Kulturë
Blerim Rrecaj: Çaste me ty
E marte, 05.08.2025, 06:51 PM
Blerim Rrecaj
ÇASTE
ME TY
Sytë në qiell
Qielli
si livadh i pjerrtë me mjegull
A
si një shtrat dhome
Shtëpie
bujtine hoteli
Mbuluar
prej resh
Si
me një çarçaf të vjetër
Të
cilin pritet ta ndërroj dielli
Derisa
ecim nëpër një trotuar të qytezës
Shohim shiun
Shohim
pikat e shiut të shumëpritur
Që
fillojnë të zbresin si alpinistët
Nga
maja malesh me ndihmën e litarëve
Syndritur
e me mallëngjim
Afrohemi
te derë vetëhapëse
Se
në të troket ky ylber
Duke
i rënë harkores së hekurt
Të
dyerve të drunjta diku
Te
një truall e te një shtëpi e vjetër
Çaste qetësie
N'verandë
t'ëmbëltores
N'dhomën
e bardhë pa tavan
Më
xixëllima yjesh
Zbriti
qetësia ngadalë
Si
një nuse nëpër shkallë
Me
kostum tradite
Të
bardhë e me ar
Me
tabak në duar
Sa
e mbuloi tërë terrin e natës
S'dijmë
ç'të shijojmë më parë
Në
këtë orëmirë
Këto
çaste heshtjeje
Një
kupë akulloreje
A
limonadën
Çfarë merr era
Pasditë
me vapë vere
Çfarë
i bëmë kësaj ere
Që
me vete
Do
të na marrë fjalët
Do
na fshijë kujtimet
Do
na i djeg çastet
E
ka seriozisht
Kjo
erë e ngrohtë
A
do me ne të tallet
A
do bëjë veç pak humor
Për
të na parë buzëqeshjet
Nën hije
E
zëmë hapësirën
Që
bëhet e jona
Gjelbërim
përreth
Si
të ishim diku në një mal
Mbi
tavolinë avuj të bardhë
Nga
filxhanat ngjiten lart
Dhe
kokrra sumbullash kristali
Të
ujit mineral
Pos tjerash
Në
verandën e bufesë
Së
Radio Kosovës
Te
fontanë e saj
Trumcakë
pëllumba e korba
Pijnë
ujë me rend
Sikur
të merreshin vesh
Pranë
e përballë nesh
Pos
tjerash edhe
Një
copë hapësire e heshtur
E
barit të tharë ngjyrëartë
Të
prerë si flokët
Të
kositur si kujtimet
Mbi
kokë qiell i hirtë fresksjellës
Sërish
Sërish
zëmë një hapësirë
Pa-prit
e pa-kujtu
Si
të tjerët që kanë zënë
Këtej
e këtu
Në
këtë natë fundkorriku
Biseda
bashkatdhetarësh
Gjallërojnë
vendbukurin tonë
Era
endet e lë gjurmë të dukshme
Nëpër
gjethe të gjelbërta gjethesh
Ky
vrap fëmijësh
Përherë
frymëzues
Edhe
një verë e ëmbël
Për
t'u mbajtur në zemër