Kulturë
Mihal Gjergji: Cigania
E diele, 27.07.2025, 10:17 AM
Mihal Gjergji
C
I G A N I A
Ngulmon
cigania sipër dorës
Mes
vijash mendjen humb më kot
E
shkund një çast tik-tak i orës
Dhe
‘profecinë’ fillon të thotë:
-
Argjendin shqota krejt e shkundi
Mbi
vjeshtën tënde gjethet sos
Kur
lumi hesht, ti rrjedh si lumi
Kur
nata fle, ti thua - mos!
Me
veten grindesh kotsëkoti
Dhe
prapëseprapë s'gjete karar
As
fjala jote dhe as loti
S'e
ndreqën botën mor qyqar
Do
ikësh shpejt, qënka e shkruar
Ky
shteg i mbyllur ma tregon
Në
krah nje ëngjëll ka qëndruar
Një
Nuselalë karshi përgjon
Paska
ofiqe, flet me djallin
Çdo
monstër sjell këlysh pa fund
I
vetëm s’mund ta zgjidhësh hallin
Më
jep diçka…dhe xhepin shkund
E
trodhën meshkujt burrërinë
Ndaj
seksi fryhet sipër nesh
Provo
të prekësh pak lirinë
Për
ty ndriçon një yll mes resh...
Eh,
moj kurbatkë, pa pranga shteti
Me
shpirt dhe zemër qelibar
Në
ç’meridian prehet dovleti
Nga
ç’fron mallkon një mëkatar?
Ç’parfum
afron nje pjellë turpi
Po
turpin vetë, ç’kandar e ngre?
Në
ç'Trojë ka mbirë kjo farë harbuti
Me
ç'kal i prure Odise?...
Kam
qindra vjet në udhë drite
(Sikur
ta njihnit historinë!)
Kjo
stinë e kohës hipokrite
Më
vodhi moshën dhe rininë
E
në më ndodhtë, diku të shembem
Në
burg të fjalës, si Ançar
Këndoni
miq, atje do gjendem
Me
zërin tim, violinë e parë!
Tiranë, Korrik 2016