Udhëpërshkrim
Florim Zeqa: Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!
E marte, 25.02.2025, 05:52 PM
Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!
Foto-reportazh
nga Italia
Të shtunën e kaluar për nder të 17
Shkurtit, të 17 vjetorit shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në Spresiano
(TV-Itali), në lokalin 'Dea Caffe' u mbajt mbrëmje e hareshme festive me
rapsodët e mirënjohur kosovar, të "Bijtë e
Bajram Bajes & Zenel Zekolli".
Shkruan:
Florim Zeqa
Këngë e valle për Ditën e Pavarësisë
Pjesa
më e hareshme e kësaj mbrëmje festive ishte me këngë të përzgjedhura nga
repertorari i rapsodëve popullor në frymën e pastër kombëtare dhe jasht
kornizave partiake.
Në
intervale të caktuara, përpos këngëve patriotike nuk munguan as vellet me Tupan
të luajtura për mrekulli nja i riu entuziast Drilon Bashota.
Mjeshtërit
e vallëzimit Muamer Murtezani dhe Hasan Shala disa herë performuan në mënyrë
briliante dhe profesionale para të pranishmëve me valle të bukura nga trevat
shqiptare.
Pasioni
dhe përkushtimi ndaj valles popullore, dëshira për të dhënë gjithçka nga vetja,
në mënyrë të përkryer dhe të bukur, me këmbë në tokë me simbolikën e fluturimit
të shqiponjes drejt lartësive, i bëri këta dy vallëtar që të duartrokiten disa
herë me ovacione të gjata.
Në
secilin aktivitet të mërgatës sonë ku janë prezent rapsodët nga Kosova, Zenel
Zekolli dhe vëllëzërit Zymer dhe Taulant Gashi, mërgimtarët i mbushin përplot
sallat dhe lokalet. Për çka, kësaj radhe kapacitetet e lokalit në Spresiano
ishin tepër të ngushta për të zënë pjesëmarrësit e shumtë të kësaj mbrëmje
festive.
Edhe
një herë u dëshmua se shqiptarët e Kosovës kudo që janë festojnë me shpirtë e
zemër për ditëlindjen e shtetit të tyre, të bashkuar si vëllezër të një gjaku
pa dallime partiake apo fetare.
Ngjarja më e madhe e shekullit për shqiptarët
Kjo
mbrëmje e hareshme dhe festive fillojë dhe përfundoj me këngë patriotike nga
repertoari i pasur i Rapsodëve Popullor për 17 vjetorin e shpalljes së
pavarësisë së Kosovës, shtetit të dytë shqiptar në Ballkan.
Këngët
kushtuar lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë, përkatësisht luftës heroike të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin në
fokusin të këngëve të përzgjedhura të rapsodëve tonë, tashmë shumë të dashur
dhe të adhuruar të mërgatës sonë, "Bijtë e Bajram Bajes & Zenel
Zekolli".
Pavarësia
e Kosovës është rezultat i sakrificave të gjata shekullore, është rezultat i
bashkërendimit të forcave intelektuale dhe ushtarake, është bashkrendim i penës
dhe pushkës.
Pavarësia
e Kosovës është e arritura më e madhe e shekullit. Andaj, e kemi për obligim ta
ruajmë dhe forcojmë, ta zhvillojmë Republikën e Kosovës dhe çojmë përpara
amanetin e dëshmorëve për bashkimin e trojeve tona etnike në një shtet të
përbashkët shqiptarë.
Në mesin e mërgimtarëve pjesëmarrës, prezent në këtë mbrëmje
festive ishte edhe afaristi i njohur Shefqet Gashi nga Sferka e Klinës (sponsor
i shumë aktiviteteve të mërgatës sonë.