Kulturë
Kadri Tarelli: Përshëndetje!
E hene, 18.08.2025, 06:55 PM
Kadri Tarelli shkruan:
Nëse quhet e bukur ajo që të ngjall emocione
pozitive, atëherë ne mund të themi, se ”Ky libër është i bukur”, dhe nëse quhet
me vlerë gjithçka që mbart një mesazh pozitiv, atëherë mund të themi se “Ky
libër ka vlerë”. Ariana
(Rrufa) Hoxha.
PËRSHËNDETJE!
Në Durrës, përurim i librit “Filxhani me buzë të kafshuar”. Tregime
Përshëndetje
pjesëmarrësve, që duan librin dhe fjalën e bukur!
Para pak ditësh, më
saktë më: 08, të gushtit, 2025, në mjedisin e lokalit “Hana”, pranë Gjykatës,
ose siç e quajmë ne “Kafe Oborri”, në Durrës, u përurua libri im, “Filxhani m
buzë të kafshuar”. (Tregime)
Të ftuar ishin
krijues, miq e shokë, nga Durrësi, Tirana, Lushnja, etj. Të gjithë meritojnë
falënderim sepse në këto dit të nxehta gushti, patën mirësinë të vijnë, të
dëgjojnë, të shprehin dhe të ndajmë mendime e përjetime, rreth këtij libri me
tregime.
Përshëndetje dhe
mirënjohje meritojnë edhe ata që për arsye të ndryshme nuk mundën të ndodhen
këtu fizikisht, por ishin të pranishëm shpirtërisht. Ndjej detyrim t’i përmend:
Berat Batiu, nga
Prizreni. Pronar i shtëpisë botuese “Fidani” dhe drejtues i revistës me të
njëjtin emër, i cili nuk u ndodh në këtë takim, për arsyet e tij familjare. Por
më duhet të theksoj se para dy muajsh, pikërisht më: 09, të Qershorit 2025,
organizoi përurimin e librit tim në Prizren, që unë e quaj “Kryeqyteti i
Shqiptarëve”, emër që e trashëgoi pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Qershor
1878. Ishte një ngjarje e bukur, e veçantë dhe organizuar deri në përsosmëri.
Ai nuk harron të përshëndesë edhe sot: Po shkëpus vetëm pak reshta:
“Kadri Tarelli, me
përvojën e tij prej shkrimtari, na dhuron tregime që janë si fotografi të
gjalla të jetës sonë. Janë copëza kujtimesh të mbushura me dashuri, humor të
hollë, dhembje të ëmbël dhe një urtësi popullore që të pushton pa zhurmë. Në
këtë libër, gjithçka merr kuptim nëpërmjet detajeve të vogla, të cilat autori i
sjell me një mjeshtëri të rrallë”.
Çifti vlonjat
Vilhelme Vrana-Haxhiraj dhe bashkëshorti Fitim Haxhiraj. Vilhelme ësht një nga
krijueset më të njohura në letrat shqipe, me pseudonimin letrar “Vivra”, bijë
me rrënjë e degë nga familja e madhe e “Vranarëve”, të Kaninës. Vivra është
“Mjeshtre e madhe e penës”, Anëtare e Akademisë Shqiptaro-Amerikane me seli në
New York, “Ikonë e letërsisë Botërore”, shpallur nga Akademia e shkencave,
letërsisë dhe arteve Indiane. Ajo në pamundësi shëndetësore të ishte mes nesh,
dërgoi mesazh urimi. Mesazhi u lexua nga Shpendi Topollaj.
Viron Kona,
shkrimtar, publicist dhe studiues i njohur, nga Tirana, i cili përshëndeti dhe
uroi punime të mbara. Para pak ditësh publikoi shkrimin “Kadri Tarelli dhe
libri i tij mbresëlënës”.
Mark Zadeja,
filozofi shkodran, i cili u ndodh në Gjermani për arsye shëndetësore familjare.
Mik i Durrësit dhe durrsakëve, i cili në telefon u shpreh: - “Më vjen shumë keq
që nuk po ndodhem në Durrës, qytetin që adhuroj. Punime të mbara dhe suksese në
libra të tjerë!”.
Sejdo Harka,
shkrimtar e kritik letrar nga Tirana.
Sokol Demaku, bir
i Drenicës, që jeton prej kohësh në Suedi. Shkrimtar, përkthyes, publicist,
anëtar i Lidhjes mbretërore të shkrimtarëve dhe artistëve në Suedi.
Ndërkohë një
surprizë e bukur: Erjona Fiqo Resulaj, bija e profesorit dhe kolegut të
nderuar, na dërgon një tufë me lule në kuvendin e librit. Një simbolikë e
fisme, e bukur dhe e hijshme. Ajo nuk mundi të vijë, për arsye pune. E mirëkuptojmë plotësisht. Me punën nuk
bëhet shaka.
Nëse do të vazhdoj
kështu, do më duhet të mbush faqe të tëra, pasi të ftuarit ishin të shumtë, jo
vetë shkrimtarë e poetë, kolegë mësues e drejtues shkollash, por edhe juristë,
dr. shkencash në fusha të ndryshme, artistë të skenës, etj.
Drejtimin e këtij
kuvendi letrar e kreu mjeshtërisht znj. Merita Kuçi-Thartori, poete e njohur në
mjedisin letrar të Durrësit e përtej në trojet arbnore, duke i dhënë fjalën
fillimisht z. Bashkim Saliasi, ardhur nga Tirana, redaktor dhe autor i recencës
të librit. Më pas e mori fjalën Shpendi Topollaj, ku qëmtoi vlerat letrare dhe
njerëzore, duke u mbështetur në tregimin “Kapelja i solli drutë”. Më pas e mori
fjalën Hava Hidri, arkeologe, Dr. e shkencave historike, e cila foli edhe në
emër të bashkëshortit Dr. Sali Hidri. Më pas e mori fjalën Dr. i shkencave
Politike Hazbi Lika, ish nxënës i Shkollës së Mesme “Jusuf Hoti”, ku edhe unë
vite më parë kam qenë mësues në atë shkollë. Disa tregime e kanë marrë brumin
nga ajo trevë.
Tërhoqi vëmendjen
Dr. i mbrojtje së bimëve z. Enver Isufi, i cili nënvizoi: “I mbaj mend të
gjithë titujt e tregimeve, sepse e ndjej se edhe unë jam pjesë e atyre copëzave
jete të jetësuara aq thjesht dhe aq bukur nga autori. Më duket vetja sikur edhe
unë jam mes atyre njerëzve, që punojnë e bëjnë shaka të kripura. Po qesh sa
herë që i lexoj.
Me interes u dëgjua
fjala e znj. Lindita Gera Rushiti, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Abedin Dino”,
në Plazh të Durrësit. Me të drejtë drejtuese Merita e cilësoi “Misionare e
librit shqip”. Jo pa arsye.....! Mësuese Lindita u bë mbështetëse e lëvizjes
për hapjen e bibliotekës së “Librit shqip” në qytetin e Shkronjave Shqipe në qytetin
e “Shenjtë” të Manastirit, ndërmarrë nga studentja Emira Selimi, bijë e atij
qyteti. (Unë e quaj Manastirin “Qytet i shenjtë”)._Lindita u bë nismëtare dhe
organizatore e grumbullimit të librave nga krijuesit dhe qytetarët durrsak. Më
vjen mirë, se edhe unë bashkë me disa
miq shkrimtarë këtu në Durrës, çuam libra nga botimet tona. Lindita është
njëkohësisht edhe organizatore e pjesëmarrjes, për dy vite me radhë, në
festimet e zhvilluara në Manastir: - Së pari: - Në 115-vjetorin e “Kongresit të
Alfabetit”, në Nëntor 2023, dhe së dyti: - në festimet e Një-vjetorit të
Bibliotekës së librit shqip, nëntor 2024. Fjalët e saj mbeten në kujtesën
kolektive: - “E ndjej veten pjesë të librit, në tregimin “Me fëmijët e
Dardanisë”, pasi 26 vjet më parë, si mësuese në shkollën 8-vjeçare “Bajram
Curri”, në Plazh, përjetuam dhe përballuam bashkërisht ardhjen e fëmijëve nga
Dardania. Fëmijë të shpërngulur dhunshëm nga pushtuesi serb. Ato ngjarje mbeten
të pa shlyera në kujtesën tonë”.
Në fund foli edhe
Nazo Veli-Belliu, avokate në NewYork, bashkëshorte e Veiz Belliut, të dy
shqiptarë nga Lushnja, por që jetojnë prej vitesh në ShBA. Ajo foli edhe në
emër të miqve Tahsin Demiri, ardhur nga Tirana dhe Gëzim Baruti ardhur nga
Lushnja, i cili si përkthyes i filozofit
francez Mishel dë Montenj, më dhuroi dy libra: “Refleksione nga Montenj”. Në
këtë udhë veprimi u ndodh edhe z. Përparim Zaimi, i cili më dhuroi librin
“Këndvështrim shkencor-filozofik “Mbi ardhmërinë e shoqërisë njerëzore”.
Shkëmbimi i librave
është një praktikë dhe veprim që ndodh shpesh në takime të tilla, sepse edhe
unë u dhurova librat e mi, për t’u bërë pjesë e leximit dhe bibliotekave të
tyre. Besoj se kështu është bukur......!
I veçantë dhe i
papritur çasti kur Gjergji Doçi, artist i skenës, lexoi një pjesë nga tregimi,
“Ku ta gjej Nënë Terezën.....!?”. Natyrisht kënaqësia dhe mbresat shtohen.
Fuqia e artit e bën fjalën të këndojë.....!
Në freskinë dhe
shërbimin e të zotëve të lokalit koha kaloi shumë shpejt dhe pa u ndjerë.
U ndamë me
falënderimin tim dhe urimin e tyre: Mirë u takofshim në përurime të tjera. Jetë
dhe shëndet për libra me kaq vlera.
Më vjen mirë që TV.
“Adria Net”, transmetoi në rubrikën e mbrëmjes, pjesë nga përurimi i librit
“Filxhani me buzë të kafshuar”. Është pjesë e natyrës dhe e punës së tyre, për
të përcjellë çdo veprimtari letrare, artistike, që i shërbejnë jetës qytetare,
publikut durrsak dhe qytetit të Durrësit. Meritojnë falënderim!
Miqësisht! Falënderim
dhe mirënjohje!
Kadri Tarelli
Durrës më: 14, të mes gushtit, 2025.
SHËNIM: Falënderim
për “Shoqatën e të Përndjekurve Politik”, dega Durrës, dhe kryetarin e saj
Agron Hadri, që mundësuan botimin e librit “Filxhani me buzë të Kafshuar”,
njëkohësisht edhe mbështetje e këtij kuvendi të bukur letrar.