Kulturë
Viron Kona: Piromani s’do t’ia di!
E hene, 18.08.2025, 06:50 PM
Viron KONA
Piromani
s’do t’ia di!
Vijojnë
zjarret e s’mbarojnë,
flakët
përhapen në Shqipëri,
digjen
pemë përvëlon vendi,
piromani
s`do t`ia di!
Miliona
pemë rriten në pyje,
jetë
për ne, edhe për breza,
kur
një pyll bëhet shkrumb,
aty
shkrumbohet dhe jeta!
Një
bisht cigare djeg pyllin,
malin
e djeg një shkëndijë,
mbjell
1 pemë digjen 1000,
piromani
s`do t`ia di!
Për
një “kënaqësi” të ligë,
për
hakmarrje e për mëri,
e
përvëlon “hasmin” krejt,
e
shkrumbon dhe e bën hi!
Gjithçka
digjet, përvëlohet,
njerëz
fatkeq dot s`ia dalin,
zjarrfikësit
luftojnë zjarret,
piromani
vijon avazin!
Një
tjetër shkon ndez zjarr,
te
pylli me shkurre e pisha,
hedh
cigaret andej-këndej,
digjen
rrape, bredha e lisa!
Përvëlohen
banorët e pyllit,
dhelpra,
drerë, lepuj, arinj,
digjen
zogj, miqtë e njeriut,
nga
piromanët faqezinj!
Populli
ynë ka fjalën e urtë:
për
nj ‘plesht djeg jorganin,
zemërzinjtë
dhe piromanët,
për
“teka” djegin vatanin!
Nuk
ndizen vet këto zjarre,
s`i
ndez i nxehti afrikan,
autorë
janë zjarrvënësit,
ata
quhen piromanë!
...............
Piroman: zjarrvënës,
maniak zjarresh të qëllimshëm dhe të rrezikshëm për të dëmtuar njerëz, pyje,
prona... Kuptimi etimologjik i fjalës piroman, “dëshira për zjarr”.