Kulturë
Nue Oroshi: Një libër enciklopedik që ruan historinë e nacionalizmës shqiptare
E hene, 18.08.2025, 06:56 PM
Një libër enciklopedik që ruan historinë e nacionalizmës shqiptare
Nga
Nue Oroshi
Historia
shqiptare gjatë përiudhes se diktaturës dhe masakrimit komunistë kundër
shqiptarëve atdhetarë është shkruar edhe sot shkruhet në dy drejtime. Historia
e vërtetë që është paraqitë nga studiuesit, profesorët, historianët e vijës
atdhetare që është shkruar me metodologji shkencore dhe me burime të sakta
historike dhe ajo e fallsifikuar e historianëve të vijes pansllaviste, të cilët
kanë madhëruar dhe ende edhe sot madhërojnë humbjen e 70 përqind të territoreve
shqiptare që komunistët e Kosovës dhe të Shqipërisë i lanë nën Serbi. Por për ta
mbrojtur Shqipërinë etnike intelektualët shqiptarë të familjeve atdhetare dhe
nacionaliste u angazhuan që të luftojnë për ta mbrojtur Shqipërinë Etnike. Sot
pikërisht në përvjetorin e një masakre të madhe komuniste në Qafë të
Valmerit që e kryen pansllavistët
komunistë Milladin Popoviqi, Svetozar Vukmanoviq Tempo,kolonelet rus Sofolevski
e Valevski si dhe shërbyesit dhe spiunët
e Serbise dhe të Rusisë Envër Hoxha, Mehmet Shehu, Shefqet Peqi e Toger
Baba në Qafë të Valmerit. Me postë më
erdh libri enciklopedik i autorës Bianca Maria Gjomarkaj " Shqipëria e
Lirë" organ i Bllokut Kombtar Independent i botuar në dy gjuhë:në gjuhën
shqipe dhe në gjuhën angleze. Këtë libër autorja Bianca Gjomarkaj ia dedikon themeluesit
të Blokut Kombtar Indipendent Kapidan Gjon Marka Gjonit,bashkëthemeluesit
Kapidan Ndue Gjon Markut,Kryetarit Dr.Ismail Verlacit si dhe të gjithë anëtarve
të tjerë të bllokut duke përfshirë edhe Dr.Gjon Lekë Buqaj që e kishte ndihmuar
autorën në sigurimin e shumë materialeve. Nëse i lëshojmë një sy këtij libri
shihen qartë shkrimët e shumë studiuesve atdhetare të kësaj periudhe kohore të
cilët jo vetëm që kishin luftuar kundër komunizmit por edhe kishin studiuar dhe
doktoruar nëpër universitetët më prestigjioze të Evropës në
Gjermani,Austri,Itali dhe në universitetët e tjera Evropiane.
Në
këtë libër janë grumbulluar punimët e Revistës" Shqipëria e Lirë" që
ishte organ i Blokut Kombtare Indipendent që janë botuar në periudhën kohore
prej marsit 1947 e deri në gusht
1968.Libri ka gjithsejt 439 faqe dhe është i shtypur më një botim luksoz
përkundër që për shkak të periudhës se hershme dhe shtypjes se gazetave me
vështirësi si dhe mënyrës së ruajtjes se tyre ky libër është shtypur dhe botuar
më një kualitet të lartë.Vlenë të theksohet fakti se botimet e tilla e ruajnë
historinë e nacionalizmës shqiptare të pastër si loti.
Është
fatkeqësi se në Shqipërinë postkomuniste ende në aspektin e studiuesve nuk e
kemi një reformim të historianve shqiptar dhe i numron në gishta ata historianë
që janë reformuar dhe janë duke e shkruar historinë shqiptare ashtu siç ka
ndodhur.Me gjithë gëzimin që më erdhi libri e ndjeva një keqardhje se në zarf
të këtij libri ishte e shkruar se vjen nga Rruga "Vasil Shanto".Vasil
Shantiqi ishte një kriminel komunistë që kishte vrarë dy nacionalistë shqiptarë
në vitin 1943 Major Nrecë Preng Marku Komandant i Gjandarmerisë Shqiptare i
Qarkut Shkodër djalë i Bajraktarit Prengë Marka Prenga një luftëtar i
Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe Adem Boletinin djali i Isa Boletinit Komandant
i Gjandarmerisë në rrethin e Shkodrës.Kjo është e natyrshme që malazezi Vasil Shantiqi, me pas u ekzekutua nga forcat
nacionaliste shqiptare.Dhe quditërisht si është e mundur që edhe pas 33 vjet të
rënies se komunizmit në Shkodër dhe në mbarë Shqipërinë ende nuk janë hequr
emrat e rrugve të kriminelve komunistë ku edhe në mës të Tiranës e ke bustin e
kriminelit Vojo Kushi(Vojosllav Kushiq-serbo malazezë).Kjo tregon qartë se
Shqipëria ende nuk është liruar nga mentaliteti komunistë ku kjo është një fatkeqësi kombëtare.Dhe kjo
tregon shumë se pse pushteti lokalë në Shkodër si demokratët ashtu edhe
socialistët ka 3 vite që e kanë bllokuar
lejën për Monumentin e Kapidan Mark Gjon Markut në Shkodër.Kur të vendosën nacionalistët
shqiptarë në vendin e duhur vetëm
atëherë Shqipnia do të shkon drejt rrugës evropiane.Nuk ka Evropë duke i
mbajtur në ballin e oxhakut kriminelët komunistë serb,rus e shqiptar.
Si
përfundim e përgezojmë autorën e librit Bianca Maria Gjomarkaj e cila e la
lluksin e Amerikës e po jeton në Shkodër
dhe po punon pandërprerë për ndriçimin e historisë shqiptare edhe pse
shumëherë puna e saj po shikohët me sy kritik nga neokomunistët shqiptarë.Por
Bianca e bija e Kapidan Ndue Gjon Markut i cili i pari e filloj luftën kundër
komunizmit i përket gjenit arbëror të një familje princore të kapidanëve të
Mirditës të cilët për pesë shekuj i dolën zot shqiptarizmës dhe nuk u dorëzuan
asnjëherë.