| E diele, 03.08.2025, 06:45 PM |
"Klonimi"
i diktaturës në një roman
Romani"Epoka e zezë" e BAJAME HOXHA (ÇELIKU)
(ese)
Nga
Përparim Hysi
E
kam thënë dhe diku tjetër:"Nuk ka ditë që nuk eci dhe nuk ka ditë që të rri pa
lexuar". Leximi, për mua, është bërë aq i domsdoshëm, si ozon që më hyn në
mushkëri. Së fundi. për këto dy"obsesionet" e mia, gjeta një thënie
të SERVANTESIT. Ky paska thënë:" Ai që lexon dhe ecën shumë, shikon më
shumë dhe di botë më shumë". Pra, të dy"obesesionet" e mia, kanë
rrisqet e veta (tani jo aq të mira për shkak të moshës dhe shëndetit tim), por,
sidoqoftë, unë nuk heq dorë, deri sa t'më lënë këmbët dhe, ca më keq sytë. E
bëra këtë "digresion të shkurtër", për të "mbrojtur veten",
sidomos nga imeshoqe, dëshmitare okulare e dy"rrisqeve
shëndetësore"(si dy"vdekje kilnike"), por leximi për mua:është
si rakia për pijanikun apo si kumari për kumarxhinë.
*
Kishte
ardhur nga BELGJIKA ku jeton, POETJA dhe SHKRIMTARJA, BAJAME HOXHA (ÇELIKU) dhe
veç kafeve që shkëmbyem, më dhuroi romanin e saj"Epoka e zezë". Para se të shkruaj, në"vija të
trasha", për romanin, e gjej me vend që të them dy fjalë për autoren. BAJAME HOXHA (ÇELIKU) për 33-vjet me radhë ka jetuar FERRIN, familjarisht.
Ferri
i diktaurës komuniste ka qenë ku e ku ose si FERRI DANTESK ose ca më keq. Në
këtë FERR, BAJAMJA hyri 11-vjeç dhe doli gati 45-vjeç. Pa i lënë vend një
shpotie pak hiperbolike, hyri me dhëmbë e doli me proteza. E njoh mirë jetën
familjare të saj dhe, ca më shumë, krijmtarinë letrare-artistike të BAJAMES. Ka
botuar deri tani 25 libra të gjinive të ndryshme:me poezi, me poema, me libra
për fëmijë dhe, mbi të gjitha, me romane. Është fituese e disa çmimeve dhe e
përkthyer në disa gjuhë. Sado vonë që hyri në FUSHËN e LETRAVE , ajo, sikur
vrapon të"fitojë kohën e humbur" të ferrit komunist të diktaturës.
BAJAME
HOXHA(ÇELIKU) vërtet është mikja ime, por nuk është as e para dhe as e fundit, e
persekutuar, për të cilën shkruaj. Më kujtohen të ndjerët DOKTOR ASTRIT
DELVINA;miku im i dhëmbshur, i ndjeri RESHAT KRIPA apo miku tjetër i ndjerë, BASHKIM
DYRMISHI dhe bashkë me ta, miku i shtrenjtë BEDRI ÇOKU që për fat të mirë rron
dhe shkruan. I bashkova këta krjues, se, me ç'kam vënë re, kthehet në aksiomë
ajo thënia, tani proverbiale:"Zoti zgjedh kapedanët e fortë për të
përballuar vështirësitë më të mëdha". Këta dhe shumë të tjerë si këta i
dënoi diktatura dhe, siç tregoi koha, që të gjithë kanë qenë të pafjashëm. Unë,
metaforikisht, për ta kam thënë:"Nuk ka se çfarë i bën vesa
betonit".Beton dhe shkuar betonit e kanë treguar veten.
*
Romani
"Epoka e zezë" është si një fshat që duket dhe nuk do kallaus. Flet
për atë epokë që kush është 50-vjeç e lart, ia njohin gjithë"metastazat
kanceroze", pothuaj, për gjithë popullin. Diktaturë që shtpyte lirinë e
njeriut, vriste çdo gjë të mirë tek njerëzit deri në dashurinë, ndjenjën më
njerëzore.
Poeti
ARGJENTINAS, JORGE LUIS BORGES, ka thënë:"Diktaturat sjellin
shtypjen;diktaturat sjellin robërinë;diktatura sjellin mizorinë dhe.më i
neveritshëm është fakti, se sjellin idiotësinë". Të gjitha këto thënie të
këtij POETI të madh, i rrinë për shtat, diktaturës së vendit tonë që, nën
maskën, diktaturë e proletariatit, ishte diktatura e partisë apo ca më shumë e
"NjëshIt". Atij "Njëshi" që hollë-hollë i rrinin për shtat
vargjet e MAJAKOVSKIT:"Njëshi është zero, fill".Zero-zero po sakatoi
një popull të tërë për t'u kthyer në mit.
Dhe
më shumë se kushdo tjetër, këtë shtypje, së pari e kanë ndjerë të burgosurit
politikë;të internuarit dhe dy të tretat e popullsisë:fshatarësia.
Romani"EPOKA
e zezë" ka dalë nga shpirti i autores.Aty, përmjet heroinës, AMIT, gjen
gjithë"AMIT" e gjinis femërore dhe GANOT apo GENCËT e CO... të
internuar në kampet e përqëndrimit. Sado dukeshin të lirë tek punonin arave, në
fakt qenë të prangosur në çdo minut të jetës së tyre. GULAGET si modele të
bolshevikut STALIN, jo vetëm ishin të tillë, por nga shtypja e terrori ua
kalonin dhe atyre. "Një libër që shkruhet, kalon përmjet shprtit tim",
- thotë KAZANZAQI. Kështu ka ndodhur dhe
me autoren. Kur e pyetën GUSTAV FLAUBERT:- MËSJE, kush është"Madam
BOVARI"? Pa u stepur fare, tha:-Po
unë jam.Kush do jetë tjetër?
Protagonistja e romanit, AMI, nuk ëstë askush tjetër, veç BAJAMJA dhe
nëpër faqet e librit del gjithë ai kalvar i BAJAMEVE;GANOVE;GENCËVe e CO...
*
I
pari që demaskoi GULAGUN STALINIST në
ish BASHKIMIN SOVJETIK, qe POETI BORIS PASTERNAK! Për këtë guxim qytetar i
dhanë çmimin "NOBEL" në vitin 1958.
PASTERNAKU nuk qe i persekutuar, përkundrazi: në"Daçën" e tij
doje një"guidë" për të dalë nga"Daça".Por PASTERNAKU qau
për ato shtypje të atyre të mjerëve dhe as që pyeti nga pasojat që e ndoqën. Po
a kishte këtu të tillë që kishin guximin apo qytetarinë për t'u revoltuar? DHe
autorja e romanit, ndoshta pa e ditur as vet, na ka sjell një model që tregon
shumë. Mësuese ZANA është sa një simbol guximi dhe altruizmi në shkallë të
epërme. ZANA është prurja më e bukur në faqet e këtij romani.ZANA, qytetare e
lirë, krijon familjen e saj me GENCIN, të persekutuar.Një sfidë guximi e
qytetarie. Faqa më tragjike në roman, është"karikatura" apo
stigmatizimi i një përdhunuesi komunist. M'u rrit tensioni tek lexoja ato faqe
ku del açik"sadizmi" i një idioti komunist që jo vetëm përdhunon një
vajzë të pfajshme, por, në të njëjtë kohë është aq pervers, sa i merr jetësn.
Dhe tek revoltohem e më ngrihen flokët gjemb, them:komunizmi ka qenë drogë dhe komunistët
kanë qenë të droguar nga obsesioni i "njëshit" apo i partisë. Duke
stigmatizuar një të tillë, më vijnë ndërmend fjalët e BERTOLD
BREHTIT:"S'ka më të rrezikshëm se një komunist i "çmendur".
Komunistët, përmjet kësaj figure të urryer, kanë vrarë dashuritë, kanë
"vrarë" fenë; kanë vrarë ZOTIN! Se, siç thoshte BORGES:"Të biesh
në dashuri, do të thotë të krijosh një fe me një ZOT të pagabueshëm". Të
gjitha i gjen në këtë roman. EZRA POUND thotë:"Disa libra përbëjnë një
thesar në themel:duke i lexuar vetëm njëherë të mbeten në mendje". E tillë
është ky libër që "klonon" diktaturën. BAJAMES i uroj:me libra të
tjerë!
Tiranë, 2 gusht 2025