Kulturë
Përparim Hysi: Burra me pantollona të shkurtëra
E shtune, 16.08.2025, 02:59 PM
"Burra me pantollona të shkurtëra"
(5 skica në një)
Nga Përparim Hysi
1.Atë kohë banoja në
SANT PETËRSBURG të FLORIDËS (atje kam jetuar 12-vjet) dhe një mbasdite erdhi
miku im nga FIERI, LEANDËR LENA dhe më mori me makinën e tij për një kafe. Sa
mirë që bëre, -i thashë LEANDRIT, por para se të vemë në STARBUCK për kafe, më
ço tek dyqani i celularëve, se më është prishur celulari.
Jepja këtij, - më tha
Leandri, -duke më treguar me dorë për nipin (atë kohë rreth 6-vjeç).Ore,
-kundërshtova unë, - unë nuk e kam celularin si lodër për kalamajtë. AI:-Po
provoje, njëherë, se vemi dhe tek dyqani.Ia zgjata si me frikë këtij
"tekniku" dhe, pas pesë minutash, celulari u rregullua.
2. ALBA.mbesa ime,
është 5-vjeç(ajo ka lindur në vitin 2000) dhe unë shetis rrugëve të SANT
PETËRSBURGUT dhe sot, sa dola, ballas u rrëfye një ketër.
-Zëre gjysh ketrin,
se e dua të loz me të!
Unë:-Nuk e zë dot.Nuk
e pe?Ketri hipi në lis.
ALBA:-Kaq i madh ti,
gjysh, dhe nuk zë dot një ketër?!!!
Nuk të dua:ALBA do
gjej një gjysh "tjetër"!!!
3. Miku im, ARQILE
DAULLE ( e kujtoj me mall, se është ndarë nga jeta) kish ardhur për vizitë tek
motra e tij, LEONORA apo LENKA siç e thërresin të gjithë. Aty isha dhhe unë dhe
SIKA, se LENKA është gruaja e vëllait të SIKËS, RRAPUSHTI që edhe ky është
ndarë nga jeta. Pra, dy miq, mysafirë tek LENKA. LEU (ARQILEA) kish me vete dhe
nipin e tij 6-vjeçar. Unë, duke ditur dobësinë e gjysh LEUT për nipin, zura ta
"provokoj".
-Çfarë e ke këtë,
LEUN ti?
-Ky është gjyshi im
që e dua shumë.
-E do shumë ti, por
unë nuk e dua dhe do vij ta nxjerrë nga shtëpia!!!
Tani nipi, tek
llogariti se mund t'i rrezikohej gjyshi, tak u bë"VAN DAM" dhe doli
si mburojë para gjyshit. Unë, sado që nuk po mbaja dot të qeshurit, i
them:-PO.Po.Do vij ta nxjerrë nga shtëpia, se unë jam polic. Sa dëgjoi
fjalën"polic", ai doli jashtë, siç duket, u mbush pak me frymë dhe,
kur erdhi brenda, më tha:- Polic je ti? Po unë të kam shok dhe, aman, mos ma
nxirrë gjyshin nga shtëpia!!!
U bëra kështu me një
"shok" të ri.
4. ARONI që
më"shtoi mua pensionn"
ARONI është nipi i
motrës sime.HURMAS. ARONI sivjet do shkojë në klasën e tretë të Ciklit të ulët!
I vogël është vërtet, por paska një"portofol" të madh. E mbush këtë
porofol me darovat që i bëjnë, kur vijnë në shtëpinë e tij, në TIRANË. Portofoli
është pronë e tij dhe askush nuk e prek. Por ja, para dy-tri javësh, gjyshja e
tij, HURMAJA, na paska ditëlindjen dhe i bën goxha"darovi". Sa mora
vesh unë, i them mamas së ARONIT, JONËS:- Pa më lidh pak me atë"bankierin
tënd"! ARON, -i foli JONA, - pa fol pak me këtë dajon e babit! ARON, - i
them unë, - unë jam burrë plak dhe pensioni nuk më del, a do më japësh ndonjë
lekë? U mendua pak dhe më tha:-Të jap unë! Hajde!
Tani pensioni vërtet
nuk më del, po më"tepron". Se aty është ARON...
5, MATEO! Mateo është
6-vjeç, nipi i mbesës sime, VALBONËS. VALBONA është çupa e vëllait tim, QAZIMIT
që ka mbi 20 e ca vjet që rron në TEKSAS. VALBONA është mësuese mathematike që
jep mësim në shkolla të mesme private e shtetërore. MATEO është djali i djalit
të saj, LINDIT. MATEO duke folur me gjyshe BONËN, i thotë:-Ti, nëna, je
budallçakë se nuk di anglisht!!! -Si nuk di anglisht unë?-bëri sikur u nxeh
gjyshja.Por MATEO, pa e prishur terezinë, si një"snob" amerikan e
sfidon keqas:"Që ti je"budallaçkë" e di unë, por nuk e kuptoj se
si ke bërë një djalë aq të zgjuar, siç është babi im, LINDI?!!! GJYSHJA me sytë
mbushur lot, më tepër nga gëzimi, e rrëmbeu nipin MATEO dhe nuk lëshonte nga
malli.
Eh, gjyshërit! A nuk
i duan ata nipërit e mbesat edhe më shumë se sa prindërit që i kanë sjell në
jetë Populli metaforikisht i quan:"Mjalti i mjaltit". Qoftë e bekuar
dashuria e gjyshërve!
Tiranë, 13 gusht 2025