E marte, 12.08.2025, 10:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Ndue Dedaj: Shëngjini, plazhi i Kosovës

E hene, 11.08.2025, 06:51 PM


SHËNGJINI, PLAZHI I KOSOVËS

- Një kafe te "Rafaelo" me vëllezër kosovarë të mërgatës dhe miq të tjerë

Nga Ndue Dedaj

Plazhi është plot, resortet dhe rrugët po ashtu. Trafiku, më mirë të mos flasim!...

Me sy të lirë, nuk mund të thuash se ka ndonjë ndryshim nga një vit më parë, por bizneset, ato që bëjnë bilance dhe llogari, me ditë, me javë, me muaj, thonë se ka njëfarë rënie në të gjithë rajonin, edhe në Mal të Zi, Kroaci etj. Ata me të cilët ne folëm, mendojnë se rënia shkon deri në 20 përqind. Shkaqet mund të jenë globale, luftërat etj.

Përtej kësaj, tani në gusht Shëngjini është në pikun e vet, plazhi që e mbajnë kryekrejet pushuesit nga Kosova, përfshi dhe kosovarët që vijnë nga Zvicra, Gjermania dhe vende të tjera europiane - përllogaritet të jenë mbi 60 përqind e numrit të përgjithshëm të plazhistëve.

Ka nisur të flitet për hekurudhën Durrës - Vau i Dejës - Gjakovë, që urojmë të bëhet, ama me autobusin komod të linjës Lezhë - Tiranë kemi ngecur në trafik në supërstradë, ngaqë ka "ngecur," në kalendat e Qeverisë rruga e shumëpërfolur Milot - Balldre, që do të ishte dhe shpëtimtarja. Mbyllja në korrik e urës së madhe që lidh Milotin me Pllanën dhe gjithë Shqipërinë veri-perëndimore, për shkak se i kanë dalë "rrënjët" në sipërfaqe, nga gërryerjet e eskavatorëve mbl lumin Mat, e ka çatrafiluar trafikun në aksin rrugor Kthesa e Kosovës - Shëngjin. Pa folur për Urën e Zogut që është në restaurim, ngaqë dhe atë e kanë thyer gërryerjet e rërës dhe zhavorrit,

Gjithsesi, edhe pse duket krejt e pamundur, ju urojmë një fundjavë pa trafik!...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx