E premte, 01.08.2025, 04:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Motrës sime, Kokos!

E enjte, 31.07.2025, 06:25 PM


Motrës sime, KOKOS!

In memoriam. PROTOKO  (KOKO)  SULÇE!

(elegji)

Nga Përparim Hysi

Katër ditë ke në PARAJSË,

Se të mori ZOTI pranë.

Fol me gojë se sa s'po plas

Se në shpirt sikur kam shafran.

Ti ,e dimë që je atje lart

Atje lart ku rri vet ZOTI

Ke qenë grua,NËNË e GJYSHE e mjaltë

Ndaj për ty s'na pushon loti.

Dera jote rrinte hapur

Për këdo që trokiti

Ti e prisje me krahënapur

I qelibartë për ty qe shpirti.

Dhe i prisje me buzëqeshur

Se nuk kish  si ti bujare

Jo një tjetër kund s'është gjetur

Të ketë zëmrën aq të madhe.

Pas ke lënë katër djemë

Që të katër porsi diva

Tek të katër ty të gjen

Që të katër xhevahira.

AGIMI,BUJARI,EDUARTI dhe ILIRI

Ngjajnë nga ty dhe ISMETI  *

Secili ka shpirt floriri

Nuk dallojnë nga njëri tjetri.

Pas ke lënë dhe nuse VERËN

Vera nuse që s'ka qibër

Thoshe:- Unë ia di asaj vlerën:

Është behar që përzë dimër.

Dhe "stafetën" e merr mbesa

Mbesa aq e mirë.ELDA!

Dhe nga malli të zë lemza

Griq-griq po "mbytet" ELDA.

Nipi MALDI! NIPI MALDI!

Është malli përmbi mall

NIPI MALDI për ty:mjalti!

Hë.KOKO! Hë,thuaj një fjalë!

Fjalë s'thuaj dot vërtet

Nga PARAJSA "bën sehir"

Do të të duam ty për jetë

Kurrë s'të themi:-Lamtumirë!

Se na duhet prania jote

Vjen nga ZOTI si bekim

Moj e mirë e kësaj bote

Je,mes nesh,o SHPIRTI  YNË!

* ISMET SULÇE-bashkëshorti që është ndarë nga jeta më 1 shtator 2005.

PROTOKO (KOKO) SULÇE,u nda nga jeta më 28 korrik 2025.

Tiranë,31 korrik 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx