Kulturë
Cikël me poezi nga Eduard M. Dilo
E diele, 03.08.2025, 06:52 PM
Eduard M. Dilo
FLAMURI I
VARGUT SHQIPTAR
Andon Zako Çajupit)
Në faqet e kohës gjej gjurmët e tua,
Çajup i madh, me penën si shpatë,
Ti që i dhe vargut shpirt dhe gjuhë,
Si burim i pastër që kurrë s'thahet
gjatë
Në fjalët e tua gjëmon Atdheu,
Me thirrjet kushtrim për liri
Nënat bekim u japin bijve
Që Atdheu mos ketë robëri
Të ndjej, të dëgjoj ndër vargje,
Je Flamur i vargut Shqiptar
Je zëri i atdheut, i kombit tim fatlum,
Je kushtrim për Kombin, je Atdhetar
Ti je hëna mbi male, je zjarri në
shpirt,
Vargu që me ndjenjë këndoi dashurinë
"Vajet" e tua tejet të
dhimbëshme
Janë vargjet që të japin, pavdeksinë
Çajup, në çdo varg që më lind në mendje,
Je jehona që s'kthehet kurrë në hije,
Ndaj shkruaj me mall, nderim e dashuri
Si fyelli i bariut që embël bie në
korie
Mali të dha emër, malit i dhe nur
Çajup penë -arti, vjershëtor flamur
Emri yt i gdhendur, në çdo
shqipëtar
Nuk do vdesi kurrë-vargjet lapidar
***
HEROINA E
HESHTUR
-Në një kohë errësire, ajo mbeti një
dritë që nuk u fik. Musine Kokalari, gruaja e parë shqiptare që ngriti zërin
për pluralizëm, për demokraci, për dinjitet njerëzor — u përndoq, u dënua, por
nuk u përkul.
Ky homazh poetik i kushtohet asaj,
heroinës së heshtur dhe të pavdekshme.(emd)
"Nuk kam nevojë të jem komuniste
për ta dashur vendin tim."
Musine Kokalari
Musine Kokalari
Vuajti, por dinjitetin s'e humbi,
Heroina e heshtur, shpirt i bardhë
As gjyqi i turpit, as dhuna e verbër
S'e rrëzoi – ajo mbeti në Altar
Ishte një yll në natën e zezë,
Musineja – e thjeshtë dhe fisnike
Për fjalën e lirë, për një botë të
drejtë
E dënuan, por s'e thyen këtë kreshnike
E pashpirt u soll mjekësia me të,
E lanë të tretet nën heshtjen mizore...
Por ajo s'u përkul, as nuk u ndal,
Ngeli e gjallë – e pastër, engjëllore
Musine, o yll që s'shuhet kurrë,
Diktatura s'ta fiku dot dritën.
Ti rron përtej burgut, përtej varrit,
Edhe pse telat në varr nuk tu shqitën
Shqipëria që deshe, ende s'erdhi,
Por zëri yt sërish dëgjohet sot
Ti ishe shpresa në terrin e gjatë –
Një fjalë e lirë, një grua, një Zot
***
LUTJA E
NENES
E pashë — në një cep rruge, të lutej,
Me varfërinë që s'shihej, por ndjehej:
Në sytë e njomë, në rrobat e vjetra,
Në dorën që dridhej, në shpresat e
tretura.
Ajo lotonte me zë që mezi dilte,
Me Besim të madh, për veten e saj
U luta dhe unë, në heshtje të thellë,
Për Nënën e gjorë, për shpirtin në vaj
Loti i ngashëruar, në shpirt m'u ngulit,
Si plagë që s'mbyllet, si thirrje e
pashuar
I thashë: "Mos e humb Besimin, moj
Nënë,
Se Ai që sheh gjithçka, s'të lë pa
ndihmuar."
Ajo më pa, me sy të lodhur, të vrarë
Me dhembje e dashuri përzier në lot,
Dhe fjalë s'tha — veç mallkoi veten,
Për fatin që kishte, për jetën fare kot.
Por Zoti dëgjoi lutjen e Nënës së mjerë
Pa bujë, pa zë — veç me dorë hyjnore
Dhe lotët e saj u kthyen në dritë,
Në faqe i rrodhi drita ëngjëllore
Tani ajo flinte — e qetë, e lehtë,
Pa ankth e frikë, pa plagë që dhemb
Një Nënë që priti, besoi e duroi,
Dhe në fund... Zoti vetë e ndihmoi .
***
MALL MËRGIMTARI
Më shumë afër se sa larg,
E pse kilometra na ndajnë,
Zemra ime rreh për ty,
Dhe mendimi gjithashtu
Je i shtrenjtë sa më s'ka,
Të dua si nënë e babë,
Atdhe, o vend i shenjtë,
Larg jam — jam mërgimtar
Më mungon flladi i mëngjesit,
Era që luan me blerimin,
Një rrugicë, një fjalë e thjeshtë,
Gjithçka që sjell kujtimin
Por zemra kurrë s'të harroi,
Në çdo rrahje të saj të kam,
Atdhe, je frymë e shpirtit tim,
Me ty, gjithmonë unë jam
***
Aty në Sheper
Mes maleve të thepisura e të larta,
Ku shqiponjat fluturojnë me flatra,
Qëndron me dinjitet e lavdi,
Një fshat i vjetër: Sheperi, aty
Sheperi — me emër e nder,
Lindi bij me shpirtin e lirë,
Gjuhën shqipe pishtar në zemër,
Këngë buçitëse në çdo stinë
Sheper, o djep i krenarisë,
Fsheh legjenda në çdo lis
Aty u rritën njerëz me mend,
Që nderuan Kombin në çdo kuvend
Çajupi — me vargje të zjarrta,
E bëri gjuhën flamur në vatra
"Ku jeni o shqiptarë" s'është
veç poezi,
Po britmë, kushtrim zemre për liri!
Ilia Dilo Sheperi — mendje e ndritur,
Shkroi Gramatikën shkenëcore
Dritë dijesh, perlë çdo fjalim i tij
Me penën të artë -madhështore
Aristidh Ruçi — zë i vërtetë,atdhetari
Shpalosi shpirtin në çdo moment
Në Pavarsi, luftën e Vlorës kontriboi,
Si urë pa frikë, me guxim ai qëndroi
Pano e Pilo Xhamballo — trima të rrallë,
Pushka u fliste, fjala e tyre zjarr
Në luftë për liri nuk u ndalën,
E gjakun për Komb e falën
Jani Dilo — erudit e diplomat,
Me shpirt prej atdhetari të rrallë
Në fjalë e në vepra la gjurmë të arta,
Që sot i ndjekim me dashuri e mall
Në sheshin e fshatit, bustet rrinë,
Si roje të kujtesës së gjallë
Aty nuk hesht historia, por flet,
Me zë krenarie që nuk ndal
Bijtë e Sheperit — të dijes dhe pushkës,
Kanë derdhur gjak e djersë për flamur
Në Vlorë me Ismail Qemalin,
Ngritën shtetin mbi shkëmb e gur
Prandaj, kur kalon në atë anë,
Mos harro të përulesh me nder
Se çdo gur, shkëmb e çdo mal aty,
Ka një histori që flet për Shqipëri.
***
DASHURIA
E NËNËS
Dashuria e Nënës është hyjnore,
Ashtu duhet ta duam dhe ne.
Dhimbje dhe dashuri që s'njeh kufi,
Për ne është përherë me zemër të re
Në vuajtje, në gëzim – gjithnjë pranë,
Kudo që ecim, ajo na ndjek
Zemra e saj veç dashuri dhe kujdes,
Askush s'na do si ajo me shpirt në jetë
Ne jemi jetë prej jetës së saj,
Nga gjaku i saj – në damarë.
Jemi frymëmarrja që na dha çdo gjë,
Jemi për të kujdesi, loti pa tharë
***
Brazda në shpirt
E kaluara s'fshihet me kohë,
As nga harresa, as nga lotët e vonë
Ajo rri në heshtje, në cep të kujtimit,
Si hije që s'ikën, në dritë të mjerimit
Ka lënë në zemër brazda të thella,
Si rrudha që shpirti nuk i fsheh dot
Kur i prek me mendim, ato dhëmbin,
Si plagë që s'shërohen me fjalë as me
lot
Çdo kujtim një gur në udhën e shpirtit,
Çdo dhimbje një varg në këngën e jetës
Por nga ato plagë, mësojmë të rritemi,
Të duam më thellë, të falim me zemër
***
Braktisja
Shtëpi të braktisura,
Mace dhe qen të vetmuar,
Bredhin rrugëve të fshatit,
Ushqim duke kërkuar.
Uji murmurin, sikur qan vetminë,
Pemëve gjethet u kanë tharë,
Zogjtë kanë pushuar cicërimën,
Asgjë s'është si më parë.
Oxhaku frymën e ka ndalur,
Larg dëgjon një qyqe që vajton
Zërat e mekur vinë nga dheu,
Ku jeni, na braktisët përgjithmon
Era vërshellen si e marrë,
Në rrugë degë të shqyera plot,
Në këtë shkretëtirë frike,
Dikush psherëtin e derdhte lot!
Në lotë shpërtheva dhe unë,
Mu kujtua shtëpia plot gjallëri,
Dikur gumzhinte si bleta në hoje,
Tani e shkretë, fare pa njeri...