Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Moda

| E diele, 10.08.2025, 01:28 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

MODA

Në vendin tonë, moda s’ecën - fluturon!

Jo si shqiponja, kur me flatra reflekton,

por si papagalli, që kopjon zëra pa nda’,

me imitim - përveç stilit, çfarë nuk e ka.

Moda s’është thjesht veshje pa kuptim,

është një garë për vëmendje e shkëlqim,

me rroba që s’kanë as moral, as hijeshi,

vetëm etiketa e çmime, deri në çmenduri.

Një mendje e ndritur pat thënë dikur,

mendimin e çmuar që peshon si gur:

“Moda është për popujt e prapambetur,

sëmundje epidemike që s’ka të tretur!”.

Fustani i nuses me çmime astronomike,

këpucët me take - si shtylla elektrike,

çantat e lëkurës, sa një pagë asistenti,

merren me qira, sa të kalojë gazmendi.

Në dasma nuk vijnë thjesht për bakllava,

as për valle në dyshe, e muzikën “tallava”,

por për t’u dukur mirë, si yll Hollivudi,

për t’ua kaluar nuseve atje nga katundi.

Moda nuk është çka ke veshur, ashtu,

por çka bart në zemër, në shpirt, në tru.

Vishu me thjeshtësi, stil e me dinjitet,

kultura s’del nga moda - është një aset.

(Karikatura marrë nga interneti)