| E diele, 03.08.2025, 06:47 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Hanxhari
(Mesele
nga periudha komuniste)
Në
kohën e lavdishme të Shokut Enver,
Kodrat
e malet bëheshin ara me vlerë.
Bujqësia
ecte mirë me këmbë të mbarë,
Kooperativa
për gra edhe burra fshatarë.
Kur
mori vesh Kina e Maos, lidhi miqësi,
Me
të madhërishmen tonë, nënën Shqipëri.
Vërshuan
kinezët me vullnet të paparë,
U
sistemuan në banesa kolektive me orar.
Ekspertë
të punës, të brezave me përvojë,
Nisën
punën me disiplinë - si pa gojë.
Të
pajisur me kazma e lopata për mrekulli,
Me
vrap në kodra e fusha, në diell e në shi.
Por
shoku Enver s’kënaqej me pak punë,
Angazhoi
nëpër reparte me bollëk spiunë,
Për
t’i përgjuar nëse e kanë orarin kastile,
Mos
vallë, ndonjë kinez i bën punës hile.
Një
ditë, njëri nga agjentët, s’e pati për zor,
T’i
thotë Shokut Enver sekretin qendror:
-
I dashuri kryetar, zbuluam një dredhi,
Kinezët
kur kositnin, sillnin prapanicën disi...
Enveri
dëgjoi dhe pa u hamendësuar,
U
ngrit më këmbë dhe me zë komanduar:
-
Po ashtu qenka puna?! S’ka më vonesë,
Nga
prapa grabuja i shkon punës në mes!
Kështu
kinezëve u lidhej bishti si thanë,
Me
një anë kositnin, me tjetrën mblidhnin sanë.
Po
nëse gabonin, shokët i vinin në lojë,
Derisa
të mësoheshin - s’bënin verë me gojë!
Një
mbrëmje, një kinez i lodhur e i mërzitur,
I
tha gruas së dashur, me zërin e çmeritur:
-
Xhin Hua, sill hanxharin pa asnjë vonesë,
Se
nuk dua më dhuratë nga prapa, për besë!
I
stresuar, tha me buzë të shtrënguara nën dhëmbë:
-
Dua ta pres poshtë... “karotën” nën këmbë!
Se
nuk i dihet Shokut Enver, i paçim uratën,
Na
vë edhe ndonjë fener – për të kositur natën!
(Karikatura marrë nga
interneti)