E premte, 08.08.2025, 10:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Hamza Halabaku: Ulpianës

E merkure, 06.08.2025, 06:50 PM


Hamza Halabaku

U  L  P  I   A  N  Ë S

Të shpalonim të kërkonim

Në thellësi

në mes të

Justiniana Prima

E Justiniana Sekonda

U l p i a n ë

Të qartë ishin

Flori e Lauri

Për Ty kur tregonin

Nga shekujt e parë

Për Leken e Palit

të Dukagjinasve

Sa të donim

Ulpianë

Kur t´urrenin të huajt

gotë e sllavë

kur te shkatërronin

Të ofronim e të mbanim

ngrohtë në gji

Kur të largonin – asgjësonin

Rrënuesit e historisë

Edi /* me ekipë

Prap të gjente në thellësi

Mahniteshim

Kur të shikonim bukuritë

Krenari mijë vjeçare

Kokën lartë – s´je e ve

Krenari e te pareve

Histori për kohë të re.

* Edi Shukriu, arkeologe ne Prishtine



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx