E marte, 05.08.2025, 12:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Belgizare Kryeziu: Biojeta e poetit Atdhe Geci

E hene, 04.08.2025, 06:58 PM


Biojeta e poetit Atdhe Geci

Nga Prof. Belgizare Kryeziu

Poeti kombëtar Atdhe Geci, u lind me 06. 01. 1950 në Roganë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Gjimnazin në Gjilan dhe Dardanë. Atdhe Geci u kulturua në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Poeti dhe publicisti Rrustem Geci 15 vjet punoi gazetar, bashkëpunëtorë dhe redaktorë në disa redaksi të Televizionit të Prishtinës.

Në Televizion, Geci i takonte grupit atdhetar për Çlirimin e Kosovës. Pas desantit ushtarak të Ushtrisë serbe në vitin 1990 mbi Televizionin e Prishtinës, Atdhe Geci në vitin 1995 mërgohet në Dortmund të Gjermanisë. Në Dortmund Geci vazhdon veprimtarinë e tij letraro-artistike e patriotike. Vepra e poetit Atdhe Gecit është e gjërë dhe e thellë. Libri "Iliada shqiptare" i autorit Atdhe Gecit bart në poezi dhe poema kohën e poetit. Në 30 tetor 2016 poetit Atdhe Geci, në Kuvendin Gjithë përfshirës çam dhe arbanit, iu besua Shpallja e Çamërisë, Republikë. Atdhe Geci është autor i „Himnit të Çamërisë", bashkëautor dhe botues i „Kushtetutës të Republikës së Çamërisë", autor i librit, „Dora e Atdheut",„Trokitje çame", "Pasha këtë tokë", „Çamëria, kthim në histori, mision" dhe libri „Shqipëria, më e madhe se Shqipëria" etj. Libri epiko-lirik "Iliada shqiptare" i poetit Atdhe Geci është vepër e veçantë letrare në letërsinë shqipe. Ky libër është vlerësuar për vlerat e tij nga artisti dhe poeti, Llemadeo Lleshi, si libër kolos në letërsinë tonë të bukur. Në këtë përmbledhje epiko-lirike janë përfshi 630 poezi dhe 21 poema. Prandaj, për ardhjen në jetë të librit "Iliada shqiptare", iu deshën 20 vjet krijimtari letrare të vazhdueshme Atdhe Gecit. Motivet poetike të të poetit dhe publicistit Atdhe Gecit janë bimë gjaku të Roganës dhe të Atdheut të tij!...Atdhe Geci fëmijërinë e tij e kaloi në Roganë, në bulevardin e pashtruar të fshatit; udhëve me bërraka e gropa, e anë rrugëve me kaça, thana, baltë, driza, baroja, shtog, kulumbri, gurë të rrëzuar rrëpirash e lisa dalë rrënjësh dhe dhera të shembur me gurë. Belgizare, furinë e poezisë unë e ndiej nga brenda edhe kur ajo vjen e stuhishme:

Dallgë e verbër memece

Zhurmën tënde e ndjej

Ta ndali nuk mundem

Ta mbërthej s´e bëj dot...

Bota poetike e Atdhe Gecit është plotë lisa, kreshpa e kallij lulesh dardane. Ia vlen guximi për atdheun shkruan poeti. Epoka në të cilën jetojmë shprehet Geci është plotë tym e flakë. Në shumë nga krijime të tij, poeti Atdhe Geci, komunikon me kohën dhe hyjnitë shqiptare. Belgizare, kjo jetë s´jam unë, kjo jetë është libri!...

Krejt brenda kraharorit

Zemërimi i bie daulles

Trishtimi i bie kitarës

e liria një kënge me vaj...

Figurat poetike në poezinë e Gecit janë njerëzore. Atdhe Geci është autor i 10 librave, 26 poemave dhe me mbi 2 mijë poezi të shkruara. Vargu i furishëm i poetit Rrustem Gecit lexohet ëmbël. Poezia e Atdhe Gecit është peizazh betejash epike dhe luftë betejash për çlirim kombëtar. Kraharori i përgjakur i poetit nga betejat e jetës kurrë nuk bie në ligësi të çastit dhe të kohës. Stuhitë e jetës shprehet Geci janë të pamëshirshme. Ato përveç që plagosin, ato edhe vrasin. Libri "Iliada shqiptare" ka një pasuri të mirëfilltë poetike. Letërsia shqipe sot ka disa maja Himalajesh. Por, kalimi nëpër ato maja sa është i mundimshëm aq edhe i bukur:

Është  po   s´ dëgjohet

Është dhe  s´i  e ndjen

Zhurma e saj hyjnore

përmes muzës m´vjen...

Në luftërat e jetës shkruan Geci, shkrimtari s´guxon ta

shtrembëroj qëllimin dhe as drejtimin e tij. Udhët e "Iliadës shqiptare" të poetit Atdhe Geci përherë kalojnë nëpër njeri, nëpër vuajtje e dhimbje njerëzish, aty ku ndeshen fatet e trishta të popullit për atdheun. Në librin epiko poetik "Iliada shqiptare" shumë dashuri janë djegur udhëve e nëpër mërgime!

Bukurinë  e  atdheut tim

se ka asnjë vend në botë

përveç një zogu me pika

që atdheun e ka në pemë...

Krijimtaria artistike e shkrimtarit dhe publicistit Atdhe Geci, është e gjërë. Në vetmi ( në punishten e poezisë ku poeti krijon), ai mëton imagjinatën e individit dhe të popullit të tij. Atdhe Geci në një nga faqet e librit "Iliada shqiptare" shkruan: e sotmja jonë don më shumë të sotme, dhe më tepër të ardhme. Belgizare, fati i shkrimtarit është i parathënë nga muza dhe hyjnitë. Shkrimtarët në përgjithësi s´mund t´i shmangen çasteve as ëndjeve që është e parathënë e krijuesit;

Nga të gjitha gjësendet në botë

vetëm libri flet dhe bën dritë

vetëm libri mbushë të vërtetën,

e shtatzanë lë, lirinë e shkelur...

Belgizare, kjo sot e përkohshme e jetës sonë do të jetë edhe nesër edhe pas miliarda vjetësh, më thotë poeti Atdhe Geci. mendja dhe idetë janë frymë të reja, lëng poetik që i pjekë drithërat, i lulëzon pemët, e zambakët i bënë me lule dhe gurin e shndërron në bukë të trëndafiltë. Realja dhe imagjinata në art, rrallë puqen me njëra-tjetrën. Por, tek poeti Rrustem Geci, kjo bën përjashtim.

Heshtje, sikur kur bie shi

Heshtje, sikur kur bie borë

Qan Çamëria për Pavarësi

Qan atdheu për Çamërinë!...

Poeti dhe publicisti Atdhe Geci i gëzohet ardhjes së librave në jetën tonë. Me pika shiu shkruhet gjelbërimi, shkruan Geci. Në jetë nuk vret arma, por mendja! Këto dhe mija vargje të tjera tregojnë për fuqinë dhe mrekullinë poetike që mund të na japë libri "Iliada shqiptare". Belgizare, unë s ?kam nevojë t ?i shtoj lëvore portokalli rrezes së diellit apo gjethes në pemë, poezia në tërësi është krijim inteligjent i mendjes, i shpirtit, i zemrës, dhe i dashurisë së frymëzuar.

Historinë që unë e kam në shpinë

është histori krejt pak e njohur,

histori me shtrembërime emrash

dhe histori me dhimbje të kokës...

Belgizare, shpirti heroik i popullit tonë është pjesë e qenies sime. Atdheu ynë nis nga gjuha, shkrimi, territori dhe simbolet, nga veshjet dhe këngët e eposit. Më thjeshtë, Atdheu ynë nis nga Çamëria, Kosova dardane, Krahina e Mollës së Kuqe, Ulqini e Kotori, si dhe nga Nëna e Madhe, Shqipëria. Në një moment zemërimi poeti kombëtar nga Rogana dardane, Atdhe Geci shkruan: Ah, sikur të isha Atdheu, do bëja shumë më shumë për vendin tim! Do ta nxirrja në shesh të vërtetën dhe, botës do t´i thosha ky jam unë!...Atdheu ynë s´është i varfër me burra, as me gra trimëresha të kohës, as me prijës që i dalin zot vendit! Belgizare, Atdheu jemi të gjithë! Historia ka plotë huqe! Edhe historisë njëjtë sikurse individit i shkyhen këpucët, i vjetrohen rrobat dhe e kaplojnë mërzi dhe dhimbje nga më të ndërlikuarat. Të jesh poet duhet ta kesh bekimin e perëndisë. Unë nuk „çlirohem" nga të qenit poet;

Në poezi është gjaku im,

fryma e të gjitha kohërave

sa herë qan a ngec historia,

veton dhe bubullon poezia...

Jeta dhe muza në poezinë e Atdhe Gecit pluskojnë së bashku. Atdheu në poezinë e Gecit fillon tek njeriu, tek gjuha dhe flamuri, lexoj në poemën, „Një mollë lundron mbi varre". Fragment nga poema:

Grykën e Bosforit

pyeteni s´ e flet,

gjysma është lot,

dhe gjysma det!...

Belgizare, Atdheu i të gjithë neve është kjo tokë, ky qiell, ky dhé. Unë Atdheun e dua, edhe kur ai s ? më don, edhe kur ai më ndjek e burgos, edhe kur demonë të çmendur më kërcënojnë.

Jetojmë në të njëjtën kohë,

nën të njëjtin qiell me yje

ku e bukura dhe i bukuri

dihatin me të njëjtën frymë.

Në Luftërat e jetës shkruan Geci, nuk dilet lehtë nga qelitë e murosura të kohës. Atdheun unë e dua si gjënë më të shenjtë. Për mua, atdheu është, më e ylberta llavë e vullkanit. Belgizare, në krijimet e mia, një e veçantë e imja është dashuria për Çamërinë, Krahinën e Mollës së Gjakut, Iliridën dhe kryeqytetin e Ilirisë, Kotorin. Jeta është e çmuar vetëm në këtë botë, shprehet Geci. Poeti nuk ka nevojë për lëvdata të tepërta. Libri është fytyrë publike e poetit. Vetmia në sytë e të tjerëve mund të mos jetë e pranuar. Por, në çastet më me dashuri, ndodh që dashurisë fjalët nuk i merren vesh!...

Kam pakënaqësi në kraharor,

do duhej të isha më i lumtur;

jam popull me vaj të moçëm,

kam histori të pasur të fillimit...

Poezia e poetit Atdhe Gecit është vlerësuar nga kritikë dhe studiues të letërsisë sonë. Për veprën e Atdhe Gecit kanë shkruar: Prof. Dr Badhosh Gaçe, Mr. Fatmir Halimi, Prof. Ahmet Qeriqi, Prof Bedri Tahiri, Prof Veli Kajtazi, Prof Idajet Jahaj, Prof Rexhep Kasumaj, Prof Veli Kajtazi si dhe poeti dhe artisti, Llemadeo Lleshi, autor i 100 mijë vargjeve etj. Poeti Atdhe Geci jo rrallë i shkruan "Iliadës shqiptare";

Zemrën e kam të fortë

por trupin në pesë pjesë;

më shumë se një shekull

jam nën degë të rrufesë!...

Lexues të nderuar, libri i Atdhe Gecit "Iliada shqiptare" po edhe "Kanuni poetik" "Vogëlimat e prushit" po edhe librat e tjerë, shprehin më së miri misionin poetik të shkrimtarit dhe të atdhetarit. Belgizare, unë përpiqem të shkruaj një lloj poezie pa mure dhe pa moshë. Një gjak jemi shqiptarët, një e folur dhe e shkruar :

Jam fije bari i bimë në këto troje,

jam gjuha shqipe e dheut amtar,

në zemër kam të dashurën Kosovë,

në shpirt e kam të lashtën Çamëri.

Me rastin e promovimit të librit të Atdhe Gecit në Vlorë, "Trokitje Çame", Prof. dr. Bardhosh Gaçe, poet, studiues dhe kritik arti, po edhe poetë dhe studiues të tjerë si Idajet Jahaj, Albert Habazaj, Laureta Petoshati, Xhemil Lato e të tjerë, librin poetik "Trokitje çame" të Atdhe Gecit, njëzërit e vlerësuan, vepër të mirëfilltë kombëtare. Po ua kujtoj se, Atdhe Geci, bashkë me heroin Kombëtar të Çamërisë, Festim Laton, janë organizatorët dhe shpallësit e Republikës së Çamërisë në 30 tetor 2016 në Hagë të Holandës.

Tre Drina rrjedhin tokës së Shqipërisë
tre Drina bartin flamuj të ndryshëm

tre Drina flasin me pasaportë mes veti
tre Drina i thërrasin ndërgjegjes sonë!...

Në portretin e kohës së poetit, gjejmë njëjtësimin poetik të kohës së tij me kohën e shkuar dhe kohën në vijim. Askush nga ne në këtë jetë, shkruan Geci, nuk do ta gjej lumturinë e duhur pa ribashkimin e të gjitha trojeve të atdheut. Pra, jo rastësisht populli e thotë, guri i rëndë peshon në vendin e vetë.

Të punosh tokën me duart tua

dhe farën në arë ta hedhësh vetë,

t ?i korrësh të korrat kur ato piqen,

nuk ka liri më sublime në jetë!

Jo rrallë në poezinë e Atdhe Gecit nata fle me lulet, me pemët, me grurin, me këngët, me hënat e qiejve të Atdheut

Liri, mos lejo të të marrin në

pyetje, as të shkelen të drejtat

tua, ata që ngrenë dorë në ty

janë armiqtë e tu, janë lufta!..

Në Kuvendin gjithëpërfshirës çam dhe arbanit, në datë

30.tetor.2016, në Hagë të Holandës, Atdhe Gecit, iu

besua, Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë;

Atdhe Geci; Zonja dhe Zotërij!

Të nderuar delegatë të Kuvendit gjithëpërfshirës çam dhe arvanit! Të nderuar përfaqësues të misioneve konsullore dhe diplomatike në Holandë; të nderuar përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, dhe të nderuar përfaqësues të Parlamentit Evropian, dhe të Këshillit të Evropës; të Shtetet të Bashkuara të Amerikës, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës si dhe përfaqësues nga Çamëria e Pirros: E them hapur! Sot është një ditë e mbarë për Çamërinë Shqiptare dhe për gjithë Atdheun!

Teksti i plotë i shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë:

Ne, përfaqësuesit e popullit shqiptar çamë dhe arvanitë të trevave shqiptare të aneksuara nga Greqia, pasi analizuam gjendjen në të cilën ndodhemi mbi një shekull, të përndjekur nga vendi ynë, përkatësisht të shtypur dhe të diskriminuar në aspektin human, gjuhësor, kulturor, politik e kombëtar, vendosëm që të mblidhemi në Kuvendin Gjithëpërfshirës Çamë, dhe Arvanitë, me qëllim të vetëm të organizimit të institucioneve, parlamentit, qeverisë dhe ministrive përkatëse për udhëheqjen e procesit politik për realizimin e Pavarësisë së Çamërisë, dhe krijimin e Shtetit të Çamërisë brenda territorit të saj në Greqi.

Të nderuar delegatë të Kuvendit Gjithëpërfshirës Çamë dhe

Arvanitë, me propozimin tim dhe miratimin tuaj, Kryetar i

Kuvendit të Republikës së Çamërisë, zgjidhet çami, z.

Ing. Ahmet Xhani.

Atdhe Geci, Kryetar i Këshillit Nismëtar të Kuvendit

Gjithëpërfshirës çam dhe arbanit,

Hoteli Ambasador, Hagë, 30 tetor, 2016, ora 14-të,

Prof. Belgizare Kryeziu

Roganë, 15 . 03. 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx