E diele, 27.07.2025, 10:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël me poezi nga Fatime Kalimashi

E diele, 27.07.2025, 06:50 PM


FATIME KALIMASHI

LAVDI PËRJETËSISHT

Me gjak e nder shkrove historinë

o bir i Ratkocit dritë në amshim

në çdo pranverë lulëzon kujtimi

Visar, je zëri i lirisë pa mbarim

Visar, emri yt s'fiket në dhe

me gjakun tënd u çel një atdhe

je flakë që s'shuhet kurrë në jetë

hero i përjetshëm në çdo zemër shqiptare je vetë.

AMANETI GJYSHIT

Mos harro fjalën që gjyshi të tha

Në gjuhën shqipe këndo mos harro

Trashëgimi në zemër e mba

Si flamuri që s'e shuaj as era as borë

Ruaje kostumin çiftelinë e vjershën

Vallet e lashta lahutën që flet

Janë gjaku i tokës rrënjët e nënës

Që në sofrat tona këndojnë pa letër

Fjalët e urta besa nderi i fisit

Janë thesari më i çmuar për ne

Amanet i të parëve nëpër vite

Mos i lër kurrë të tretën me re

NË GJURMËT E MIRËSISË

(Adriatik Gega)

Një zemër rreh për ata që s'kanë zë

Në heshtje ndihmon, pa bujë tregon mirësi

Ushqen me shpresë me një fjalë të ëmbël

Vesh të zhveshurit me ndjenjë dhe dashuri

Kur errësira bie mbi sytë e lodhur

Me shpirtin tënd ndez dritë dhe shpresë

Nuk pret shpërblim as duartrokitje

Veç lutje të heshtura që shkojnë në qiell të shenjtë.

Në çdo hap të jetës ti mbjell mirësi

Në çdo dhimbje të heshtur mbjell shërim

Adriatik Gega – emër që flet në jetë

Për një botë plot dashuri për një njeri të vërtetë.

FJALË QË VIJNË PREJ SHPIRTI

Nuk janë thjesht fjalë ato që ndaj

Janë rrahje zemre janë dritë nga ajri

Janë heshtje që flasin lot që s'bien kot

Janë unë ,janë ju si duhet të jem të fortë

Për ju që më dëgjoni pa zë

Që më ndjeni në çdo varg e çdo rimë

Faleminderit s'është veç një fjalë e thënë

Është bekim për ju çdo ditë e çdo stinë

Ju jeni ajo arsye që shkruaj me dritë

Ju jeni ata që më jepni frymë për jetë

Çdo koment çdo përqafim e ndjej në shpirt

Është si lutje, rrugët pa fund t'i ndjek

Ju jeni pasqyrë e dritës që jap

Më frymëzoni kur fjala lodhet pak

Kur mendja hesht, por zemra shkruan

Ju jeni ata që këtë rrugë ma ruajn'

Unë ju përulem me dashuri e mall

Se jeni thesari im më i rrallë

Me përulësi, dashuri e mirënjohje të thellë

KUSH THA SE ARTISTËT VDESIN

Kush tha se vdesin artistët

Ata vetëm ndërrojnë adresën

Jetojnë përherë në liri

Dhe rilindin, si flakë në përjetësi

Ata gjejnë strehë në teatrot e shpirtit

Në këngë që zëri i tyre e lartëson

Në valle e në libra që zemrën ushqejnë

Sepse artistët, vdekja kurrë nuk i merr

Margarita Xhepa, ikonë e pavdekshme

Në çdo skenë ndriçon si një dritë hyjnore

Në zemrat tona, je kujtim i paharruar

Një testament i gjallë i artit të shenjtëruar

TË PUTH NË HESHTJE

Më le t'të puth pak në faqe

Atë nishan të ëmbël mjalt

Lule bukur manushaqe

Që mbi buzë e mban me art

Jo s'të puth kurrë dot në buzë

Se kam frikë më bën poet

Më bën varg më shndrron në muzë

Sa herë zëri n'heshtj t'flet

Nuk të lë t'ikësh pa gjurmë

Se kjo zemër digjet mall

I kam frikë ëndrrat në gjumë

Mund t'gaboj të puth në ball

ILAÇ I DASHURISË

Unë, varg i dhimbjes sate

Thërras nga thellësia e shpirtit

U bëfsha dritë në netët e errëta

Përqafim i ngrohtë në vetminë tënde

Unë, varg i bilbilit të trishtuar

Frymëmarrje e shpresës së humbur

U bëfsha aromë trendafili

Që të zgjoj ëmbëlsi në zemrën e lodhur

Unë, varg që dridhet mes erës

Si flutura që kërkon prehje

U bëfsha ilaç buzë qershie

Një shërim i ëmbël, lindur nga dashuria

Unë, vargu i dhimbjes sate

Varg i etur i dashurisë

U bëfsha ilaç i plagëve të shpirtit

Ëndërr e përjetshme e mirësisë

FJALËT QË NDËRTOJNË JETË

Një fjalë e mirë – si një rreze drite

Troket ngadalë dhe hyn në shpirt me dritë

Kur thua "të fal"muret rrëzohen vetë

Dhe paqja vjen si bekim në jetë

Një "të dua" thjesht ndryshon botën e një zemre

Si shi mbi lule si pranverë në dhembje

"Faleminderit" një fjalë po aq e thellë

Është urë që lidh çdo shpirt me shpirt në këtë dhe

Mos kurse fjalët që lindin nga drita

Ato s'kushtojnë, por vlejnë më shumë se jeta

Një fjalë e mirë në kohë të vështirë

Është ilaç për dhimbje është prekje hyjnore e lirë

Ndaj fol me zemër dhe mbill mirësi

Fjalët që lëshon do të kthehen në dashuri

Sepse bota s'ndryshohet me zhurmë as me britmë

Po me fjalë që burojnë nga shpirti dhe ritmi i një ritme

ATY KU FJALA HESHT VEPRAT FLASIN

Veprojnë në heshtje, pa zë pa lavdi

Me duar që japin pa kërkuar nderim

Modestia u ndrit si dritë në errësi

Zemrat e mëdha s'kërkojnë vlerësim

Nuk flasin shumë por bota i ndjen

Në heshtje shkelin dritë në terr

Në sytë e botës janë veç kalimatarë

Zoti i njeh të ndriçuar si yje në varg

S'kerkojnë duartrokitje as fjalë të mëdha

Kur heshtin ata ju flet e vërteta

Madhështia tyre nuk zë vend në faqe

Janë engjëj të tokës me shpirt e me paqe

S'kërkojnë lavdi as dritë skene

Janë për t'ndriçuar botën dikujt tjetër

Kur ndihmojnë e bëjnë si fryma që s'shihet

Drita e diellit në shpirtin e tyre fshihet

E kur historia të kërkojë emra

Ndoshta s'do t'i gjejë në ndonjë faqe

Lum ata që i kanë prekur zemrat

Do mbetën legjendë përherë në paqe

Prandaj nëse sheh një njeri që hesht e vepron

Afroju me zemër është një engjëll që jeton

Thuaj ti je drita që nuk ndizet për t'u parë

Ti je dritë dielli për gjithë botën mbarë

FJALËT S'MUND TA NDALIN DRITËN

Uji i ndotur s'e ndal dot farën

Kur dielli e ngroh ajo çel beharin

As fjala e ligë s'e ndal dot shpirtin

Që ecën përpara e s'pyet për mllefin

Në gojët e botës nuk ka kurrë pushim

Shpirti dhe mendja e pastër gjen gjithnjë drejtim

Kush ka zemër punon me vizion

Nuk ndalet kurrë nga asnjë shpifje në horizont

Bima rritet dhe në dhe të varfër

Si njeriu i mirë në kohë të vështira

Uji i ndotur s'e ndal dot bimën të rritet

As balta s'e zbeh dritën që ngjitet

Fjalët e kota janë si era nëpër degë

Shkundin pak, por s'e rrëzojnë trungun

Njeriu që ngjitet me mund e me djersë

S'e ndal dot zhurma dhe as një pengesë

Në heshtje ndërtohet kalaja më e lartë

Në durim fshihet forca më e rrallë

Populli thotë: "Lumi rrjedh, s'e ndal dot një gur,"

Suksesi është zë që flet vetë i thellë dhe i sigurt

Andaj kurrë mos ju frikësoni gurit

Nëse shpirti yt është ndërtuar mbi mal

Njeriu që ngrihet me nder e me dritë

Mbretëron me zemër, jo me fjalë.

ZEMRA QË FLET PËRTEJ KOHËS

Mos shikoni rrudhat që koha më ka dhënë

Ato janë vargje të jetës që kam shkruar

Janë harta që flet për çdo fitore të pa thënë

Janë lufta e ëndrrave të dashurisë së pambaruar

Brenda meje rreh një zemër pa moshë

Një shpirt që ndriçon si ylli në natën e qetë

Dashuria ime nuk njeh kufij ,njeh vetëm forcë

Ajo është zjarr që ju ngroh e ju jep jetë

Mos ndalni tek koha që veç shenjë lë

Ndaluni tek zemra ime që ju flet pa zë

Se një shpirt që dhuron dashni pa interes

Mbjell paqe dhe shpresë në çdo kohë pa përtesë

BUKURIA E SHPIRTIT

Pa botox pa filtër mbeta unike e bekuar

Shpirti im i bardhë rrjedh si ujë i kulluar

Një zemër e pastër një shpirt që buron

Është si drita e diellit që kurrë s'mbaron

Eci me kohën duke qenë vetvetja

Mes ëndrrave dhe kujtimeve të vërteta

S'ndryshoj për botën as për njëri

Jetoj si pranvera me lule plot gjallëri

Si dikur kur nanat tona me rrudha në ballë

Buzëqeshja e tyre fliste hiç pa fjalë

Në sytë e tyre pasqyroheshin jetë

Ato ishin pa botox të bukura vetë

PASURIA E FTOHTË

Sa herë shkruaj vargun e laj me lot

Si ishim dikur e si u bëmë sot

Pasuria rritet zemra nuk gjen paqe

Ankohemi kot në etje të ndarë

Dikur me një fjalë gëzimin ndërtonim

Tani në harresë të ftohtë qëndrojmë

Etja për famë na ka verbuar

Për pak pasuri respektin kemi harruar

Mos e lër zemrën të tretet në hije

Mos e shuaj zjarrin që dikur na ngrohte

Se vlera nuk matet me fjalë të kota

Dora që ndihmon zbut dhe zemrat e forta

FJALA SHËRON PLAGËT

Një fjalë e mirë si dielli ndriçon

Plagët e pa dukshme ajo i shëron

Në zemrat e thyera sjell shpresë e dritë

Si puthje e butë përqafon plagët në shpirt

Fjala e hidhur si thikë të vret

Mbetet në shpirt nuk harrohet lehtë

Si erë e acartë në heshtje të rëndon

Një dhimbje e fshehtë kurrë nuk shëron

Prandaj fol me zemër dhe me mirësi

Mos lejo që fjala të bëhet mallkim

Me një fjalë të bukur botës i fal dashuri

Që zemrat e lodhura të ndjejnë dritë dhe bekim

SEKRETI I LUMTURISË

Falni të gjithë ata që ju kanë lënduar

Mos mbani në zemër gjurmët e hidhëruara

Se falja është dritë një shpirt i çliruar

Një udhë që hap rrugën për lumturinë e ndriçuar

Kërkoni falje vetes për çdo gabim të shkruar

Dhe të tjerët falni duke mos harruar

Respekti është pasuri e shpirtit të bekuar

Një dhuratë që tregon se je i/e edukuar

Për të ndryshuar botën filloni nga vetvetja

Hap rrugët e paqës e bukur ju bëhet jeta

Lumturia vjen kur përhapni dashuri

Në çdo zemër mbjell një shpirt plot mirësi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx