Kulturë
Përparim Hysi: Aroni dhe pensioni
E merkure, 06.08.2025, 05:21 PM
ARONI
dhe pensioni
(skicë
letrare)
Nga
Përparim Hysi
ARONI
dhe pensioni.Fjalë që rimojnë dhe të
bëjnë pak për të qeshur. Po dhe unë qesh, se nuk qaj dot. Se, kur vjen puna për
pensionin tim të vogël, jam për të qarë. Pensioni nuk më del, por.në fund të
fundit, më"tepron"?!!! Që të
shpjegohem pak më gjer e më thellë për pensioni tim, kini pak durim. Pensioni i, i vogël. Por, në
fund të fundit, goxha i"mirë" se 41-vite u rashë fshatrave rreth e
përqark FIERIT, si mësues. Dhe tek po qahesha me një Ish-koleg timin që merrte tri herë më shumë, se
na paskësh qenë deputet, kafshova
gjuhën. Katër vjet që më merr
"babaçja" pension të veçantë, se për katër vjet veç"shpirti i
tij" i di.Hoqi "të zitë e
ullirit" në Parlament, pa e hapur njëherë gojën. Kot nuk po e përmend, këtë"pension të
veçantë", se që të merrje këtë pension, kishte kritere. Siç
më kujtohet, thoshte "aplikimi": nuk duhet të keshë qenë, bashkëpuntor
me fashistet apo nasistët; a ke njeri të dënuar nga diktatura? A jep
kontribut, pas daljes në pension? Nëse, i plotëson këto kritere, shkruaj
;ediramës, kryeministër. Menjëherë e
plotësova, ku thosha, jam i datëlindjes 1943 dhe, siç kuptohet, nuk kam qenë
bashkëpuntor me armikun. Pyetjes: - A ke njeri të dënuar nga diktatura, iu
përgjigja: xhaxhan tim, JURISTIN HILMI QAZIM
HYSI e pushakatun në vitin 1948 me GRUPIN e dytë të deputetëve me RIZA
DANI e CO... Për ta bindur, futa dhe dokumentin nga Instituti i të Përndjekurve
e me firmë nga SIMON MIRAKA. Jo vetëm
kaq, kam patur gjyshin nga nëna kulak. Dhe për ta bindur edhe më kryministrin, i
shkrova që për këto arsye në janar të vitit 1968 më pushuan nga puna si mësues
dhe më çuan"për t'u edukuar" në bujqësi, Pyetjes tjetër:Çfarë kontributi po jep, pas
daljes në pension, iu
përgjigja:-Kam shkruar poezi dhe
prozë dhe, deri tani, -i thosha, - kam botuar 13-libra.Jam anëtar i LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË. Dhe
vazhdoj të shkruaj akoma(për lexuesin, tani janë bërë 20-libra dhe nuk kam
më"karburant financiar"). Duke i plotësuar të gjitha kushtet, prisja
me ankth përgjigjen. Asnjë përgjigje dhe, kur doli lista e atyre
të"pensionit të veçantë", midis tjerash lexova një emër që e njihja.
Qe emri i MEDI BUASHATIT. Asnjë kriter nuk
plotësonte dhe mua asnjë gjë nuk më ka bërë ky, se veç ka luajtur futboll me
"DINAMON" dhe, mandej e ka
mbyllur punën në Minitri të Brendshme. Në vend tim, protestoi një i
persekutuar që"uronte" kryeminstrin për pensionin e veçantë, se edhe
sot, -shkruante ai, - i ndjej pëllëmbat
që më jepte "Hetuesi MEDI BUSHATI".
Pak paradoksale, domosdo, por s'kam si mos përmend mikun tim KOLË HILa
nga KALLMETi i LEZHËS që më thoshte:" Po e pate mirë me PERËNDINË, shenjtët
nuk kanë çfarë me të ba". E kryeminstri është"PERËNDIA" që i bën
"qoka" shokut të tij,
*
Tani,
pasi kini lexuar hallin tim, për pensionin, e di që do pyesni:"Kush është ky ARONI
dhe ç'lidhje ka me pensionin?
ARONI është"burrë me pantollona të
shkurtëra", Sivjet fillon klasën e
tretë fillore apo në ciklin e ulët. ARONI është djalë i ARBEN SAHIT KALLLESHIT, me profesion jurist
dhe i bashkëshortes së BENIT, JONËS që punon ekonomiste,
ARONI
është nipi i motrës sime, HURMAS dhe e futa ARONIN si protagonist të kësaj
skiceje, se e meriton. ARONI është djalë i vetëm dhe, ngaqë nga mamaja ky dy
gjyshër dhe nga Babai, gjyshen;por ka
dhe një xhaxha ARIANIN;ka dhe tri halla:NIKËN
dhe XHEMIN në GREQi dhe hallën tjetër, MOZËN në ITALI dhe secili nga
këta që"lakoi"unë, e ngopin me darova ARONIN. ARONI i joshur nga
"darovat", nuk është nga ata fëmijët që sa merr lekët në dorë dhe
frymën në klub:o byrek, o akullore, o coca-kola. Jo.Aroni ka një portofol që e
mban të mbushur plot dhe e ruan si çifuti floririn. E di se sa para ka dhe nuk
lejon askënd t'ia prekë. Kur, para dy javësh, motra ime, HURMAJA, mbushi 70-vjeç, ARONI hapi portofolin
dhe i tha, babait të tij, BENIT:- Këto 100 mijë lekë (tëvjetra") t'ia çosh
NËNËS për ditëllindje! Sa mora vesh për këtë"darovë" të rëndë të
nipit të vogël, për gjyshen e tij, m'u
kujtua një fakt nga "Teoria e
racionales" që kam bërë mesviteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar, që
thoshte, Vetia tranzitive:"Kur A është e brabartë me B dhe B e
barabartë me C, atëherë dhe A është e barabartë me C." Unë e ngas
arsyetimin tim për interesin tim dhe i them JONËS, mamas së ARONIT, pa më lidh
pak me ARONIN. ARON, - foli JONA, - pa foli pak këtij dajos së babit.
Unë:-
ARON si je? -Mirë. Dëgjo, - i them unë, -
unë jam në pension dhe nuk më del pensioni, a do më japësh ndonjë lekë? ARONI, pa
një e pa dy:- Të jap unë! Të vij
unë?-Hajde! Dhe që tani e tutje, pensioni
që s'më del, më"tepron".
Kam
gjetur një"donator" që quhet ARON ARBEN KALLESHI! 100-vjeç ARON, o
"donator" që nuk të gjindet shoku!
Tiranë, 6 gusht 2025