Kulturë
Fatmir Minguli: Niko Lito në gjashtë shkallët e lirisë
E marte, 05.08.2025, 06:56 PM
Sinusoidat e jetës së intelektualit durrsak
(Niko Lito në gjashtë shkallët e lirisë)
Nga
Fatmir Minguli
Një
figurë që pak është shkruar si për shumë të tjerë por rasti i inxhiner Niko
Litos është një tabllo jete plot me sinusoida me amplitida të çregullta. Lindur
më 3 shkur 1947 në Durrës sot është inxhiner mekanik në pension dhe jeton mes
Leçes dhe qytetit të tij, Durrësit.
Po
sjell të shkurtuar shkrimin që ka bërë Zihni M. Beqiraj në librin e tij “Matura ‘60”:
“Mbaron
gjimnazin Naim Frashëeri dhe Partia nuk i dha te drejtën e studimit për shkollë
të lartë sepse familja e tij e Litajve nga Gjirokastra ishte etiketuar si
familje me qëndrime jo të mira klasore.
Ishte viti 1964 kur ai mori diplomën e maturës dhe njolla që i vishte
pushteti dhe partia familjes së tij nuk i lejuan shoqet dhe shokët e klasës të
merrnin pjesë në ceremoninë mortorë të të atit të Nikos.
Sinusoidat
e amplifikura nga pushteti e çojnë tornitor në Drejtorinë e Hekurudhave
Shqiptare, në oficinën mekanike duke u bërë një tornitor me “ide në kokë” dhe pastaj sinusoidat e cojnë
ushtar në Skrapar në 1966-1968 në brigatat famëkeqe të Punës. Në vështirësi të
mëdha fizike në hapje tunelesh dhe konstrukte fortifikimi Filli i Arianës e
ndihmoi te dilte nga ngërthi i labirintheve fizike. Ajo i ndricoi një ide dhe
ai u inkuadrua në ekipin e futbollit të Skraparit. Kish luajtur më parë me
ekipin e të rinjve të Lokomotivës.
Rikthimi
në hekurudhë e bëri të kërkojë dhe vazhdimin e studimeve të larta në filialin e
Universitetit të Tiranës që u hap në Durrës në degën e inxhinerisë mekanike. U
regjistrua dhe Filli i Arianes e drejtoi Nikon që u regjistrua kryesisht me
ndihmën e Iliaz Rekës dhe Refik Resmes e
Pjerin Shllaku. Për Iliaz Rekën
unë vetë ruaj kujtime të fuqishme gati magjike me këtë burrë.
Viti
1977 e gjen te diplomuar si inxhiner mekanik por edhe pse me pengesa që
sinusoidat e errta e penguan për një vit. Jeta e tij vazhdoi në profesionin e
inxhinerit në hekurudhë dhe paralelet fitojnë mbi zigzaget e sinusoidave dhe ai
vazhdon me jetën e “dytë” me futbollin dhe ai arrin si trainer i Ekipit të të
rinjve për tre vjet por bima e verdhë e xhelozisë që mbinte herë pas here në shpirtrat e disa
pushtetaro- partiakëve nuk e linte të shkonte jashtë shtetit. Përse vallë kjo
vrazhdësi! Kam kohë qe e mendoj dhe nuk ia kuptoj dot akoma anën psikologjike të kësaj të keqeje
komuniste shqiptare.
Dhjetë
vjet në Ndërmarjen e Serave si inxhiner dhe drejtues ishin pjesët e fundit të
një jete sinusoidale në Shqipëri.
Viti
1991 e gjen dy herë emigrant për të shkuar në Itali. Aty ai integrohet bukur në
jetën italiane duke kryer punët drejtuese si drejtor Teknik në Uzinën e
prodhimit të Avioneve Boeing 787 në Grottaglia.”
Prodhim
i B787 Grottaglie
Me
zëvendës Presidentin Boeing për Italinë
Ing.Marco
Cavazzoni.
Për
sa shkrova më sipër them “ I ndrittë shpirti aty lart në amëshim” atij njeriu
të mirë Zyhni M.Beqiraj që ka shkruar
këtë libër monument me këto të dhëna:
Zyhni
M. Beqiraj “Matura –‘64” shkolla”Naim
Frashëri” 2015, Botime Jozef.
***
Le
të kthehemi në ditët tona. S’ka shumë kohë që nikos i dhashë librin tim “Durrësi i humbur” ku kam sjellë veç të
tjerave dhe portrete të intelektualëve durrsakë për të cilët as monizmi dhe as
demokracia e këtyre tridhjetë vjetëve nuk është marrë me ta, me jetën e tyre.
Duke
i dhënë librin Nikos mendja më shkoi te ato vite të çuditshme kur unë jepja leksione studentëve në Filialin e
Universitetit të Tiranës, në fakultetin e inxhinerisë mekanike. Ishin vite kur
në këtë Filial regjistroheshin shume studentë të moshave të ndryshme që nuk
kishin marrë të drejtën e studimit nga Partia- shtet e që një lloj amnistie u
krijua edhe për ta. Kujtoj me mirnjohje Hysni Qehajaj, Ali Çinari, Spiro Nini,
Milto Gorea, Robert Çezari, etj, që edhe
pse me moshë të madhe studjonin me aq pasion lëndët e vështira të inxhinerisë.
Niko
Lito, vjen para meje me atë portret gjithë dritë ku nuk reflektoheshin hijet e
sinusoidave negative që nuk iu shqitën gjithë jetës. Fytyra optimiste ishte e
lidhur ngushtësisht me përgatitjen ekslente të projekt- kurseve apo leksioneve
në seminaret e “Teorisë së mekanizmave dhe makinave”, lëndë që e kam dhënë me
vite në këtë filial. Një student optimist dhe shumë vizionar ku vizionet e tij
ishin ndoshta të panjohura por që ai i kishte në brendësi të vetes dhe subkoshiencës
të tij. Vizione që do të gjenin praktikën dhe suksesin në tokën italiane, aty
ku vizionet kapnin dhe teknikat më të
vështira të fluturimeve të aeronautikës.
***
Përsëri
kthimet retrospektive janë ato që sjellin dhe shumë të dhëna për Niko Liton, të
dhëna që rrinë diku të mbyllura e nuk janë të hapura për njerëzit në
përgjithësi. Eshtë Luan Babameto ish drejtor i Hekurudhës Shqiptare që në
librin e tij studimor ka përmendur dhe ndriçuar portretin e inxhiner Niko
Litos. Mes shpjegimeve për vështirësitë në sektorin mekanik të hekurudhës ai
përmend dhe punën e përkushtuar të Niko Litos. Ja si shkruan ai:
“Ndër
zgjidhjet e ndryshme teknike që u përdorën në atë kohë ishte edhe ajo e
inxhinerit N.Lito, që prodhoi kapëse
metalike shumë praktike, me të cilat kapeshin njëherësh qindra tulla. E kujtoj
këtë djalosh, sepse tek ai kishin zënë vend disa aftësi të rralla. Fare i ri,
kish filluar punën në ofiçinën tonë, në vitet ‘60. Dallonte për sjellje të mira
dhe dashuri për punën e zanatin. Kishte
mbaruar shkollën e mesme dhe më vonë për inxhineri pa shkëputje nga puna, ishte
një nga futbollistët e skudrës
përfaqësuese, “Lokomotiva” dhe aktor i mirë i trupës artistike të hekurudhës.
Ekipi
Lokomotiva të rinj, viti 1978. Duke filluar nga e djathta fotos sipër:
Njazi
Arapi, Gjergji Luka, Muharem Fejzullai, Niko Lito, Vasip Kapidani, Agim Balla,
Ardian Myrtezai
Bashkim
Cafuli.
Poshtë:
Çim
Canaku, Dashamir Meta Ilirian Dulaku, Ardian Hafizi, Arian Bakiri.
Me
një zë të pastër, tingëllues e të fuqishëm, ai të mbërthente plotësisht, kur
recitonte vargjet e poetëve tanë më të njohur, duke konkuruar edhe aktorët më
të mirë të teatrit profesionist “Aleksandër Moisiu”. Veçse një njollë e errët
sillej rreth tij në opinion për t’ia zbehur
këto aftësi. Thuhej se i ati, i arrestuar bashkë me shumë të tjerë për dyshime,
pas një farë kohe, cilësohet i pafajshëm, por vdes ditën e lirimit nga
burgu. Neve, megjithëse e mbanim afër
dhe e trajtonim ngrohtë, na vinte keq që një gjë e tillë të cënonte sado
pak figurën e tij.”
Me
miqtë e sportit Agim Çela, Petraq Ikonomi, Haxhi Ballgjini.
Këtë
fragment solla në këtë shkrim ku shfaqen aq qartë shkallët e lirisë në aftësitë
e Niko Litos dhe duhet përsëri një
falenderim për Luan Babameton për librin e tij: “Nëpër udhët e hekurta” Logoreci,
Tiranë, 1998.
***
Niko
Lito, sot është po aq aktiv, po aq i gjallë e po me vizione të pafund për shumë
gjëra që lidhen me Durrësin apo me Leçen. Në bisedat me të ai më tregon për
punën e tij në kompaninë e prodhimit të aeroplanit Boeing 787 në Grottaglia.
Një ditë më solli dhe një faksimile të kontratës me shoqërinë G.S.E ( Ground
Support Equipment (s.r.l.) ) ku ai është emëruar drejtor teknik.
Më
lart është ajo pjesë e kontratës së inxhiner Niko Lito bëri me këtë shoqëri që
unë po e sjell si një dëshmi të këtij
fakti. Edhe kur në Itali u botua libri
“Legend Brindisi” i studjueses Katiuscia Vammacigna, Effigi edizioni,
2025, ku trajtohen ngjarje dhe
sentimente për eksodin e marsit 1991 të shqiptarëve në Brindisi,Niko Lito ka
frymëzuar këtë shkrimtare me idetë dhe mendimet e tij sociale mbi këtë
Në
përurimin e ekspozitës së skulptorit modernist durrsak Qazim Kërtusha me rastin
përvjetorit të lindjes me kolegë, inxhiniera dhe arkitekten, Kryetare e
Bashkisë Durrës Znj. Emiriana Sako. 24 tetor 2022.
eksod
që e quajti si “Ndeshjen e fundit” duke
aluduar me lojën e fatit dhe të futbollit. Kjo autore shkruan kështu për Nikon.
“Niko Lito ka banuar për vite të ndryshme në Brindisi e këtu ka punura si inxhiner për industrinë
aeronautike Në vazhdim ka punuar si
përgjegjës i prodhimit dhe drejtor teknik pranë një ndërmarje aeronautike të
Grottaglia…” Nuk po ndalem në ato kujtime të dhimbshme që Niko përshkruan në
këtë libër për vuajtjet e të atit në regjimin e Hoxhës, as në vjershën plot
dhimbje që i ati i le amanet atij dhe shumë episode nga jeta e tij plot ngjarje
në shumë drejtime.
Sinusoidat
tashmë janë zhdukur për Niko Liton por ai është në lëvizje parabolike në
shërbim të fëmijve dhe nipave. Eshtë kjo lëvizje që e mban fytytën e tij me
ndriçimin e përhershëm, që e shoqëron gjatë jetës së tij. Gjithsesi dua të
shtoj se për Nikon janë shkruar në tre libra, gjë që rallë ndodh në trojet e kohët tona. Për shkrimtarë,
artistë janë shkruar por për inxhinera dhe futbollistë pak apo aspak.
Durrës gusht 2025