E hene, 04.08.2025, 06:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Hanxhari

E diele, 03.08.2025, 06:47 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Hanxhari

(Mesele nga periudha komuniste)

Në kohën e lavdishme të Shokut Enver,

Kodrat e malet bëheshin ara me vlerë.

Bujqësia ecte mirë me këmbë të mbarë,

Kooperativa për gra edhe burra fshatarë.

Kur mori vesh Kina e Maos, lidhi miqësi,

Me të madhërishmen tonë, nënën Shqipëri.

Vërshuan kinezët me vullnet të paparë,

U sistemuan në banesa kolektive me orar.

Ekspertë të punës, të brezave me përvojë,

Nisën punën me disiplinë - si pa gojë.

Të pajisur me kazma e lopata për mrekulli,

Me vrap në kodra e fusha, në diell e në shi.

Por shoku Enver s’kënaqej me pak punë,

Angazhoi nëpër reparte me bollëk spiunë,

Për t’i përgjuar nëse e kanë orarin kastile,

Mos vallë, ndonjë kinez i bën punës hile.

Një ditë, njëri nga agjentët, s’e pati për zor,

T’i thotë Shokut Enver sekretin qendror:

- I dashuri kryetar, zbuluam një dredhi,

Kinezët kur kositnin, sillnin prapanicën disi...

Enveri dëgjoi dhe pa u hamendësuar,

U ngrit më këmbë dhe me zë komanduar:

- Po ashtu qenka puna?! S’ka më vonesë,

Nga prapa grabuja i shkon punës në mes!

Kështu kinezëve u lidhej bishti si thanë,

Me një anë kositnin, me tjetrën mblidhnin sanë.

Po nëse gabonin, shokët i vinin në lojë,

Derisa të mësoheshin - s’bënin verë me gojë!

Një mbrëmje, një kinez i lodhur e i mërzitur,

I tha gruas së dashur, me zërin e çmeritur:

- Xhin Hua, sill hanxharin pa asnjë vonesë,

Se nuk dua më dhuratë nga prapa, për besë!

I stresuar, tha me buzë të shtrënguara nën dhëmbë:

- Dua ta pres poshtë... “karotën” nën këmbë!

Se nuk i dihet Shokut Enver, i paçim uratën,

Na vë edhe ndonjë fener – për të kositur natën!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx