Kulturë
Albert Zholi: U festua me madhështi 68-vjetori i Ditës së Veteranit
E diele, 27.07.2025, 06:29 PM
Flasin Veli, Myftari, Agim Çiraku, Hysen Tabaku
U
festua me madhështi 68-vjetori i Ditës së Veteranit
-
Veteranët e një vendi janë historia e gjallë e pavdekësisë së një kombi.
-Veteranët
janë heronjtë e gjallë që flasin me gjuhën e idealizmit kombëtar.
-Një
aktivitet ku shpërthyen këngët patriotike të Irini Qirjakos, Eneda Tarifës dhe
Persa Mihas
Nga
Albert Z. ZHOLI
Në
Kinemanë e Ministrisë së Mbrojtjes, Organizata e Veteranëve dhe Pasaradhësve të
LANÇit, festoi me madhështi 68-vjetorin e Ditës së Veteranit. Në këtë
veprimtari të veçantë me një pjesëmarrje masive, merrnin pjesë, veteranë,
pasardhës veteranësh, ushtarakë të lartë, ish-deputetë, kryetari i Shoqatës
Labëria “Nderi i Kombit”, këngëtarët e mirënjohura Irini Qirjako, Eneda Tarifa
dhe Persa Miha. Në fillim të aktivitetit u ekzekutua himni Kombëtar nga
Orkestra Simfonike e Qendrës së Kulturës së Ministrisë së Mbrojtjes. Nga
moderatori i aktivitetit u bë një prezantim përmbledhës duke e vënë theksin tek
roli që duhet të kenë idetë dhe cilësitë e veteranëve dhe pasardhësve tek brezi
i ri. Në këtë 68-vjetor, Organizata e Veteranëve, gjithë veteranët e
pasaardhësit shprehin mirënjohjen e tyre të thellë ndaj atyre burrave të
nderuar, luftëtarëve të orëve të para, atyre ish- komandantëve legjendarë të
formacioneve të mëdha partizane, të cilët organizuan e drejtuan organizatën e
veteranëve për vite me radhë... Atdhedashuria është virtyti më i lartë i
Veteranëve dhe Pasardhësve që ne na jep
forcë dhe të orienton me fisnikëri drejt suksesit. Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve
të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”, shoku Veli Myftari midis të
tjerave theksoi: “Sot përkujtojmë këtë ditë të shënuar, që më 20 korrik 1957 ka
nisjen organizata legjendë, që përfaqëson, përçon dhe do të punojë vazhdimisht
për mbrojtjen dhe transmetimin e vlerave historike të popullit shqiptar,
pjesmarrjes së tij në epopenë e lavdishme të luftës antifashiste nac-çl. Me
këtë rast ne përulemi para veprës së drejtuesve, që e krijuan këtë organizatë e
punuan me përkushtim duke e sjellë deri në ditët tona. Konkretisht kujtojmë
Kryetarët Beqir Balluku, Ndreçi Plasari, Shefqet Peçi, Piro Dodbiba, Adnan
Qatipi, Rustem Peçi, Odhise Porodini, e deri tek Prof Dok Hulusi Hako si dhe
drejtuesit e tjerë, kryetar, sekretar, etj, që kanë qenë në drejtim në qendër e
gjithë Shqipërinë. Gjatë kësaj periudhe nga viti i kaluar e deri në këtë ditë
janë larguar nga jeta 369 antarë nga të cilët 75 Veteranë dhe 294 pasardhës, të
cilët janë nderuar nga organizatat tona e komiteti kombëtar. Ata janë pasqyruar
në gazetën tonë “Kushtrim Brezash”, gazeta të tjera dhe portale. E dimë të
gjithë tashmë, që 20 korriku i vitit 1957, ka hyrë në historinë tonë, si ditë e
shënuar dhe me ligjin nr.67 të vitit 2019 është shpallur “Dita e Veteranit të
LANÇ”. Për këtë arsye ajo së bashku me datën e themelimit të organizatës
përkujtohet e festohet me Veteranët janë brezi, që dha prova të padiskutueshme
për atdhetarizmin e lartë, për vlerat morale e politike, që kreu me nder e
përkushtim detyrën madhore të kohës, Çlirimin e Atdheut nga pushtuesit
nazifashistë e bashkëpunëtorët e tyre kolaboracionistë. Janë brezi, që bëri
sakrificat pa asnjë interes personal, më të lartat e të gjitha kohërave, luftën
për çlirim duke e lidhur atë me aleancën e fuqishme
Antifashiste
botërore me në krye Anglinë, Bashkimin Sovjetik të kohës e SHBA, e
njohur
prej tyre pa asnjë hezitim, që në dhjetor të 1942. Është detyrimi dhe kënaqësia
jonë legjitime t`i nderojmë dhe përkujtojmë ata, që morën atë vendim të
rëndësishëm e lavdishëm. Kush nderon Veteranët e LANÇ, nderon historinë, nderon
Kombin. Kjo nuk
është
vetëm tek ne, por në të gjithë botën përparimtare. Lufta Antifashiste
Nac-Çlirimtare ishte lufta e një populli i cili u tradhëtua rëndë nga ish
mbreti i vetshpallur Ahmet Zogolli. Ndërsa atdhetarët e djemtë e popullit u
ngritën, që në ditën e parë të pushtimit fashist më 7 prill të vitit 1939 në
portet kryesore të vendit, Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin pa llogaritur
asgjë, as jetën e tyre. Në këto luftime ranë për të mos u harruar kurrë dhe
dëshmorët e parë të saj nga Mujo Ulqinaku (Hero i Popullit), Hamit Dollani.
Haxhi Tabaku, Isak Metalla (Metaliaj), Ismail Reçi, Hysen Kalçi, Ramazan Lezha,
Ibrahim Osmani, Hamit Veshko, Mitro Dhimërtika, Tonç Toma, Zenel Blana, etj.
Ishin atdhetarët, patriotët, që pa as më të voglën mëdyshje u organizuan, që në
Çetën e parë në Shqipëri e Europë me komandant legjendarin, Heroin e Popullit
Myslim Peza, nuk e pushuan për asnjë ditë këtë luftë, pamvarësisht masakrave të
rënda të fashistëve e bashkëpuntorëve të tyre, mbi atë krahinë martire. Rrugën
e saj e ndoqën edhe çetat e tjera nëpër Shqipëri, si Skrapar, Mallakastër,
Martanesh, Çermenikë, Tropojë, Zogjaj Dibër, Dumre, Darsi e Hoxhaj Peqin, etj,
96 të tilla, të cilat dhanë sinjalet atdhetare se populli e gjithë vendi kërkon
liri e drejtësi shoqërore. Në këtë ditë ne përgëzojmë të gjithë antarët e
organizatës sonë, që kanë qenë aktiv gjatë gjithë vitit për detyrat tona e
sidomos drejtuesit e tyre, në Tiranë
kryetaren
KVP e n/kryetare e K K sh Vera Tarifa e sekretar Ilir Çurrin, shefen e
departamentit
të marrëdhënjeve me jashtë Anila Gjokoreci, etj. Në Durrës shokët Besim
Shahini, Tomorr Çaushi, Kristaq Prifti, Kukës, Lumturi Paci, Gjirokastër
Shkëlqim Guçe e Zabit Ahmetaj, Elbasan Hasim Elezi dhe Gani Hida, Lushnjë
Shqipe Gjoshi e Kastriot Saliaj, Fier Vasil Toska e Miti Nito, Vlorë Zeqir
Ribaj, Bexhet Rrapoj,etj, Shkodër Zamir Llazani, Rexhep Isufaj, Marash Kola,
etj, Gramsh Fiqirete Bici e Ardjan Mullaj, Sarandë Neriman Gjivogli, Mihal
Mitro etj, Tropojë Zeqir Hasanpapa e Gëzim Prengsi, Librazhd Ruzhdie Hasula e
Shefki Bahiti, Lushnjë Shqipe Gjoshi, Kastritot Saliasi, etj, Lezhë Marta
Simoni, Dibër Alush Stojku e Besnik Lami, Korçë Veledin Memelli e Hekuran Pupa,
Ersekë Behar Hasani, Pogradec Bedri Mokreri, Berat Vjollca Hoxha, etj, Kuçovë
Shpëtim Nishani, Patos Harun Nazeraj, Dimal Mihal Bardhi,
Tepelenë
Hasan Musta, Yzeir Lamaj, Krujë Mehmet Deliu, Skrapar Enver Naska, Ballsh Sokol
Goxhaj, Kavajë, Sabri Vrapi, Rrogozhinë Sabri Minga, Peqin Agron Rrançi, Burrel
Sefer Duka, Laç Ibrahim Sala, Mirditë Llesh Daci, Bulqizë Xhevat Jella, Pukë
Gjon Deda, Sadik Xhafa Has etj. Në këto bashki e komitete përgëzojmë e nderojmë
shumë veteranë, që janë shumë aktivë e kontribuojnë fort për këtë organizatë.
Po kështu në këto evente kemi qenë së bashku me Organizatën e Dëshmorëve të
LANÇ dhe dëshmorëve të tjerë të atdheut me në krye sh Gjergj
Velo
e Kujtim Haxhiaj, shoqatat atdhetare kulturore Myslim Peza, me sh Daut
Kryemadhi, Labëria me Agim Çiraku e Kastriot Muço, Tomorri me z. Engjëll Musai,
Mallakastra me Idajet Beqiri, Çermenika, Shpiragu, Gora, Opari, Devolli,
Tomorrri, Lunxhëria, etj, me të cilët jemi të pandarë në këtë ideal e detyrë.
Bashkëpunimi ynë i mëtejshëm do të jetë i padiskutueshëm. Gjithashtu më lejoni
të përgëzojmë drejtuesit e pushtetit qëndror e vendor, që kanë qenë të
përkushtuar realisht dhe në krah të organizatës sonë edhe si antarë pasardhës
të saj në të gjithë aktivitetet e organizuara, që nga ministri i Brendshëm z.
Taulant Balla, Shefi Shtabit të përgjithshëm Gjeneral Brigade Arben Kingji,
n/kryetari bashkisë Andi Seferi,
prefekti Afrim
Qendro,
kryetari i këshillit të qarkut Aldrin Dalipi,etj, në Durrës kryetaren e
bashkisë Emiriana Sako, prefektin Emiljano Jani, në Korçë kryetar Sotiraq
Filaj, prefektin Nertil Jole, në Lezhë, kryetarin e bashkisë Pjerin Ndreu,
Elbasan Gledian Llatja, Gramsh, Cerrik, Peqin, Fier,Ballsh, Kukës, Dibër,
Patos, Roskovec, Lushnjë, Tepelenë, Tropojë, Malësi e Madhe, etj pa i përmendur
të gjithë. Titulli i akorduar me meritë “Nderi i Kombit” është e do të jetë
përherë
obligim
për ta mbajtur sa më lart e transmetuar në breza. Kjo shumëfishohet edhe me
antarësinë tonë në diasporë si: Toronto (Kanada), në SHBA, Njujork, Nevada,
etj, Australi, në Selanik, etj. Me këtë rast përëshëndesim shokët tanë drejtues
në këto vende si Dhimitër Xhoga, Mihal Jani,
• Anila Rrezhda”. Fjala e tij u duatrokit
nga të pranishmit. Veteranët e një vendi janë historia e gjallë e pavdekësisë
së një kombi. Veteranët janë heronjtë e gjallë që flasin me gjuhën e idealizmit
kombëtar.
• -Mbi historikun e krijimit të
Organizatës së Veteranëve e Pasardhësve të LANÇit, në vite foli zoti Hysen
Tabaku i cili midis të tjerave theksoi: “Komisioni Inisiator për krijimin e
kësaj Organizate u mblodh në Tiranë më 20 maj 1957 dhe vendosi thirrjen e
Konferencës së Parë Kombëtare të
Veteranëve të LANÇ. Në Komision bënin pjesë veteranët e vjetër, që mbanin mbi
shpatullat e tyre lavdinë e Luftës për liri e pavarësi kombëtare dhe të drejta
demokratike, veteranë e figura të shquara të LANÇ, si Myslim Peza, Spiro
Moisiu, Shefqet Peçi, Medar Shtylla, Zylyftar Veleshnja, Pilo Peristeri, Mane
Nishova, Veli Dedi, Et’hem Barhami, dhe
shumë patriotë të tjerë. Komisioni inisiator vendosi që në korrik të vitit 1957
të mblidhej Konferenca Kombëtare për krijimin e Organizatës së Veteranëve të
LANÇ. Konferenca u mbajt 20 - 22 korrik 1957 në Tiranë në ish - Shtëpinë
Qëndrore të Ushtrisë në rrugën e Kavajës, më vonë ish - Lidhja e Shkrimtarëve
dhe Artistëve të Shqipërisë. Në Konferencë morën pjesë 250 delegatë të ardhur
nga të gjitha anët e vendit. Në të ndodheshin edhe udhëheqësit e Partisë dhe të
Shtetit, Beqir Balluku, Rita Marko e Pilo Peristeri, Nënpresidentet e
Presidiumit të Kuvendit Popullor, Myslim
Peza e Aleksandër Xhuvani, anëtarë të Komitetit Qendror te Partisë, të Presidiumit
të Kuvendit Popullor e të tjerë. Konferencën e deklaroi të hapur Shefqet Peçi,
në emër të Komisionit Inisiator dhe të të
gjithë delegatëve. Konferenca zgjodhi Komitetin e Organizatës së
Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar prej 65 vetësh, Komisionin Qendror të
Kontrollit e të Revizionit prej 5 vetash. Komiteti zgjodhi Presidiumin prej 17
vetësh. President u zgjodh Gjeneral - Kolonel Beqir Balluku. Konferenca në fund
zgjodhi Komitetin Kombëtar dhe Presidiumin me 9 persona. Organizata e
Veteranëve të LANÇ, e krijuar më 20 Korrik 1957, mbi bazën e një programi e
statuti të posaçëm, u shpall Organizatë e pavarur politiko-shoqërore,
jopartiake, joqeveritare dhe jofitimprurëse. Është organizata më e madhe në
vendin tonë, me aktivitet propogandimin dhe ruajtjen e vlerave të LANÇ. Organizata e Veteranëve zbaton të
gjitha objektivat e programuara dhe kërkesat e statutit, me unitet të plotë, me
arritje të vazhdushme nga konferenca e parë e deri në konferencën e fundit.Nga
konferenca e I-rë deri në të 13-tën Organizata e Veteranëve është udhëhequr e
drejtuar nga figura të spikatura atdhetare, por dhe me kontribut të shquar të
dhënë gjatë luftës LANÇ, si Beqir Balluku, Ndreçi Plasari, Shefqet Peçi, Piro
Dodbiba, Adnan Qatipi, Rustem Peçi, Odhise Porodini dhe, tani, nga Prof. Hulusi
Hako”. Pas diskutimit të shokut Hysen
Tabaku, Orkestra Simfonike e Qendrës së Kulturës së Ministrisë së Mbrojtjes
orkestroi disa marrshe partizane si këngët
e famshme “Rini, rini”, “Malet me blerim mbuluar”, “Dalëngadalë po vjen behari”,
“Ato maja rripa-rripa”, “Që nga gjokset djaloshare” etj, që na gjëmojnë ende në
vesh si thirrje për atdhedashuri.
Veteranët e një vendi janë historia e gjallë e pavdekësisë së një kombi.
Veteranët janë heronjtë e gjallë që flasin me gjuhën e idealizmit kombëtar. Me
këtë ide ishte fjala e Kryetarit të Shoqatës Labëria “Nderi i Kombit” z. Agim
Çiraku, i cili midis të tjerave theksoi: “Ndihem shumë i vlerësuar dhe i
respektuar që sot në këtë ditë të shenjtë të përshëndes në emër të Shoqatës
Labëria “Nderi i Kombit” si kryetar i saj dhe njëherazi dhe si pasardhës
veterani, gëzuar 68-vjetorin e Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të
LANÇ. Nëse kalojmë në kohë kujtojmë se më 20 korrik 1957, u krijua Organizata e
lavdishme e Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar. Kjo ditë e shënuar,
tashmë, me vendim të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të
popullit shqiptar, u shpall “Dita Kombëtare e Veteranëve të LANÇ”.
• Organizata e Veteranëve, vijon të
mbrojë me vendosmëri idealet dhe vlerat e epopesë së lavdishme të Luftës
Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe i transmeton ato në breza. Nëse sot jemi
krenarë që Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore u vendos në anën e
antifashistëve, fitimtarëve, dhe frontit të madh të lirisë, kjo është meritë e
partizanëve shqiptarë, atyre kalorësve të çlirimit dhe të lirisë. Nderimi i
këtyre sakrificave është në dinjitetin e çdo gjenerate shqiptarësh. Prandaj
nderimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, i dëshmorëve dhe heronjve të
kësaj Lufte, nderimi i çdo beteje të kësaj lufte dhe i vetë datës së çlirimit
të vendit tonë, më 29 nëntor 1944, është nderi i çdo shqiptari”.
• Pas tij zonja Anila Gjokoreci, lexoi
një përshëndetje të Organizatës së Veteranëve të Malit të Zi drejtuar
Organizatës së veteranëve të Shqipërisë me rastin e Ditës së Veteranit. Në
vijim u ndanë disa Certifikata Mirënjohjeje të gjithë atyre që kanë ndihmuar në
vitë këtë Organizatë dhe që kanë sjellë frymë bashkëpunimi si Shefit të Shtabit
të Përgjithshëm të FA – Gjeneral lejtnant Arben Kingji, z. Idajet Beqiri,
zonja, Entela Zegali- dhe 5 veteranëve me moshë shekullore (Qemal Bego, Llukan
Thano, Qemal Isufaj, Zeqir Ribaj dhe Mustafa Bakiasi) si dhe tre këngëtareve
Irini Qirjako, Endeda Tarifa dhe Persa Miha. Shumë prekëse ishin dhe fjalët e
Irini Qirjakos e cila theksoi se me këtë Certifikatë duket sikur ka plotësuar
një amanet të vjehrrës së saj ish-partizane e cila ka marrë pjesë në çlirimin e
Konispolit. Ndërsa këngëtarja e mirënjohur Eneda Tarifa u emocionua së tepërmi
pasi Certifikatën ja dorëzoi nëna e saj, Kryetare e Organziatës së
Veteraëve dhe Pasardhësve të LANÇ, për
Tiranën Vera Tarifa. Çastet më të bukura ishin koncerti i bukur që dhuruan
këngëtaret me këtë rast, koncert që bëri të gjithë të pranishmit të ngriheshin
në këmbë dhe të këndonin me këngëtaret pasi ishin këngë patriotike, këngë për
heronjtë që pjesëmarrësit i duatrokitën me lot në sy. Pra kështu u mbyll ky
aktivitet i bukur me këngë pasi ato këngë ishin tërësisht me përmbajtje
atdhetare. “Pa dëshmorët dhe veteranët historia e një kombi venitet, pa ata
historia e një kombi është destinuar të vdes”, kjo ishte motoja e këtij
aktiviteti kaq të bukur.