E enjte, 24.07.2025, 10:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Xheni Krypi - Bukuria fizike është e përkohëshme, ndërsa dituria është bukuri e përjetshme

E marte, 22.07.2025, 06:54 PM


Flet “Miss Mama”, “Miss Personalitet” financierja Xheni Krypi:

- Bukuria fizike është e përkohëshme, ndërsa dituria është bukuri e përjetshme

-Në Kosovë isha një bijë e një kombi që rreh me një zemër, që flet një gjuhë, që ëndërron të njëjtat ëndrra.

- Të jesh një Miss nuk do të thotë vetëm të jesh e bukur në pamje, por të jesh edhe një zë që frymëzon, një shembull që bashkon, një forcë që përfaqëson me dinjitet

- Konkursi në Kosovë ishte i gruas shqiptare, që është njëkohësisht e fortë dhe e butë, e mençur dhe e ndjeshme, krenare dhe mikpritëse.

- Ishte moment simbol i një miqësie pa kushte, i një bashkimi që shkon përtej kufijve politikë, dhe që na kujton se në fund të ditës, ne të gjithë jemi thjesht shqiptarë

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Xheni Krypi,  ka mbaruar Fakultetin Ekonomik, dega Financë dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega - Matematik. Ka mbaruar Master Shkencor. Aktualisht ka eksperiencë të gjatë në fushën e Financës, në fushën e mësimdhënies si Pedagoge dhe si Drejtuese Institucionesh në Ministrinë e Brendshme dhe të Financave. Ajo Brenda një harku kohor 5 mujor ka fituar dy çmime në fushën e bukurisë dhe të inteligjencës Flet “Miss Mama”, në Shqipëri dhe “Miss Personalitet” në Kosovë. Një grua e fortë, dinjitoze, e ditur dhe shumë luftarake. Ajo flet me punë dhe me pak fjalë.

Znj Xheni, kohët e fundit krahas profesionit si pedagoge dhe financiere ju keni qenë pjesëmarrëse në dy evente bukurie, një në Shqipëri dhe një në Kosovë. Të ndalemi tej eventi në Kosovë ku kishte pjesëmarrëse nga 23 shtete të botës. Çfarë ishte ky event?

Eventi i “Mbretëreshave të Glamour” ishte më shumë se një takim - ishte një festë force, mbijetese. Misioni i këtij eventi ishte: Që të frymëzojë gratë që të përqafojnë forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre, pavarësisht nga sfidat si sëmundja, divorci ose pritshmëritë shoqërore.

Pjesëmarja në këtë takim ishte shumë e gjerë. Jo vetëm nga Diaspora, por edhe nga shumë vende të tjera si Anglia, Zambia, Luksemburgu, Polonia, Greqia ku secila prej tyre sillte individualitetet e vendeve që përfaqësonin në të gjitha aspektet që kërkonte ky event. Unë ju drejtova të pranishmëve me fjalët:

Mirëse të gjeta Kosovë. Tokë e dhimbjes e atdhedashurisë dhe heroizmit. Vij tek ty dhe gjej dashurinë, bujarinë, mikpritjen, dhe atë ndjenjë të fortë që na bashkon si një komb dhe një flamur. Të dua Kosovë!

-Qëllimi për të cilin u organizua ky event si nga organizatorët ashtu edhe nga pjesëmarja e gjerë e organizatave të shoqërisë civile së bashku me ç'ka thanë pjesëmarrëset në konkurim e bënë më të plotë qëllimin dhe synimet që deshi të arinte ky event.

-Pjesëmarrja në një event bukurie në Kosovë, kishte një pikënisje të mëparshme?

Unë mora spunto nga spektakli i “Miss Mama” që u zhvillua me profesionalizëm nga Producentja Brixhilda Toska dhe u vlerësova me çmimin e parë nga juria profesioniste e përbërë nga Vitore Stefa. Leka, Kozeta Zavalani dhe Sevdije Berisha nga Kosova. Për mua një aktivitet i tillë është: Të frymëzosh dhe të jesh shembull që nëpërmjet bukurisë të përcjellësh mesazhe të forta të rolit të gruas në shoqërinë e sotme, si dhe të përçosh edhe mesazhin e përfaqësimit me idetë në shoqëri si intelektuale si grua dhe si Nënë.

-Ju në eventin në Kosovë morët çmimin prestigjios “Miss Personalitet”. Ky çmim brenda një kohe të shkurtër i dyti cfarë emocionesh ju zgjoi?

“Miss Personalitet”, për mua është një çmim që përveç bukurisë mbi të gjitha vlerësohet formimi intelektual, angazhimi në shoqëri për problematikat e gruas si dhe përfaqësimi i denjë nga pikëpamja profesionale në jetën e përditshme. Koha që po kalojmë e bën të domosdoshme që përveç angazhimit profesional duhet të jesh dhe një luftëtare për të mbrojtur dhe çuar më tej të drejtat e grave si dhe përpjekjen që ato të zënë vendin e duhur në shoqërinë e sotme.

Si e përshëndetët auditorin në sallë kur morët këtë çmim kaq interesant?

Të dashura motra nga Kosova, të nderuara organizatore, të nderuar të pranishëm.
Është një emocion i veçantë për mua që qëndroj sot para jush – jo thjesht si një përfaqësuese e bukurisë shqiptare, por si një bijë e një kombi që rreh me një zemër, që flet një gjuhë, që ëndërron të njëjtat ëndrra. Kosova dhe Shqipëria janë dy degë të së njëjtës pemë – të rrënjosura në të njëjtën histori, në të njëjtën kulturë dhe në të njëjtin shpirt krenar shqiptar. Ndaj sot, kjo sallë nuk është ndarë në “ne” dhe “ju” por është bashkuar në një “NE” të madh, ku bukuria nuk ka kufij. Të jesh një Miss nuk do të thotë vetëm të jesh e bukur në pamje, por të jesh edhe një zë që frymëzon, një shembull që bashkon, një forcë që përfaqëson me dinjitet. Ju shoh para meje dhe ndiej krenari për bukurinë tuaj, për elegancën tuaj, për hijeshinë që buron nga një trashëgimi e thellë shpirtërore shqiptare. Sot nuk jemi në garë. Jemi në festë. Festën e gruas shqiptare, që është njëkohësisht e fortë dhe e butë, e mençur dhe e ndjeshme, krenare dhe mikpritëse. Le të jetë ky moment simbol i një miqësie pa kushte, i një bashkimi që shkon përtej kufijve politikë, dhe që na kujton se në fund të ditës, ne të gjithë jemi thjesht shqiptarë.
Faleminderit që jeni, faleminderit që shkëlqeni dhe le të vazhdojmë të ecim përpara me bukuri, mençuri dhe zemër të bashkuar!

Kur ndihet më mirë Xheni? Kur i thonë jeni e bukur apo e ditur.

Bukuria fizike është e përkohëshme, ndërsa dituria është bukuri e përjetshme.

Financiere një profesion i vështirë po ashtu dhe pedagogjia. Një femër financiere është po aq kreative sa dhe një mashkull?

Besoj se po madje mund të them dhe më shumë. Sa femra shqiptare kanë dalë kohët e fundit me nivel inteligjence apo dhe me prirje të jashtëzakonshme në shkenca informatike, inteligjencës artificiale apo dhe në fusha të tjera të shkencës? Shumë, shumë! Madje shumë femra për inteligjencën e tyre janë bërë shembull për gjithë gratë e botës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx