E hene, 04.08.2025, 06:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: 'Klonimi' i diktaturës në një roman

E diele, 03.08.2025, 06:45 PM


"Klonimi" i diktaturës në një roman

Romani"Epoka e zezë" e BAJAME  HOXHA (ÇELIKU)

(ese)

Nga Përparim Hysi

E kam thënë dhe diku tjetër:"Nuk ka ditë që nuk  eci dhe nuk ka ditë që të rri pa lexuar". Leximi, për mua, është bërë aq i domsdoshëm, si ozon që më hyn në mushkëri. Së fundi. për këto dy"obsesionet" e mia, gjeta një thënie të SERVANTESIT. Ky paska thënë:" Ai që lexon dhe ecën shumë, shikon më shumë dhe di botë më shumë". Pra, të dy"obesesionet" e mia, kanë rrisqet e veta (tani jo aq të mira për shkak të moshës dhe shëndetit tim), por, sidoqoftë, unë nuk heq dorë, deri sa t'më lënë këmbët dhe, ca më keq sytë. E bëra këtë "digresion të shkurtër", për të "mbrojtur veten", sidomos nga imeshoqe, dëshmitare okulare e dy"rrisqeve shëndetësore"(si dy"vdekje kilnike"), por leximi për mua:është si rakia për pijanikun apo si kumari për kumarxhinë.

*

Kishte ardhur nga BELGJIKA ku jeton, POETJA dhe SHKRIMTARJA, BAJAME HOXHA (ÇELIKU) dhe veç kafeve që shkëmbyem, më dhuroi romanin e saj"Epoka e zezë".  Para se të shkruaj, në"vija të trasha", për romanin, e gjej me vend që të them  dy fjalë për autoren. BAJAME HOXHA (ÇELIKU)  për 33-vjet me radhë ka jetuar FERRIN, familjarisht.

Ferri i diktaurës komuniste ka qenë ku e ku ose si FERRI DANTESK ose ca më keq. Në këtë FERR, BAJAMJA hyri 11-vjeç dhe doli gati 45-vjeç. Pa i lënë vend një shpotie pak hiperbolike, hyri me dhëmbë e doli me proteza. E njoh mirë jetën familjare të saj dhe, ca më shumë, krijmtarinë letrare-artistike të BAJAMES. Ka botuar deri tani 25 libra të gjinive të ndryshme:me poezi, me poema, me libra për fëmijë dhe, mbi të gjitha, me romane. Është fituese e disa çmimeve dhe e përkthyer në disa gjuhë. Sado vonë që hyri në FUSHËN e LETRAVE , ajo, sikur vrapon të"fitojë kohën e humbur" të ferrit komunist të diktaturës.

BAJAME HOXHA(ÇELIKU) vërtet është mikja ime, por nuk është as e para dhe as e fundit, e persekutuar, për të cilën shkruaj. Më kujtohen të ndjerët DOKTOR ASTRIT DELVINA;miku im i dhëmbshur, i ndjeri RESHAT KRIPA apo miku tjetër i ndjerë, BASHKIM DYRMISHI dhe bashkë me ta, miku i shtrenjtë BEDRI ÇOKU që për fat të mirë rron dhe shkruan. I bashkova këta krjues, se, me ç'kam vënë re, kthehet në aksiomë ajo thënia, tani proverbiale:"Zoti zgjedh kapedanët e fortë për të përballuar vështirësitë më të mëdha". Këta dhe shumë të tjerë si këta i dënoi diktatura dhe, siç tregoi koha, që të gjithë kanë qenë të pafjashëm. Unë, metaforikisht, për ta kam thënë:"Nuk ka se çfarë i bën vesa betonit".Beton dhe shkuar betonit e kanë treguar veten.

*

Romani "Epoka e zezë" është si një fshat që duket dhe nuk do kallaus. Flet për atë epokë që kush është 50-vjeç e lart, ia njohin gjithë"metastazat kanceroze", pothuaj, për gjithë popullin. Diktaturë që shtpyte lirinë e njeriut, vriste çdo gjë të mirë tek njerëzit deri në dashurinë, ndjenjën më njerëzore.

Poeti ARGJENTINAS, JORGE LUIS BORGES, ka thënë:"Diktaturat sjellin shtypjen;diktaturat sjellin robërinë;diktatura sjellin mizorinë dhe.më i neveritshëm është fakti, se sjellin idiotësinë". Të gjitha këto thënie të këtij POETI të madh, i rrinë për shtat, diktaturës së vendit tonë që, nën maskën, diktaturë e proletariatit, ishte diktatura e partisë apo ca më shumë e "NjëshIt". Atij "Njëshi" që hollë-hollë i rrinin për shtat vargjet e MAJAKOVSKIT:"Njëshi është zero, fill".Zero-zero po sakatoi një popull të tërë për t'u kthyer në mit.

Dhe më shumë se kushdo tjetër, këtë shtypje, së pari e kanë ndjerë të burgosurit politikë;të internuarit dhe dy të tretat e popullsisë:fshatarësia.

Romani"EPOKA e zezë" ka dalë nga shpirti i autores.Aty, përmjet heroinës, AMIT, gjen gjithë"AMIT" e gjinis femërore dhe GANOT apo GENCËT e CO... të internuar në kampet e përqëndrimit. Sado dukeshin të lirë tek punonin arave, në fakt qenë të prangosur në çdo minut të jetës së tyre. GULAGET si modele të bolshevikut STALIN, jo vetëm ishin të tillë, por nga shtypja e terrori ua kalonin dhe atyre. "Një libër që shkruhet, kalon përmjet shprtit tim", - thotë KAZANZAQI.  Kështu ka ndodhur dhe me autoren. Kur e pyetën GUSTAV FLAUBERT:- MËSJE, kush është"Madam BOVARI"?  Pa u stepur fare, tha:-Po unë jam.Kush do jetë tjetër?   Protagonistja e romanit, AMI, nuk ëstë askush tjetër, veç BAJAMJA dhe nëpër faqet e librit del gjithë ai kalvar i BAJAMEVE;GANOVE;GENCËVe e CO...

*

I pari që demaskoi GULAGUN  STALINIST në ish BASHKIMIN SOVJETIK, qe POETI BORIS PASTERNAK! Për këtë guxim qytetar i dhanë çmimin "NOBEL" në vitin 1958.  PASTERNAKU nuk qe i persekutuar, përkundrazi: në"Daçën" e tij doje një"guidë" për të dalë nga"Daça".Por PASTERNAKU qau për ato shtypje të atyre të mjerëve dhe as që pyeti nga pasojat që e ndoqën. Po a kishte këtu të tillë që kishin guximin apo qytetarinë për t'u revoltuar? DHe autorja e romanit, ndoshta pa e ditur as vet, na ka sjell një model që tregon shumë. Mësuese ZANA është sa një simbol guximi dhe altruizmi në shkallë të epërme. ZANA është prurja më e bukur në faqet e këtij romani.ZANA, qytetare e lirë, krijon familjen e saj me GENCIN, të persekutuar.Një sfidë guximi e qytetarie. Faqa më tragjike në roman, është"karikatura" apo stigmatizimi i një përdhunuesi komunist. M'u rrit tensioni tek lexoja ato faqe ku del açik"sadizmi" i një idioti komunist që jo vetëm përdhunon një vajzë të pfajshme, por, në të njëjtë kohë është aq pervers, sa i merr jetësn. Dhe tek revoltohem e më ngrihen flokët gjemb, them:komunizmi ka qenë drogë dhe komunistët kanë qenë të droguar nga obsesioni i "njëshit" apo i partisë. Duke stigmatizuar një të tillë, më vijnë ndërmend fjalët e BERTOLD BREHTIT:"S'ka më të rrezikshëm se një komunist i "çmendur". Komunistët, përmjet kësaj figure të urryer, kanë vrarë dashuritë, kanë "vrarë" fenë; kanë vrarë ZOTIN! Se, siç thoshte BORGES:"Të biesh në dashuri, do të thotë të krijosh një fe me një ZOT të pagabueshëm". Të gjitha i gjen në këtë roman. EZRA POUND thotë:"Disa libra përbëjnë një thesar në themel:duke i lexuar vetëm njëherë të mbeten në mendje". E tillë është ky libër që "klonon" diktaturën. BAJAMES i uroj:me libra të tjerë!

Tiranë, 2 gusht 2025



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx