Udhëpërshkrim
Tahir Bezhani: Bukuritë bregdetare dhe përshtypjet e paharruara
E diele, 06.07.2025, 02:53 PM
BUKURITË BREDETARE DHE PËRSHTYPJET E PAHARRUARA...
Reportazh
nga pushimi në Kroaci
Nga Tahir Bezhani
Ishte
paraparë muaj më parë një pushim familjar mes familjes Golaj-Loshaj e Bezhani.
Te gjithë miqësi e ngushtë, nipa, mbesa, stërmbesa, dhëndurë, të cilët në
mënyra të veta hijeshonin udhëtimin e gjatë deri në ujdhesën Braç të Kroacisë,
afër Splitit.
Ishte
pasmesnatë e datës 24 qershor 2024 kur u nisem nga Gjakova.Më takoj të udhëtoj
me automjetin e nipit të dytë të vajzës së madhe, Miftarin, (Talin), i cili drejtonte
automjetin si një profesionalist i
shkëlqyer. I përpinte makina
leqet në rrugën e kombit. Shpesh
më pyeste se a “ndihem mirë,” por unë isha thelluar kujtimeve në rrugën e gjatë që do
bënim së bashku. Më vinin para syve ato qytete bregdetare te Malit të Zi në të
cilat dikur shkoja shpesh në pushime kolektive. Ndihesha mirë që sërish pas
pesëdhjetë viteve do i vizitoja.
Foto
e përbashkët ne plazhin Bol-Draç Kroaci.
Në
Milot kishim lënë takimin me djalin tim Sylën, i cili vinte nga Nyrnbergu me
nusen e tij, për t’iu bashkangjitur suitës sonë. Dhe, ashtu ndodhi. Në
rrugën Milot-Lezhë, të hotel “Bezhi”, u
takuam rreth orës 02:30 të mëngjesit. Në udhëtim të mëtejmë, kalova në makinën
e djalit tim, të cilin nuk e kisha takuar gjashtë muaj më parë.
Gjatë
udhëtimit me djalin tim,Sylën.
Udhëtimi
vazhdoi drejt Shkodrës e Malit të Zi. Shpejt u gjendem në kufirin e përbashkët,
Shqipëri-Mal i Zi, ku dokumentacioni u
kontrollua pa vonesa. Vazhduam rrugën
atyre leqeve të ajrosura nga pishat e
maleve të tokës malazeze, plot bukuri. Deri në Ulqin lexonim emërtime të
fshatrave shqiptare dhe në disa vende ishin të varur edhe flamuj shqiptarë. Sa
kishte ndryshuar Ulqini në infrastrukturë ndërtimi!
U
magjepsa me ato pamje te bukura në atë mëngjes të hershëm ku dielli akoma nuk
kishte përqafuar qytetin. E lamë pas. Gjumi nuk më tradhtoi në mbylljen e syve
të lodhur. Isha kureshtar të shikoja gjithë bregdetin magjepsës të Malit të Zi.
Kolonës i printe nipi dr. Herolindi. Kur mbërritëm në Kamenovë,afër dukej Sfeti Stefani, vende ku kisha qëndruar
në fund viteve 70-ta. Herolindi ndaloi makinën, pastaj të gjithë pas tij skajuam rrugën. Vajza e
madhe, Drita e dinte se aty kisha qëndruar dikur dhe doli nga makina e
Herolindit dhe me tha:” Baba, ja Sveti Stefani,
Kamenova, “jote”, eja bëjmë foto!....”
Sinqerisht
kisha nostalgji...
Vitet
e bëjnë të veten, ikin tinëzisht, vetëm gjurmët e thella mbesin në kujtime.
Tani, kur emocionet më rikthejnë në kohët e ikura, i kujtoj shumë miq, kolegë e
shokë pune që nuk janë më në jetë.
Nga
e djathta: Herolindi, unë, Syla, dr, Rexhepi dhe nipi Tali.
Të
katër makinat përpinin leqet e bregdetit malazez me shpejtësi në drejtim të
Kroacisë. Doja t’i shqyeja sytë duke shikuar ato qytete bregdetare radhazi
njëra pas tjetrës ,secila më e bukur se tjetra. Nga dëshira nuk e ndieja as
lodhjen e rrugës, përkundër problemeve shëndetësore që mbante trupi.
Kur
arritëm në Kotorr, si shkurtim rruge, u desh të kalojmë detin me traget . Me kureshtje të jashtëzakonshme
shikoja atë fyt të ngushtë të Kotorit historik. Befas m’u kujtua romani i
Mirash Martinoviqit “Teuta”, në të cilin kishte përshkruar një histori të jetës
së mbretëreshës ilire, luftërat dhe
tradhtitë romake.
Me
që ishim disa veta së bashku si një familje, ndaleshim edhe freskoheshim rrugës me kafe dhe pije të
ndryshme. Pushimi ishte i domosdoshëm. Të gjithë kishin merakun tim se a e
përballoja mirë atë udhëtim të gjatë. Kur vërenin dispononim tim prej një
“djaloshi” plak, bënin pakës humor dhe vazhdonim rrugën drejtë qëllimit, të
ujdhesa Braç. Sapo u futem në tokën kroate, syri vërejti ndryshime marramendëse
në çdo gjë që shikon syri i njeriut.
Buzë
Splitit me traget nga Supetari.
Pastërtia
dhe çdo gjë dukej në vendin e vet, të vëna me kujdesin maksimal të një dorë
njeriu me kulturë e civilizim njerëzor.
Nga
lartë një rruge me leqe, njoha qytetin e Dubrovnikut, atë qytet të bukur të
kulturës kroate e jo vetëm. Nuk insistova për ndalim, ishim të lodhur. E lamë
për në kthim që të ndalemi patjetër. Ia vlente për të gjithë, edhe për fëmijët
që kishim me vete.
Në
orët e para të pasdites mbërritëm në Split. U radhitem për në anijen që shkonte
për Supetar- Braç. Udhëtimi njëorësh
ishte një kënaqësi e freski e veçantë në sipërfaqen e detit pa kufij. Shiheshin
anije gjigante që udhëtonin në largësi, deteve e oqeaneve të pambarim.
Pulëbardhat vezullonin me shpejtësi, pa u trembu, rreth fytyrave të udhëtarëve
kureshtarë . Fëmijët buzëqeshnin me bukurinë e tyre. Sa kënaqësi!
DUBROVNIKU NJË BUKURI E
RRALLË MAHNITËSE
Pas
kalimit disaditorë në Bol, ujdhesën Braç, kthehemi per në Kosovën tonë të
dashur. Ishim dakorduar që të ndalemi në Dubrovnik, atë qytet të lashtë me nam historie ndër shekuj.
Dikur quhej Republika e Raguzës, e cila gjithmonë është shquar për monumentet
dhe bukuritë e saj, për kulturën historike dhe të kohëve modern.
Foto
e përbashkët familjare rrugicave te Dubrovnikut historik.
Kolonës
sonë me automjete, zakonisht u printe dr. Herolindi, i cili me t’u ofruar
qytetit Dubrovnik, në lidhje telefonike në grup, njoftoi për ndalesën në këtë
qytet. Të rreshtuar, ndaluam në një parking nëntoksor dhe për 20 minuta këmbë
mbërrimë në sheshin e këtij qyteti
historik. Rrugicave të ngushta të
qytetit vlonin turistë nga e gjithë bota.
Shijonin
në mënyren e vet bukuritë e tij. Pasi shetitëm një pjesë të vogël të këtij
qyeti te madh ndaluam për kafe dhe pije freskuese. Ishte vapë,pengonte vizitën
e tërësishme. Bëmë disa fotokujtime familjare në shenjë kujtimi të përbashkët.
Momente të paharruar. Pas njëore e gjysëm shetitje e freskimi,vazhduam rrugë në
drejtim të Shqipërisë-Kosovës. Dubrovnikun e lame pas, kujtimet i bartem me
vete për gjithmonë. Vizita në këtë qytet do ishte kënaqësi për secilin qytetarë
që e do avanturizmin e bukurive natyrore e jo vetëm….
Në
fund ,edhe na ,dy pleq jemi te kënaqur me plazhimin e këtij viti.
Tani,gjatë
udhëtimit në të kundërtën, venim thembrat kah kishim vën gishtat,për në atdheun
tonë,Shqipëri-Kosovë. Të lodhur na zuri pasditja e vonshme në kufi me
Shqiperinë
Në
muzgun e parë, darkuam buzë Rozafës magjike. Pas një pushimi e freskimi, aty u
përshendetem nga se secili kishte drejtimin e tij. Nipat për në Prishtinë,
Argjenti në Deçan, të tjerët në Gjakovë.
Në
ora 02 të pasmesnatës, të dates 30 Qershor 2025, ishte secili në shtëpinë e
tij. E gjitha kjo, mbetet në kujtesën tonë të përbashkët si një kujtim historik
e i paharruar, me peshë e vlerë të veçantë.
Gjakovë, 03 korrik,2025