Kulturë
Milazim Zeqiraj: Sytë tanë shofin larg
E diele, 17.08.2025, 06:04 PM
Milazim Zeqiraj
Sytë
tanë shofin larg
Për
të jetuar më mirë
këgën
e parë e kënduam vet.
Ne
jemi këtu, dem baba dem
Nuk
lëvizim,
edhe
kur vendi mbulohet me zjarr.
Në
rrugëtimin tonë,
ne
ecnim ngadalë, në trasen e diellit,
të
sigurt në heshtje,
dhe
në heshtje prisnim,
ditën
me dritë si shpërblim.
Në
çdo agim,
ne
e prisnim Diellin në dritare.
Ai
vinte i gëzuar,
si
një shkëlqim i artë.
Na
ngrohi shpresën tonë,
edhe
kur në tokë përplaseshin stuhit.
Sytë
tanë shofin larg,
dritën
përtej errësirës.
Ajo
vinte ngadalë
me shkëlqim mbi ne,
me
dritë që s'shuhe kurrë.
Këtu
liria e jonë,
flet
me zemër të qetë.
Ne,
në rrugëtimin tonë,
ecim
pa u lodhur,
të
lirë me sy plot dritë.
Kur
ke dritë e ngrohtësi,
liria
e paqa s'jnë veç fjalë.
Duhet
rujtur,
se
mijëra zemra sot e presin në istikam.