E premte, 01.08.2025, 04:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Bedri Tahiri: Dy miq të mirë dhe dy libra të shkëlqyer nga atdhetari i madh, Ali Peci, në 92-vjetorin e lindjes

E enjte, 31.07.2025, 06:57 PM


DY MIQ TË MIRË DHE DY LIBRA TË SHKËLQYER NGA ATDHETARI I MADH ALI PECI NË 92-VJETORIN E LINDJES

“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale” – Mark Tuein

Ali Xh. Peci: “Shaban Shala- Hero i Shqipërisë Etnike” dhe “Xhemë Zhazha- Dëshmor i Shqipërisë Etnike”

Nga Bedri TAHIRI

Edhe njëherë u tubuam në shenjë nderimi për ditëlindjen e 92-të atdhetarit të devotshëm e arsimdashësit Ali Peci! Kësaj radhe librat e tij të mrekullueshëm, me sugjerimin e mendjendriturit Xhemail Peci, ua dhurova dy kolegëve tanë: Selatin Ymeri (pinjoll i të pavdekshmit Ukshin Kovaçica) dhe Galip Avdiut (drektor i gjimnazit “Eqrem Çabej”-Vushtrri).

Cili është Ali Xh. Peci?

Ali PECI- u lind më 12 korrik 1933, në fshatin Zhazhë të Mitrovicës. Shkollën fillore e mbaroi në Boletin, kurse Progjimnazin në Mitrovicë.

Në pranverën e vitit 1921, xhandarët e Kralevinës e rrethojnë Kullën e qëndresës kombëtare në Zhazhë, dhe në luftime me shkije e me shërbëtorët e tyre, bien dëshmorë duke luftuar heroikisht: Fazli Smajli, Sadri Smajli, Hajriz Mustafa, Sylë Polaci, Bardhec Klladërnica (nip), kurse vdes si pasojë e torturave me kripë Ali Smajli, në verën e vitit 1921. Korbat e Krajlit me servilët e tyre, bënë çmos për të vrarë edhe Xhemën 12 vjeç e Hajdarin 9 vjeç, në mënyrë që ta shuanin tërësisht këtë familje atdhetare, por falë Zotit, ata shpëtuan duke u strehuar në fshatin Vllahi të Shalës.

Ramadan Çerkin Peci, është dëshmori më i ri i kësaj familjeje, i cili u vra në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës, më 27 maj 1999. Ramadani është biri i nacionalistit Çerkin Hajdar Peci, i dënuar tri herë për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare, nga regjimi terrorist titist.

Më 21 shkurt 1947, Ali Pecit forcat ushtarake barbare serbe ia pushkatojnë babain Xhemën-luftëtarin e paepur dhe Dëshmorin e Shqipërisë Etnike, pak metra larg shtëpisë së tij në Zhazhë, në moshën 38 vjeçare.

Më 1. 9. 1950, si 17 vjeçar u pranua mësues në Tugjec, ku punoi deri më 1 mars 1955. Në vjeshtën e vitit 1953, së bashku me shokët Shaban Shala, Emrush Bejta e Selim Buzoku, formojnë Organizatën ‘Balli Kombëtar.’

Më 1955 punon si mësues në Kaçanik, Vllahi të Shalës, e Shajne të Sharrit.

Më 19 shkurt 1955 kapet me tradhti në Malin Koritnik, në përpjekje për të kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar e për të dalë në Shqipëri.

Më 12 prill 1956, në Gjyqin e Qarkut në Gjilan, dënohet me 8 vjet burg, duke e vuajtuar një pjesë të dënimit edhe në Burgun e Nishit e të Goli-Otokut.

Më 1 mars 1962 burgoset për herë të dytë, duke u arrestuar pas mesnate në fshatin e tij të lindjes, Zhazhë, për shkak të shpërndarjes së Flamurit kombëtar shqiptar, pa ylli. Më 29 qershor 1962, në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës, në mungesë të fakteve, lirohet nga burgu.

Në fillim të marsit burgoset për herë të tretë në Mitrovicë, dhe lirohet nga Burgu i Mitrovicës, më 30 maj 1981.

Nga data 1 shtator 1965, deri më 1 shtator 1970, punon si arsimtar në Prilluzhë, Stanoc i Epërm e Boletin.

Nga data 1 shtator 1970 deri më 4 qershor 1973, punon si arsimtar në Progjimnazin “Nonda Bulka”, kur edhe e përjashtojnë nga arsimi si i papërshtatshëm ideo-politikisht për regjimin juogosllav.

Më 1981, për dy muaj punon si përkthyes në RTK, prej ku përjashtohet nga serbofilët, si i papërshtatshëm për regjimin.

Nga data 1 shtator 1973 deri më 19 shkurt 1991, punon si përkthyes në sipërmarrjen “Kosovosirovina”, prej ku edhe pensionohet.

Më 1968/1970 mbaron studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, pa shkëputje nga puna, si dhe studimet në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, më 2. 3. 1973, ku merr titullin Profesor, me temën “Krijimtaria poetike dhe atdhetare e Hilë Mosit”, përpara Komisionit të përbërë nga profesorët: Latif Berisha, Enver Gjerqeku dhe Isak Shema.

Më datën 8 qershor 1998 më fund udhëton në Shqipëri, ku çmallet me atdheut e ëndërruar aq shumë. Më 8 dhjetor 1998 udhëton për në Londër.

Si i biri i nacionalistit të pushkatuar, dhe si i pjesëtar i një familje atdhetare të dëshmura, ai u ndoq shpesh si i dënuar politik dhe u persekutua nga regjimi titist jugosllav.

Ideali i tij mbetet Shqipëria Etnike, e Ribashkuar dhe e qeverisur sipas parimeve të elitës më mendjendritur të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për një shtet gjithë shqiptar në Gadishullin e Ilirisë.

Urime, përgëzime e shëndet Baci  Ali PECI!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx