Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Fjala përshëndetëse në përvjetorin e degës së “Vatrës” dhe shkollës shqipe “Gjergj Fishta”, New York
E hene, 27.10.2025, 05:59 PM

Foto
nga gazeta Dielli
FJALA PËRSHËNDETSE NË PËRVJETORIN E THEMELIMIT TË DEGËS SË FEDERATËS PAN-SHQIPTARE VATRA DHE TË HAPJES SË SHKOLLËS SHQIPE, “GJERGJ FISHTA”, NË LONG ISLAND NEW YORK
Nga
Frank Shkreli
I
nderuar Dr Paulin Marku: Ju dhe stafin e
shkollës “Gjergj Fishta” në Long Island ju falënderoj, përzemërsisht, për
ftesën për të marrë pjesë me ju në këtë festë të përvjetorit të themelimit të
Degës, “Vatra” Long Island dhe të shkollës “Gjergj Fishta”. Më vjen shumë keq, që për arsye objektive,
nuk kam mundësi të jem me ju për të festuar këtë përvjetor.
Njëherazi,
unë u jam mirënjohës për mundësinë që, të pakën, megjithse jo i pranishëm, ta
shënoj këtë përvjetor me ju nga larg, me një përshëndetje të shkurtër, duke iu
bashkuar ju themeluesve të Degës dhe anëtarve të Vatrës Long Island, drejtuesve
të Shkollës Long Island – e sidomos
mësuesve në krye me Zonjën Fabjola Marku dhe bashkpuntorëve të saj, por edhe
nxënsve që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, por jo vetëm. Nxënësve, atyre bijave dhe bijëve të
diasporës së re shqiptaro-amerikane në atë zonë, të cilët falë angazhimeve
patriotike dhe edukative tuaja dhe të stafit tuaj të përkushtuar ndaj misionit
të Degës dhe Shkollës “Gjergj Fishta, për të shërbyer si një qëndër me frymë
kombëtare në Amerikën e Xhorxh Washingtonit e Thomas Xhefersonit – si një
qëndër, “shpirtërore, edukative, patriotike, kulturore e komunitare për
bashkimin e shqiptarëve në Long Island”, dhe më gjërë.
Ashtuqë
qysh në moshë të re nxënsit e shkollës “Gjergj Fishta”, të mësojnë gjuhën
shqipe dhe të mbeten të ndërgjegjshëm dhe të vetdijshëm ndaj rrënjëve të tyre
etnike, megjithse do rriten dhe të jetojnë në një botë të huajpor të lirë në
krahasim me botën e prindërive dhe gjyshërve të tyre. Në këtë oqeanin e madh që
e quajmë Amerika jonë e dashur –- ku ky brez i ri shqiptaro-amerikanësh, përveç
gjuhës dhe kulturës shqiptare po brumosen nga ju, njëkohësisht, edhe me ndjenja
kombëtare të orgjinës, por si qytetarë të denjë të këtij vendi me të drejta,
liri dhe përgjegjësi të barabarta. Ndoshta nuk është e rastësishme që ky përvjetor
i Shkollës që mban emrin e Poetit Kombëtar, po shënohet vetëm disa ditë pas
përvjetorit të lindjes së tij (23 Tetor) -- në Muajin Tetor – “Muaji i At
Gjergj Fishtës”. Dihet se Gjergj Fishta
ishte një mbrojtës i flakët i arsimit shqip dhe veçanërisht, i gjuhës shqipe,
si njëri prej mbrrojtësve më të mëdhej të fjalës shqipe.
Vet Fishta – ashtu si edhe ju në ditët e sotëme në Amerikë –por më shumë
se një shekull më parë, ishte njëri prej themeluesve të Shkollës Françeskane në
Shkodër ku mësohej shqip, në një kohë kur mësimi i gjuhës amtare ndër
shqiptarët ishte një aktivitet i ndaluar nga Perandoria e errët e pushtuesve
osmanë.
Sot
në Amerikën e lirë e demokratike, në këtë oqean të madh shtet-planet, mësimi i
gjuhës shqipe nuk është i ndaluar, siç ishte i ndaluar në Shqipërinë e kohës së
Gjergj Fishtës nga otomanët, pushtuesit shekullorë të trojeve iliro-arbërore.
Megjithse
plot sfida siç e dini edhe ju vet, hapja dhe mbarëvajta e shkollës, siç është
kjo e juaja nuk është i lehtë, pasi çdo ndihmë bëhet në baza vullnetare. Por,
ama, është një aktivitet i nevojshëm kulturor dhe moral, nëqoftse komuniteti
shqiptaro-amerikan – ashtu siç kanë bërë dhe bëjnë shumë grupe etnike evropiane
në këtë vend -- dëshiron të ruaj sadopak gjuhën dhe identitetin kombëtar në
këtë shekull të ndryshimeve të mëdha integruese në botë. Për mbajtjen gjallë të
kësaj flake përkushtimore – jo pa sakrifica -- ndaj arsimit dhe mësimit të
gjuhës shqipe, nevojitet një kategori njerzisht të veçantë të shqiptarëve të
shpërndarë nepër botë.
Siç
duket, brenda vetëm një viti aktivitet, nën drejtimin tënd Dr Paulin Marku me
bashkpuntorë, ju kini vendosur një bazë të fortë edukative dhe kulturore në komunitetin ku
jetoni e veproni, duke frymëzuar brezin e ri të komunitetit shqiptaro-amerikan
në Long island të Nju Jorkut të ëndërrojnë – në dy-gjuhësi -- një të ardhme më
të mirë për veten, familjen dhe komunitetin ku jetojnë, si shqiptaro-amerikanë
të denjë dhe kontribues për një jetë më të mirë në vendin tonë të adaptuar –
Amerikën tonë të dashur që na ka pranuar me krahë hapur duke na dhënë mundësitë
për një jetë më të mirë për ne dhe familjet tona.
Për
këtë punë të mundshme me plot sakrifica, por të kryer mirë, urimet e mia më të
përzemërta në këtë prëvjetor, me uratën drejtë realizimit të plotë dhe me
sukses të objektivave të misionit tuaj fisnik origjinal, në vitet e ardhëshëm,
si për veprimtaritë e Degës së Vatrës Long Island ashtu edhe për shkollën
“Gjergj Fishta”, në veçanti, në atë zonë të komunitetit shqiptaro-amerikan të
Nju Jorkut.
Gjithë
të mirat dhe kalofshi sa më mirë!
Frank Shkreli
E Dielë, 26 Tetor, 2025









