E marte, 05.08.2025, 12:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Lokalizmi

E hene, 04.08.2025, 06:02 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Lokalizmi

O lokalizëm, mallkim i kombit,

që po na ndan në copa pafund!

Në flamur ngjisim lagjen tonë,

e bashkimin s’e gjejmë askund!

Kur bota kërkon të bashkohet,

për një të ardhme me integrim,

ne ngremë gardhe nga inatet,

në vend të urave për zhvillim.

Lokalisti s’njeh komb, as vizion,

si në politikë, po ashtu në biznes.

Është një marifet që s’njeh kufij,

pos kësaj bote me shumë interes.

Në kulturë, nuk patëm gardhiqe,

nga Tërnoci, Gjakova e Lugina...

“Nga jeni?”- vjen pyetja e parë,

prej cilit vend si quhet  krahina?

Pastaj na vijnë të gjitha privilegjet,

siç thotë partia lokaliste narrative.

Deri kur ashtu të ndarë shqiptarët,

në vilajete e mentalitete primitive?!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx