E marte, 29.07.2025, 04:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Gratë që frymëzojnë kryeveprat botërore

E hene, 28.07.2025, 06:52 PM


Gazmend Freitag: Vjosa Osmani, 2025, vaj në kanavace, 120 x 120 cm

Gratë që frymëzojnë kryeveprat botërore. A janë gratë udheheqese dhe frymezuese te dashurise dhe artit!

NGA ASIE DUKA

I nderuar artist!

Dashuria dhe pasioni juaj për artin ndjek rrjedhen e gjithë historisë njerëzore përgjatë shekujve, të cilat e kanë shoqëruar njeriun si forcat më elitare të realitetit krijues të shpirtit njerëzor. Të transformimit të ndjenjave, për ti blatuar ato në pikturë, duke i shenjtëruar këto mrekulli shpirtërore, këto realitete krijuese, në vullnete të penelatave të zgjedhura unshëm nga zoti, siç jeni ju zoti Freitag! Ju merrni nga zemra e njerëzve „të medhenj“ diellin që ndez brenda tyre, sakrificën, dashurine, vetmohimin, mirësine dhe fisnikërinë, si vullnet i adhurimit tuaj për këto krijesa të zgjedhura nga vetë ju, edhe pse vuani dhe jetoni në „varfëri materiale“, askush si ju nuk e ndjen dhe shpreh magjinë e artit si shpërblim për njeriun, për t’i ngjitur këta njerëz në altarin më të lartë të besimit.

Janë gratë që frymëzuan artistët, kompozitorët, muzikantët, piktorët, që frymëzuan për kryeveprat e mëdha botërore, pa u djegur në llavën e dashurisë nuk krijohet nje zjarr, dashuria dhe pasioni lindën kryeveprat. Fatkeqësia mbetet te ato njerëz që e ndalojnë artin, nuk i japin vlerën e duhur në kohën e duhur, asaj „esence“, atij thelbi jete, tharmit te këtyre pikturave të realizuara me dhimbje dhe trishtim, me zjarr dhe pasion, me mund e sakrificë, të paguara me kohë jete, e cila zgjat sa koha e një përshpërime.

Zemra e Gazmend Freitag, e këtij mjeshtri të madh të pikturës që ngre dhe lartëson në perjetësi popullin e tij, figurat e rëndesishme dhe perfaqesonjëse të këtij vendi, t’i jepet ajo që meriton, në kushtet në të cilat punon ky „njeri i madh“, ka mospërputhje me mrekullitë qe pikturon dhe ngjiz, me anë të ngjyrave dhe imagjinatës, realitete që dehin dhe dhembin njëkohësisht, ju që merrni rrezet dhe ngrohtësine nga ky përfaqësues dinjitoz i kombit, dielli shkëlqimtar i adhurimit dhe shijes, për vlerën dhe të bukurën, ktheni syte nga ai!

GAZMEND FREITAG:

Unë realizova portretin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani!

Ndjehem shumë i kënaqur me faktin që Kosova ka një presidente si Vjosa Osmani. Me këtë portret, dëshiroj ta urojë dhe të shprehi respektin tim për presidenten e Kosovës. Jam shumë i lumtur që Kosova ka një grua për Presidente. Me Zonjën Vjosa Osmani e shoh një shans për të ngritur rolin e gruas në shoqërinë shqiptare. Unë besoj shumë se barazia gjinore e ndihmon shumë shtetin në çdo aspekt dhe besoj se Vjosa do të bëjë shumë për integrimin sa më të madh të gruas në politikë si dhe rrjetizimin dhe punësimin e grave. Me portretin e saj, përcjell mesazhin e urimit tim për Presidenten e Kosovës!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx