E premte, 08.08.2025, 10:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Arti i zarfit të zemrës

E merkure, 06.08.2025, 06:44 PM


Atdhe Geci

ARTI I ZARFIT TË ZEMRËS

Duhet të dëshmojmë veten  për  kombin

gjak kemi tamam në trup dhe mendje në

kokë për t´i dalë  zot  atdheut  të dashur.

Ne duhet të dimë për kë sot brohorasim

kë lavdërojmë dhe, cila është udha jonë

atdheu ynë na do grusht  rreth  flamurit.

Të bashkuar mund të bëjmë at´që duam

një bashkë shtet për të gjithë shqiptarët.

Fatit asgjë sot s´duhet  t´i  lëmë në dorë

kohën pas nesh duhet ta lëmë të shkruar

veprat tona  janë  lënda jonë dhe krijimi.

Perandori e shqipes  dhe  e  shqiponjave

hiqe atë veshje të  trashë    harrimit, se

Atdheu është  Ati i të gjithë shqiptarëve.

Prej Zeusit e Thotit  nis  fillimi  shqiptar

drita më kulmore  e  diellit pellazgë-iliri

ndriçimi më krijues  i  talentit    njeriut

botimi i veprave    artit dhe të kulturës

  epokën  antike    Zeusit e të Thotit

lindi një plejadë  e  tërë  krijuesish antik

lindi Homeri  i  Iliadës, babai  i  poezisë

lindi Platoni, Aristoteli,  Eskili,  Epikuri

lindi më e mira dritë  e diellit për poetin

lindi një botë me cilësi  për  të ardhmen!...

Atdhe Geci - Poezi nga libri im "Iliada shqiptare".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx