E enjte, 31.07.2025, 03:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Fatmir Minguli: Guxim i veçantë në botimin e një monografie të vështirë

E merkure, 30.07.2025, 06:55 PM


Guxim i veçantë në botimin e një monografie të vështirë

(Analizë mbi librin e autorve Agim Lika, Shezahir Kërtusha, Laureta Kulla “112 vjet arsim në krahinën e Ishmit, ADA, Tiranë 2025)

Më 1913, shkolla e parë shqipe u hap

Ajo, në Shqipëri i kishte shoqet e rralla

Vegjëlia, drejt shkollës u vërsul me vrap

I pari mësues "Sul shqipja" ose Sulejman Zalla

Agim Lika – nga poezia “Krahinë arsimdashjëse”

Nga Fatmir Minguli

Të realizosh botime të një libri sy ky që po diskutojmë sot është një lloj guximi që e ndërmarrin përsipër vetëm optimistët dhe vizionarët. Të tre autorët Agim Lika, ky poet i apasionuar ish oficer dhe mësues, Shezahir Kërtusha ish mësues dhe Laureta Kulla mësuese gjeografie, ish nëndrejtoreshë e shkollës së mesme të bashkuar Ishëm, janë tre muskëtirët ishmakë që me shpata të xhveshura përkundrejt mendimeve lart e poshtë të zakonshme për kohën tonë, arritën të japin një monografi me vlera akademike mbi arsimin në krahinën e Ishmit duke i kaluar në “sfilatë” të gjitha detajet në çdo fshat të Ishmit.

Është një histori e plotë e arsimit për një periudhë realtivisht të gjatë kohorë 1944- 2025.

Ky libër i ndarë në disa kapituj e hap siparin e fletëve të tij me arsimin në Shqipëri pas luftës së dytë botërore dhe më pas e intersekton gjithçka me krahinën ne fjalë. Kapitulli që flet për këte përiudhë është nyja gordiane që i jep dritë kapitujve të tjerë të librit. Autorët  janë guximtarë sepse e sjellin ië përgjithshmen e arsimit të injektuar në të veçantën e arsimit në Ishëm.

Prandaj kapitujt që vijojnë janë vështrime historike për këtë krahinë skajore në kohë dhe në hapsirë, një krahinë me të cilën Durrësi është krenuar në të gjitha kohët. Vetë Agim Lika thotë se” Ishmi është si një kështjellë, jo nga fortesat që gjënden në të. Ajo është e tillë jo vetëm nga pozicioni i saj gjeografik, por dhe nga historia shumë e pasur e saj.”

Dhe ka të drejtë.

E më pas parakalojnë të dhëna të çmuara për arsimin 7-8 vjeçar, në zhvillimin e mësimit pas viteve ‘90 e deri më sot.

Këto parakalime nuk janë parada suksesesh para tribunave të udhëheqjes partiake po janë dëshmi reale të dokumentuara më së sakti ku një veçori është përgatitja dhe sigurimi i kuadrove mësimorë e deri sa analizat shkojnë te të dhënat për mësuesit dhe drejtoret e shkollave.

Nuk mund të anashkalohet në këtë analizë parathënia e studjuesit Kujtim Xhebaxhia i Prezës, parathënie që të fut menjëherë në brendësi të këtij libri. Ndërsa prologu  që vetë tre autorët e librit e kanë shkruar me pasion, është ftesë jo vetëm për lexim por edhe për studim të këtij libri. S’ka si të ndodhë ndryshe kur lexuesi nëpër faqet e kësaj monografie gjen dokumentacione, tabela, emra, regjistra të kohës të cilat janë dekorimi i tekstit të librit.

Këto vlera shtohen nga shënimet në foot-notet poshtë  faqeve të librit për referimet ku përmend Arkivin Qëndror të Republikës Socialiste të Shqipërisë dhe me dhjetra burime të tjera dokumentare. Prandaj dhe studimi i autorëve mbi “disa çështje të revolucionarizimit të shkollës në vitin 1969” përbën një risi në studimet për arsimin shqiptar në përgjithësi. Dhe kjo ndodh pothuaj në disa kapituj të kësaj monografie.

Të tre autorët kanë pasur vetitë e syrit të shqiponjës teksa kanë sjellë të dhëna të njohura e të panjohura duke plotësuar boshllëqe të mundshme që koha i ka shkaktuar.

Krahina e Ishmit është një krahinë me tingëllime të veçanta në kohë shekullore dhe që jehona e tyre vjen e qartë deri në ditët tona   dhe nëse nuk janë figura kështjellarësh e trima të disa luftrave në ato maja ishmake janë figura e ndritura të shkencërtare, ruajtësve të kështjellës ishmake të diturisë. Janë Xhulieta Kërtusha inxhinere mekanike, Prokuror Amarildo Likmeta, prof. e asociouar dr. Erjola Tartari, prof. i asociouar dr. Ada Dervishi Kërtusha, prof. i asociuar dr. Engjëll Likmeta, dr. Shkëlqim Sirika, dr, Miranda Qemal Likmeta, dr. Rexhep Paja.

Eshte e natyrshme që nuk janë vetëm këta ruajtës së trashëgimisë krahinore por dhe shumë të tjerë.

Në kaptullin e fundit me një punë skrupuloze autorët kane dhënë emrat  e të gjithë mësuesve dhe drejtorëve të shkollave në krahinën e Ishmit duke mos harruar këtu se nuk flitet vetëm për qendërn e Ishmit por për të gjithë ato fshatra të bekuar nga perëndia që kjo krahinë i mbron e përkujdeset si për fëmijtë e vet.

Krejt papritmas libri mbyllet me surpriza siç janë disa intervista të plota me disa intelektualë ishmakë që unë i quaj si të domosdoshme këto intervista, si një plotësim i atyre pjesëve të monografisë ku autorët kanë lënë ndonjë boshllëk të vogël. Surprizë janë dhe poezitë e Agim Likës dhe Shezahir Kërtusha dhe eseja e bukur e Laureta Kullës. Të tre muskëtierët përshëndesin kështu kalorësisht lexuesit e kësaj monografie sa serioze aq dhe delikate për t’u realizuar.

Durrës 30 korrik 2025



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx