| E hene, 04.08.2025, 06:02 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Lokalizmi
O
lokalizëm, mallkim i kombit,
që
po na ndan në copa pafund!
Në
flamur ngjisim lagjen tonë,
e
bashkimin s’e gjejmë askund!
Kur
bota kërkon të bashkohet,
për
një të ardhme me integrim,
ne
ngremë gardhe nga inatet,
në
vend të urave për zhvillim.
Lokalisti
s’njeh komb, as vizion,
si
në politikë, po ashtu në biznes.
Është
një marifet që s’njeh kufij,
pos
kësaj bote me shumë interes.
Në
kulturë, nuk patëm gardhiqe,
nga
Tërnoci, Gjakova e Lugina...
“Nga
jeni?”- vjen pyetja e parë,
prej
cilit vend si quhet krahina?
Pastaj
na vijnë të gjitha privilegjet,
siç
thotë partia lokaliste narrative.
Deri
kur ashtu të ndarë shqiptarët,
në
vilajete e mentalitete primitive?!
(Karikatura marrë nga
interneti)