E merkure, 13.08.2025, 06:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Ndue Dedaj: Në shtëpinë e Abat Prend Doçit në Shkodër!

E marte, 12.08.2025, 06:51 PM


Edhe një herë:

PËR SHTËPINË E ABAT DOÇIT NË SHKODËR

- Seli e Shoqnisë “Bashkimi” -

Nga Ndue Dedaj

Kur ka ra Kafja e Madhe, nuk beson se mund të ketë ndonjë godinë tjetër në Shkodër që do të qëndrojë pa u rrënuar, ku e ka të vështirë t’ia dalë dhe shtëpia e Markagjonëve aty afër, me atë kullën e famshme të Idromenës, “kapidanit” të arkitekturës shqiptare.

Janë bërë plot përpjekje, këto vitet e fundit, për ta kthyer vëmendjen ndaj selisë së Shoqnisë letrare e gjuhësore, arsimore e kulturore “Bashkimi”, ku qendronte kreu i saj Abat Prend Doçi dhe akademia e tij, siç e quante Gurakuqi; ka thirrur pa fund Dom Nikë Ukgjini, është shpallur monument kulture, por kjo nuk ndryshon asgjë, - si me këtë status zyrtar, si pa të, njëlloj është, fjalë dhe vetëm fjalë, asnjë veprim, asnjë nismë, asnjë projekt - nga qeveria, insitucionet e trashëgimisë, Argjipeshkvia etj.

Elita diturore shkodrane vazhdimisht kujtohet për këtë shtëpi të pazot, por askush nuk e dëgjon, si për shumëçka tjetër, se ndryshe nuk do të kishte mbirë ai çelësi metalik, në hyrje të qytetit, si një “hekurishte” fabrike.

Kishte zot shtëpia e Doçit atëhere kur vendi ishte nën pushtim perandorak dhe nuk ka sot që jemi të lirë!? S’rrimë dot pa iu bashkuar dhe ne zërit të zotnive shkodranë, edhe pse e dimë që kot e kemi, shtëpia e “Bashkimit” zor se do të mbijetojë duke u shndërruar në muze, edhe pse aty janë shkrue e përgatit librat e parë shqip për shkollat e shekullit XX, pa të cilat shteti shqiptar që po lindte asokohe do të kishte vetëm kobure cubash e jo dhe abetare...

Ndodh kështu, se sot nuk ka më burra të ndriçuar si Imzot Abati dhe bashkëpunëtorët e tij të pashembullt në punët e diturisë!...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx