Kulturë
Tomë Mrijaj: 'Unë u shpëtova nga Zoti, për ta Bërë Amerikën të Madhe Përsëri' – Donald J. Trump
E diele, 27.07.2025, 06:55 PM
“Unë u shpëtova nga Zoti, për ta Bërë Amerikën të Madhe Përsëri” – Donald J. Trump President i 45 & 47 i SHBA-së
Nga
Tomë Mrijaj
Ne
jetojmë për librat, sepse ata rrefejnë me bashkim germash fjalë dhe hstori
interesante të vjetra dhe të reja. Për të përjetuar këtë ndjesi apo magji, ju
duhet të mendoheni me shumë kujdes para se të flisni. Njeriu, pasi ka lexuar
një, dy apo disa histori apo rrëfime, nis të mendoj dhe gjithë jeta e tij nis
të ndryshoi si pa ndjerë dhe kuptuar, në mjedisin ku jeton, sepse ‘një shtëpi pa libra, është si një dhomë pa
dritare’ thotë Horace Mann.
Kujtesa e të vërtetave
historike, është kulturë dhe vazhdimisht një aktualitet i ri gjenerues. Mendo,
para se të flasësh dhe lexo librin e ri, para se të mendosh.
Vepra
e re shkrimore me autor shqiptaro-amerikanin Klajd Kapinova, është një prurje e re dhe e mirëseardhur në gjuhën shqipe, me shumë vlera dhe me rëndësi të madhe, për ditët tona këtu në komunitetin shqiptaro
amerikanë dhe atje në trojet etnike shqiptare.
Në këtë mënyrë, lexuesi
ynë me anën e librit kuptimplotë: “TRUMP 2.0: Premtime të
dhëna - Premtime të mbajtura”, të shkruar me shumë
kujdes, kulturë dhe përkushtim nga penda e publiçistit dhe studiuesit Klajd Kapinova, mund informohet dhe të
mësoj mbi shumë gjëra të reja interesante për politikën bashkëkohore
amerikane.
Sikurse
në tre raste të librave të tjerë, si: “Presidenti
Trump dhe keneta globaliste”, “Trump
kishte të drejtë për gjithçka”,
dhe “Amerika në pasqyrë”, mendoj se
vepra e re “TRUMP 2.0: , Premtime të
dhëna - Premtime të mbajtura”, që lexuesi ka në dorë,
mund të quhet hallkë e një
ditari vijues historik, politik dhe një vështrim analitik, i pasur me fakte dhe
argumente në brendsi të faqeve, me përshkrime të ngjarjeve e datave të ndryshme
historike të ditëve tona.
Gjatë
politikës largpamëse të Presidentit Trump 2.0, SHBA-ja po arrinë një zhvillim
ekonomik shumë të lartë si asnjë vend tjetër i botës, duke mbuluar edhe
prapambetjen që la si trashigim admistrata e mëparshme e deshtuar marksiste e
presidencës Obama-Biden 1 dhe 2 (në vitet e zeza 2008-2016) dhe administrata
ose regjimi marksist në pension Obama-Joe Biden-Kamala Harris 3 (në vitet
2020-2024).
Një
analizë me detaje dhe shembuj konkret e shohim tek shkrimet apo këndvështrimet
e të reja të ofruara me kulturë nga autori ynë, tek përshkruan historinë e
ndryshme të tre administrata të fundit amerikane.
Ballafaqimin
e aspekteve dhe treguesve pozitiv shumë të rëndsishme të sukseseve të
Presidentit patriot republikan Trump 1 & 2, ka zbardhur dora-dorës autori ynë, përmes
faqeve interesante të librit të ri, të bazuar në burime dhe fakte të sakta
historike në ditët tona.
Të
gjithë arritjet e mëdha pozitive të Presidentit Donald J. Trump, gjatë vitëve
2016-2020, nën regjimin totalitar Biden-Harris, janë
përmbysur dhe zhdukur si me shkop magjik ose tretur në thellësi si kripa në ujë
me shpejtësinë e dritës, në të gjithë aspektet e sukseseve të brendshme dhe të
jashtme të politikës, jetës, ekonomisë, shoqërisë amerikane etj.
Kjo
katastrofë historike e pashembullt, në historinë e kombit tonë, shprehet me të
gjithë treguesit negativ në politikën e jashtme dhe brendshme kontraversale,
shumë here kontradiktore të qeverisë si shembull negativ i tjetërsimit,
degradimit dhe poshtërimit të vazhdueshëm të demokracisë dhe lirive të të
drejtave të njeriut, fjalës etj., të cilat fatkeqsisht po shihen qartë dhe me
keqardhje të madhe nga kushdo sot në botë.
Fitorja
historike në zgjedhjet presidenciale të 5 nentorit 2024 e Presidentit të 45-të & 47-të të SHBA-së Donald J. Trump,
bëri që ai të përgatitet për të rihyrë në
Shtëpinë e Bardhë dhe më 20 janar 2025, ai bëri betimin, në një ceremoni të bukur festive, që u zhvillua në
mënyrë madhështore në ambientet e Kongresit Amerikan, për arsye të kushteve të
këqija klimaterike (ngricave të mëdha dhe temperaturave te ulëta), që përfshinë pjesën
Lindore të vendit tonë dhe kryeqytetin e mirënjohur të politikës amerikane
Washington, D.C.
Po
në
fund të muajit tjetër
dhe në fillim të marsit 2025, Trump
mbajti një fjalim brilant historik para Kongresit
Amerikan, ku merrnin pjesë të gjithë kongresmenët dhe senatorët,
pra përfaqsuesit e dy partive dhe dy dhomave
të
Dhomës se Përfaqsuesve dhe Senatit
Amerikan. Titulli dhe përmbatja e i fjalimit të
tij ishte vërtetë historike, brilante dhe shumë domethënëse,
ku qysh në hyrje para popullit amerikan, që
e ndiqte direkt në television dhe rrjetet sociale tha: “Nuk
keni parë gjë akoma, kemi hyrë në epokën tonë më të madhe!”
Ëndrra amerikane është e pandalshme,
dhe vendi ynë është në prag të një rikthimi siç bota nuk ka parë kurrë më parë,
dhe ndoshta nuk do të shohë kurrë më. Nuk ka pasur asnjëherë diçka të tillë. Trump 2.0 fitoi zgjedhjet në shtatë shtetet vendimtare, duke marrë një
fitore spektakolare historike në Kolegjin Zgjedhor me 312 vota. Ai fitoi votën popullore, me një
diferencë të madhe deri në 3 milion vota si dhe fitoit gjithashtu shumë qarqe
në vendin tonë, 2,700 kundrejt 525 të demokratëve ose komunistëve sikurse
njihen këtu, në një hartë, që shfaqet e pushtuar pothuajse tërësisht nga ngjyra
e ndezur e kuqe, e cila shpreh kjartë fitoret e merituara të elefantëve
konservatorë republikanë amerikanë.
Tani, për herë të parë në historinë
moderne, më shumë se 85% e amerikanë, besojnë se vendi ynë po ecën në drejtimin
e duhur, sesa ata që mendojnë se po ecën në drejtimin e gabuar.
Në fakt, është një rekord befasues: një
ndryshim prej 27 pikë përqindje, më i madhi që ka ndodhur ndonjëherë. Gjatë muajve të fundit, Presidenti
Trump ka firmosur me dorën e vet dhe jo me autopen (sikurse Joe Biden) gati 600
urdhra ekzekutivë dhe ka ndërmarrë më shumë se 800 veprime ekzekutive, një
rekord për të rikthyer logjikën e shëndoshë, sigurinë, optimizmin dhe pasurinë
në mbarë vendin e mrekullueshëm.
Njerëzit e rizgjodhën Trump për herë të
dytë, për të rishkuar në Zyren Ovale të Shtëpisë së Bardhë si Presidenti, për
ta bërë këtë punë apo mision, dhe ai po e bën me dinjitet dhe krenari patrioti
çdo orë, ditë, javë dhe muaj.
Brenda disa orëve pas betimit si
president i ri, ai shpalli një emergjencë kombëtare në kufirin tonë të hapur
dhe shumë problematik në
pjesën jugore të vendit në kufi me
Meksikën. Kështu ai urdhëroi menjëherë dislokimin e ushtrisë amerikane dhe të Patrullës Kufitare,
për të zmbrapsur pushtimin e vazhdueshem tesh 4 vjet (2020-2024) të vendit tonë nga 21 milion të huaj, që nuk dihet se nga vinin, ku
shkonin dhe ishin dhe janë pa asnjë dokument identifikimi të 181 shtete të ndryshme të botës.
Dhe çfarë pune të jashtëzakonshme dhe
impresionuese të mrekullueshme kanë bërë dhe po bëjnë ata patrullat kufitare, ushtria dhe marinsat e guximshëm amerikanë, ICE dhe
agjencitë e tjera të sigurisë kombëtare amerikane. Si rezultat, kalimet e
paligjshme të kufirit muajin e kaluar ishin me diferencë më të ulëtat të
regjistruara ndonjëherë dhe në muajt: maj, qershor dhe korrik 2025, raportohet
nga media e pavarur thane se nuk kishte asnjë hyrje të paligjshme
në kufi.
Në krahasim me kohën e Joe Biden-it,
presidentin më të keq në historinë amerikane, kishte çdo orë, ditë dhe muaj me
qindra mijëra kalime të paligjshme në kufi dhe praktikisht e fatkeqsisht të
gjithë ata, përfshirë vrasës, tregtarë droge, anëtarë bandash dhe njerëz nga
institucionet e shëndetit mendor dhe azilet, u lejuan të hynin ilegalisht në
vendin tonë. Administrata Biden organizoi ditë dhe më shumë natën shpërndarjen
e tyre me aviona special në shumë shtete republikane për të bërë kështu
komunistizimin dhe kriminalizimin e tyre. Kush do të donte ta bënte një gjë të
tillë!? I vetmi president patriot, që po çliron vendin tonë nga pushtimi i
vazhdeushëm i tyre është vetë administrata e re e Presidentit të 47-të të
SHBA-së Donald J. Trump.
Ai thotë duaje popullin amerikan
vazhdimisht pa dallim feje dhe ideje, duke u bërë thirrje patriotike: “Bashkohuni me ne, për të festuar kaq shumë
fitore të pabesueshme për Amerikën, për të mirën e kombit tonë, le të punojmë
së bashku dhe ta Bëjmë Amerikën Vërtet të Madhe Përsëri.”
Çdo ditë, administrata e re Triump 2.0,
po lufton dhe punon pa pushim, për të sjellë ndryshimin e madh, që Amerika ka
nevojë, për të ndërtuar të ardhmen e ndritur që meriton, dhe ai po e bën këtë
me përkushtim. Ky është një moment, për ëndrra të mëdha dhe veprime të
guximshme. Menjëherë pas rimarrjes së detyrës, Trump 2.0 vendosi një ngrirje të
menjëhershme për të gjitha punësimet federale, një ngrirje për të gjitha
rregulloret e reja federale dhe një ngrirje për të gjithë ndihmën e huaj.
Ai anuloi mashtrimin e ri të gjelbër, u
tërhoq nga Marrëveshja e padrejtë e Klimës së Parisit, e cila po na kushtonte
triliona dollarë shpenzime të kota, që vendet e tjera nuk po i paguanin, u
tërhoq nga e korruptuara Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe gjithashtu
u tërhoq nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së, që ishte kundër
Amerikës, dhe ajo që ishte më e rëndësishmja, është fakti se i dha fund
mandatit absurd të administratës së mëparshme për makinat elektrike, duke
shpëtuar punëtorët dhe kompanitë tona të automjeteve nga shkatërrimi ekonomik.
Administrata e Re Trump 2.0, i dha fund
të gjitha kufizimeve absurde mjedisore të Joe Biden-it, të cilat po e bënin
vendin tonë shumë më pak të sigurt dhe krejtësisht të papërballueshëm.
Ai nuk u mjaftua me kaq. Për të çliruar
ekonominë tonë, Presidenti patriot republikan, ka urdhëruar që për çdo rregull
të ri, 10 rregulla të vjetra duhet të eliminohen, ashtu siç kishte bërë në
mandatin tij të parë shumë të suksesshëm, ku vendosi rekorde në eliminimin e
rregullave dhe rregulloreve të panevojshme si asnjë president tjetër më parë.
Ai urdhëroi, që të gjithë punonjësit
federalë të rikthehen fizikisht në zyrë, pra ata ose do të paraqiten në punë
fizikisht, ose do të largohen nga puna si dhe i ka dhënë fund qeverisë së politizuar, ku, për shembull, një
president në detyrë Joe Biden dhe zëvendsja e tij komuniste Kamala Harris,
lejuan dhe organizuan me hollësi që të ndjekin penalisht në mënyrë të
pamëshirshme kundërshtarin e tij politikë Presidentin e 45-të të SHBA-së Donald
J. Trump.
Një ndër fitoret e mëdha të
administratës së re ishte edhe ndalimi i gjithë çensurën qeveritare në shkallë
kombëtare dhe rikthimi i lirisë së fjalës në Amerikë, duke risjellë me dinjitet
respektimin e Amandamentin të Parë të Kushtetutës së saj.
Kryetari i ri i shtetit, firmosi një
urdhër ekzekutiv, që e shpall anglishten gjuhën zyrtare të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës dhe riemërtoi Gjirin e Meksikës si Gjiri i Amerikës si dhe
riemërtoi, në nder të një Presidenti të Madh, William McKinley, malin McKinley
si dhe i dha fund tiranisë së të ashtuquajturave politika të diversitetit,
barazisë dhe përfshirjes në të gjithë qeverinë federale.
Sukseset nuk kanë të sosur, sepse Trump
hoqi helmin e teorisë kritike të racizmit nga shkollat tona publike dhe ka
firmosur një urdhër ekzekutiv, i cili e bën politikë zyrtare të qeverisë së
SHBA-së, që ekzistojnë vetëm dy gjini: mashkull
dhe femër. Dhe për këtë ai ka firmosur një urdhër ekzekutiv, për të ndaluar burrat që të konkurrojnë në
sportet e femrave.
Ndër përparësitë e tij më të larta
është shpëtimi i ekonomisë sonë dhe ofrimi i një lehtësimi të menjëhershëm dhe
të ndjeshëm për familjet punëtore. Sikurse dihet Amerika trashëgoi nga
administrata e mëparshme komuniste një katastrofë ekonomike dhe një makth
inflacioni katastrofik.
Për më tepër, politikat e tyre rritën
çmimet e energjisë, shtuan kostot e ushqimeve dhe e bënë jetën e përditshme të
papërballueshme për miliona e miliona amerikanë, ku u rrit edhe përqindja e
njerëzve shumë të varfër brenda SHBA-së. Asnjëherë më parë, nuk kishte ndodhur
diçka e tillë. Amerikanët, vuajtën në maksimum inflacionin e Bideneconomic më të keq dhe skandaloz në
48 vjet ose më saktë, më të rëndë dhe të turpshme në të gjithë historinë e
vendit tonë.
Sot të gjithë po shohim se fokusi i
madh i luftës së administrates Trump 2.0 kundër inflacionit, është ulja e
shpejtë e kostos së energjisë. Administrata e mëparshme uli me 95% numrin e
licencave të reja për naftë dhe gaz, ndaloi ndërtimin e tubacioneve të gazit
dhe naftës dhe mbylli mbi 100 termocentrale, kurse administrate e re Trump 2.0
po i rihap fatmirësisht shumë prej tyre.
Për të luftuar më tej inflacionin,
Presidenti konservator republican i 47-të jo vetëm po ul koston e energjisë,
por po i jep fund shpërdorimit flagrant të parave të taksapaguesve, duke
ngritur ose krijuar për këtë qëllim, Departamentin
e Ri të Efiçencës Qeveritare (DOGE), në krye të së cilës ishte bilioneri i
sukseshëm Elon Musk, i cili zbuloi dhe i
kursei shtetit për më pak se 6 muaj
mbi 170 miliard dollarë.
Dhe deri tani janë kursyer mbi 22
miliardë dollarë nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, për
të ofruar strehim dhe makina falas për emigrantët e paligjshëm, si për
shembull: për bursa të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në Birmani, për
të përmirësuar përfshirjen sociale dhe ekonomike të migrantëve student, për
promovimin e LGBTQI+ në kombin afrikan të Lesotos, për të cilin askush nuk ka
dëgjuar ndonjëherë, për fuqizimin e popullsive indigjene dhe afrikano-karaibe
në Amerikën Qendrore, për të bërë minjtë transgjinorë, për një operacion
propagandistik të krahut të majtë në Moldavi, për rrethprerjen e meshkujve në
Mozambik, për programin arabisht të “Sesame Street” në Lindjen e Mesme, për një
komitet të ri, për de-karbonizimin e shtëpive, i drejtuar, për një kontratë
konsulence për monitorimin luksoz të peshqve, për besimin e votuesve në Liberi,
për kohezionin social në Mali, për dhomat e hotelit, për emigrantët e
paligjshëm në qytetin e New York-ut, për të rritur inovacionin e klimës lokale
vegane në Zambia, për ndryshimin social dhe të sjelljes në Ugandë, për
përmirësimin e prokurimeve publike në Serbi, për përmirësimin e rezultateve të
mësimit në Azi, për kontrata të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në
Departamentin e Arsimit, si shuma më e madhe e paguar ndonjëherë, nuk ka pasur
asgjë që i afrohet etj.
Pra sikurse po shihet, nën
administratën Trump 2.0, të gjitha këto mashtrime po zbulohen dhe ndalohen. Shumë
të tjera janë zbuluar dhe ekspozuar, dhe janë eliminuar me shpejtësi nga një
grup njerëzish shumë inteligjentë, kryesisht të rinj, të udhëhequr nga Elon
Musk, duke zbuluar qindra miliarda dollarë mashtrim dhe duke i rikthyer këto
para shtetit (thesarit), duke ulur borxhin, për të luftuar inflacionin dhe për
shumë çështje të tjera.
Zyra e Përgjegjshmërisë Qeveritare,
zyra federale e qeverisë e Trump 2.0, ka vlerësuar se mashtrimi vjetor në
vendin tonë e cila tejkalon shifrën 500 miliardë dollarë, si dhe gjithashtu, po
identifikohen nivele tronditëse të paaftësisë dhe mashtrimit të mundshëm
federal në programin e Sigurimeve Shoqërore, për të moshuarit tanë, tek të
cilët mbështeten njerëzit që i duam.
Duke eliminuar të gjithë mashtrimin,
shpërdorimin dhe vjedhjen që mund të gjejnë aty, administrata e re po mposht
inflacionin, po ul normat e hipotekave, dhe po zvogëlon pagesat, për makinat
dhe çmimet e ushqimeve, duke mbrojtur të moshuarit amerikanë si dhe po vendos
më shumë para në xhepat e familjeve amerikane.
Për gati 100 vjet, burokracia federale
është rritur deri në pikën, që ka shkatërruar liritë tona, ka fryrë defiçitet
amerikane dhe ka penguar potencialin e Amerikës në çdo mënyrë të mundshme.
Sikurse dihet kombi i themeluar nga pionierë dhe sipërmarrës privat, tani po
mbytet nga miliona e miliona faqe rregullash dhe borxhe, miratime që duhet të
zgjasin 10 ditë, por fatkeqsisht po zgjasin 10 vjet, 15 vjet, madje edhe 20
vjet, përpara se të refuzohen.
Presidenti Trump 2.0 po e than moçalin dhe korrupsionin e
madh prej disa dekadash në Washington, D.C. dhe kësisoj ditët e sundimit nga
burokratë të paemëruar ka marrë fund.
Në fakt, tashmë disa kompani automobilistike
kanë shpallur ndërtimin e fabrikave të reja gjigante të makinave në Amerikë, si
Honda etj., që sapo shpalli ndërtimin e një fabrike të re në Indiana, një nga
më të mëdhatë në botë. Dhe kjo ka ndodhur vetëm në saj të rifitores brilante të
Presidentit Trump 2.0, më 5 nëntor 2024, një datë e paharruar historike, që do
të hyjë në histori si një nga më të rëndësishmet për vendin tonë. Kjo ishte një
nga arsyet kryesore pse uljet e taksave sot në kohën e Presidentit të ri patën
kaq shumë sukses në mandatin e parë, duke krijuar ekonominë më të fuqishme në
historinë e vendit tonë.
Vendet e tjera të botës, sikurse dihet
vazhdimisht kanë përdorur tarifat e mëdha kundër nesh, për dekada me radhë, dhe
tani ka ardhur koha që ne të përdorim të njëjtën gjë kundër tyre.
Kështu Bashkimi Evropian, Kina,
Brazili, India, Meksika dhe Kanadaja dhe shumë vende të tjera na ngarkojnë
vazhdimisht me tarifa shumë më të larta, se sa ne i ngarkojmë ne ato. Kjo është
shumë e padrejtë. India me 1.5 bilion banorë, na tarifon për makinat, me taksa
shumë më të larta se 100%. Tarifa mesatare e Kinës, për produktet tona është
dyfishi i asaj, që ne u tarifojmë atyre.
Tarifat mesatare e Koresë së Jugut është katër herë më e lartë e kështu
me radhë mund të vazhdojmë gjatë edhe pë shumë shtet të botës.
Për të ruajtur reciprokitetin në bisnes
dhe nivelet e taksave respektive, Administra e re Trump 2.0 thotë se “nëse ata na taksojnë, ne do t’i taksojmë.
Nëse ata vendosin barriera jotarifore për të na mbajtur jashtë tregjeve të
tyre, atëherë ne do të vendosim barriera jotarifore, për t’i mbajtur ata jashtë
tregut tonë. Dhe ka shumë raste të tilla. Ata nuk na lejojnë as të hyjmë në
tregjet e tyre. Kombinimi i fitores sonë zgjedhore dhe politikave tona
ekonomike, ka sjellë një bum të paparë investimesh.”
Toka ose territori në jug të kufirit
tonë, që para disa muajve ishte nën kontrollin e plotë të karteleve kriminale
që vrasin, përdhunojnë, torturojnë dhe ushtrojnë pushtet absolut, tani
fatmirësisht më në fund ka Zot shtëpie, i cili nuk lejon më që emigrantët pa
dokumente të pushtojnë më vedin dhe shtëpitë tona.
Gjatë kohës së të paaftit dhe të
korruptuarit Joe Biden, ata keqbërës pa dokumente kishin kontroll total mbi
kombin tonë dhe paraqiteshin një kërcënim të madh dhe shumë serioz për sigurinë
tonë kombëtare. Kartelet asokohe po zhvillonin luftë në Amerikë, dhe sot ka
ardhur koha që Atdheu ynë të zhvillojë luftë ndaj karteleve dhe administrata e
re fatmirësisht dhe vazhdimisht deri tani po e bën me sukses këtë mision fisnik
patriotik.
Trump edhe sot gëzon mbështetjen
mbarëpopullore për ringritjen e krenarisë dhe lavdisë së Amerikës, sepse ne
masivisht kemi votuar për këto objektiva dhe dëshira të popullit amerikanë.
Kështu sipas CBS News, Sondazhi YouGov, për Presidentin e 45 & 47 të SHBA-së
Donald J. Trump, tregonte se: 77% e
amerikanëve të pyetur e mbështesin planin e tij, për të shkurtuar fondet e
mëdha dhe të fryra artificialisht financiare pa asnjë lidhje dhe eficencë, duke
bërë me të drejtë ngrirjen e shpenzimeve të tepërta të qeverisë (DOGE).
Po ashtu theksoj se 77% mbështesin politikat e tij të drejta
mbi imigracionin e jashtëligjshëm, ku kanë hyrë për 4 vjet (nen administratën
Joe Biden & Kamala Harris) mbi 20,000.000 dhe mbylljen e menjëhershme të
kufirit në pjesën jugore dhe frenimin e pushtimit të vendit tonë.
Të
pyeturit thane se 76% e miratojnë fjalimin historik të Presidentit të 45 &
47 të SHBA-së Donald J. Trump. Gjithashtu anketa tregon se 76% e miratojnë
largimin e kongresmenit dhe avokatit demokrat Alexander N. Green (1947), i cili
pa të drejtë i ndërpreu fjalimin Presidentit Trump në Kongresin Amerikan,[1]
sikurse 74% thonë se fjalimi i tij ishte në nivelin shumë të lartë professional
dhe presidencial.
Sondazhi tregoi se 73% mbështesin qëndrimin e tij paqësorë
ndaj Rusisë dhe Ukrainës, 68% thonë se kjo i ka bërë të ndihen shpresëdhënës
dhe krenarë për Presidentin e ri Donald J. Trump, kurse 68% thonë e amerikanëve
të anketuar thonë, se Presidenti Trump 2.0, ka një plan të kjartë, për të
trajtuar me seriozitet dhe reduktuar (zbritur) sa më shpejt nivelin e lartë të
inflacionin të lënë trashëgim nga administrata demokrate e kaluar e kryesuar
nga të papërgjeshmit Joe Biden & Kamala Harris, 68% thonë se Presidenti
Trump e ka përshkruar saktë krizën e lartë të krimit etj., në Amerikë, të lënë
fatkeqsisht si trashëgim nga administrata Biden-Harris dhe 63% thonë se
Presidenti Trump, u fokusua shumë mirë në çështjet ekonomike, politike,
financiare, emigracionin e jashtëligjshëm, për të cilat ata interesohen dhe
kanë votuar në zgjedhjet e fundit presidenciale për Presidentin e ri më 5
nëntor 2025.
Në politikën e
tij të jashtme administrata e re e Presidentit Trump 2.0, ka çliruar energjinë
amerikane, duke i dhënë fund politikave destruktive dhe anti amerikane të
dyshes Biden-Harris, për ekstremizmin klimatik, duke përmirësuar dhënien e
lejeve dhe duke rishikuar për anulim të gjitha rregulloret, që imponojnë
ngarkesa të panevojshme në prodhimin dhe përdorimin e energjisë, duke përfshirë
minierat e qymyrgurit dhe përpunimin e mineraleve pa lëndë djegëse.
Politikat
energjetike të Presidentit Trump po i japin fund dhënies me qira të fermave
masive të erës me elika, që degradojnë peizazhet tona natyrore dhe nuk u
shërbejnë konsumatorëve amerikanë të energjisë.
Trump, ka
shënuar 100 ditët e para të mandatit të tij të dytë, duke vënë në qendër të
vëmendjes se si kanë ecur inflacioni dhe çështje të tjera kyçe në muajt e tij
të parë në detyrë.
Kur mori
detyrën, Presidenti i 47-të, i vuri synim uljes së çmimeve për konsumatorët
amerikanë, me inflacionin që ishte gjithashtu një temë e përmendur shpesh
ndërsa ai kandidonte kundër Joe Biden, dhe më pas kundër Kamala Harris, në
vitin 2024. Ai po qëndron me popullin amerikanë gjatë 100 ditëve të Presidencës së tij
të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Kush
është
studiuesi dhe gazetari i pavarur bashkëkohorë
shqiptaro ameirkane Klajd Kapinova
Klajd Kapinova, ka
lindur në qytetin e Vlorës në vitin 1963. Ai është rritur deri sa ka mbaruar
shkollën 8-vjeçare në qytetin e Shkodrës, kurse Shkollën e Mesme Bujqësore
“Sherif Hoxha” e kam mbaruar në vitet 1978-1982, në qytetin Koplik të Malësisë
së Madhe.
Për një vit ka punuar si punëtor në
Stacionin Zooteknik, në lagjen Kiras të qytetit Shkodrës. Në vitet 1983-1987,
ai ka vazhduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin
Histori Filologji, në Departamentin e Gjeografisë, e cila sapo ishte hapur si
degë e re në universitet.
Në shtator të vitit 1987, është emëruar
si mësues i Gjeografisë në zonën e thellë malore në fshatin Vukjakaj, Shllak,
ku ka qëndruar deri në vjeshtën e vitit 1990. Gjatë vitëve të ndryshme ai ka
bërë specializime pasuniversitare për mjedisin dhe si metodist i gjeografisë në
Tiranë.
Për disa vite ka punuar si mësues i
Gjerografisë në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja “Shejnaze Juka” në qytetin
e Shkodrës deri më 4 prill të vitit 2002.
Kur erdhi këtu në Amerikë, ai u vendos
qysh në fillim dhe deri sot në qytetin metropolitan New York, ku dhe mori
kontakte me antarë të komunitetit shqiptaro-amerikanë.
Këtu ai njohu shumë miq dhe shokë të
rinj dhe veteranë shqiptarë dhe amerikanë. Miku i tij më i ngushtë këtu qysh në
fill kur mbërriti në SHBA dhe deri tani është studiuesi dhe publiçisti kosovar
Tomë Mrijaj, i cili njëkohsisht ai është edhe kumbara i familjes dhe djalit të
tij.
Studiuesi Kapinova, është anëtar i
zgjedhur në forumet “The World Forum of Professionals in the Secular and
Religious Media” në Geneva të Zvicrës, i Bashkimit të Publiçistëve të Rinj
Katolikë në Shkodër (UCIP) dhe ish anëtar i stafit të disa redaksive të
gazetave e revistave në Shkodër dhe diasporë.
Ai ka qenë kryeredaktor i revistës
kulturore fetare “Rrezja e jonë”, “Illyricum” dhe redaktor i revistës “Kumbona
e së dielës”, “Rreze drite”, “Mbas Teje”, etj. Ai ishte gjithashtu
z/kryeredaktor i revistës kulturore-rinore “Vagues” (Valët), në katër gjuhë të
huaja (anglisht, italisht, gjermanisht dhe frengjisht), në Shkollën e Mesme të
Gjuhëve të Huaja në qytetin e Shkodrës.
Në qytetin e madh metropolitan
Manhattan, New York City, ai ka punuar në redaksinë e gazetës shqiptaro
amerikane “Illyria” si staff writer, me zyrat e saj në Manhattan, New York,
duke shkruar shumë artikuj të ndryshëm për trojet shqiptare në Shqipëri,
Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe pasqyruar me reportazhe dhe analiza
veprimtaritë e ndryshme të komunitetit tonë në SHBA.
Studiuesi dhe publiçisti bashkëkohor
Klajd Kapinova prej shumë vitesh vazhdoi të jetë editor i revistës “Jeta
Katolike” (1966), si më e vjetra në komunitetin tonë, themeluar dhe drejtuar
nga intelektuali dhe eruditi i shquar prelati imzot dr. Zef Oroshi (1912-1989,
themeluesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare në SHBA), që vijon të botohet
edhe sot pranë kishës katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York.
Ai sot jetoi në qytetin Bronx dhe punon
prej 18 vjetësh me kompaninë Brown Harris Stevens në Manhattan, New York. Ai
është martuar me një amerikane filipinase Janice Ladia Kapinova, një vajzë me
origjinë nga ishujt e bukur dhe ekzotik Philippines. Ata kanë një djalë, që
trashëgon emrin e tij Klajd Kapinova Jr.
Shkrimtari dhe gazetari shqiptaro
amerikanë Klajd Kapinova, është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë,
qysh nga dita e themelimit në vitin 2002. Për punën e madhe intelektuale,
ai në vitin 2015, është përfshirë në librin: “Fjalor enciklopedik i hapësirës shkodrane” I (A-K), në faqet 614-615, vepër e autores dr. Zenepe Dibra.
Veprat e tij të botuara janë:
“Me
Kryq dhe Pendë” (Refleksione) Shkodër, 1997.
“Mes
Kryqit e Atdheut” (Refleksione), Shkodër, 2000.
“Engjëll
vuajtje dhe shprese”, monografi kushtuar Shën Nënë Terezës, Shkodër, 2002,
“Dom
Anton Kçira shërbestar i Zotit e i Atdheut”, Monografi, Shkodër,
2002, me bashkautorë studiuesin dhe publiçistin Tomë Mrijaj.
“Lidhja
Shqiptare e Prizrenit” (1962-2002), themeluesi e udhëheqësi Ismet Berisha”,
New York, 2002 bashkautorë me studiuesin dhe publiçistin Tomë Mrijaj.
“Dom Anton Kçira në jubileun e 50-vjetorit
të meshtarisë”, New York, Shkodër, 2018, me bashkautorë studiuesin dhe
publiçistin Tomë Mrijaj.
“Presidenti
Trump dhe këneta globaliste” (Këndvështrime), New York, Shkodër, 2021,
amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.
“Trump
kishte të drejtë për gjithëçka” (Këndveshtrime), New York, 2023, amazon.com
barnesandnoble.org eBay.com etj.
“Amerika në pasqyrë”, (Këndvështrime), New York, 2024, amazon.com barnesandnoble.org
eBay.com etj.
“Nëpër faqet e historisë së klerit katolik” (Figura, analiza, reçensione dhe
këndvështrime) New
York, 2024, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.
“Dritë dhe hije historike në New York” (Figura, analiza, reçensione dhe këndvështrime) New
York, 2024, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.
“TRUMP
or Communism” (Këndvështrime), New York, 2024,
amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.
“TRUMP
2.0”, (Këndvështrime), New
York, 2025, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.
(Yonkers, New York, 2025)
[1]
Alexander N. Green (1947),
është një përfaqsues politikan amerikan demokrat, i cili shërben si përfaqësues
i SHBA në distriktin e 9-të i Kongresit të Teksasit, që nga viti 2005. Si
anëtar i partisë demokratike (lexo komuniste), Green shërbeu si gjykatësi i
paqes në Harris County, Teksas, në vitet 1977-2004.