminderit dhëndrit dhe vajzës që na mundësuan shmalljen me ta dhe mbesat e mia Silën dhe Aurën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora