Kulturë
Sevdail Hyseni: Moda
E diele, 10.08.2025, 01:28 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
MODA
Në
vendin tonë, moda s’ecën - fluturon!
Jo
si shqiponja, kur me flatra reflekton,
por
si papagalli, që kopjon zëra pa nda’,
me
imitim - përveç stilit, çfarë nuk e ka.
Moda
s’është thjesht veshje pa kuptim,
është
një garë për vëmendje e shkëlqim,
me
rroba që s’kanë as moral, as hijeshi,
vetëm
etiketa e çmime, deri në çmenduri.
Një
mendje e ndritur pat thënë dikur,
mendimin
e çmuar që peshon si gur:
“Moda
është për popujt e prapambetur,
sëmundje
epidemike që s’ka të tretur!”.
Fustani
i nuses me çmime astronomike,
këpucët
me take - si shtylla elektrike,
çantat
e lëkurës, sa një pagë asistenti,
merren
me qira, sa të kalojë gazmendi.
Në
dasma nuk vijnë thjesht për bakllava,
as
për valle në dyshe, e muzikën “tallava”,
por
për t’u dukur mirë, si yll Hollivudi,
për
t’ua kaluar nuseve atje nga katundi.
Moda
nuk është çka ke veshur, ashtu,
por
çka bart në zemër, në shpirt, në tru.
Vishu
me thjeshtësi, stil e me dinjitet,
kultura
s’del nga moda - është një aset.
(Karikatura marrë nga
interneti)