| E hene, 11.08.2025, 06:51 PM |
SHËNGJINI,
PLAZHI I KOSOVËS
-
Një kafe te "Rafaelo" me vëllezër kosovarë të mërgatës dhe miq të
tjerë
Nga
Ndue Dedaj
Plazhi
është plot, resortet dhe rrugët po ashtu. Trafiku, më mirë të mos flasim!...
Me
sy të lirë, nuk mund të thuash se ka ndonjë ndryshim nga një vit më parë, por
bizneset, ato që bëjnë bilance dhe llogari, me ditë, me javë, me muaj, thonë se
ka njëfarë rënie në të gjithë rajonin, edhe në Mal të Zi, Kroaci etj. Ata me të
cilët ne folëm, mendojnë se rënia shkon deri në 20 përqind. Shkaqet mund të
jenë globale, luftërat etj.
Përtej
kësaj, tani në gusht Shëngjini është në pikun e vet, plazhi që e mbajnë
kryekrejet pushuesit nga Kosova, përfshi dhe kosovarët që vijnë nga Zvicra,
Gjermania dhe vende të tjera europiane - përllogaritet të jenë mbi 60 përqind e
numrit të përgjithshëm të plazhistëve.
Ka
nisur të flitet për hekurudhën Durrës - Vau i Dejës - Gjakovë, që urojmë të
bëhet, ama me autobusin komod të linjës Lezhë - Tiranë kemi ngecur në trafik në
supërstradë, ngaqë ka "ngecur," në kalendat e Qeverisë rruga e
shumëpërfolur Milot - Balldre, që do të ishte dhe shpëtimtarja. Mbyllja në
korrik e urës së madhe që lidh Milotin me Pllanën dhe gjithë Shqipërinë
veri-perëndimore, për shkak se i kanë dalë "rrënjët" në sipërfaqe,
nga gërryerjet e eskavatorëve mbl lumin Mat, e ka çatrafiluar trafikun në aksin
rrugor Kthesa e Kosovës - Shëngjin. Pa folur për Urën e Zogut që është në restaurim,
ngaqë dhe atë e kanë thyer gërryerjet e rërës dhe zhavorrit,
Gjithsesi,
edhe pse duket krejt e pamundur, ju urojmë një fundjavë pa trafik!...