E diele, 27.07.2025, 10:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Shejtani në shishe

E diele, 27.07.2025, 06:34 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Shejtani në shishe

(Humoreskë poetike me flokë e mendje)


Një burrë kureshtar, merr rrugën e gjatë,

Për të mësuar shkurt, me qëllim të qartë.

Dëshiron të dijë, çfarë na thuhet vërtetë:

- A është femra gjeni, apo mendjelehtë?

S’i hiqej dot nga mendja, thënia e vjetër:

- Flokët e gjata, mendja e shkurt’! tjetër,

Nga ç’thotë fjala e urtë me zërin ndryshe:

- Gruaja e fut shejtanin, kollaj në shishe!

Duke shëtitur rrugës, rrëzë fshatit malor,

Çfarë t’i kapin sytë në këtë vend përrallor.

Një grua të bukur, që pushonte skaj lumi,

Me sy si qielli, e buzët e buta si llokumi.

U afrua burri ngadalë, me stil dhe kujdes,

Me fjalë të zgjedhura, plot me delikatesë:

- Moj zonjë e ndershme, një gjë dua të di:

Pse thuhet për gratë... s’janë për mendësi?

Zana e malit, pa i kthyer as edhe një fjalë,

Hodhi sytë përreth e thirri me zë si ngjalë:

- Ndihmë! Ndihmë! Jam n’rrezik për jetë!

Burrat e fshatit arritën me hunj si shigjetë.

Burri u shtangë, e s’u besonte syve miopë,

Kur ajo mori një kovë ujë hodhi mbi kokë.

- Më shpëtoi! - tha ajo, me zërin melodik,

- Më nxori nga lumi, ky shpëtimtar heroik!

Burrat u ndalën, fytyra u qeshi nga gëzimi,

- Na fal o vëlla, ti qenke engjëll shpëtimi!

E ftuan në gosti, me haje dhe pije pandarë,

U kënaq, kurrë s’e kish’ ëndërruar më parë!

Dhe tha me vete burri, kur piu gotën e fundit:

- O mendje, ç’u gënjeve si kalama i katundit!

Kush thotë gratë s’kanë mend, shih mejdanin,

Sa janë të mençura, fusin në shishe shejtanin!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx