Kulturë
Ilir Muharremi: Protesto artist!
E enjte, 24.07.2025, 06:57 PM
Protesto
artist!
Nga Ilir Muharremi, kritik i artit
Albert
Camus e ngritë pyetjen se Ç'është njeriu i revoltuar? Njeriu që thotë
"JO". Duhet ta analizojmë përmbajtjen e kësaj "JO". Cila
është? "Gjërat kanë zgjatur tepër, deri aty po, përtej jo, po e
teproni". Këtij kufiri i vetmi avokati Arianit Koci ngriti klithmën e
shpirtit me "JO" nuk do ta kaloni. Në fakt në tërë të populli është
kjo "Jo", por populli fle në gjumin e arushës. Individi ngriti në
piedestal arsyen e "Jo-së" me një të drejtë të arsyeshme.
"Lërini inatet". Në fakt inati është më i madh se bota, kjo vërteton
nga të gjitha palët. Populli hesht, fle, rrezik se mund të kaloj në gjendje
kome.
Unë
si kritik i artit shprehë revoltën time dhe i bashkëngjitëm avokatit Koci,
porse vepra e artit më shpejt merr përmasa me idenë konceptuale duke ngritur
"Jo-në", e duke promovuar parullën "Po e teproni, gjërat kanë
zgjatur tepër". Teprica si duket jeton në heshtje te secili njeri, jemi
popull që e duam heshtjen madje edhe kur zhurma shpesh na vret.
Artisti
Fatmir Mustafa-Karllo shprehu revoltën shpirtërore me armën artistike përmes
instalacionit që ndërthurë katër elemente kryesore me një mesazh të fuqishëm,
shumë kritik e reflektues. Kalbëzimi i tullave dhe plasaritjet e bojës
përfaqësojnë zhbërjen e institucioneve të shtetit dhe degradimin e hapësirës
publike. Ato na kujtojnë se, kur themelet shkatërrohen, mbetet vetëm hiri i një
të shkuarjeje të humbur. Fraksionet e bojës që ende mbahen në mure sjellin një
thirrje urgjente: arti nuk është luks, por mjet mbijetese. Ai gjallëron,
denoncon dhe shëron plagët e kolektivit. Simboli i gomarit , qetësia dhe durimi
i popullit , buzëqesh me ironinë e tyre: ndërsa "miku" në pushtet
premton përfitime, ai harrohet dhe shfrytëzohet. "Qeshi" i gomarit
bëhet zë i atyre që nuk guxojnë ta ndërpresin heshtjen. Avokati Koci në qendër ,
i veshur me kostum të errët, në pozë ushtarake, qëndron krenar por është vetëm
skenografi bosh. Ai mban përshëndetjen ushtarake , por zëri i tij nuk prodhon
ndryshim, thjesht e riprodhon propagandën.
Arti
a mund ta ndryshoj regjimin e politikës? A ka forcë arti të bëjë revolucion dhe
të elektrizoj masën? Vepra artistike shumë shpejt solidarizohet me shpirtin e
njeriut dhe pushtete bien nën këmbët e veprave të artit, kjo dëshmon
historikisht me disa artistë si:
Francisco
Goya (1746–1828). Nga viti 1810 deri në 1820, Goya krijoi serinë e akuatinteve
The Disasters of Ëar, ku dokumenton mizoritë dhe autoritetet gjatë pushtimit
napoleonik të Spanjës. Kjo seri është parë si një "manifest kundër
luftës" dhe "ndikim vizual i abuzimit me pushtetin" përmes
skenave të urisë, vdekjes dhe shkatërrimit .
Víctor
Jara (1932–1973) Në vitin 1969, Jara publikoi këngën "Preguntas por Puerto
Montt", që kritikonte drejtpërdrejt ministrin e brendshëm Edmundo Pérez
Zujovic për urdhrin e dhunës kundër kolonëve në Puerto Montt. Kjo këngë u
shndërrua në himn të rezistencës kundër regjimit konservator në Kilë.
Fela
Kuti (1938–1997) Pionier i Afro-beatit në Nigeri, Fela e politizoi thellë
muzikën e tij pas një turneu në SHBA në 1969, duke u frymëzuar nga Malcolm X
dhe Panterat e Zeza. Me këngë si "Zombie" dhe "Beasts of No
Nation", ai denonconte hapur qeverinë ushtarake nigeriane. Nga pasojat,
klubi i tij "Kalakuta Republic" u rrah dhe ai u arrestua më shumë se
një herë.
Ai
Weiwei ( 1957) Artist dhe aktivist kinez, Ai ka qenë kritik i hapur i qeverisë
për të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Në vitin 2011 u mbajt në arrest
shtëpiak dhe më vonë krijoi veprën Trace (2014), portrete nga LEGO që nderonin
aktivistë dhe të burgosurit e ndërgjegjes në mbarë botën, realizuar ndërkohë që
ai ishte ende i ndaluar të udhëtonte .
Pussy
Riot (aktive prej 2011) Kolektivi feminist , themeluar nga Nadya Tolokonnikova
e të tjerë, u bë i famshëm më 2012 me performancën "Punk Prayer" në
Katedralen e Moskës, kundër rizgjedhjes së Vladimir Putin. Tre anëtare u dënuan
me "huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare", duke dëshmuar
fuqinë politike të veprimit artistik .
Gao
Zhen (aktual, arrestuar gusht 2024) Artist bashkëkohor kinez, i njohur për
veprat e tij që kritikonin censurën dhe historiografinë zyrtare të Kinës. Më 26
gusht 2024 u arrestua nën ligjin që ndalon "fyerjen e heronjve dhe
martirëve", ndërsa policia sekuestronte dhe fotografonte punimet e tij më
të fundit.
Këta
artistë, në epoka dhe kultura të ndryshme, kanë përdorur artin si mjet
revoltues dhe platformë proteste, duke na treguar se krijimtaria artistike mund
të shndërrohet në fuqi ndryshimi social.
Vepra e artistit Fatmir Mustafa Karllo