Kulturë
Nuhi Veselaj: Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (18)
E marte, 05.08.2025, 06:58 PM
Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe
Kreu XVIII
Raporti
Shqiptaro-Serb nën Ekspansionizmin Politiko-Fetar të Serbo-Pravosllavisë gjatë
Shekujve – me Theks të Veçantë Kosova
(Qasje
historiko-fetare dhe gjuhësore)
Në vend të përmbylljes: Serbo-Pravosllavia në sfidën e katarsisit
/Ja
pse Serbo-Pravosllavia dhe populli serb, përballë sfidës së një katarsisi
historik, duhet të respektojnë dhe t’u kërkojnë falje shqiptarëve për
ekspansionizmin e deritanishëm – sepse pikërisht në kurriz të tyre, dhe me
kontributin e tyre të pavullnetshëm, është rritur, përforcuar dhe ndërtuar
identiteti fetar, kombëtar dhe shtetëror i Serbisë./
NGA
DR. NUHI VESELAJ
Hyrje
Mendojmë se nuk del aq e nevojshme të
arsyetohet pse këtë cikël punimesh kushtuar raporteve shqiptare-serbe, ku
dominoi tema "Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore
shqiptaro-serbe, fobi e pravosllavës serbe", e përmbyllëm me kreun XVIII
me tiull Shqetësim-përjetimet tona nga provokimet serbe gjatë bombardimit të
caqeve të Qeveri-Armatës serbo-jugosllave nga NATO për çlirimin e Kosovës,
ditar familjar personal ky, mbajtur prej nesh që përkap datat 23.04 -17.
06.1999 (88), që pasqyron vetëm një pjesë të fakteve ku pa kurrfarë provokimi
nga shteti serb u vazhdua me masa brutale barbare gjenocidale, për
shpërngulje-shfarosjen e shqiptarëve nga Kosova, me qëllim kolonializimi,
padrejtësi kjo kontinuele që ka vazhduar me shekuj me sforcimin e fesë
kristiane ortodokse (lindore), ndërsa në mënyrë të organizuar që nga formimi
shtetit nacional-shovinist serb në shekullin 19 dhe në kontinuitet deri në
Luftën e fundit 1999, kur UÇK-Shqiptaria fitoi me ndihmën e NATO-s, e cila
bombardoi caqet e Ushtrisë serbo-jugosllave dhe kështu forcat agresive okupuese
kolonizuese serbo-jugosllave u detyruan të tërhiqen nga Kosova në qershor të
vitit 1999 dhe pas tetë vitesh po me ndihmën e bekimin e ndërkombëtarëve, nga
Bota e Lirë, më 17.02.2008, Kosova, përkundër ndonjë provokimi, siç ishte ai i
2004-ës, i cili është dënuar, duke qenë lojal ndaj kërkesave
ligjore-humane do të shpallet shtet sovran dhe i pavarur dhe me këtë u këput
përfundimisht sundimi kolonialist i drejtpëdrejt i Serbisë në Kosovë, kundër
Kosovës e popullit të saj shqiptar, serb e të tjerë.
Mirëpo përkundër humbjes së luftës dhe
gjykimit ndërkombëtar për të padrejtat historike të pandalshme në kohëhapësirël
e aktuale ushtruar kundër popullit shqiptar e të vetë serbëve vendas e të
tjerëve, prapaganda serbe e frymëzuar nga serbopravosllavja nuk po rresht së
ankuari, akuzuari e së organizuari eksces-lëvizje kundër shqiptarëve dhe
ndërkombëtarëve që gjoja i paskan uzurpuar kishat serbe anembanë
Kosovë-Metohisë. Ne duke dëshmuar të vërteten se Kosova dhe kishat e tilla
ortodokse nga hershmëria ishin të këtij populli, gjithsesi, jo serbe, ngase
serbë me kuptim njënacional nuk ka pasur. Andaj ato i ka ruajtë e mirëmbajtë
edhe sot i ruan dhe i respekton po ky popull, i cili ka në vetëdije
tolerancën e trashëguar ndaj çdo besimi e sidomos të tri feve
historike zyrtare shqiptare: katolikke, ortodokse e muslimane.
Ç'është e vërteta, serbopravosllavja,
me agresivitetin e vet kundër besimtarëve e respektuesve romanokristianë,
paramuslimanë e muslimanë. sidomos që nga shekullt 19 pothuajse plotësisht ka
serbizuar ortodoksët vendas shqipfolës, por ka asimiluar, serbizuar e
përvetësuar me agresivitet e dhelpërisht dhe faltoret e tjera parakristiane
kishat katolike si e paramuslimane vendase të trashëguara, andaj ky është
shkaku që ciklin e punimeve tona e pagëzuam me titullin më kuptim-përmbledhës: Raporti
shqiptaro-serb nën ekspansionizmin politiko-fetar të Serbopravosllavës gjatë
shekujve me theks Kosova (qasje historiko-fetare e gjuhësore), ekspansizëm
ky që mori theqafjen përfundimisht në Kosovë, gjatë e pas luftës së
fundit Ushtri-Qeveri Serbo-Jugosllavie me UÇK -NATO,
Mirëpo, meqë propaganda e shfrenuar e Pravosllavës serbe, e cila duke
mohuar historinë e përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe jo
vetëm po vazhdon të mos e njohë Pavarësinë e Kosovës, por në
mënyra, pothuaj legale, po apelon ndërkombëtarisht me përgatit
organizma e lëvizje armiqësore edhe ekscese luftënxitëse, duke vërbuar njerëzit
me mentalitete të vjetruara të stërmbushura me mashtrime e gënjeshtra se
gjoja Kosova dembabadem pasaka qenë serbosllave dhe se shqiptarët qenkan
ardhacakë të vonshëm dhe të ndihmuar nga Turqia osmane kinse i paskan dëbuar
serbët kristiano-ortodoksë dhe kështu ua kanë uzurpuar edhe kishat e thesaret e
tjerë të tyre kulturo=historike, propagandë kjo me të cilën e patën mashtruar
Europën, me përkrahjen e së cilës Serbia pothuaj pa luftë e pushtoi
Kosovën dhe i përvetësoi kishat kosovare më 1912, 1918 dhe më 1944, duke
mohuar çdo gjë shqiptare edhe egzitencën e ortodoksisë shqiptare, e cila në të
kaluaren kishte shumicë besimtarë vendas shqipfolës, por ndërkohë
shkall-shkallë e me aksione të organizuara gjuhësisht, shkollarisht e
shtetërisht pothuaj një pjesë të tyre plotësisht e serbizoi, e pjesa tjetër si
reaksion kundër serbizimit u islamizua dhe kështu ruajti gjuhën e etninë bashkë
me komunitetitin shqipo-katolik. Këto janë punë që dihen. I di edhe
Pravosllavja, që nuk do ose heziton me i pranue. Ndërkaq Evërteta është
ilaçi që shëron shpejt çdo mosmarrëveshje ndërkomunitesh shqiptaro-serbe,
sepse sot për sot që nuk vlen kallashnikovi, po fjala e urtë nga mesha
apo lutja e subqertë përshpirtnore. Po si mund të jepet ky medikament kemi
idenë që do ta propozojmë konkretishst në fund të kësaj pjese të punimit, pasi
të paraqitim disa fakte gjuhësore e historike që si terapi medikamentimi si
paralutje meshore mund të përdoren për të mirë nga studiuesit serbë e shqiptarë
e të tjerë, që në këtë kontekst duhet të prekin edhe vetëdijen e
klerikëve tanë që të qëndrojnë e meshojnë në rrugën e Zotit, qofshin
serbopravosllavë (shqiptaro-ortodoksë), qofshin katolikë apo
shqiptaro-muslimanë.
Së këtejmi në këtë pjesë punimi
rreth përmbylljes së kreut XVIII, siç na imponoi procesi i trajtimit, para
lexuesit të nderuar do të paraqitim:
së pari, përveç implikimit të fjalë-termave s(h)klav e s(h)erb,
përforcohet teza mbi prejardhjen e emrit shqiptar nga s(h)kip
s(h)kiptar, fjalëterma këta që i njohin edhe serbishtfolësit, sepse vetë i kanë
përvetësuar nga nevoja në bashkëjetesë me shqiptarët;
së dyti, zbërthimi fjalëndërtues i
shembujve, ku del qartë ndërndikimi simbiozor i gjuhës së përzier
shqiptaro-serbe;
së treti, komentim -rrumbullakësim i
rezultatit svidim katarsisi për studiuesit dhe serbopravosllavën;
dhe
së katërti, propozim-zgjidhja
mesazh-shenjtemesha e përbashkët e krishtngjalljes .
Shembuj implikimi i fjalëtermave
serbisht:-shqip: skllav,
shklav, sllav dhe serv, sherb. Serb
-SRB
Pa pasur njohuri paraprake rreth
raporteve historiko-shoqërore të përbashkëta mes shqiptarëve e serbëve, pak
kush e di që fjalët trullav, trun, truniti të
serbishtes kanë bazë së ndëlidhuri me trajtë-konceptin e fjalës shqipe
autoktone tru-truni (serb. mozak), madje folja apo
trajtat foljore dua, me dushë, dushje (dash, dashje) e
shqipes, ka koncepte ndjesie emocionuese me emrin dusha (shpirti)
të serbishtes, më shumë se sa çdo folje e serbishtes mbi këtë bazë-koncept,
ngase dushiti (zë frymën) në serbisht barasvlerësisht
jo me barasvlerësit e shqipes rreth dash-dashjes a dashurisë, po
priret të vejë drejt kuptimkeqes si furtuna, me duhë (duhatë), duhi,
duhamë, duhmë, gjithashtu dhe emri ban banoviti,
banovina e serbishtes ka të bëjë kuptimish me konceptin
e foljes bëj me ba (gegoilire). Krahaso lashtofillimishten tëban
tëbanet tëbanishtat (banim e vendbanim barijsh), shrytëzua nga shqiptarët
e serbizuar nga karagjorgjeviqi që.thememeloi banovinat (si krahina
shtetërore banësh ) Krahaso arban ar(b)-Ban ,
arban/as) që si ndërtim e kuptim do të sqarohet më poshtë.
Në këtë kontekst zbardhja e shembujve
të tillë të shumtë me ndikim reciprokshqipo-serbisht, presin penat e mendjet e
kthjellta e të kthelluara të studiuesve serbë dhe shqiptarë e të të tjerëve,
ngase lënda e tillë mbetet sfidë e hapur, ashtu si edhe zbardhje-zbërthimi i
këtyre tre shembujve etnonimikë që po përpiqem t'i zbërthej këtu::
a) skllav (*shkllav shhkjav, sklav) -sllav; b)
serb (*sherb, serv) – srb dhe c) skiptar *shkiptar (shkip
e shqip) -shqiptar .
Është e vërtetë se të dyja gjuhët shqipja
e serbishtja kishin dhe kanë shkronjë-tingujt S e SH, ndërkaq në gjuhën e
shkrimit lashtogrekja dhe latinishtja nuk e kishin shkronjëtingullin SH,
prandaj lind çështja pse u reflektua S-ja nistore te tre shembujt
etnonimikë: sklav, serv dhe skiptar në serbishte, edhe
pse edhe në atë gjuhë si në shqipen popullore kanë mundë me u shqiptua me
SH nistore: shklav, *sherb e shkiptar, apo jo?! Vetvetiu kjo dukuri
na ballafaqon me të vërtetën se shqipja e serbishtja paskan qenë gjuhë të
përziera, andaj pikërisht kjo përzierje që prek në simbiozë gjuhësore
duhet të jetë në qendër të vëmendjes së studiuesve. E kam fjalën edhe për
truallin shqipfolës të Kosovës me Malësi e ngase del më gjerë. Këndej mbase
paska ekzisuar gjuha shqiptaro-sherbosllave me prirje
të shndërrohej në sherbo-shqiptare andaj, ndikimi i shqipes edhe në
fjalëformim e përdorim të këtyre tri raste etnonimesh të hershme, skllav
skllav, sherb- serv serb dhe shkip skiptar - shqiptar
nuk mund të mohohet dot., Është e rëndësishme pse këta emra kanë të bëjnë me
emërtim-implikimin e parë të këtyre dy entiteteve shqiptare e serbe dhe të
gjuhëligjërimeve të tyre.
Që në fillim po përmendim
fakt-kontaktin, ngase që të tria këto trajta etnonimesh vijnë nga trajta e
lashtoshqipes popullore me SH- nistore, ndërsa në burime ew ndeshim
me S nistore si te gjuhët klasike. Në të vërtetë, kjo histori e përbashkët
shqiptaro-serbe edhe nga pikëpamja fjalëformuese ka zanafill që në kontaktet e
para iliroshqipe-sllavoserbe. Por kur është fjala te ndërndikimi të
huazimeve në raportet shqipe – serbishte, mësa di për arsye politike te
ne e përgjithësishst më tepër është pohuar ndikimi i serbishtosllavishtes ndaj
shqipes, ndërsa mesa kemi vërejtë, kontatimet e tilla në shumë raste duhet të
rishikohen.
Sido që të ketë qenë, duke pasur
parasysh praninë e shqipes së folur atëherë e të shkruar sot, po i trajtojmë
sadopak veç e veç këto tri fjalë në krahasim me trajtat shkrimore e shqiptimore
të serbishtes e shqipes së sotme në raport me trajtat trashëgimore si i
ndeshëm në burime të gjuhës latine apo lashtogreke. Së pari po
Iishtrojmë në analizë dy fjalëtermat: skllav e serb, pstaj
edhe shkiptar.
Rreth fjalës sklav (shklav, shkla
shkja, shka) -sllav në gojë-gjuhën kryesisht shqiptaro-s(h)erbe
Ardhja e sllavëvë në Ballkan shek V-VI,
e në vijim kur u thye kufini i Perandorisë Romake të Lindjes
(Bizantit), nga grekolatinët të tillët u quajtun skllavë,
(sclavenoi), gjindë pa kurrfarë të drejtash. Skllaviëtnuk kishin të drejtë as
me folë. Pra këta të quajtur sclav-us si zakonisht në
gjuhë lashtushqipe në trevat tona shqiptimisht u quatën me Sh-nistore shklavë. Është
kjo fakt-provë shumë e rëndësishme që dëshmon stadin e jetës para
kësaj kohë në këto troje apo formimit të shqipes (popullore) ku mbizotëronte
rregulli fonemo-morfologjik si ligj, ku nistorja S- e ca fundore të fjalëve
lashtogreke e latine në shqipe shndërroheshin në Sh-. Kujto sa për
shembëll edhe edhe këto toponime në shqip në krahasim me ato të sllavishtes e
të gjuhëve klasike: Shkodës - Skadar Shkup- Skopje, Nish- Naissus, Lesh
(Lisus)-Lezhë etj., gjë që dëshmon edhe trajtën shklav, ndaj sclav/us e
cila deri në ditët e sotme në shqip e ka ruajtur shqiptimin e asaj kohe Shklav apo
shkjav, shqiptim ky që u është shtruar ndyrshimeve të brendshme, si shklav-
shkjav-shkja shka shkavi Shkieni e shkinë, madje si fjalë
me përhapje të gjerë në të gjitha viset shqifolëse iu shtrua edhe procesit të
rotacizimitte, por pësoi edhe edhe ndryshim theksimi
kuptimi lidhur me konceptin e skllavit robit, madje e prekur nga
Shkizma nën ndikim të veçantë shumësi i saj në Kosovë e rrethinë
doli shka-shkie kurse në vise ë mesme e jugore shqipfolëse trajta e
shumësit del shkja-shkje.
Ne nuk kemi vërjetje pse
serbët dhe sllavët përgjithësisht hoqën fjalën skllav duke
e shpjeguar emrin e tyre etimologjkikisht nga sllava (lavdi),
përkatësishst slovo (ligjërim sllavisht), për konceptin
e skllavit sajuan fjalën rob (të pranuar edhe nga shqipja, e cila
në guhën tonë po përdoret sinonimisht edhe skllav edhe rob.
Gjithsesi shqipja me trajtën shklav,
shkja shka (sclavus sklavos, sclavoi), tregon
lashtësinë e vet gjuhësore etnonimike dhe që ende e ruan për nuanca kuptimore
lidhur me botën serbo-pravosllave. Sipas burimit të gjuhës serbe po në
kohën e skllavërisë serbe e gjejm të pëdorur edhe emërtimin skiptar te
popullsia pritëse (ilire), fakt ky që do të përkapet e vlerësohet
më poshtë.
2) Rreth fjalës serb (*sherb;
servus, servos serbo, po në gojë-gjuhën shqiptaro-sherbosllave
Në krahasim me konceptin sclavus,
sklavos (sklavoi) shq. shkla shkja zevendësuar sinonimisht në serbisht e shqip
me fjalën rob (skllav), etnia e emërtuar ndërkohë me fjalën servus servoi
servos, po ashtu fjalë me prejadhje latino-lashtogreke, sa i përket përulje-varësisë
ndaj zotnisë a sundmtarit, servus-i ka pasur regjim më të lehtë sa i përket
shfrytëzimit. Krahaso rob-shkja sclavus kundrejt serb. sluga shq/ shërbyes
– servus. Shërbej – (sluzhim), me shërbye (sluzhiti), kuptohet
me ndonjë shpërblim, apo jo?!
Sido që të ketë qenë, nga zotnijtë e
fisnikëria greko-romake emri servus -sluga (shërbëtor) ishte përbuzës,
andaj servët më tepër parapëlqenin fundoren -B, serB, përkatësishst sherB të
shqiptarëve bashkëshërbyes, apo jo, dhe në këtë
trajtë-mbështetje gjeten veten me disa fjalë të tjera e shembuj nga trashëgimia
e jetës së përmashkët, siç e kemi cekur në fillim të këtij cikli punimesh. Së
këtejmi edhe nga shumësia e grumbullim-shtimit dhe përzierjes me shqiptarë
vartës e të tjerë emri Servi, si toponim e gjejmë të përdorur në vise të
Greqisë, pastaj edhe të Bosnjes, po edhe këndej nga ish-Dardania apo
viset e Kosovës, ku do identifikohet shteti i Rashës I nemanitëve
treball. Ndërkohë banorët në viset e Servisë servët sadopak edhe nga ndikimi i
shqipes *sherb, serbët për t'i ikur servusit përbuzës, andaj u
parapëlqye nga vetë serbët trajta e shqipes me B fundore popullore, e
cila ushqehej nga shqiptarosherbët e shqipes, dhe kësh tu më
në fund apelativi serb si emërtim i popullatës
shumetnike të Serbisë ortodokse të njihet gjithandej me emrin
Serbi, apo jo?!
Është histori më vete si u arrit që
brenda emërtimit Servia të parapëlqehet emërtimi Serbi dhe popullata
multietnike kryesishst sllave shqiptare të fitojnë autonomi shoqërore
politiko-fetare ortodokse duke fituar shkallë-shkallë liri pune e prone dhe
organizim politiko-shoqëror deri edhe shtet një etnik,Serbi, po në fakt përzie
me shqiptarë të serizuar ose jo.. Kjo nuk lë dyshim, apo jo?!
Kur është fjala për Kosovë-Dardadani
gjuha popullore shqipe ndodhej e shtrirë në të[dyja toponim-emërtimet Albania
dhe Servia, por nga realitet-rivaliteti që u krijua pas shkizmëzmës së Madhe
kristiasne vetë termi Skiptar (shqiptar) më shumë vazhdoi
përdoriminme SH nistore shqiptar te
shqipoortodoksët nga Servia e gjithandej, ndërsa nga Albania nën
ndikimin romanokristiano katolikë do të parapëlqehet emërtimi
i ri shmbiformuar arban arbër (Arbëri!),,apo jo?! Mirëpo ndërkohë, pas
islamizit të një pjese shqiptaro- ortodoksish nga Serbia e gjithandej si dhe
nga arbër-katolikët nga Albania, të gjithë nën turqi emërtimi shqiptar në Albania
vinte në një farë mënyre duke u mjegulluar e pasivizuar ndaj at6ij arbërn
do të figurojë edhe në gjuhën e shkrimit të prelatëve katolikë shqipfolës të
përkrahur nga Roma (Vatikani. Ndërkaq, sipas asaj u zbulua nga
punimi ynë, emër trajta skiptar (shqiptar) e përdorur nga
shqiptaro-ortodoksët, u pëvetësua aq shumë nga serbopravosllavja, saqë
siç do të shohim edhe vetë popullata sherbo-ortodokse do të quhet popullatë
shqiptare (skiptare), emërtim ky që do të ndërpritet , duke i lëshuar
vendin fjalës serv në serb, siç do të shohim pas luftës austro
hungareze-osmane shek. 17-18, kur do të ndodhë rekomandim-përqafimi i termit
serb nga Austria si dhe Rusia . Ndërkaq, në anën tjetër do të ndodhë islamizimi
masiv i shiptaroortodoksëve, të cilët fjalën shqiptar (arnaut)
do ta përforcojnë nën patronatit osman dhe do ta përdorin madje
edhe si armë kundsër sherboortodoksëve që mbeteten nën ndikia asustrokatolikë e
rusoortodoks. Edhe ky fakt do të përsqarohet po në këtë punim, nga se
vërtete qoftë edhe nën emërtimin arnaut (shqiptar) dhe së këndejmi
shqiptarët do të kenë rritje ndikimi e shtrirje nën hijen e e pashallarëve,
vezërëve, por edhe të Vezirit të Madh (kryeminstrit) në qeverinë osmane.
Sido që të ketë ndodhur, që të tre
emrat etnikë të hershëm Shklav, Sherbë dhe Shkiptar dalin të
implikuiar në gjuhën paraserbe të Karaxhiqit, ku ishin pjesë e gjuhës popullore
,që ishte si me thënë gjuhë shqiptarosherbe, punë kjo që ende nuk është
trajtuar në mënyrë të plotë nga studiuesit as serbë e as shqiptarë . Puna
jonë le të jetë nismë e mbarë ashtu si edhe ajo e Bardhyl Demirajt,
si shkrues dhe i Begzad Baliut si vlerësues edhe i punës sonë modeste në
në këtë drejtim. apo jo?!
II. Shembuj nga serbishtja në sforcim
të tezës rreth prejadhjes
së emrit shqiptar (skiptar) nga
folja shkip (me shqipë)
Sihyrje
Ne, në librin "Injorimi dhe
dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës...", Prishtinë
2023, kur plasuam hipo/tezën që për prejardhje-formimin e emrit shqiptar duhet
gjetur mbështetje në strukturat vctjake të sistemit eptimor (emëror e foljor)
të gjuhës shqipe, duke e nxjerrë e përcaktuar kryenveti nga konteksti
fjalëfoljen shqip, me shqipë, guximi ky, i cili si duket na u
shpërblye, ngase kjo fjalë tani jo vetëm si supozim logjik po edhe si veprim
real po del i pranueshëm nga vetë konteksti, nga vetë sistemi i
konsolidurar ligjërimor i të folmeve apo i gjuhës së sotme shqipe po e
pranon, ndonëse në arenën shkencore kombëtare e ndërkombëtare ka nevojë për një
paraqitje me të denjë e serioze nga kuadro më me autoritet
institucional. Sido që të jetë, ne po vazhdojmë me paraqitjen tonë. Sipas nesh
etimoni I fjalës shqip ndërlidhet me fjalën skip , nga gjuha e
Homerit, përkatësishst me trajtën *skel.P që
i takon fondit të gjuhës i.e. me kuptim "një pjesë e përpunuar
druri", e cila që nga lashtësia reflektohet në lashtoshqipe-homeriane në
dy forma sinonime shkip e shkop (pra pjesë e përpunuar druri), që në
rrjedhë ndërkohë shkip vjen e specifikohet si emërtim
ligjërimi i vepruesve, ndërsa shkop praktikohet me kuptim të
një mjeti veprimi po në dorën e vepruesve si mjet pune, mbrojtjeje e sulmi,
përkatësisht fig. si mjet simbol sundimi (për
qeveritarë) simbol nderimi (për pleqnarë gjyqtarë). simbol
gradimi (në fushë të karrierës fetare), simbol
profesionalizimi (dirigjenti në fushsë e muzikës), por
ndërkohë është proces i natyrshëm që vepruesi të quhet me emrin e
mjetit simbolveprimi, pra emërtohet vepimtari apo një grup veprimtarësh e më
gjerë dallon jo vetëm me veprimtari, por edhe me gjuhë, si ka ndodhdur me
emërtimin shqiptar që nga antika. Fillimisht fjala skip shkip pati
koncept mjeti, por ndërkohë pati pati zgjerim kuptimi, do të funksionojë me
koncept emri e foljeje, apo jo?!
Kështu sido që të ketë qenë, nuk është
supozim I thjestë po gjasat janë që nga lashtogjuha pellazgo-ilire kjo
fjalë del e reflektuar edhe në latinshte scip e scop po
paksa në nuanca të dalluara semantike, por që nuk i largohen në parim
konceptit të parë shkopit, po kalon edhe në kocept pushke, Në vazhdë të
shekujve thuhet se emri skiptar reflektohet edhe në gjuhën lashto
greke e kuptphet në atë lashto sherboshqiptare.
Rreth reflektim- ndikimit të trajtave
shkip dhe skiptar të serbishtes
në përcaktimin e hipotezës së emrit
shqiptar
Së këtejmi ne në gjuhën
lashtosherbeshqipee ndeshëm trajtën skiptar si
emërtim i shkopit magjik i kryezotit mitologjik Zeus, ku shënohet në në
trajtën e diskutueshme S-nistore që pa dyshim kjo fjalë në
shqipe që zanafillën e saj shkrimore do të jetë e shqiptuar
nga masa me Sh-nistore shkip e shkiptar, ndërsa
në greqishte e latinishte me S-nistore, përshtatur barasvlerësve
përkatës gr. spekrtron, përkatësishst lat. spektrum.
Ndërkaq pse parapëlqyem
hipotezë-opsionin tonë të pjejardhjes nga trajtat skip (shkip) e skiptar,
(shkiptar) si fjalë të lashtë shqipe të padiskutueshme sipas burimit të
sipërcekur, ndër të tjera, patëm mbështetje veç tjerash edhe nga këto dy
fjalë-fakte nga serbishtja:
E para, nga shkrimet e M. Milojeviçit
(1866), i cili përdori emrin me SH- nistore: shkip shkipi,
me të cilën emërton konceptin që sot e mbulon fjalë emri shqiptar
shqiptarët si etni.
E dyta, patëm parasysh edhe
fjalëtrajtën skiptar të shënuar në Fjalorin e
i fjalëve të huaja nga Radovan Aleksiqit (1978), trajtë-emër që
ndeshet edhe në Leksikonin e fjalëve të huaja nga Dushan Vijaklija
(1980), dhe që të dy e shënojnë si fjalë të huazuar nga greqishtja skeptron (lat
skeptrum) për nocioni del me kuptim figurativ si fjalë-simbol
pushteti e sundimi, të mbretërve e perandorëve në shembëllim të shkopit
magjik të kryezotit mitologjik Zeus, i cili (nënkupto) e paska
përdorur skeptron (përk. Skiptarin) si një mjet shenjë-shenjte
të sundimit të hekurt të tij gjatë
sundim-nënshtrimit jo vetëm të zotave e gjysmëzotave, por edhe kundër gjindëve
gjigandë (gigë-gegëve rebelë!).
E treta, po e shtojmë edhe këtë
konstatim. Në një wikipedi kroate ndeshëm sqarimin se romakët me këtë
emërtim skiptar i paskan quajtur konsujt të dërguar si
adminstrator në vise primitive shoqërore të perandorisë. Edhe nga
kjo kuptohet, që termi skiptar, paska qenë shumë më i hershëm
se implikimi i shqiptarëve me sllavët, madje edhe para fesë kristiane e
shkizmës së saj, për këtë edhe ne në punimin tonë (Mohimi e pobhimi me
pahir...) për të dëshmuar lashtësinë e përdorimit të këtij emrin
shqip skip- skipio e faktuam me emër- emërtimin e familjes të
njohur scipione luftëtare romake Scipio Afrikanus si dhe
familjen shkodrane raguziane Shkipudar,.pa ndonjë emër konkret të
identifikuar. Pra emërtimi shqiptar kishte përdorim edhe jashtë botës që
konsiderohej e hershme iliro-shqiptare.
E katërta, po, siç do të shtrohet më
poshtë, nga pikëpamja ndërtim-fjalëndërtimit fjala shkip shkipët e
përdorur nga Milojeviçi (1866) për konceptin shqiptar shqiptarët nuk
paraqet problem drejtfjalëfomues sipas natyrës së gjuhës shqipe, por kërkon
sqarim, ngase sot krijon homonimi të panevojshme (jo të vrazhdë) me fjalë-emrin
e standardit Shqiptar. Ndërkaq edhe pse në këtë punë rreth
emrit me S-nistore skiptar krijohet ngatërresë
shkrimo-shqiptimore fonetike ndaj standardit të gjuhës shqipe, megjithaë
në tekstin serbisht lehtësohet dallim-ndryshimi i koncepteve me nistoret S- e
Sh-, sepse në gjuhën e shkrimit në serbishtesn e trashëguar sipas asaj që
lexuam në burimin serbisht, trajta skiptar shpreh kryesist
gjësende, po njëherazi po në këtë formë shkrimore, në kontekste të
caktuara jepet edhe nocioni i pjesëtarit të etnisë ose të një organizmi në
kuadër të asaj bashkësie konkrete shqiptare apo sherboshqiptare që
ne e paraqitëm si një dukuri që kërkon trajtim studimor, apo jo?!
Sidoqoftë kështu del dhe janë të
gjitha gjasat që fjala skiptar në sebishten e
atëhershme e të sotme konsiderohet si një reflektim i gjuhës popullore
iIro-shqipe të asokohshme.
E pesta, në të vërtetë, meqë nuk është
vetëm fjala skiptar, por ka edhe fjalë-fakte të tjera që, kishin
jetë-zhvillimi e implikimi edhe më të hershme, me latinishte e
lashtogreqishte se me ardhësit sllavë të shek VI e këndej, ngase siç theksohet
nga studiues pellazgo-ilirologë ajo fjalë e të tjera faktojnë ndërlidhje të
tilla me të bëmat e Zeusit mitologjik, të cilin edhe e quajnë Zoti mitologjik i
iliroshqiptarëve, apo sipas trajtës serbe s(h)kiptarëve paragrekë, i cili
Zeusi u përvetësua edhe nga grekët, por mbeti KryeZot mitologjik i hyllorëve
ilirohelenë me selinë në Malin e shenjtë Olimp dhe që prej andej
sundonte. Sipas burimit serb, bazuar në atë lashtogrek, figura e si Zotit Zevs përshkruhet:
Me trup e fytyrë njeriu, në kokë mbante
të mbështjellë një kurorë me degëza ullini, në dorë mbante shkopin
(skiptron-in) ose skeptron (*skipomjetin magjik) të praruar me gurë të
çmuar e ar që në majë i qëndronte
shpend-shqipoi, ndërsa vesha e tij ishte e stolisor me lule zambaku me
shenjëzime pamjesh lëkurë (si gëzof
postaja) kafshësh.
Nga ky përshkrim shihet qartë që shkopi
magjik i tij që greqisht quhej spektron, lat spectrum ndërkohë ka
pësuar zgjerim kuptim, duke u larguar nga ndikimi i konceptit të parë shkrimor.
Kështu nën ndikimin e trajtës skeptron të greqishtes në
shqipe skeptër me përkufizimin (pa u përmendur Zeusi):
"shkop i posaçëm, i gdhendur e i stolisur me gurë të çmuar e me ar, ql e
mbanin në dorë mbretërit si simbol të pushtetit e të sundimit të tyre",
ndërsa në serbishten zyrtare shënohet skeptar e skepter po edhe skiptar si
historizëm me arsyetimin: "kao znak vladarske moci careva i
kraljeva, fig. vlast, gospodarstvo", trajtë e përftuar dhe e
përdorur që nga fillimishtja, e
shënuar nga Aleksiq e Vujaklija, si
fjalë e huaja e huazuar nga greqishtja(!!!), pa cilësi ndërkombëtarizmi, sepse
si ndërkombëtarizëm del më e rekomandueshme trajta skeptar.
Ç'është e vërteta, sipas
mendim-sugjerimit tonë trajta skiptar, vjen e trashëguara te
ne nga gjuha shqiptaro-serbe, e cila konsiderohet fjalë vendëse,
andaj në serbishten e sotme del si e vetmuar, themi e vetmuar, sepse
trajta tjetër skeptar, siç u tha, del e kualifikuar si
ndërkombëtarizëm, andaj ky fakt na jep me kuptue se fjalë-trajta Skiptar,
edhe për nga fjalëndërtimi dhe etimologjia në burimet më të reja (intelegjenca
artificiale etj), i referohet burimit të shqipe shkiptar
shqiptar, madje po sqarohet e pranohet se vjen si
trajtëfjalë e shqipes së lashtë, mbase edhe paragreke, ngase përveç
kësaj ka mjaft fjalë e elemente gjuhësore e frazeologjike si Amladia (tambli
i dhisë) që zbërthehet me ndihmën e fjalëve të shqipes së sotme, që ndërlidhet
me dhinë amërritëse! të Zeusit, apo jo?.! Kështu
pikërisht po del sheshit edhe përftimi i fjalës skiptar nga
emër sendi skip+tar, dhe së këndejmi doli edhe shpjegimi
sistemor kontekstor në kohën e sotme që emri Shqiptar fë
shpjegohet natyrshëm nga rrënjë-folja shqip (me shqipë) shqip+tar,
, dhe prapashtesa -TAR. Trjatat shkip e skiptar si e
ndeshën në burimet përkatëse në gjuhën serbe do të do të trajtohet tash fill më
në hollësi.
Rreth trajtë-emrit shkip,
skiptar, shiptar) në burimet serbe, me SH- e S- nistore
E kemi cekur edhe më përpara që si në
shqipe edhe në serbishte përdoren të dyja shkronjëshqiptimet e
shurdhëta S e SH, mirëpo në gjuhën e shkrimit fjala
skiptar në shkrimet e hershme serbe, mesa pamë , mbase nën ndikimin
gjuhëve klasike (greke e latine) u shpif me S nistore, por në gjuhën
popullore shqiposherbe besojmë se normalisht është shqiptuar nistorja SH.
Ne në këtë kontekst, siç po shihet nga titulli, do të bëjmë fjalë më në hollësi,
së pari rreth trajtë-emrit me Sh- nistore shkip shkiptar që
na u ofrua e po na ofrohet nga burimet përkatëse në gjuhën serbishte dhe
së dyti me do të përimtojmë rastet me S- nistore, siç na dhurohen po nga
burimet përkatëse serbe.
Rreth përdorimit të trajtemrit: Shkip,
Shiptar Shqiptar me SH- nistore në burimet serbe
Lidhur me këtë, me aq sa kemi njohuri
po fillojmë me konstatim- vërejat tona:
E para, u tha se të dyja gjuhët e
sotme, shqipja e serbishtja kanë shkronjë-shqiptimin S e Sh, mirëpo në
drejtshkrim-shqiptimi ndryshojnë disa fjalëve të njëjta, si Skopje ndaj
Shkup-i, Skadar ndaj Shkodër e shumë fjalë të tjera, mbase edhe
iliro-keltishtja Singidun (Beogradi i sotëm) shqiptohej Shingidun,.Me këtë duam
të themi, se edhepse shqipja nuk njihej pasi nuk dokumentohet që ishte
gjuhë shkrimi, ajo shihet se ishte gjuhë e formëzuar
ligjërisht që nga lashtësia si gjuhë popullore. Madje siç dëshmojnë
homerologët, nuk përjashjtohet që edhe iliro - pellazgo shqipfolësit fjalët
përkatëse mund t'i kiashin shqiptuar me S- nistore, si lashtogrekët e latinët,
por ndërkohë shqipja e zhvilloi tutje sistem-strukturën gjuhësore
vetjake, andaj fjalër e tilla formuan rrregull shqiptimi me Sh nistore.
E dyta, ndërkohë trajta skip si
gjësend paska arritur si atribut në shoqërim me vepruesin të shpreh
edhe fjalë me nocion apelativi me SH nistore siç e dëshmon Millojeviçi (1866)
me fjalën shkip, i cili në veprat e tij, emërton
shkipo-shqiptarët që ishin në përzierje me sllavo-sherbë dhe pranon që shkipët edhe serbët si
popuj të vjetër kishin bashkëjetuar edhe gjuhësisht, madje ai ishte adhurues i
fjalëve të vjetra të shqipe-sherbishtes (!), të cilat duhet t'i përvetësojë
serbishja e re, pasi sipas tij [program ekspansionisht antishqiptar|, gjuha
aktuale e shkipëve gjoja qenka e varfër, andaj edhe vetë shkipët duhet të
konvertohen edhe gjuhësisht në serbë.
Sido që të ketë qenë përdorimi i
fjalë-emrit shkip (e përdorur edhe si folje) me
konceptin e shqiptarit shqipfolës më Sh- nistore nga Milojeviçi, qoftë
edhe e bërë edhe me pahir, befason për të mirë dhe
meriton vlerësim të lartë.
E treta, në burimin e konsultuar e
ndeshëm të shënuar edhe këtë bamë. Është fjalapër duikurinë që akonisht
shqiptarët turqeli nëpër qytete çifqinj që u punonin tokat që mund të ishin
me fe të ndryshme, por më fort dalloheshin me veshë, siç ishte edhe plisi
i bardhë karakteristik, i quanin shqiptarë, në vend
katundarë apo fshatarë.. Është e vërtetë që edhe sot intelektualët
e lartë ose miqt nga jashtë , të cilëv e në shenjë nderimi kur po u
në vënë plisin mbi kokë po u thonë: Të bëmë shqiptar, apo
jo?! Sidoqoftë, edhe kjo dukuri dëshmon se emërtimi shqiptar si
etni kishte përhapje të gjerë në atë kohëhapësirë, pa marrë parasysh faktin që
zyrtarisht quheshin me emra të ndryshëm.
E katërta, ndërkohë po ky emër
shkiposhkiptar pa i ndryshuar Sh-në nistore në gjuhën e përdsitshme nga vetë
popullsia pësoi ndryshim timbri apo humbi ndonjë tingulli në rrethana të
ndryshme,. Kështu në viset e Kosovës e rreth saj përdorershin g(j)uha: *shkipe,
shipe, shype, shyptare, shkype shkyptare); emri: shqiptar
(*shkiptar), shkyptar, shkuptar!. shiptar, shyptar); por së voni do ta e
ndeshim deri edhe trajtën e përpunuar zyrtare: gjuhë
shqipe, apelativi shqiptar dhe vendi ,
Shqipni (Shqipri).
E pesta, në Kralevinën Jugosllave u
ndalua zyrtarisht fjala shqiptar, ndonëse si shërbëtorë shfrytëzoheshin
gjithandej, për të cilët, sipas Esd Mekulit, ata quheshin me përbuzje Shiftar. Kujtoj
që emërtimi zyrtar për shqiptarët, u praktikua termi turk arnaut ose
serb i fesë muslimane (srbin muslimanske vere). Në
këtë vazhdë kujtoj dhe dëshmoj që gjatë kohës së Nacional-çlirimtares
(1944) në një afish lëshuar nga aeroplani, mbase nga organizatat sllavo
ortodokse, serbojugosllave apo bullgare ne na quaninin turq. Që duhet të na
çfarosnin bashkë me okupatorët gjermanë.
E gjashta, gjatë Luftës sipartizane
Shsqipër -Jugosllavi komuniste në viset e sapo "të çliruara",
për shqiptarët në Jugosllavi u parapëlqye të përdoret termi: shiptar
i . kështu njiheshin shqiptarët si pakicë kombëtare në Maqedoni, Serbi
e në Krahinën e Kosovës (brenda Serbisë), kurse në Mal të Zi quheshuin
edhe malisori, por në disa treva të caktuaa
shënoheshin malazez. Kjo ndarje e të njëtit komb ishte shumë me sherr,
sepse qëllimi ishte jo vetëm nënshtrim-asimilimi, por edhe shpërngulja më
e lëhtë e tyre.
E shtata, ndërkohë me rritjen e
intektualëve përkrahur nga kuadrot demokratike intelektuale edhe nga republikat
e tjera të Judosllavisë, po nuk mungonin as intelektualë serbë që nuk ishin nën
diktatin e Serbovosllavës, u lejua zyrtarisht që shqiptarët
në Jugosllavii të quhen albanci gjuha e tyre albanski
jezik si në Shqipri, ndërsa shqiptarët për veten si endonim vazhdonin
ta përdornin emrin shqiptar dhe gjuhën e tyre gjuhë
shqipe, e drejtë kjo që do të vuloset me luftën UÇK, dhe shpalljen Kosovës
Republikë, shtet sovran dhe i pavarur.
Sido që të ketë qenë edhe
përdorimi i emrtimeve shiptar e shiptarski jezik ka
pasur rëndësisnë e domethënien e vet.
2) Rreth përdorim-shtrirjes në
kohëhapësirë ndër shekuj të fjalës Skiptar
me S- nistore në gjuhën
s(h)erboshqiptare
Shtrirja në kohëhapësirë ndër shekuj të
fjalë-trajtës skiptar në serbishte me S-nistore, meqë nuk
ndeshet e trajtuar më parë, është pjesa më përvluese dhe zbuluese e krejt
ciklit të punimeve tona kushtuar raportit rreth historisë së përbashkët e
fqinjësore shqiptaro-serbe, së këndejmi në këtë temë imponohen për rishqyrtim e
vlerësim-diskutim disa çështje dhe për t'i kapur më lehtë poblemet lëndën po e
trtajtojmë në dy pika:
Së pari, skiptar me
S- nistore në gjuhën serbo-shqipe që konsultuam që del e
përdorur si gjësend me vlerë të veçantë nën autoritetin e vepruesit
përkatës, autoritet ky që del në numër të pakufizuar sinonimesh dhe
Së dyti, kemi të bëjmë me Skiptarin po
me S-nistore në serbishte i përdorur si emërtim etnie, përkatësisht të një
bashkësie apo organizimi përkatës shoqëreor, gjë që sjell risime, por edhe
sfidon edhe provokon dijen e deritashme në këtë fushë, numri
i fakt-konstatimeve del i kufizuar, por i shtrirë në tërë kohëhapësirën
përkatëse historike sllavo-ballkanike.
Skiptar një gjësend-simbol atribut me
forcë magjike në pronësisnë e vepruesit
në shenjë pushtetimi, zotërimi e
nderimi
Për me kuptue përmbajtjen e këtij
nëntitulli sqarojmë se duhet pasur parasysh se atributi i fjalës skiptar nuk
vjen vetëm nga ndonjë forcë magjike të imagjinuar, por edhe nga disa veprime të
tjera normale, andaj në kontekst të këtij kuptimi po i rreshtojmë disa
konstatime:
E para, meqë siç dihet gjuha popullore
iliro-shqiptare qëndronte nën hije të lashtogreqishtes e latinishtes
zyrtare pasi këto ishin jo vetëm si gjuhë shkrimi, por edhe si gjuhë
sakrale, ndërsa gjuha shqipe vepronte si gjuhë e masës, si
shoqëruese e latinishten vullgare, mirëpo edhe si e tullë duhet të
vlerësohet forca e saj shprehëse, sepse ka mujtë me reflektue në
përftimin e trajtës skiptar nga skip (shkip) që
si fjalë eptimore mund të ishte edhe folje e ndajfolje, por edhe emër a mbiemër
e të shëbejë si atribut bazë e emrit të prejardhur skiptar shqiptar, ngase
trajta skip shkip që ishte sinonim i fjalës shkop. Trajtë-fjala skip mori
morfemën -tar, si sforcim atributi, pasi kishim të bënim me diçka
të veçantë, me një si simbol-atributi që i takonte vetë vepruesit.
E dyta, po përsërisim se
fjala skiptar ka mujtë me u reflektuar në serbo-shqipen e
atëhershme e gjithandej si trajtë e gjuhës popullore iliro-shqiptare si
fjalë besimi dhe me pasë të veprues hyjnisë së vet të quajtur Zot, të
cilin nuk e hoq nga vetja edhe pse nga fetë monotesiste e tariko-sektet e
ndryshme fetare iu imponuan shumë emra të tjerë me sovrani hyjnore
shoqëruara me profet e shenjtorët përkatës. Këtu qëndron ngritja e autonomiste
e besimtarëve iliro-shqiptarëve në Zot si sovran hyjnor, andaj këtu qëndron e
verteta rreth emërtimit skiptar (shkiptar) të shkopit
magjik të Zeusit për dallim nga trajtat
greqisht skeptron dhe ajo latinisht sceptrum, apo
jo?!
E treta, këtë që sapo e thamë është me
rëndësis të dihet se pikërish trajta iliro-shqipe skip+tar/
u vol dhe u trashëgua në gjuhën shqiposherbosllave, siç figuron në
fjalorët përkatës të fjalëve ndërkombëltare të huazara të serbishtes, që
u pëlrmendën më lartë., apo jo ?!
E katërrta. pikërisht ky
origjinalitet, kjo aftësi e barabartë fjalëndërtuese me gjuhët e
mëdha të përpunuara klasike, siç ishin trajtat e lashtoshqipes
siç janë ndryshim zanorja e rrlnjës e - i
dhe siprapashtesimi -T/AR ndaj: gr. -t/ron e
lat. t/rum, dhe kështu u mbulua plotësaishst
koncepti e send-skiptarit që qëndronte nën autoritetin e
shqipfolësit apo të veprues-shqiptarit, i cili aq më tepër
sinonimisht pati lulëzim -zhvillimi në përftimin e
shembujve të rinj vepruesish, apo jo?!
E pesta, po kështu sipas
internetit në gjuhën shqipo-serbe që konsultuam vërejmë se në parim nuk i iket
konceptit të shkopit magjik të Zot-Zeusit, por atributi skiptar nuk
i rezervohet vetëm shkopit si simbol magjik e tij, po tashti ai përgjithësohet
si pjesë-pronë e vepruesve të tjerë, përveç si shenjë magjike e shkop-gjindëve
sihyjni, . siç, konsideroheshim faraonëtve egjiptianë, pastaj
kalohet tek profetët, siç përmebende shkop-skiptari magjik
i Moisiut, Davidit, të Sveti Savës e të mbretërve, fisnikëve dhe të klerikëve
serbë të detyrës ortodokse si palica (shkopi a skiptari) i patrikut,
dirigjentit deri i edhe i zotshpisë së familjes shqiptare.
E gjashta, tashti për t'i pasur edhe më
të qarta këto punë po konsultojmë përkufizimin e fjalë-konceptit skiptar në
serbisht si pësoi zgjerim kuptinmor nga stadi fillestara si shkop
formal magjik i Zot Zeusit kaloi në botën njerëzore: Skiptar
- "znak vladarske moçi, simbol vlasti, çasti, gospdarstva i
dostojanstva, zhezlo. " që në shqipe
e rrumbullakësohet jo më vetëm si shkop magjik, po një si
"shenjë-simbol fuqie: pushtetimi, zotërimi,
dinjiteti e nderimi".
E shtata, madje si skiptar-shenjt për
serbët del edhe emërtimi sinonim: zhezllo, jo shkop druri i
thjeshtë, apo i stolisur, por si shkop magjik me dykryqa në maje apo
si një gjarpër me dy krena, me fuqi marramendëse në
fushën e dijes e të urtisë (znanja i mudrosti), sishkop ky me të
cilin bëheshin mrekullira, realizoheshin ëndërrimet, apo jo !?
E teta, po në burimin që konsultuam për
koncept-trajtën skiptar dolën disa emra sinonimikë, ngjashëm
si ai shkopi magjik, po tash u përftuan emra të tjerë në vend
të sskiptarit (hkopit), , si: palicë, shtap, shtaka, kapelë-sheshir,
bajrak, skemë, orë (diellore), monogram, fener, gëzof,
shpatë, unazë, stilograf, thikë, pushkë, revole, shkamb (ulëse me tri
këmbë skipij druni), shtëpi, shami, kenotaf, stemë, ikonë, afreskë etj.,
me mundësi të pakufizuar shumimi të gjësendeve me vlerë (si
ekponate muzeu, familjare, kombëtare), por veçori e emërtimeve të tillë
është se skiptari shquhet si i emërtimi i një vepruesit të
njohur.
E nënta, mund të konstatojmë se për
50 e sa shembujt sinonmike që shprehnin koncept bazë ishte e njohur
gjeneza e skiptarit (gjësend me vlerë) , por siç e thamë përe
arsye të numrit të madh mund të bëhej seleksionimi sipas nënfushsës përkatëse
sinoinimike sipas konteksti historik ose aktual, ku inkorporohei gjësendi
përkatës në shenj lhenj nderimi, fuqie apo zotërimi, së këtejmi në këtë pikë
bazën kuptimore e bart në togfjalësh vepruesi, ndërsa gjësendi luan rolin
e atributit, të veçantë, apo jo?!
E njëmbëdhjeta, shikuar sipas dioptrisë
logjike të shqipes së sotme trajta skiptar në krahasim me
trajtën e normëzuar në shqipe skeptër simbol i pushtetit
dhe sundimit, sipas nesh vjen me konceptin e vaçantë si e ka luajtur
fillimisht në gjuhën popullore sherboshqipe, andaj sdhs sot
shqipja jonë mund ta përtërijë, me trajtën përkatëse të skiptarit ta
mbulojë po atë nënfushë kuptimore edhe aktualisht, apo jo?!
E dymbëdhjeta, pra lidhur me pikën
paraprake, skiptari sepse fjala shqiptar e gjuha shqipe si
endonimn e kanbë të sepcifikuara semantikën e tyre brenda gjuhs son bë e
ligjëlrimit tonë, andaj po kjo trajtë si fjalë shqipe e atëhershme edhe sot
mund dhe duhet përkrahur po në atë trajtë, aq më tepër pasi një fjalë e
tillë me atë komcept i mungon shqipes së sotme. Së këndejmi, prandaj jo
vetëm si sinonim por si barasvlerës për konceptin e fjalës në serbishte, duhet
të përvetësohet pa konkurrencë e pa mëdyshje në fondin e gjallë të
gjuhësë sotme shqipe, apo jo?!
E trembëdhjera, prandaj,
ndërlidhur me pikëkonstatimin e mësipërm, pra është fjala për trajtën skiptar
me S- nistore mund të aktivizohet konkretisht në gjuhën tonë, dhe këtë
ne e shohim si veprim të përgjigjet vepruesit me cilësi të një ekponati
mezeal mund të quhet skiptar, apo jo, si:
Revolja (e Isa Boletinit), Shalli (i Ibrahim
Rugovës), Tespihet (e Hafëz Jakupit), Sharkia (e
Rizah
Bllacës), Xhamadani (i Mic Sokolit), Plisi (i
Sali Hoxhës), Shamia (e Nanë Terezës), Xhybja (e
Mulla Idrizit), Përkrenarja (Skëmdebeut), pastaj pa mëdyshje
vijnë emblemat, stemat, flamurat e fisnikëve të
principatave
apo të fiseve, mdje të familjeve të dëgjuara shqiptare, deri edhe ndonjë
gjësend i njerzve të veçantë që
akcili e sheh të arsyeshme me e ruejtë në shenjë trashëgimie.
Me fjalë të tjera çdo historizëm i
veçant ose eksponat me vlerë muzeore mund të quhet skiptar në
shqipen e sotme, apo jo ?!
E katërmbëdhjeta, pranim-përvetësim i
tillë në shqipe është krejt i mundshëm, gjithsesi joqortues, ngase kemi
të bëjmë me fjalë të shqipes, andaj Sh-nistore e fjalës përkatëse mund ta
zbutet në S- po nistore për hir të nevojës që për kët ndihmën e
shoqëron arsyeja, si janë ndërkëmbyer e ndërprehen n trajtata shpjegim e
spjegim. shtangim e stangim Po kësaj
natyrë i takon shprehja me fjalën shkop. me shkopatë, e
cila në biseda edhe zbutet me shembullin me skopitë. Po në
këtë vijë sinonim shkopi doli shkip (skip)i shtagë (serb, shtaka) ,
në shqipe shfaqet stap etj. Për mendimin tonë, aspak
nuk del e qortueshme, nëse në ndonjë shkrim poetik(për qëllime mendimore
stilistike) përftohet shprehja: Shamia skiptare në kokën
e Nënë-Terezës shqiptare apo Shalli skiptar - Burri
shqiptar (I.R(., Plisi skiptar -Pleqnari shqiptar (A.Ç.), Skiptar
mjekrra me shumë vepra (R.Q.)
E pesëmbëdhjeta, sa ishte e ngulitur
shenjtëria e skiptarit, në psikologjinë popullore të bashkësë tonë
atëhershme, mbase edhe të sotme, po mjaftohem me të sjellët para
lexuesit atë që e lexova në burimin serbisht:
Nëse adhuruesi fanatik
shqiptaro-sherb skiptarin e adhuruar (shpatë, libër,
pushkë, qifteli ...) e sheh në ëndërr dhe
e fut në dorë,besohet që ëndërruesi do të fitojë tri të mira apo suksese
marramendëse:
e para do të ketë sukses në ngritje karriere, e dyta, si burrë
ode, zotshtëpie do të arrijë nam dhe e
e treta,
ka me pasë fortësi të jashtëzakonshme në marrëdhënie seksuale.
Që të tria këto tri dëshira nuk janë
edhe sot të shuara, por do ta dallonim kultin e zotshpillakut, apo jo?!
Të gjitha këto që thamë, kërkojnë
trajtime të hollësishsme studimore. pra edhe nocioni i skiptarit që
në serbishte po thuajse tash është pasivizuar, ndërsa në shqipe mund të
aktivizohet, si një historizëm apo shembëll i përtëritjes të
fjalëve tona të vjetra.
Skiptari në koncept etnie, me S-nistore
të diskutueshme, thesar me vlerë të jashtëzakonshme
për ndriçimin e raporteve deri tash të
panjohura shqiptaro-serbe
Ç'është e vërteta, kur konsultuam
internetin në gjuhën serbe për kuptimin e fjalës skiptar për
habinë tonë, mbase rastisi që parësorisht jo si emërtim gjësendi, që sipas
fjalorëve e pritnin, po na u ofrua si emërtim etnie. E
befasishme, për të mirë për ne, sepse është ngjarje me interes për
historinë shqiptare. Mirëpo kemi një vërejtje sepse, mjerisht janë disa qarqe
të caktuara serbe kur sapo na zbulohen, të dhëna të tilla me vlerë si risi në
raporte serbo-shqiptare arbitrarisht e me shpejtësi dikushët po i
tërheqin, po i mbajnë të fshehura, madje edhe po i ndryshojnë. Pyesim, ku
është Sifjalorthi shqip serbisht i Milojeviçit (1866), pse në
ribotimin e veprës së tij nuk botohet, madje pse emrin shkipët po
e zëvendësojnë me arnautët, pse këto shkelje në emër të tij
etj etj. , andaj që dhe këto risi therare që sapo i lexova (i
zbulova !) druaj që arbitrarisht, do të tërhiqen,
apo zhdukem ?!!
Ne, në të vërtetë e dinin se në të
kaluarën në disa vise dy komunitetet shqiptarë e serbë kishin histori të
përbashkët, por nuk e dinim që aq shumë ishin të ndërlidhur në masë me
fjalë-termin Skiptar, përkatësisht shkip e Shqiptar, të
përdorur si emërtim etnie apo si atribut dedikuar botës së përbashkët
ndërnjerëzore shqiptaro-serbe. Siqoqoftë, lidhur me këtë, sipas titullit,
ja çka na befefasoi për të mirë, si risi nga ai konsultim:
E para, në atë burim thuhet se që në
shek. V-VI kur të posaardhurit sllavë quheshin sklavë (sclavoi), qënka
përdorur edhe emri skiptar, emër të cilindo ta vlerojnë: Çovek
na svome mestu! (Njeri në vendine vet), kuptohet
logjikisht se ashtu quhej populli pritës me të cilin do të do bashkohen e
bashkëjetonin sllavoardhësit si shërbyes të sundmtarëve vendës apo atyre
romako-grekë, apo jo?
E dyta, e dhënë e rëndësishme kjo, e
cila dëshmon që atëbotë popullsia skiptare ishte
shoqëri e zhvilluar dhe me kulturë, me gjuhë shqipe të trashëguar të
konsoliduar që do të marrë, po më shumë do të t'u japë ardhacakëve, apo
jo?!. Sidoqë të ketë qenë nuk ka më asnjë mëdyshje me gjuhën e tyre para,gjatë
dhe në vijim të asaj peruiudhe të quajturit skiptari shqiptarë si
etni e formëzuar jetonin gjithandej në tërë Siujdhesa Ilirike. Së këndejmi
mbetet I diskutueshëm shkrim-shqiptim i nistores S apo Sh i
emrit skiptar a shqiptar, ashtu si edhe ai
për ardhacakët: Sherb apo Serv.
E treta,sipas nesh fillimisht të
ardhurit nga latinët quheshin servus (sherbëtorë
serb. sluga' e nga shqiptarët quheshin sherb (sherb-yes)
e në vazhdë të shekujve edhe pas Shkizmës së madhe kristiane fjala Skiptar (apo Shkiptar) paska.
Pësuarpër të mirë. një farë specifikimi në terminologjinë e ortodoksizmit serb,
ngase, siç e lexova në burimin e konsultuar serbisht: "Svi
Poglavari Srpske Pravosllavne Crkve su se zvali Skiptari " (E
gjithë kryeparia e Kishës Ortodokse Serbe janë quajtur Skiptari), konstatim
e argument ky shumë i fortë që dëshmon se shqiptarët me emrin e tyre të
trashëguar ishin të pranishëm e prijatarë shpirtërore në fe-bashkësinë
ortodokse, ku jetonin e vepronin si shumicë, andaj edhe bartja e
shqiptimi emërtimit shqiptar arsyetonte vetveten. Si
rrjedhojë e kësaj, atëherë edhe kisha ortodokse në viset
shkiptarosherbe mund të jetë quajtiuar Kisha Skiptare apo Skiptarska
Crkva. Këtu lindin dy ngatërresa, një me shqiptarët e fesë katolike
(romane) me kryepar Papa i Romës (Vatikani) dhe
shqiptarët ortodoksë me kryepar Patriku i
Konstainopojes (Patrikana ose Kishha Bizantine) , të cilës iu
bashkua Kisha sherbe skiptare, ku Kryeparia (Poglvari) quheshin
j S(h)kiptarë, andaj këtu e ka vendin arsyeja, pse feja
e shqiptarëve katolikë u quajt Arbanashka vera (Feja
e Arbërve)., e ndarë nga ortodoksja, e cila "pogllvarët"
i kishte shkiptarë, apo jo?!
E katërta, sipas ndërrimit të situatave
thuhet se edhe kryepeshkopi apo klerikët e lartë ortodoksë kur arrinin të
drejtën që me mjetin skiptar-(palicë) në dorë (znak
dostojanstva- shenjë dinjiteti)) shenjtërisht t'i prinin
tufës së besimimtarëve, atëherë simbolikisht edhe irinej e
besimtarët në atë organizim shoqëror quheshin
serbisht:. skiptari (shqiptarë).
E pesta, u cek më sipër se në
trojet sherbo skiptare lindi termi fetar me ndryshim kuptimi arbër
kundrejt emërtimit shqiptar jo me ndryshim gjuha, as n ga doket (sepse e
kaluarasi e kaluar nuk mund të ndryshohet dot), por ndyshuan nga feja si pasojë
shkizmës së madhe kristiane. Shkiezim ky që krijoi
rivalitet shumë të dëmshëm mes shqifolësve kristianë katolikë e atyre
ortodoksë, ku do të përzihet fetaro-politisht edhe islamizimi,
dukuri e fesë së tretë që vinte nga sundimtari shtetëror osmanë, fe kjo e
cila ndërkohë, jo pa arsye interesi me konvertim të të ortodoksëve
kryeishst do ta fitojë shumicën e shqiptarëve në trevat që do të mbeten
shqipfolëlse, apo jo?!
E gjashta, faktohet po në burimin serb
që fjalëtrajta skiptar si term paska
arritur aq larg e lart në zgjerim e specifikim kuptimi në
gjuhën popullore gjithsesi në trevat shqiptaro-serbo ortodokse e në veçant në
kulturën e gjuhën e gjuhës së shkrimit në serbishten e kohës, sa ta
mbulojë sinonimisht nocionin e komunitetit, të bashkësisë serboshqiptare,
kështu që potencialisht të përdoret si term i vetëm i
bashkësisë komunikuese serbisht, sa që, kur qenkan ofruar
tekstet e hartuara serbisht për përkthim në gjermanisht, vetëm atëherë
përkthyesit në tekstin serbisht kanë intervenuar pikërisht
rreth emrin skiptar, të cilin e paskan zëvendësuar
në gjermanisht me barasvlerësin serb (apo srbin).
Nuk dimë për kohën, nuk kemi të dhëna për hartuesit e teksteve serbisht,
por mbase kjo ka mundur me ndodhë para ose gjatë luftave
austro-turko (shek. 17-18, kur Austria ishte e interesuara të nxisë elementin
joislam ashtu si edhe Rusia e atë pansllavist në luftë të armatusuar kundër
shtetit Osman në Siujdhesëln Ilirike që do të quhet Ballkan. Pra gjithsesi
rekomandimi për ndërrim apelativi, është një argument i fortë që
pohon se deri atëherë apelativi serb nuk i ka përfaqësuar banorët,
popullsinë e të ashtuaquaturës SerVi (vend i servus/ve),
ndërkaq shq, Sherbi (vend i shërbyesve). Gjithsesi kjo tregon se
sherbo-serbët deri atëherë gjuhën e tyre, së paku hartuesit e teksteve
(kryeparia e kishës) paska e paska përfaqësuar vetveten e popullin
me apelativin skiptar (shqiptar ), apo jo?! Le të
vlerësohet.
E shtata, sa ishte real një tentim i
tillë e thamë le të vlerësohet. Por sipas gjasave, kur kemi
parasysh korrigjim intervenemin gjemano-austriak, i cili
kërkonte një vjegë propagandimi e veprimi si të nxiste popullsinë në
territoret osmane që ta ta luftojë atë perandori turko-islame
gjeti rast t'i bashkojë sadopak edhe katolikët me skizmatikët
sherbserbo- shqipfoësortodoksë, ku e shohim të implikuar edhe Pjetër
Bogdanin tonë. Dihet për fitoret e para të Ushtrisë austrohungarezeeuforike që
u soll barbarisht, kundër lojalistëve osmane e në veçanti kundër
shqiptarëve të islamizuar që kishin tolerancë e harmoni me katolikë e
skizmaikë,a andaj kur Uhstria osmane e riforcuar në kundër ofansivë
e mundi ushtrinë austprohungareze, e cila pasi pësoi debakël të vërtetë,
u detyrua të tërhiqej bashkël me një mori turmash lojale popullore
ortodoksish e katolikësh. Kështu njihen në histrinë serbe dy shpërngulje përtej
Danubit në Vojvodinë.
E teta, të shpërngulurit kishin
me vete edhe kryekrenët fetarë ortodoksë, të cilëlve duke pasur
parasysh atë që thamë prishjen me Tuqqinë dhe me emrin Skiptar,
edhe pse iu shqiptua amnisti nga shteti Osman, nuk u kthyen, por vazhduan
propagandën prej andej. Propagandë serbosllavofile që do ta humbë
emrtimin skiptara dhe pas formimit të Pashallëkut të Beogradit do
infiltrohet maandje një propagandë e riorganizim të Pravosllavës që mund të
quht Serboravosllavje dhe gjithse si kërkon analizë të veçantë.
E nënta, sidoqë të ketë qenë e do
të jetë në burimin që konsultuan ndeshëm në shembull konstatimin e
më të hershëm si duket psra ekspansionizmit apo shkizmës ndër
sherbëshqifolësve ortodoks. siç u cek më sipër:
Skiptar - çovek na svom mestu. (S(h)kiptar – njeri në vendin e vet), dmth. Shqiptar
- njeri me besë, burrni e
dinjitet...
Ndërkaq pas keqësaimit të raporteve për
shkak të ekspansionizmit serbomadh,të nxitur nga jashtë dhe të bekuar e
fryrë nga brenda nga Serbopravosllavja në të njëjtin burim ndeshëm
këto të dhëna me përmbajtje tjetër, si:
Si sinonim shpjegues për trajtën skiptar shënohet ceptar (skeptar),
shq. shkeptar, coptues, ndarës që përputhet me mendimin e ndodhjes pas
shkizmës së madhe shqipfolëse ortodokse apo konvertimeve përkatëse, në thelb
mbi baza kombëtare.
Skiptar shpjegohet me skitnica, vagabond, njeri bëkeqës,
shihet urrejtje ndaj shqiptarit.
Skiptar – sqarohet me shprehjen srpski çir (mullan,
çiban serb), skiptar -lungë neveritëse për serbët., shqiptari
armik, mbase edhe skalperi mund ta heqë, apo jo?!
Mirëpo lexuam po në atë burim, një
shprehje, larg sferës së urrejtjes: Në Mitrovicën e Sremit qenka emërtuar një
apartman skiptar, ku reklamohet relaks, pushim i
këndshëm për pushuesin., çka nënkupton se autori ishte larg propagandës
serbopravosllave.
Sipas gazetës Danas, gjatë
demonstrave antiqeveritare që zhvilloheshin në Beograd (qershor-korrik 2025)
policët serbë që kanë përdorur dhunë, (palicat), pejorativishst të lënduarait i
paskan quajtur shiptari, andaj autori i
qorton dhe në vend të përdorimitn të kësaj fjale që
prek në urrejtje ndaj albanasve, shënon 6 fjalë të tjera sharëse që
mund të përdoren ndaj policëve të tillë.
Duke kujtuar dy rastet nga teksti
serbisht Skiptar -njeri në vendin e vet (Çovek na svome
mestu), përkatësisht Shqiptari mik pa të meta ndaj Skiptar
– mullan serb, (Srpski çir), një sëmundje që pale skalperi
mund t shërojë, po meditoj, mos vallë kaq thellë i paska armiqësuar ekspansianizmi
serbomadh serbëtkunrejt shqiptarëve , apo ka edhe faktorë
të tjerë. Vallë mos kanë bërë mbase edhe vetë shqiptarët mizori kaqe faje të,
apo prapagandat e huaja rikan[ë ngarkuar arnirqësishst për interesw të
veta djallëzore? Kjo duhet të vlerësohet. Po në atë burimin serbisht ndesha
shprehjen: Skiptar - za maxhare je proklet (Skiptar
– për hungarezët është mallkim!), madje kujtoj
Milojeveçin, i cili shkroi që gjoja apelativin magjari (emër
kafshe) që serbët e përdorin për ta, serbët e kanë marrë-kopjuar nga shkipët.
gjuha shqipe?! Ndërkaq studiuesi Nexhmedin Spahia, thekson se shqiptarët,
të prirur si shërbyes-ekzekutues të njohur në zbatimin e urdhave të eprorëve
osmanë, sidomos për disa dekadave, kur pushteti osmana drejtohej nga
Qupërlinjtë, me preardhje nga Drenica e Kosovës , pikërisht atëherë kan kryer
shërbine xhandarmërie "nga Hungaria në Sudan e në Shkretirat e Arabisë,
gjithandej e këndel . Po kështu sipas Konicës me shekuj grekët nga
enërtimi shkiptar (arnaut), kur mbl dhnin haçet në enmër
të sundimtarit. Shqiptarët ishin pçesëmarrës edhe në Luftën
hakmarrëse rreth Qele Kullës, ku siç thotë këngashqipe: Shypnia
muer fushës /na mboli tymi pushkë,/ Bini djem t'i bijmë
/timat t'i përzijmë.../ Kur i ramë tabës tretë/me qafirin perç për perç
/...Bini djem dushmanit/ për hatër t'imanit!
Po e përmend një rast, takimin në burg
me një ish xhandar të Musa Jukës, me pseudonimin Beqir Keka,
I cil më ka treguar se
"sikur ju (Kosovë) që
milicët serbe po i quajshi pendreka, ashtu ne aso
kohe na thirrshin shkopa
(shkipij).
Në fillim deri sa erdhën të huejt e Zogu u konsolidue xhandarët e parë
kanë qenë të pajisur me opinga lëkurëbulli
dhe shkoptha apo shkipij thane.
E cekëm sdhs kltl rast jo si
rekreacion, , por me qëllim, që emërtimi këltë rast dhe rastin nga gazeta Danas
, me qëllim se deri tani emëtimin skip skiptar më
drejt shkip shqiptar nga enërtim gjësendi nuk u ngrit në
emërtim etnie Shqip Shqiptar, si simbol fuqie mitike
hyjnore, të ndonjë sundimtsari, apo gradim në sferën fetare a kulturo-muzikore,
por edhe si simbol dhune e displinimi pushtetor. Këtë dukuri
po e theksojmë për të bundur të pabindurit heshtakët hipotezën që Etimologjia
e emrit tonë Shqiptar vjen nga folja me shqipë që
e jep sitemi i gjuhës sonë, e cila në të vërtetë është një foljezim i
nocionit shkip, emërtim i një gjësendi konkret sinoinim i
emrit shkop shkopi. Hipoteza jonë ende ka mbetur e pa
vlerësuar "As jo as po", për asrsye se disa
autoritete nga institucionet po hezitojnë, sepse fjalët nga gjuha Homerit
nuk i njohin si fjalë iliro-pellazge shqipe, andaj ne, pa marrë parasysh atë
mjegullim lashtësie, ngulmojmë se vetëm faktet e reja që dolën në burimin
serbisht të konsultuar argumentojnë mjaftueshëm, sepse kur emërtimi i gjësendit
konkret, siç ishte dhe është shkip-i me kuptim shkopi i
posaçëm figurativishst (metaforikisht e metonimisht) mund të konvertohet si
simbol vepruesi siç ndodhi në zhvillim e zgjerim normal të fjalës shqip
shqiptar, si emërtim apelativi, enërtim gjuhe, kombi e Atdheu: gjuhë
shqipe, shqiptar, Shqipri. Ne nuk mohojmë elemente pozitiver reth hipotezës shqipe
shqiponjë, po ajo mbetet fluturuese, po sidoqoftë të
ndjekim analizën në vijim:
së pari, për disa mendim-konstatime
sfiduese për studiuesit dhe serbopravosllaven;
së dyti, rikujtoja rreth
zbërthimit të trajtemrave: shqip, shqiptar; alban; arban, arbër,
arnaut dhe
së treti, rishikim-korrigjim-plotësime
të mendim-kontatimeve të deritashme rreth prejardhjes së emrit
shqip shqiptar e përgjithsisht.
(vijon)